E diele, 28.04.2024, 02:20 PM (GMT+1)

Mendime

Serxho Mazreku: Puç shteti apo?!...

E shtune, 23.01.2016, 03:58 PM


Puç shteti apo?!...

Nga Av. Dr. Serxho Mazreku

Pesë vjet nga ngjarja makabre e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protuestues të pafajshëm të opozitës socialiste, nuk kanë mjaftuar për të akuzuar njëri-tjetrin palët e dy Oborreve të Mëdhenj Partiakë, nuk kanë mjaftuar për alibitë, akuzat, kundëakuzat, kërcënimet e premtimet e pambajtura nga ana e tyre, për ta zbardhur çështjen. Kjo është një çështje që do të vazhdojë të mbajë peng zhvillimet në Shqipëri, frymën e protestës qytetare dhe vetë demokracinë tonë të brishtë, sa kohë që drejtësia të hesht e të mos thotë fjalën e saj përfundimtare.

Ish qeveria e atëhershme, sot në opozitë, akuzon qeverinë e sotme, aso kohe në opozitë se kanë përgatitur një puç shteti, në tentaivën për të rrëzuar qeverinë dhe sistemin kushtuetues. Pala tjetër, socialistët, akuzojnë Berishën dhe të tijët për urdhërdhënie në vrasjen që u kthye në një masakër të përgjakur.

Hamendësimet, dilemat, pikëpyetjet vazhdojnë, analizat rrjedhin lumë, por një gjë nuk zhbëhet: gjaku i derdhur i katër demonstruesve dhe jeta e tyre e shuar përgjithmonë nuk kthehet më.

A ka ekzistuar një përpjekje e organizuar për të kryer puç shteti më 21 janar 2011? Kush janë protagonsuët e këtij të ashtuquajturi “puç shteti”? Cila është e vërteta për ekzekutimin e katër protestuesve të 21 janarit 2011!? Këto e të tjera pyetje që normalisht mund t’iu jap një përgjigje shteruese vetëm drejtësia shqiptare, përgjatë një procesi të drejtë e të pa anshëm hetimor e gjyqësor, do të vazhdojnë të mbajnë peng opinionet në vendin tonë, me sa duket, edhe për një kohë relativisht të gjatë.

Sa kohë që nuk është zbardhur plotësisht e vërteta e asaj dite të dhunshme të fundjanarit shqiptar, hamendësimet, sajimet, keqpërdorimet e fakteve dhe paragjikimet reciproke të palëve, do të vijojnë me kryemushkësi të ngrejnë kokë në realitetin politik dhe jopolitik shqiptar.

Në fakt, ish kryeministri Berisha dhe kampi i tij blu ka akuzuar PS-në, liderin e saj Rama dhe ish krerët e disa institucioneve të pavaruara kushtetuese, si Prokuroria e Përgjitshme (konkretisht Kryeprokurorja Ina Rama) dhe Presidencën (konkretisht ish Presidentin e Republikës zotin Topi) për bashkëautorë me Ramën në puçin e shtetit të 21 janarit. Bashkë me to, Berisha ka akuzuar dhe një duzinë gazetarësh të mediave të shkruara dhe atyre televizive për bashkëkomplotues, duke e shtyrë akoma më tej hijen e dyshimeve të tij.

Ky, sigurisht, është thjeshtë një formulim politik, përderisa nuk është zbardhur enigma e asaj dite të dhunshme, në të cilën ndodhën shumë gjëra të mbrapshta, por që në rrethana më të rënduara, mund të ndodhnin ende më shumë e më rëndë.

Si për gjithçka, edhe në këtë rast, opinionet ndahen më dysh: një pjesë e opinionsitëve deklarojnë dhe janë të bindur se puçi ka ndodhur, duke na servirur dhe fakte që, sipas tyre, vërtetojnë se puçi si tentativë për rrëzimin e qeversië ka ekzistuar, kurse pjesa tjetër e quan këtë një sajesë të Doktorit dhe të të tijëve, për të fshehur problemet që, sipas tyre, ish mazhdoranca paska pasur me mënyrën e saj të dështuar të qeverisjes.

E vërteta publike e shpallur botërisht para shqiptarëve dhe të huajve, me anë të kamerave të xhirimit është se një turmë e egërsuar protestuesish, pasi dogjën e shaktërruan çfarë gjetën përpara, iu vërsulën Kryeministrisë, shkallmuan derën kryesore dhe tentuan të hynin brenda në selinë e lartë të ekzekutivit shqiptar. Në këtë demarrsh të dëshpëruar, turma u përball me policinë e bërë gardh para Kryeminsitrisë, e cila krejt e pambrojtur, nën breshërinë  gurëve, mjeteve të forta, krejt e pambrojtur, nuk bëri asnjë tentativë për të rezistuar.

Ndërkohë kemi tablonë jakobobine të makinave e sendeve të tjera të djegura, shkulja e gurëve dhe pllakave të trotuarit e sheshit nga demonstruesit, ulërimat e tyre ngejthëse, që më shumë se me demonstrime, dukeshin me kalkulime instnktesh të egra të kohëve shpellore.

Demonstrata, vërtet, demonstroi dhunën e skajshme, si presion për të përmbysur ish qeverinë demokratike. Ky ishte qëllimi dhe veprimi i saj politik dhe fizik, nuk kishte kurrfarë interesi tjetër në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, siç pretendohet nga lidershipi i majtë. dhuna ndaj institucioneve kushtetuese duhet  denoncuar, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën e civilizuar, pavarësisht se kush janë “projektuesit”, urdhërdhënësit dhe  aktorët e tyre, sepse ato janë akte të shëmtuara të njerëzimit. Ndaj, me ligj, janë të dënueshme, kudo në botë, jo vetëm në Shqipëri!

Mbarë Evropa  dhe Amerika demokratike,  ajka intelektuale akademike, pedagogë dhe studentë të Shqipërisë, opionioni mediatik kombëtar dhe më gjërë, ai europian e botëror, e dënuan dhunën dhe terrorin puçist të demonstruesve që i tejkaluan në mënyrë drastike të drejtat e protestës,

Nuk mund të justifikohet  nga askush dhuna, terrori dhe subversioni, sepse janë akte të dënueshme, jo vetëm me ligjet e brendshme dhe me Kushtetutën, por edhe me ligjet ndërkombëtare, ngase mosmarrëveshjet dhe konfliktet politike, zgjidhen vetëm me rrugë dhe me dialog demokratik, në mënyrë paqësore dhe institucionale, jo në rrugë me kallash për të vrarë njerëz të pafajshëm për qëllime dhe interesa politike.

Demonstrimi nisi që në krye të herës me furi, me sulme të egra ndaj uniformave blu, me djegie dhe rrënime, që erdhën duke u përshkallëzuar, ndërkohë që lideri i të majtës u pa vetëm pak çaste mes demonstruesve, për t’u larguar pak më vonë nga vend-demonstrimi në drejtim të paditur, ose “tek kafeja e Fidelit”, siç përcaktuan njerëzit rreth Doktorit. Në këtë segment kohor, pra që nga largimi i zotit Rama dhe, më tej për akoma, për disa orë rresht, ka nisur degjenerimi i demonstratës, tymnaja e djegieve, lëndimet, plagosjet e policëve dhe, më e rënda, vrasja e katër demonstruesve.

Një pjesë e të vërtetës, një pjesë fare e vogël e saj, ajo që nuk mjaton për të qenë ngjarja e shteruara nga ana hetimore e për më tepër e komplikon vetë ngjarjen, për vrasjet e demonstruesve, është zbardhur nga drejtësia, por jo vetëm nuk janë zbardhur, por vazhdojnë të thellohen e të keqpërdoren frazeologjitë alegorike në lidhje me puçin, sidomos nga ana e ish opozitës, e cila e quan atë një sajesë butaforike të Berishës. Në lidhje me të ashtuquajturin puç shteti, u ngrit një komison hetimor në Kuvendin e Republikës, i refuzuar nga PS-ja, por dihet fati I tij, sit ë gjitha komisionet e ngritura nga shuimica që përfundojnë në dhunën dhe keqpërdorimin e kartonëve.

Dihet se këto komisione nuk japin pretencë juridike por politike, nuk mbulojnë dhe ezaurojnë verdiktin e organeve të drejtësisë, të cilat janë krejt të pavruara prej tij (por jo nga e vërteta e asaj çfarë ka ndodhur në këtë ditë të kobshme). Por ky komision, siç tashmë dihet, hetoi gjithçka por jot ë vërtetën, e cila vazhdon të përpëlitet në errësirën dhe labirinthet e dy oborreve politike. Mosmarrja seriozisht e një pjese të drejtuesve të institucioneve e procesit të dëshmimit në Kuvend, para këtij komisioni hetimor, që në krye të herës tregoi për paragjykime dhe njëanshmëri politike nga ana e këtyre krerëve, pra, në një farë mënyre, i dha “kartë” konstatimit të ish qeverisë për implikim të tyre. Nuk flasim për implikim në të ashtuquajturin “grusht sheti”, pasi sipas mendimt tim mungojnë elementët e një puçi shtetëror, por thjeshtë menefregizmi i tyre për të dëshmuar tregoi njënashmëri politike.

Megjithëse Berisha jo një herë ka deklaruar se “disponojmë të dhëna të plota për sasinë e eksplozivave, tritolit me të cilat do të realizohej sulmi final për të hyrë në këshillin e ministrave, mbi armët e sofistikuara, çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm që do të përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti”, e gjitha kjo mbetet një hipotezë politike, sa kohë që nuk ka një dëshmi të faktuar mbi çfarë ka ndodhur atë ditë të keqe për ne shqiptarët, për imazhin tonë të krisur në botën demokratike.

Më tej akoma, Berisha ka thëne se “disponohen të dhëna se për puçin e shëmtuar u financua me të paktën 2 milionë dollarë. Disponohen të dhëna që gjithçka ndodhi është drejtuar nga Edi Rama në kullën e Fidelit”, ka nënvizuar kreu i Ekzekutivit, Doktor Berisha.

Pavarësisht nga natyra politike e këtyre deklarimeve, kur ata bëhen nga ish kreu i qeverisë dhe ish lideri i pozitës në pushtet, nuk ka vend për ekuivoke, keqkuptime, mëdyshje e alegori, lypsej thjeshtë që organet e drejtësisë të bënin punën e tyre, duke vënë pikat mbi “i”, duke i hequr kështu secilës palë politike rastin fatkeq dhe mundësinë po aq fatkeqe, për përbaltjen e kundërshtarit, siç ka ndodhur deri tani dhe siç po vazhdon të ndodhë me një intensitet të pa parë.

Por, gjithë kjo këmbëngulje për të ashtuquajturin “puç shteti”, këmbëngulje që Berisha vazhdon ta artikulojë, madje me me forcë, edhe tani pas pesë vjetësh nga kjo kasaphanë njerëzore, nuk ka shërbyer për asgjë, përveçse për ta shtyrë hetimin e ngjarjes në kalendat greke.

E vërteta është se me 21 janar u godit rëndë rendi kushtetues, u kërcënua paqa dhe siguria qytetare, u godit imazhi i demokracisë dhe shqiptarëve, sigurisht, do t’iu duhet vërtet një kohë e gjatë për ta rikoperuar këtë imazh. E vërteta tjetër është se ish lidershipi politik i opozitës së bashkuar, më në krye udhëheqësit e PS, nuk mund të bëjnë gjestin simbolik të Pons Pilatit. Asnjë alibi, asnjë retorikë impulsive, asnjë rrekje për të mbuluar lakuriqësinë politike me gjethe fiku, nuk e zhbën dot përgjegjësinë e tyre.

Por një e vërtetë po kaq e madhe dhe kryesorja në këtë histori është se janë ekzekutuar me plumba të dala nga Kryeministria katër demonstrues dhe ky  është një akt tragjik, një masakër që mund të ketë të bëjë me gjithçka, por jo me imazhin e një shteti të së drejtës, që apelojmë të krijojmë pas kaq e kaq shumë devijimesh. Pa u zbardhur vrasja e tyre, në Shqipëri nuk do të ketë as drejtësi e as shtet të së drejtës, nuk do të ketë as frymë të vërtetë proteste qytetare, siç ndodh në çdo shoqëri demokratike.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora