E shtune, 27.04.2024, 09:36 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka?: Fati i një populli...

E shtune, 23.01.2016, 06:00 PM


FATI I NJË POPULLI NUK MUND T’I BESOHET NJË TARAFI ZULLUMÇARËSH PARTIAK APO FETAR

Nga Afrim Caka?

Çfarë të them për shkrimet e mia në facebook?

Unë kam rënë në pikë të hallit sepse shahem unë dhe Fahriu nga ca goca të reja me syze dielli të errëta dhe me të vëshura me ferexhe e shami. Nuk e di pse sjellja ime e rregullt i frymëzon këto goca e mjekërzinj gjak humbur ti kundervihen shkrimeve të mija!

Si rrjedhojë, ne kemi përball vetes shtrëngata të reja, situata të padëgjuara kurrë më parë dhe do të na duhet një vetëdije krejtësisht e ndryeshme për t’i përballuar tradhtarët dhe armiqtë të tjerë:

“Vetëm kështu do të reagojmë në menyrën e duhur!”.

Veprimet e tashme të pushtetarëve tanë dhe të Serbisë për ndryshimin e strukturës etnike të Dardanis, një rajon që ka shpallur Zajednicën e vet, janë sfida tepër të rrezikshme. Zëra që i brohorasin sot kësaj klase politike janë zëra që duan ta ruajnë komoditetin dhe përuljën e tyre dhe të shkarkohen nga e përgjegjësisë historike.

Kur lindim, të gjithë jemi një individualiteti unik, por kur arrijmë të bëhemi mjaftushmërisht të pjekur sa për të marrë pjesë në politikë, janë bërë një turmë zgarësh e servilësh. Kjo që ndiejmë nuk është e veçantë te popujtë përreth: praktikishtë është një realitet se ne nuk jemi si ata, kemi një gjuhë, nje kulturë të ndryshme. Shqiptari nuk është i vetëdijshëm ndajë armiqëve... Sado që krijojmë iluzion për lehtsimin e gjendjes së amullisë në Dardani sot, ajo është një karrem me pasoja tejet të dëmshme për statusin të shqiptarëve dhe të Dardanis nesër. Momenti politik, mënyra e përgatitjes dhe e nënshkrimit të marraveshjës në nivelin politik, nga pala shqiptare, nxisin dyshime të arsyeshme për prapaskenën e mundëshme politike që e përgatitën Thaçi e Mustafa.

Strategjia e kësaj farse politike është të mbajë në njërën dorë flamurin e pavarësisë, ndërsa me dorën tjetër të përgatisë autonominë në shtratin e prokrustit serbë. Në fund nuk do të jemi në gjendje të ecim me këmbet tona dhe nuk do t’ia dalim të përballojmë të ardhmen të cilës të parët tanë nuk ia kishin idenë.

Qenia dhe ekzistenca e kombit tonë është rrezikuar seriozisht. Rrahjet, plagosjet, keqtrajtimet, burgosjet e deputetëve, shpërthimi i zyreve të opozitës, demolimi i saj, plaçkitja pranave private e shoqerore dhe të mirave materjale, si dhe edhe një varg krimesh e paudhësisht të tjera, janë bërë sot në Dardani dukuri të përditëshme masive e legalizuar nga pushteti. Këtu ligjin e bëjnë ca policë dhe njerëzit e paprekshëm në qeveri.

Para një shekulli rilindasit tanë kanë ditur të mblidhen, të bëjnë qëndresë dha kanë arritur ta organizojnë tërë një lëvizje kombëatre për mbrojtjen ekufijve tanë. Tani shtrohet një pyetje:

“po pse, ne sot nuk mundemi!”.

Por gjithmon gjejmë forcë për të vjedhur e tradhtuar, qofshin ata pushtetarë apo hoxhallarë?

Secili shqiptarë që ka gjak Dardani duhet të mos kursehet në kontributin e tij për çështjen kombëtare. Të gjithë bashkarishtë e me një program kombëtar mund të bëjmë më shumë. Pra, duhet të trupzohemi në proceset historike kombëtare dhe të gjitha përpjekjet duhet shkrirë në zgjidhjet e tërësishme. Për ta shembur fronin e tiranisë e të grabitëçarëve.

Është pradoksale dhe absurditet i veçantë që pushtetarët “shqiptar” të lejojnë të shkilet e të coptohet nga njërëzit tanë!

Të gjitha këto mendime e qëndrime, në esencë, antidemokratike e intolerante, në vend se të merreshin me qëndreshmërinë e argumenteve dhe thelbin e vetë çështjes kontestuese, pushtetarët tanë u morën me sakrilegjin e blasfeminë e marketingut politikë në dëmë të saj!

Politika e çajave, gullashave Hashimjane e Mustafjane ka pranuar coptëtimin e e çështjes së madhe shqiptare në Dardani në çështje parciale dhe tani po pranon thjeshtëzimin e saj në çështje provionciale e qytetare. Përçarjet e tashme politike në parlament nga opozita dhe monopolizimi politik nga përpeqëli zgjojnë dyshimin në zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Dradani do të jenë vetëm farsë politike dhe për të manipuluar vullnetin kombëtar. Gjendjen e amullisë, në të cilën jemi katandisur, nuk mund ta lëvizë faktori i jashtëm, qëndrimi i të cilit sot është, mjerisht, ende statik ndaj problemit për anulimin e marëveshjes për Zajednicën. Çfarë të sqaroj? Firmëtarët ulërijnë dhe nuk ndërhyjnë dot për ta frenuar tradhtinë e tyre me shkjaun. O Zot!

Ç’është edhe më keq, pushtetarët e Mustafës bënë përpjekje që edhe institucionet e shtetit të viheshin në shërbim të këtij anatemimi Shembull tragjik është përpjekja e kryeministrit Mustafa dhe e ministrit Thaçi, që këtë institucion të lartë ta komprometojë me këtë krimë politikë atdheun dhe kombin e tyre. Çdo përpjekeje për të ngritur mendimin individual në qëndrimi institucional nuk mund të pagëzohet ndryshe pos antonimi e demokracisë dhe puçiste. Pas gjithë atyre shpifjeve deniguese shtrohet vetëm një pyetje:

“çfarë do të pësonte një “kryeministër” zuzar pa kredi kombëtare, e morale në një mjedis si ky yni, pa frymë demokratike e tolerante!”. Këto fundërrina të pashembullta morale të shoqerisë shqiptare në surratin e tyre kanë psikologjinë e servilizmit e puthadorës ajo që indentifikohet me regjimin dhe mungesa e kulturës demokratike ajo që u krijon njerëzve paragjykime, si pengesë serimze e gjykimit të drejtë intelektual.

Pritjet e tilla për gjykime aprioristike, vetëm shumwngjyrëshe bardhw, kuqe e mavi, janë prirje që mbizotërojnë në mesin e kësaj qeverie. Mund të jetë kjo mendësi kompleks i krijur nga dominimi i huaj, mund t’i detyrohet edhe sundimit të gjatë të ideologjisë moniste, mund të jetë, mbase, edhe një farë instinkti natyror i pajtimit aprioristik të liderve politik me pushtetin, për shkak të varësisë së tij nga sutoritetet pushtetore ose nga intereset që do të mund t’i përmbushte. Por, sidoqoftë, mendësia e gjykimit ekslizivisht dyngjyrësh, që është mjaft e pranishme në mjedisin tonë, të njerëzit e korruptuat, te njërëzit e harçit e dallavereve, shfaqet rëndom sipas formulës së monizmit primitive:

“në mos qofsh s’je me mua, atëherë vetvetiu je kundër meje; në mos qofsh me mendimin tim, atëherë vetvetiu je kundër tij!!!

Kjo është e papajtueshme me mendësinë demokratike dhe të tolerancës, me pikëpamjen modern të mendimit dhe të qëndrimit demokratik ndaj shtetit dhe shoqërisë. Vlerësimit e gjykimi bardhezi është vlerësim e gjykim joparimor, totalitar, i politikës së krijimit të armiqëve dhe antidemokratik, pra është vlerësim e gjykim i çastit nga një parti apo i liderit të saj. Euforia dhe mungesa e racionalizimit në vlerësime e gjykime, në sjellje e qëndrime, si dhe animet joparimore, janë të pranishme në mjedisin tonë.

Ashtu siç dimë të krijojmë e ngremë rrufeshëm, pa kritere e arsyetime të logjikshme, ashtu dimë edhe të mohojmë e shembim idhuj e qëndrime dhe të ndërrojmë bindjet tona. Mbiçmojmë e përçmojmë shpeshherë kuturu, pa kritere e mature të nevojshme. Sillemi ndaj të huajit me inferioritet e srvilizëm dhe e çmojmë më shumë se veten, bëhemi të sjellshëm ndaj tij, ndërsa të vrazhdë ndaj vetes, pos mendësi e skllavit, një psikologji puthadore, dallkuake e shpirtrobi!

Dy partit politike në Dardani si ato staliniste ofërojnë mjaft shembuj ilustrues. Prirjet për anatemimin, ekskomunikimin dhe etikimin e atyre që nuk mendojnë sipas ideologjisë moniste, përkatësisht të mungesës së lirisë demokratike dhe të tolerancës shoqërore. Shprehja e lirë e ndërgjegjes, e bindjeve dhe e mendimit të argumentuar është qenësi e parimeve të mendësisë demokratike, kurse pastrami e denigrimi i kundështarëve politikë, intelektualë e ideorë është arbitrarizëm klasik, që nuk mund të justifikohet me asnjë arsye, madje as me raison d’état (arsyen shtetërore)!

VOLTERI ka quajtur përbindësh çdo LIDER PARTIE që përndjek tjetrin për arsye të mendimit të kundërt me të, mbase për faktin se është, siç do të thoshte Rusoja, gjë shumë e rrezikshme kur interesat private ndikojnë punët e shtetit! Mendimi vërtet demokratik dhe qëndrimi kritik ndaj çështjeve të ndryshme duhet të jenë të shkarkuara nga çdo ideologji partiake. Nuk mund të quhen sot demokratik, shembjes së pushtetarwve, mendimi e qëndrimi antipushtet, aq më pak mund të jenë mjet i sjelljes antidemokratike as është, as mund jetë vetvetiu demokratizëm, siç po veprohet sot në dy partit politike poststaliniste.

Në shoqërinë e mirëfilltë demokratike mund të flitet dhe duhet të flitet, pa tabu e pasoja, për të gjitha çështjet që e mundojnë atë Pa kritikë intelektuale, s’mund të ketë as liri intelektuale. Çdo formë përbuzjeje – ka thënë A Kamy – në rast se ndërhynë në politikë, përgatit ose vendos fashizmin e kuq, Stalinist!



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora