Mendime
Zejdush Kastrati: A po harrohet historia?!
E diele, 24.01.2016, 11:25 AM
A
po harrohet historia?!
Nga Zejdush Kastrati
Mallkimi më i vogël i cili mundet me iu ba gjithë lidershipit kosovarë,që nga paslufta e këndej është :marre,marre,marre...!!!
Shkas i këtij shkrimi është, injoranca,mosërespekti,apo përbuzja që i është ba dhe po i bëhët, në vazhdimësi edhe shumë të tjerëve, por në veqanti, përsonit i cili më së tepërmi, sakrifikoi dhe pagoi për këtë liri, të cilën po e gëzojmë,gjithë ne sot.( sdi a e meritojmë)
Adem Demaci, apo sic e quajnë, edhe Mendela i Kosovës,përsonalitet unikat, jo vetëm i Europës, i cili në kazamatet sërbo sllave kaloi 30 vite, duke përjetuar tortuart më cnjerëzore që mund ti bënte vetëm një regjim totalitar, siq ishte Jugosllavia e atij regjimi,në një shoqëri me vetëdije të lartë kombëtare dhe të dinjitetëshme, menjiherë pas lufte, për gjithë atë cka ka ba për kombin e vendin,në shenjë respekti ,do duhej, që në procedurë të përshpejtuar instituionale, të zinte vendin e merituar në shoqërinë kosovare, dhe domosdo,do duhej të nderohej e të respektohej, me shumë ,se gjithë të tjerët, në këtë Kosovë.
Por, jemi deshmitarë, kur z Demaci,në vaqanti pas lufte, përjetoi katrahuara dhe momente, që nuk kanë emër tjetër,pos devijim dhe nëncmim e perbuzje të skajshme, nga gjithë ata, që qeverisën me këtë Kosovë, të cilët fatkeqëisht, i vërboi lakmia për para e pushtet, e më së paku u interesuan ,për vlera, për rend e rregull e për një shtet ligjor,ku banori(jo qytetari,sepse këtu mungon qytetaria)do ta gjente vehten.
Zaten, janë shumë e shumë nga ata, të cilët, kurrë në jetën e tyre, as që e perjetuan tortuarën sërbo sllave,por edhe në luftën e fundit, nuk paten humbje as nje pulë koteci, e në anën tjetër, u akomoduan shumë lartë ne institucione e pozita,që nga Qeveria e përkohshme e gjërë me tani,hërë deputetë e herë ministra, volën e mjelën, gjitha të mirat e gjithë pushteteve të pasluftes, duke ndërtuar pallate, blerë vetura të shtrenjta,...disa u bënë edhe kryetar të Kosovës, kryeparlamentarë e kryministra, me benefite e te mira , qe ua kanë lakmi, edhe liderët e shteteve më të zhvilluara, të botës.
Paramendojeni dhe logjikoni:Adem Demaci, jeton në një shtëpi të ndërtuar nga shokët dhe disa miqë,pas daljes nga burgu,ne vitin 1990, me një inventar dhe enterier që nuk vlen as sa nje paradhomë, e një shtëpie, të një ish kryetari,te cilit, i janë falur 2 shtëpi,merr nje pension 1 mijë euro, vozitet me një veturë, e cila, në tregun e lirë mund te blihet hiq më shumë se 3 mije euro, kurse një ish kryetar i Kosovës, vozitë veturë të blerë mbi 5o mijë euro,ka truperoje, zyrë e puntore teknike, dhe merrë pagë të përhershme prej mbi 2 mijë euro në muaj, si edhe shumë ish kryeparlamentarë...
E veqanta, e që është turpi më i madhë i kësaj shoqërie e këtij lidërshipi, në kontinuitet, është, se gjithë liderëve, që u ka skaduar afati i postit që kanë mbajtur, por edhe atyre, që për shkak të shkeljes së ligjeve ekzistuese, janë larguar nga postet që mbanin,megjithate,gëzojnë benefite të shumta, e në rast ,edhe kur semurën, trajtimi mjekësor, ndaj tyre, është i veqant ,apo exluiziv, dhe në rast nevoje, pos që shërbimi mjekësor u bëhët me prioritet dhe mjekë eminentë, edhe akomodimi u bëhët në dhoma e ordinanca te veqanta, kurse baca Adem,si edhe shumë herë tjera, edhe herën e fundit ,u dergua ne QKUK-ë, nga djali i tij, një mjek shumë eminent,u kontrollua si gjithë të tjerët, dhe fillimisht, u akomodua, në një dhomë reparti, edhe me dy pacientë tjerë , me një shtrat, që i gjasonte kampeve, me një dollap te koka, që hapej me je spag,dhe me një shishe plastike të prerë, përmes së cilës, derdhte urinën.
Është tmerrruese dhe shumë e pandershme , kur nderkohë,shohim,politikajë e liderë te ndryshëm,me postime nëper rrjete sociale,që afrohen pranë shtratit të bacës Adem, dhe me “lot krokodili” lutën për shendetin e Bacës,ne vend që me ndikimin dhe fuqinë e tyre politike dhe institucionale, të ishin angazhuar,por edhe tash të angazhohen, për një mirëqenie dhe respekt të merituar te Bacës, me cka,me siguri, edhe dhimbjet dhe vuajtjet shëndetësore ,do tia kishin lehtësuar,por edhe do ta nderonin, edhe bacen edhe vehten e shtetin,për të cilin, sdo mend, se ka koontribuar dhe sakrifikuar më së shumti ky përsonalitet i gjithë kombit shqiptar.