Mendime
Afrim Caka: Takim mes lindjes dhe perëndimit
E enjte, 04.02.2016, 08:52 PM
NJË
TAKIM NË MES TË LINDJES DHE PERËNDIMIT
Nga Afrim Caka
Jeta është vetë Zoti!
Ja se çfarë dua të them unë kur flas për një ndeshje apo takimi në mes të Lindjes dhe perëndimit, ndërmjet materializmit dhe shpirtërores. Kjo është ideja ime për shkencën e jo për ate të ritualit shpirtëror, shkenca ndërmjetë Tokës dhe Qiellit.
Perëndimi vuan, sepse ka zhvilluar së tepërmi shkencën, kulturën dhe Lindja vuan, sepse ka zhvilluar tepër religjionin drejtë shkretirës. Sot kemi nevoj për një njeri të ri në lindje, në të cilin të mund të bashkëjetojnë shkenca dhe religjioni. Dhe kur t’i japim jetë këtij njeriu të ri, toka në lindje mund të bëhet një parajsë. Vetë ky njeri i ri është toka e begatuar me të mira që njeriu ka nevojë të jetoj i lirë nga të tjerët dhe atëherë edhe pema ka bërë detyrën e vet... pema ka nevojë për qiellë të hapur vetëm kështu jeta e saj është e kuptimtë.
Njeriu i ri mendërishtë do të jetë thjeshtë cilësia e të qenit i tërësishëm. Sepse religjioni ka dështuar. Shkenca ka ecur përpara. Lindja ka dështuar, Perëndimi ka evoluar aq shumë (saqë mendja e një njeriu të shkretirës nuk e kap dotë), sepse ajo ka folur vetëm për bukuritë e natyrës, vetëm për punën që njeriu të jetë i lirë. Religjioni apo feja beduine ka dështuar, feja predikonte të jetuarit si në kohën e shpellave sepse predikonte te xhëmati shkëputjen nga bota e civilizuar, duke e lënë pas dore këtë botë të civilizuar, pa të cilën jeta humbet çdo kuptim. Shkenca zbulon botën objektive, lindja atë subjektive?
Unë jam kundër këtyre hoxhallarëve e imamëve, por nuk jam kundër besimit. Religjioni i tyre i vjetër si në kohën e inkoizicionit do të kërkojnë të vrasin, të shkatrrojnë me çdo menyrë dhe këta njerëz nuk do të lejojnë aq lehtë që të lind religjioni i vërytetë i Perëndisë sipas kuranit.
Sigurisht këta hoxhallarë, imam, mësuesë dhe religjioni i tyre që e predikojnë “shërbimin” dëshirojnë që xhëmati dhe ata që shkojnë pas tyre në mendime e sjellje i mësojnë shqiptarër të ndërrojnë gjuhë, histori, emër e mbiemër dhe gjithashtu të mbetën të varfur mendërisht? Këta hoxhë apo imam religjionin e kanë shfrytëzuar për oportunitete, duke i maskuar veprimet e tyre prapa emrave bombastik, shurdhues; siç ka ndodhur në një xhami të Shkupit ku i detyruan shqiptarët të ndërrojnë emra e mbiemra, veshje dhe të mos thirrën më shqiptar por vetëm musliman; pas mijëra viteve, dinë mirë të përdorin këtë oportonizëm se si t’ju vënë emra të “mrekullueshëm” në realitet të neveritshëm. Në thelb, realiteti është gjithnjë i njëjti, ai që ka qenë, nuk ka ndryshuar aspak që nga robëria turke 540 vjeçare. Heshtë, do të thotë:
“Të harrosh gjuhen, kulturën dhe historinë tënde!”.
Radikalizmi vazhdon të rritet me hapa gjigante në Maqedoni, pse jo edhe në Dardani...! Ky është një gabim themelor që nuk falet, i të gjitha kohërave: i kanë gënjyer shqiptarët trutharë duke pohuar me zhurmë të madhe se njohin çdo gjë?
Ja pra që tani po bëhet gjithnjë e më e qartë: çdo ditë injoranca e tyre demaskohet? i del boja, ja pse të gjitha gënjeshtrat e e hoxhallarëve janë kundër dritës, janë kundër çdo lloj përparimi të njohjes së shqiptarëve. Njohurit që vijnë përmes mendjes së shëndoshë, quhet dituri e jo të përsërisësh lutjet si një papagall. Mos e braktisni dijen, mos e braktisni shkencën dhe t’i kuptoni vlerat reale të saj.
I
tërë këshilla ime për xhëmatin është: mos u kapni pas personaliteteve të ndonjë
hoxhe apo imami radikal. Pranoni natyrën tuaj plot liri dhe respektoni veten,
do të jeni krenar të jesh vetvetja, çfardo që jeni. Të keni deinjitet! Mos e
shkatrroni veten me atë që është gjë e vdekur! Mjerisht vazhdojnë të bëjnë të
kundërtën. Dhe, kështu, ëndrra serbe bashkë me ëndërren greke vihen në rrugë.
Si është e mundur, ky popull, në një çastë të vetëm, të mosë e thotë të vërtetën! Edhe pse gjithçka që kanë bërë pas luftës disa hoxhë e imam në bashkëpunim me shoqata arabe është: kthimi i tërë popullin shqiptar në një çmendi.
Kjo shoqëri nuk ka arritur të ndryshojë natyrën e pushtetit dhe të onstitucioneve të tij, nuk ka arritur të ndryshojë natyrën e pushtetit xhami nga disa hoxhallar e imam dhe në medrese të tij? pushteti i ka ndryshuar ata vetë dhe mendjen e tyre, duke i korruptuar mendërisht dhe politikishtë në frymën antikombëtare. Kjo qeveri ka mbetur po ajo, kanë ndryshuar vetëm emrat.
Për shekuj vetëdija shqiptare nuk është rritur, nuk ka evoluar. Duke mos sjell në botën shqiptare një ndryshim të vetëdijës kombëtare dhe ate fetare. Duhet të ndërrojmë vetëdijën tonë, të krijojmë më shumë energji pozitive në kulturë, histori, në fe dhe një shkëputje me të kaluarën.
Por as kristianizmi nuk mund të shmang përgjegjsitë e veta ndajë kulturës dhe kombit shqiptar...