E shtune, 03.05.2025, 06:07 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Rrjetet sociale dhe shqiptarët

E merkure, 20.01.2016, 08:30 PM


RRJETET SOCIALE DHE SHQIPTARËT. . .

Nga Dibran Demaku

Që me shfaqjen e telefonit të parë mobli(që dikush e quan telefon dore, dikush tjetër celular, ai tjetri Hendy, dikush tjetër Nokia apo me emra të shumë të tjerë prodhuesëve )shqiptarët mbase janë populli më mobil i planetit!Shqiptarët janë ata që në ditët e sotme të telefonisë mobile, mund të rrijnë pa ngrën e pa pirë, por kurrësesi pa një telefon mobil!E tham pa një telefon mobil, sepse ata i kanë nga dy-e tre telefona mobil, varësisht prej kompanive të telefonisë mobile sa operojnë në teritoret e tyre administrative. Në Kosovë aktualisht operojnë tre operator të telefonisë mobile dhe shqiptarët atje duhet t`i kenë nga tre telefona, për secilën kompani nga një!Ditë më parë Qeveria e Rerpublikës së Kosovës e licencoi edhe kompaninë e deritashme ilegale të telefonisë mobile serbe dhe nuk do të ishte as risi e as habi e ditës nëse shqiptarët do të jenë të parët që do të vrapojnë e të kërkojnë numra nga ajo kompani serbesepse ato duan të dijnë më shumë për „miqtë“ dhe „armiqtë“e tyre serbë. Pastaj vetëm kështu dhe në këtë mënyrë do të jenë në vend të parë në listën botërore si kombi më i mobilizuar!Këtë mobilizim të tyre askush në botë mos ta kuptojë gabimisht se shqiptarët na qenkan mobilizuar për ndonjë luftë apo sulm ndaj ndonjë shteti apo ndonjë kombi tjetër, sepse sa i përketë mobilizimeve ushtarake aktualisht shqiptarët si komb mund të rradhitën mbase në fund të listës botërore, pasiqë ata tashmë janë përcaktuar për paqe dhe nuk ka bir nëne që i mobilizin për luftë apo për mbrojtje të atdheut!Shqiptarët, mbase si askush tjetër në momentin aktualë janë më të armarosurit me telefona mobilë!Dhe për këtë ata ndihen krenarë dhe shumë të lumtur!Ata janë mbase të parët në Planet,  që marrin vesh për  të gjitha të rejat,  ngjarjet e ndodhura qoftë në tabanin kombëtar qoftë në atë ndërkombëtar. Dhe kjo ndodhë për shkak  të gjinshmërisë së tyre dhe te mjeteve të shumta elektronike të sotme që merren me plasimin e lajmit. Ata, pra shqiptarët, qoftë me telefonat e tyre të shumtë mobilë, qoftë me kompjuterët e ndryshëm ,  mbajnë të ndezur për njëzetë e katër orë në ditë, në mënyrë që mos t`u shpëtojë asnjë lajm pa u regjistruar!Nëse ndonjëri ka fat të keq që gjatë njëzetë e katër orëve të ditës, të ketë ndërprerje të elektrikut, ai apo ata shajnë sa munden me fjalët më të pista kompanitë e shpërndarjes së dritave, sepse në ato minuat apo orë pa drita ata mbetën pa lajmet më të reja që duhet t`i dijnë!Dhe nuk kanë faj sepse gjatë atyre minutave apo orëve, ata nuk do të dijnë se athua tezja në Gjermani i ka përfunduar qorapët për nipin e saj të vogël, apo halla në Amerikë a ka shkuar të shikojë ndeshjen e fundit të Bejsbollit!E tëra kjo në rrafshin kombëtar. Ndërkaq në rrafshin ndërkombëtar ata, për ato minuta apo ato orë pa drita, kanë mbetur pa u informuar se cfarë ndodhi me këmbën e Kengurit Australian, i cil e lëndoi këmbën e tij gjatë një gare maratoni, apo çfarë do të ndodhë me Ariun e bardhë të Polit të veriut, i cili për shkak të ngrohjes globale, po e humbë terenin e vetë të jetesës?!Ndërkaq shqiptarëve me tre apo katër telefona mobil as që u shkon mendja të punojnë, sepse nëse zënë çfardo pune, atëherë do të jenë për tetë orë larg sferës së tyre të interesit, dhe sipas tyre nuk e vlenë barra qëranë për një gjë të tillë!Sot pothuajse në të gjitha trojet etnike shqiptare nga do të lëvizësh do të shohësh vetëm kalimtar me telefona afër veshit duke folur apo me telefona në dorë duke shkruar!Ata me telefona në dorë shkojnë edhe në punë, me telefona në dorë e kryejnë orarin e punës, me telefona në dorë dalin prej punës, me telefona në dorë drekojnë apo darkojnë në restorant, me telefona në dorë hyjne nëpër shitore të konsumit për të blerë gjërat e nevojshme, me telefona në dorë kalojnë rrugëve pa shikuar as majtas as djathtas nëse andej kalojnë mjete komunikacioni, me telefona në dorë drejtojnë autpmjetet, me telefona në dorë ikin edhe në toalet?!Ata, pra, shqiptarët, siç e cekëm edhe më lartë janë të mobilizuar për njëzetë e katër orë në ditë me telefona mobilë!

Por, shpëtimin e vetë dhe lirinë e vetë, shqiptarët e kanë fituar së fundmi me rrjetet e shumta sociale. Derisa për marrjen e numrave të telefonave mobilë shqiptarët ishin të detyruar të paraqisnin mjetet e nevijshme të identitetit, tash në rrjetet sociale ata mund të regjistrohen edhe me emra të rrejshëm e me identitet krejt tjetër. Natyrisht se këtë veprim nuk e bëjnë të gjithë shqiptarët, por disa nga ata që janë të prirur për prapësi!Veqse kur i shikon të tërë ata shqiptarë të regjistruar me emra të huaj, domosdo do të shkojë mendja dhe do ta pyesësh vetën sa shqiptarë me prirje të mbrapshtë bëkan emër në gjirin e kombit tonë!Ti mund të hysh në cilën do faqe të rrjeteve sociale dhe atje mund të ndodhë që të të përshëndesë ndonjë Sergjo(natyrisht në fillim me fjalë të gjuhës angleze)dhe ti do të mendosh se ai është ndonjë italian apo spanjoll, apo ndonjë Rodrigo, që ti do të mendosh se është ndonjë kolumbian apo meksikan dhe për mirësjellje ia kthen përgjigjen dhe vetëm pas pak çastesh nga ana tjetër të vijnë fjalë të shkruara , ndër më të pistat të gjuhës tënde, e që është gjuha shqipe! Dhe ti atëherë e kupton se ai Sergjo apo ai Rodrigo qenkan shqiptarë dhe tek atëherë të lind dyshimi se Sergjo apo Rodrigo mund të jetë ndonjë mik apo i afërm i yti!Dhe të kap sikleti, por s`ke çfarë bën?!Përveq si Sergjo apo Rodrigo, si miq të tu të afërt mund te paraqiten  edhe të afërm të vërtetë, por me emra e mbiemra që ti as nuk i njeh dhe as i ke njohur kurrë!Ata në këtë mënyrë duan të të provokojnë dhe të mësojnë se cili je në të vërtetë, duke dashur që ta zbulojnë mendjen dhe shpirtin tënd në këtë mënyrë sekrete. Përvea kësaj ata, pra shqiptarët e regjistruar me emra e mbiemra të rrejshëm në rrjetet sociale, përveq prirjeve të mbrapshta dëshirojnë e shpresojnë të fitojnë ndonjë të mirë materiale, nga ndonjë i sinçertë, që ende nuk i di dhe ende nuk i ka mësuar lojërat e ndyera të matrapazëve dhe mashtruesve të ndryshëm nëpër rrjetet sociale. Kjo e tëra ngjanë me atë azilkërkuesin shqiptar(nga Shaipëria, Kosova apo viset e tjera etnike shqiptare, krejt një) të viteve të nëntëdhjeta kur kishte migruar në një vend perendimor dhe për të fituar sa më shumë para ishte regjistruar në shumë qendra azilkërkuese, natyrishtr me emra të ndryshëm. Dhe meqë në ato vite, vendet e europës perendimore ishin vërshuar nga azilkërkues të shumtë na vendet e europës lindore dhe Ballkani(njësoj si tash nga vendet aziatike dhe afrikane)qendrat e regjistrimit nuk kishin as kohë e as mundësi që t`i indentifkonin të gjithë ata që hynin në shtetet e tyre, por i regjistronin ashtu siç ata paraqiteshin  me deklarata gojore pa asnjë mjet identifikimi. Dhe ky shqiptari ynë në një nga qendrat e azilkërkimit na ishte regjistruar me emrin Tokmak dhe mbiemrin Çeliku!Dhe ky Tokmaku në çdo fillim muaji i merrte të mirat materiale që i takonin ashtu siç i mirrte edhe të mirat materiale ne vendet e tjera me emër tjetër. Veqse çdo mashtrim e ka edhe fundin e keq për mashtruesin. Do ti që një ditë në emër të Tokmak Çelikut kishte ardhur një letër njoftuese në të cilën thuhej se Tokmaku e kishte fituar të drejtën e Asilkërkuesit, që do të thonte se ai do të mund të qëndronte sa të dëshironte në atë vend, vetëm duhej të sillte ndonjë mjet identifikues me të cilin do të konfirmonte identitetin e vetë!Tokmaku e kishte kuptuar gabimin e vetë dhe pas asaj dite ishte larguar pa nam e pa nishan nga ai vend –siç thotë populli. Mbase pastaj do të jetë paraqitur ne ndonjë tjetër qendër azilkërkuesish tash me ndonjë emër të ri që mund të ishte Qysqi Hekuri apo Limë Kallauzi?!. . .

Nga rrjetët e sotme sociale mund të dëgjohet lloj-lloj rrëfimi, që prodhojnë mendjet me prirje të mbrapshta të kombit tonë, që do të thotë-shqiptarëve. Në një rrë rrëfim thuhet:Një shqiptar në një vend perendimor ishte regjistruar me emër e mbiemër të rregullt në një nga rrjetët sociale. Nëpërmes të atij rrjeti ai kishte kontaktuar me shokë e miq të jetës së tij, me të cilët nuk kontaktuar vite të tëra. Andaj fal kësaj mundësie të re ai hynte çdo mbrëmje në llogarinë e tij të rrjetit social që të fliste me ndonjë mik apo të afërm të tij. Në një mbrëmje sapo kishte hapur kompjuterin në ekran të tij i ishte shfaqur një pershëndetje që i vinte nga dikush që as nuk e dinte dhe as i kujtohej se e njihte. Për mirësjellje i ishte përgjigjur përshëndetjes së të panjohurës, që mbase rasti e kishte dashur të ishte femër. Dhe menjëherë pas  kthimpërshëndetjes, ekrani i kompjuterit të tij ishte mbushur me fjali që në fillim atë do ta befasonin:Shkruesja, pasi prezentohej me emër e mbiemër( i tillë ai emër ishte i regjistruar edhe në rrjetin social) kishte shkruar pa pikë e pa presje për fatin e saj të keq. Brenda pak çastesh e brenda pak rreshtash ajo i kishte vdekur babain dhe vëllain e saj!Një lajm aq i papritur , edhepse i ardhur nga dikush që ai nuk e njihte)atë e kishte tronditur. Ishte tronditur për fatin e keq të asaj vajze, e cila kishte humbur brenda pak ditësh dy anëtarë të dashur të familjes dhe pas kësaj fatkeqësie i kishte ndodhur edhe fatkeqësia tjetër sepse ajo ishte e detyruar të linte studimet(edhepse theksonte se ishte ndër studentet më të mira të Degës)dhe tash punonte si kamariere në një hotel të njohur! Fati i asaj femre e kishte tronditur dhe ai menjëherë i kishte poremtuar ndihmë materiale. Nga ana tjetër i kishte ardhur një falenderim dhe menjëherë pastaj një llogari bankare ku ai mund të derdhte paratë e premtuara. Së bashku me llogarinë bankare i kishte ardhur edhe emri i asaj llogarie e që ishte një emër mashkulli dhe jo emri i asaj me të cilën kishte biseduar?!Ky ndryshim, sado i vogël në shikim të parë tek ai kishte zgjuar ndjenjën e dyshimit për të mos thënë të mashtrimit!Dhe pa e prishur fare terezinë i kishte shkruar asaj fatkeqes se përse numri i llogarisë nuk ishte i saj, por i një personi mashkull, ajo ia kishte kthyer flakë për flakë:-Ky është personi të cilin e ka autorizuar Dekani i fakultetit tonë për grumbullimin e ndihmave për studentët e varfër!Arsyetimi i ishte dukur bindës dhe i kishte premtuar vajzës fatkeqe se paratë do t`i derdhte në atë llogari që të nesëmen. Vajza fatkeqe e kishte falenderuar duke i thënë se nuk do ta harronte kurrë ndihmën e tij! Pasi i kishin uruar njëri-tjetrit natën e mirë kishin përfunduar me shkrime.

Pasi kishte ikur vajza fatkeqe nga faqja e kompjuterit të tij, ai për kurreshtje kishte hyrë në faqen e saj të rrjetit social. Dhe për habinë e tij aty ai kishte parë shumë fotografi të asaj vajze të hareshme tek kërcente pothuajse gjysëmlakuriqe dhe e ngjitur pas një trupi të një djaloshi të bëshëm!Ato shkëndijat e dyshimi të pakmëparshëm vetëm sa i ishin shtuar dhe në ato momente kishte ndarë mendjen që paratë e premtuara mos t`i dërgonte të nesërmën por t`i linte për një ditë tjetër!Dëshironte të mësonte se si do të reagonte ajo vajzë(fatkeqe në bisedë), por mjaft e hareshme dhe e lumtur në fotografitë e rrjetit social.

Të nesërmën sapo të hapte adresën në llogarinë e vet të rrjetit social do të ballafaqohej me fjalët më fyese dhe më të pista të shqipes të shkruara tash nga një mashkull! Krejt i qetë dhe me gjakftohtësinë më të madhe ai do t`i shkruante atij që e shante dhe cili ishte ai derisa ky nuk e njihte!

-Jam hypësi i asaj me të cilën ke shkruar ti mbrëmë dhe të cilës i ke premtuar para dhe nuk i ke dërguar!-ia kishte kthyer ai bashkë me ca shajrje të tjera.

-Derisa ti qenke hypësi i saj, përse ajo kërkon lëmoshë nga të tjerët!- e kishte pyetur pa të keq ky.

-Po ty përse të shkrepi e të bisedosh me një të re more ahmak i derrit?!-ia kishte kthyer ai.

-Ajo e nisi e para dhe u ankua se i kanë vdekur babai dhe i vëllai dhe ishte e detyruar që të ndërpriste studimet dhe të bënte punët e kamarierës dhe të të them të drejtën unë ndjeva dhimbje për të?!

-Atëherë përse nuk i dërgove paratë e premtuara, more matuf?!-sikur e kishte kërcënuar ai.

-Sepse e ndjeva erën e mashtrimit!-ia kishte kthyer ky.

-Ku e di ti ç`është mashtrimi,  more matuf?!- ia kishte kthyer ai dhe kishte mbyllur faqen e llogarisë së vetë.

-Sa mashtrues ka në këtë botë!-kishte nxjerrë një lloj klithme nga gjoksi ky dhe kishte mbyllur faqen e vetë të rrjetit social.

Rasti tjetët flet për një mashtrues të llojit tjetër. Një shqiptar sapo kishte hapur llogarinë e tij në një nga rrjetet sociale ishte provikuar nga një femër qe sipas fotos së saj në llogaqrinë e saj ishte një bukuroshe klasi. Dhe meqe ky ishte një qejfli femrash e kishte uruar llogarinë e vetë të rrjetit social që ia kishte dhënë një mundësi të tillë të artë për ta njohur një bukuroshe të tillë. Dhe kishte filluar të shkruante me bukuroshen për çdo mbrëmje, e ndonjëherë edhe ditën kur ishte i lirë. Dhe të gjitha shkrimet e tyre fillonin me o-fe e u-fe siç përfundojnë shkrimet në mes të dy të dashurve. Ky tipi ishte dhënë aq shumë pas bukuroshes së rrjetit social, saqë gruan e fëmijët sikur i kishte harruar nëse ata ekzistonin apo jo!Bukuroshja i ishte vizatuar në mendjen e tij dhe ai nuk e shqiste dot. Ndërkaq ajo për ta ndezur edhe më tepër i dërgonte herë pasë here pjesë të ndryshme të trupit të saj me të cilat e magjepste krejt. Ky pastaj mbetej me ditë të tëra duke i puthur ato pjesë të trupit të saj që i vinin në formë fotografie dhe të cilat i ëndërronte se një ditë do t`i prekte t`i e do t`i ndrydhte të gjalla dhe të shëndetshme ashtu siç ishin në fotografi!Bukuroshja i dërgonte foto vetëm me pjesë intime të trupit të saj, ndërkaq foto nga fytyra nuk i dërgonte, pasi që ajo foton e saj e kishte në llogarinë e saj në rrjetin social.

Një mbrëmje, pas një kohe bukur të gjatë ajo Bukuroshja i kishte caktuar edhe takim duke i shkruar edhe adresën ku do të bëhej takimi. Në atë moment atij sa nuk i kishte pushuar zemra nga gëzimi!Pasi i kishin shkruar njëri-tjetrit ato fjalët e zakonshme të dashurisë me plot puthje të zjarrta i kishin uruar njëri-tjetrit gjumë të ëmbël në natën para takimit të shumëpritur dhe të shumëëndërruar!

Ky tipi i magjepsur krejt nga lajmi i shumëpritur e kishte harruar komputerin të ndezur. Derisa ai po ëndërronte se si vetëm pas pak orësh ai di ta puthte do ta ndrydhte e do ta shtrydhe atë trup magjik, në faqen e kompjuterit i ishte vizatuar një fotografi trishtuese për atë moment të gëzuar. Në ekranin e kompjuterit i kishte ardhur një trup lakuriq mashkulli, por pa kokë?!

-Kush tallet kështu me mua?! E kishte pyetur vetën ky tipi. Dhe kur, në momentin më të lumtur të jetës sime?!

I ishte afruar kompjuterit dhe për habin e tij fotoja kishte ardhur nga faqja e rrjetit social të Bukuroshes! Duke menduar se ajo në këtë mënyrë po tallej me te ky i kishte shkruar:-Përse ma dërgove këtë foto,  kur unë pres foto tjetër nga ti zemra ime?!

-Sepse ky që më shihet këtu,  jam unë zemra ime!-ia kishte kthyer Bukuroshja.

-Mos ma prsh tash gëzimin që ma dhurove vetëm pak minuta më parë!-ia kishte kthyer ky.

-Përkundrazi!-ia kishte kthyer bukuroshja dhe kishte shtuar:-Desha vetëm që të ta tregoj trupin tim të vërtetë që nesër në takim mos të befasohesh!

-Të lutem mos më çmend!-i kishte shkruar ky.

-Pse a nuk po të pelqej si trup apo çfarë?!

-Unë jam vetë mashkull dhe nuk kam nevojë për trup mashkulli por për trup femre?!

-Ndërkaq unë jam mashkull dhe kam nevojë për trup mashkulli siç je ti!-ia kishte kthyer ai tjetri.

-Përse ku e ke pare ti trupin tim?!-ia kishte kthyer ky si me vaj

-Nëse nuk e kam pare do ta shoh!-ia kishte kthyer ai tjetri dhe kishte shtuar. -Mos mendo t`i shmangesh takimit të nesërm,  përndryshe unë të gjitha shkrimet tua do t`i publikoj në rrjetet sociale dhe pastaj ti krenohu me vetën tënde?!. . .

Dhe kur ky kishte dashur që t`i shkruante edhe fjalinë e fundit ai kishte ikur! Nuk lajmërohej më. Vetëm atëherë e kishte kuptuar gabimin e vetë!  Por, tash ishte vonë!Ai tjetri që e kishte vërë  tash sa kohë në lojë mund të ishte ndonjë mik i tij i cili pas kësaj bëme mund ta shantazhonte në çdo lloj forme që të dëshironte!Dhe pas ngjarjes së trishtueshme ai kishte mallkuar me shpirt rrjetet sociale dhe ata që i kishin zbuluar ato!. . .

Një tipi tjetër i cili jetonte në një vend perendimor(me grua e fëmijë) i kishte shkrepur në mendje një ide e çmendur. Meqë vetë tahmë i kishte kaluar të dyzetë e pesat e jetës së tij, ëndëronte të gjente një femër të re. Andaj në llogarinë e tij në rrjetin social ishte regjistruar me një emër modern dhe krahas emrit kishte vendosur një foto të një artisti nga Hollivudi. Përveq këtyre ndryshumeve në emër dhe në foto ai kishte reduktuar edhe vitet e jetës duke e ndryshuar datën e vetë të lindjes dhe vetën e tij e kishte nxjerrë njëzetë vite më të ri. Në këtë mënyrë e kishte nxjerrë adresën e tij në rrjetin social. Përveq kësaj kishte shtuar se kishte mbaruar studimet dhe bënte një punë për lavdi e që ishte hiq më pak se aktor filim e teatri!Nuk kishte harruar që në biografinë e vetë të shtonte se ishte i pamartuar, se jetonte në një banesë shumëdhomëshe në një nga qytetet e njohura të perendimit, por i mungonte Princesha e ëndrrave, e cila duhej të ishte domosdo një bukuroshe nga trojet etnike shqiptare. E kishte nxjerrë adresën e tij në rrjetin social dhe priste ofertat. I kishin ardhur shumë oferta, por ai i kishte refuzuar! Priste atë më të mirën!. . . Në një mbrëmje ajo, pra oferta i kishte ardhur si një rreze nga qielli. Në adresën e tij ishte paraqitur një vajzë vetëm dy vite më e re nga mosha e tij e redukruar, e cila nga fotografia e saj ishte një Ëngjull i përkryer. Vetëm frikësohej nëse ishte ajo foto pikërisht e saj, apo mos edhe ajo kishte nxjerrë në llogarinë e saj në rrjetin social ndonjë foto të ndonjë artisteje nga Hollivudi, ashtu siç kishte bërë ai me vetën e tij?!Megjithate me një dridhje të letë në zemër i ishte përgjigjur-Bukuroshes-ëngjull!

Ajo nga ana tjetër ishte shumë e lumtur që ai tjetri e kishte pëlqyer dhe që në fillimet e para iu kishte dhënë me tërë zemrën e saj, nga frika se mos po i ikte nga duart bukuroshi i ëndrrave të saj!. . . Pa na kishin filluar ato shkrimet e zakonshme të dy të dashuruarëve që e kishin gjetur njëri-tjetrin ashtu siç kishin ëndërruar!Sa më shumë ditë e javë kishin kaluar, dashuria e tyre ishte rritur dhe kishte rrjedhur sirrjedha e Drinit të bardhë, në pranverën e herëshme kur shkrinë dëbora e lulet fillojnë të çelin!. . .

Një mbrëmje, ky tipi nuk kishte mundur më të duronte, por e kishte ftuar që ajo-Bukuroshja e ëndrrave të tij të bënte të pamundurën dhe të nisej drejt tij! Në anën tjetër edhe Bukuroshja i kishte shkruar se një nisje të tillë e kishte ëndërruar edhe ajo, por ishte tepër e vështirë për t`u realizuar, ky tipi me premtime të shumëta ia kishte mbushur mendjen! Dhe ajo Bukuroshja ëndërrtare, një mbrëmje të vonë kishte lënë shtëpinë e prindërve të saj dhe kishte marrë rrugën e gjatë dhe të mundimëshme drejt Princit të ëdrrave të saj!E dinte se do të kishte vështirësi në rrugëtimin e saj ilegal, por ëndrrat dhe shpresat ia ngrohnin zemrën, kur e mendonte takimin me Princin e saj!. . .

Bukuroshja ëndërrtare pas shumë e shumë peripetive kishte arritur në vendin dhe në qytetin ku i kishte thënë Princi i saj se do ta priste!Sapo kishte zbritur nga mjeti i komunikacionit me të cilin kishte bër kilometrat e fundit të rrugëtimit të saj, ajo kishte hedhur shikimet në të katër anët e horizontit që të përpinte me shikimin e saj Princin e ëndrrave!Por, atë nuk e kishte parë askund!. . . Çfarë po ndodhte?! Ku ishte Princi i saj?!. . . Përse po vonohej?! Ajo kishte bërë mijëra kilometra dhe kishte arritur, ndërkaq ai po vonohej?!. . . Shikonte sa në një drejtim në drejtimin tjetër?!. . . Por nga asnjë anë nuk po i vinte Princi?!. . . Dhe kishte filluar të shqetësohej!. . . Po sikur të mos vinte ai fare?!. . . Po sikur e tëra kjo të ishte vetëm një mashtrim?!. . . Por, jo, jo, jo?! Princi i saj nuk duhej të ishte mashtrues!. . . Ai ishte një engjëll!. . . Një engjëll që reflektonte mirësi dhe dlirësi!. . .

-Mos jeni ju?!-dhe e kishte përmend emrin e saj një i ri i cili kishte qëndruar vetëm pak hapa larg saj që kur ajo kishte arritur.

-Po ju kush jeni?!-e kishte pyetur Bukuroshja me një zë në cilin kishte frikë e shqetësim.

-Unë jam djali i xhaxhait të. . . !-dhe kishte përmendur emrin e Princit të ëndrrave të saj.

-Po ai ku është, përse nuk ka dalur të më priste?!-kishte nxituar me pyetje Bukuroshja.

-Ai kishte ca punë për t`i kryer, andaj më kishte porositur që të dilja unë të të prisja e të të dërgoja tek ai!

-Si këshu?! Ku do të vemi ne?!-kishte pyetur sërish Bukuroshja?!

Tek shtëpia e tij,  nëfamiljen e tij! ia kishte kthyer i riu.

-Po ai më ka thënë se jeton i vetëm dhe në banesën e tij, nga na doli tash familja dhe shtëpia?!-kishte shpërthyer Bukuroshja.

-Aii ka të gjitha ashtu siç të ka thënë, por sonte do të të presin dhe do të të urojnë mirëseardhje në shteëpinë e familjes së tij!-ishte përgjegjur i riu.

-Atëherë të nxitojmë, sepse mezi po pres ta takoj Princin tim!-kishte thënë Bukuroshja duke u ulur në makinën tepër modeste të të riut!

Kishin udhëtuar vetëm pak kilometra kur i riu i kishte treguar Bukuroshes nga xhami i makinës shtëpinë e familjes së Princit të saj. Ajo ishte një shtëpi tepër modeste dhe në periferi të një qyteti të vogël. Derisa ajo po shikonte në drejtim të asaj stëpie duke shpresuar se para saj do të shihte Princin e saj, djaloshi i ri tashmë e kishte ndalur makinën! Sapo kishte zbritur nga makina nga dera e shtëpisë, përballë së cilës ata kishin ndaluar, kishte dalur një burrë afro dyzetë e pesë vjeçar, për të cilin Bukuroshja kishte menduar se duhej të ishte babai i Princi të saj. Andaj edhe kishte filluar t`i buzëqeshte. Dyzetë e pesë vjeçari i ishte afruar dhe duke i dhënë dorën i kishte uruar mirëseardhjen:-Mirëseerdhe Princesha ime!-dhe ia kishte shtrënguar tmerrësisht dorën. Nga dhimbja e atij shtrëngimi asaj sikur i kishte ikur edhe zëri dhe në atë moment nuk kishte mundur të nxirrte zërin. E kishte tërhequr me tërë fuqinë dorën e shtrënguar si me dara duke e shikuar me urrejtje atë njeri të pagdhendur. Vetëm pas lirimit të dorës së saj, e cila mezi kishte marrë vetën pas atij shtrëngimi të tmerrshëm, ajo kishte mundur të nxirrte një zë që asaj i ishte dukur se kishte dalur nga fundi i barkut të saj:-Ku ndodhet Princi im, apo po ka turp të dalë e të më presë?!. . .

-Princi yt ndodhet i tëri dhe i bëri para teje Bukuroshja ime!-ia kishte kthyer ai i cili vetëm para pak çastesh gati sa nuk ia kishte këputur dorën duke ia shtrënguar.

-Mos u tallin, ju lutem me mua?!Kam bërë tërë atë rrugë të gjatë dhe të mundimëshme dhe jam e lodhur dhe mezi po pres ta shoh Princin tim?!-kishte shtuar Bukuroshja duke u mbunduar që nga buzët të nxirrte një buzëqeshje, por që ajo buzëqeshje nuk po i dilte, teksa shihte para vetës atë njeri të pagdhendur të cilin tashmë kishte filluar ta urrente tej masës.

-Princi i rrjetit social i ëndrrave tua Bukuroshe jam unë, vetëm se këtu me një profil pak sa më ndryshe nga ai i rrjetit!. . .

-Si?!-ishte dëgjuar një zë i pazakonshëm i Bukuroshes?!. . . Do të thotë se ti je ai Princi i rrjetit social, por këtu me profil real?!. . . O, Zot i madh më jep forcë dhe durim?!. . . Do të thotë ju jeni një mashtrues?!. . . Një mashtrues që merrni në qafë vajza të reja?!. . .

-Jo Bukuroshja ime e shtrenjtë, unë nuk jam mashtruesi, por unë jam Princi i ëndrave tua dhe ato ëndrra tash e tutje do t`i realizojmë të bashkuar!-dhe kishte tentuar ta pushtonte dhe ta puthte Bukuroshen.

-Ik, more monstrum!-ishte kërcënuar Bukuroshja dhe në momentin e fundit dhe me forcat e fundit i kishte shpëtuar prekjes së tij dhe kishte marrë vrapin si një Sorkadhe kur ikën nga ujku. Tjetri nuk kishte arritur as përpjekjen më të vogël që ta zinte, sepse në atë moment në mendjen e tij kishte z?në vend mendimi se ajo ishte një Zanë që nuk kapej dot!. . .

Bukuroshja ashtu duke rendur si një Sorkadhe e frikësuar nga Ujku me dhëmbë të mprehtë kishte arritur para një stacioni policor dhe ishte futur me furi brenda tij. Vetëm pak momente më vonë disa nga qytetarët e qytetit të vogël e kishin vërejtur një makinë policore që ishte drejtuar derjt vendit ku ishte qendra e regjistrimit të për të huajt që kërkonin azil në vendin e tyre. Në atë makinë policore ishte Sorkadhja apo Bukuroshja tash me ëndrra të prera në mes!. . .

Raste të tilla, mase edhe më të trishtuara se këto fliten plotë e përplotë për rrjetet sociale dhe shqiptarët. Andaj, shqiptarë ruajuni nga rrjetet sociale dhe nga shqiptarët!Sidomos nga shqiptarët që në ato rrjete regjistrohen me emra të rrejshë!Sepse pastaj me ata emra ata përveq s`e ju rrejnë edhe ju mashtrojnë!. . .

Jeta ka treguar katërcipërisht se shqiptarët, të fshehur dhe në prapavi, janë shumë të rrezikshëm!Ndërkaq kur të ballafaqohen me të vërtetën dijnë të jenë shumë lutës dhe të përulur!Fatkeqësisht!. . .

(Nëse dikush nga lexuesit do të dëgjojë  rrëfime të tilla në raport me rrjetet sociale dhe shqiptarët, unë do të shkruaj edhe në të ardhmen!)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx