E marte, 06.05.2025, 03:46 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Kundër kulteve të Realizmit Socialist

E merkure, 03.02.2016, 08:05 PM


Kundër kulteve te Realizmit Socialist që ngritën kultin e Diktatorit dhe të Komunizmit

Nga Skënder S. KAPITI

Kundër ngritjes së kulteve të letërsisë dhe filozofisë historike  dhe të autorëve të tyre,  të rritur oborreve     diktatorëve dhe që i kanë shërbyer atyre, të pavërtetave dhe ideologjive rrënimtare  të cilat kanë shkaktuar dhimbje dhe tragjedi të tmerrshme. Periudha rreth 50 vjeçare e sundimit komunist dhe letersia e Realizmit Socialist të asaj periudhe përbën epokën me të errët të letërsisë shqiptare.Doktrina e Realizmit Socialist lindi dhe e polIi socializmi komunist rus në Bashkimin Sovjetik, me formimin e Shoqatës ruse të Shkrimtarëve Proletarë, që më vonë u quajt  Bashkimi i Shkrimtarëvë Sovjetikë. Realizmi socialist rus është shkolla që përgatiti dhe frymëzoi edhe shkrimtarët dhe artistët shqiptarë të cilët u përfshinë dhe krijuan sipas modelit të Zhdanovit ligjin e Realizmit Socialist Shqiptar, madje shumë më të keq dhe më fatkeq se sa ç’ishte ai sovjetik.

Ideologjizmi komunist ishte dhe i shërbeu shovinizmit ortodoks  sllav  ruso-serb , dhe dëmin më të madh prej tij e pësoi kombi shqiptar si në Shqipëi ashtu dhe në Kosovë. Realizmi Socialist në Shqipëri ishte pena ideologjike intelektuale helmuese e regjimit komunist më të egër në Europë që ngriti kultin e Diktatorit dhe të Diktaturës së   dhunës së proletariatit, letërsi që i shërbeu, nxiti dhe e ushqeu duke luajtur me fanatizëm  rolin e madh të saj si mburoja intelektuale e luftës së klasave.

Ajo që vihet re sot më së shumti është fakti i asaj se kryesorëve  të letrave të atij regjimi që kanë lënë “gjurmë”po u thuren lavde dhe po u ngrihet kulti madje shumë e shumë herë me mirë se sa në epokën  e sistemit të së cilës ata me zell, shpirt e servilizëm i shërbyen; dhe duke  i ngritur kult  atyre që i shërbyen lartësimit të Kulteve të Diktatorit dhe të Diktatyrës në të vërtetë synohet të ringjallet dhe nostalgjia për to, duke shfrytëzuar edhe faktin e dështimit të realizimit praktik të Demokracisë në Shqipëri.

Këtyre  të “të shquarve” shërbëtorë  p.sh. të këtij të madhit Kadare të asaj epoke, i cili më shumë se kushdo ja ka kushtuar  pjesën më  të madhe të veprave të tij ngritjes së  Kultit të Diktatorit Hoxha; dhe duke i shërbyer  ngritjes së  Kultit të kryeletrarit Kadare  të Realizmit Socialist , qe e bejne  të “vegjlit” artistë e shkrimtarë po jo vetëm ata po edhe ish-aparatçikët politikë, të ishsigurimit të shtetit dhe të pushtetit të kohës dhe sidomos artistët shterpë, mediokër, të varfër e servilët artistë e shkrimtarë të rëndomtë të Realizmit Socialist dhe të regjimit komunist duke u mashtruar se kështu mund të mbrohen edhe ata vetë dhe ta zgjasin kujtimin dhe  të mallëngjehen me“vepërthat” e tyre letrare, artistike, politike, “historike” e “shkencore”; që ashtu si pjesa demuese e veprave e tjera letrare e artistike të socializmit nuk mund të shërbejnë më përveçse si relike  demode të komunizmit si hapësirë kohore historike që aksidentalisht sundoi në një pjesë të konsiderueshme të globit; si një sistem i ngritur mbi gënjeshtra dhe të pavërtetat mashtruese; vepra   të cilat janë shumë të varfëra dha pa ndonjë gusto  e shije artistike; dhe si të tilla vetëm sa tërheqin thjesht kureshtjen e botës moderne letrare perëndimore dhe jo vetëm letrare, pasi ata dhe as opinioni perendimor nuk e njohin mirë dhe as nuk  kanë pësuar as fizikisht, ekonomikisht dhe as psiqikisht prej pasojave traumatike të komunizmit dhe të oksigjenit që atij sistemi i ka dhënë shërbesa servile intelektuale, veçanërisht  Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë , propaganda , filmi, mediat etj; dhe thjesht edhe kjo është arsyeja dhe pse ata edhe i varin ndonjërit ndonjë medalje apo çmim sa për atë se nuk kanë më kujt t’ja japin ato; dhe siç vërehet, që pas rënies së komunizmit lindor shumicën e këtyre cmimeve ua japin shkrimtarëve që vijnë nga Lindja, por tani është e vështirë për të marrë ndokush ndonjë cmim te madh me justifikimin e meritorit të desidentit antidiktaturë , pasi tashmë është konsumuar dhe është shteruar ky “motivim”.

Këtij qëllimi , pra të ringritjes së kultit të artistit apo shkrimtarit, historianit apo gjeneralit dhe të ndonjë tjetri të Realizmit Socialist dhe të ish-Sistemit politik po i shërbejnë edhe shumica e mediave të shkruara dhe vizive në Shqipëri ku në faqet e para të gazetave dhe nëpër emisione të ndryshme televizive ftohen dhe reklamohen djallëzisht dhe qëllimisht miqtë e tyre artistë, shkrimtarë , ishdiplomatë, ishfunksionarë dhe gjithfarë veprash e produktesh ideologjike, politike dhe  intelektuale “Made in Communist Time”për të ngjallur nostalgjinë për të shkuarën dhe diktaturën.

Sikur të ishte vetëm kjo  mirë, por ama kemi dhe faktin se edhe të drejtën politike, të sundimit  të pluralizmave sociale  dhe të pushtetit e kanë pronësuar po kjo sërë njerëzish të formësuar në epokën e regjimit komunist; privatizuar prej trashëgimtarëve ideologjik dhe të këtyre njerëzve të rinj komunistë; formësimit të të cilëve u shërbyen më së shumti e më së miri se gjithkush tjetër kjo avangarda ideologjike, ateiste, proletare, dekombëtare  dhe e partishmërisë proletare e socialiste të këtyre Shkrimrtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë Socialiste, gjë e cila sikur ka bërë të mundur zëvëndësimin e komunizmit me neokomunizmin demokratik.

Edhe ata shkrimtarë dhe artistë të gjoja të “guximit” të kamufluar me domethënjen e dyfytyrshme të ndonjë vepre të tyre, edhe ata që heshtnin apo rrinin “indiferentë” atëhere, nuk është e moralshme sot që as ata të përpiqen e të mundohen të bindin ndokënd se ishin kundershtarë të heshtur të Realizmit Socialist, po edhe ata e kanë të njollosur biografinë letrare të tyre edhe për faktin pra se nuk kishin guximin e vërtetë të moralit të intelektualit që është “ të guxosh të përdorësh mëndjen tëndë”; moral që është në antitezë me moralin e servilit që i shërben dhe e përdor mëndjen e vet si ja do interesi i ulët i tij  dhe dëshirimi i pushtetit . Dhe ky  morali i  servilit  fatkeqësisht është mbizotërues edhe sot në një pjesë shumë të konsiderueshme  të intelektualizmit shqiptar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx