Mendime
Afrim Caka: Çoroditja e një pushteti
E premte, 05.02.2016, 09:32 PM
ÇORODITJA E NJË PUSHTETI
Nga Afrim Caka
Përse votuesit janë me varsitë e tyre???
Çoroditja ndihet edhe me fjalet e shkrura, e mosqoftë tragjike.
Sepse ky shkrim nuk kanë të bëjë aspak me me çështjen e përgjithëshme: ç’është politika si profesion dhe ç’kuptim mund të ketë politika si profesion?
Tani letë t’i kthehem shkrimit timë!
Shqiptarët e Dardanis, me zinë dhe vdekjen e kaluar ende nëpër këmbë, besoj se është duka na përcjellë këtë shëmti me aq shpërfillje, saqë nuk patëm kohë as ti numërojmë sa e patëm vetëdijën...
Deri kur kjo përgjumje e vetëdijes tonë do të zgjasë?
Kur po i shkruaj këto fjalë, unë nuk mendoj kurrë që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm, i arritur me aq mundime, të rrezikohet me punë shkatrruese, për shkak të shqiptarëve dhe të agjenturave të huaja!
Me një krim të tillë në ndërgjegje, shqiptarët e verbuar s’mund të flejnë të qetë. Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë shkrim me një gjë të zymtë, s’mund të pa ju thënë se shqiptarët e Dardanisë e më gjërë i bëjë thirrje për bashkim: një tradhëti po përgatitet kundër nesh. Shpresoj, se do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë krim politik tashmë në shumë drejtime. Në njërën anë nga hoxhallarët e paguar me para të pista arabe dhe nga ana tjetër nga politikanët servil e të dëgjueshëm e përulës. Dhe në këtë qëndrojnë me sa duket gjithë problemet tona të krijuara nga vetë shqiptarët.
Kështu e deshën Dardanin, tokën që deshën ta zbrasnin nga populli i vet. Edhe kjo na duhet: të krahasohet Thaçi e Mustafa me tërmetin. Ka gati 16 vite që premtohej haptas, nga politikanë, akademik, policë, deputet se do të vijë dita e zezë e shqiptarëve. Pra urrejtja e maniakëve kundër popullit të vetë. Pse duhet të kemi durim? Pas marrjes së pushtetit në Dardani, Thaçi dreqi e i biri, jo për dashuri ndaj shqiptarëve, por për mllef ndaj popullit e kofijve të saj, shpallën midis tjerash, një turp të tyre: traktin e fshehtë, në fundin e luftës 1999 për ndarjen e Mitrovicës. Të rralla janë shtetët si kjo e jona që kanë jetuar me trakte të fshehta pas shpine. Dradanis i ra ky fat i zi. Më pas, do t’i binte copzimit dhe shpërbërjes së kufijve tanë! Asnjë armik nuk i ka shkaktuar aq dëmtim popullit shqiptar sesa ky njeri me brinj. Për gati një shekull që nga viti 1913 vite gjer në këtë pranverë të trishtueshme të 1999-ës.
Hashim Thaçi??? Oh, për besë, është i famshëm. Ende sot, shërben si shembull tragjik në politik. Patjeter, sot mbi pllakën përkujtimore të tij, s’është çudi që dikush të shkruaj:
“Mbi ndëgjegjën e këtij njeriut rëndon vija kufitare, gjaku i foshnjave, dëshmorëve, i të burgosurve politik të Dardanis!”.
Është gati e pa mundur që këta dy shpirta të zinj e të afërt Thaçi e Mustafa, të cilët i bien të njejtës kambanë, asaj të vdekjes së Dradanisë, të mos janë takuar. Dradania e kërcnuar. Dardania në zgrip të humnerës. Fantazia e Isa Mustafës diferencues 1981 e Hashim Broja patriotit me bateri në Urën e Ibrit?
Para se t’i futemi më afër “politikanëve profesionalistë, analfabet” në pushtet, le të qartësojmë në të gjitha aspektet rrethanën, zgjuarësinë e tyre nën mesatare, të cilën e paraqet ekzistenca e politikanëve të tillë personalishtë. Mund të mirren me “politik” – pra të përpiqen që të ndikojnë në shpërndajn e pushtetit midis njerëzve “politik” dhe brenda akraballëqeve, miqëve, shokë e shoqe, si politikana të “rasti” po ashtu edhe politikan krahas punës nëpër kafiteri e gjelltoresh të spicializuara për gullasha, përpeqa e të qervishit pa gogla.
Kush mirret me politik e lakmon pushtetin: pushtetin se bashku me kulltukun e rahatshëm që është si mjet në shërbim të synimeve të tjera egoiste “për hirë të pushtetit” për të shijuar ndjenjën e prestigjit , që ta jep ajo karrige!
?farë është: “një shtet”? ?do shtet mbështetët tek dhuna tha Trocki atëherë në Brest – Litovsk. Dhuna natyrisht nuk është mjeti normal ose i vetëm i shtetit, kjo aq që diskutohet – por ama është mjeti i tij specifik. Pikrishtë sot, lidhja e shtetit me dhunë është veçanërisht intime. Nuk ishte as qëllimi e as dëshira ime të thosha këtë gjë, por paragjykimi më la pak si të zhgënjyer për cektësinë e kësaj natyre të pushtetarëve të këtij autoriteti moral. Veç pikllimit, dhunës e tradhtisë së tyre, çfarë mund t’i sillnin shqiptarëve të zymtë kësaj Dardanie? Pse kjo? Meqë kulti i e ndonjë pushtetari është mjaft i përhapur, atëherë kriteri i gjykimit është ngritja dhe zhvillimi i këtij kulti deri në fund të jetës së tyre...
Gjë më e zezë nuk mund ta përfytyrohet. Dardanin me moshë më e vjetër se Franca e Anglia e kanë shëmtuar më keq se Kongon, më keq se Koren e Veriut. Duke u përpjekur për të na lënë pa gjuhë, histori e pa kulturë. Dardanin e shndërruan në skandalinë mes të Evropës. E shndërruan në njeë shkretëtirë afrikane!
Heshtje varri, thua se populli shqiptar kishte vdekur para kohe, Dardania duhet të ngjajë edhe më shurdhër. E braktisur në mëshirë të fatit nga hajdutët. Kështu, njëfar kohe, dalëngadale shqiptarët fillojnë e ndiejnë dashuri për torturuesit e tyre. Të gjithë luftërat partiake nuk janë vetëm luftra për qëllime objektive, por para së gjithash edhe për akraballëqe në shpërndarjen e posteve.
Dy partitë në pushtet ndjejnë të rëndë nëpërkëmbjën nga kundërshtari në zënien e posteve, e karrigeve zyrtare sesa veprimet e tyre të kundërligjshme ndaj synimeve të tyre objektive, pushtet të përjetshëm. Në Dardani deri në ditët e fundit janë marrë vesh dy partitë e “mëdha” me një radhë të fiksuar konvencional, nëpërmjet formës “zgjedhjeve” të fabrikuara nga sipër, për të mbajtur përkrahësit e tyre në postet zyrtare, qoftë me falsifikim apo blerje votash. Në territoret e Dardanis apo të Zajednicës serbe qoftë në të ashtuquajturat “zgjedhje”, qoftë në të ashtuquajturat “revulucione” të PD-së dhe të LDK-së bëhet fjalë përherë për grazhdin e shtetit, nga i cili duan të marrin lekë pa hesap, nga i cili duan të ushqehen fitimtarët?
Ç’pamje kishin dhe ç’pamje duhet të kenë në të gjitha rastet politikanët “me politikën si profesion kryesor”???
Ka dy menyra për ta bërë politikën si profesion të vetin. PD-ja dhe LDK-ja ose jetojnë “për” politikën, por edhe ose jetojnë “prej” politikës. Kontradikta nuk është aspak përjashtimore. Përkundrazi si rregull këto dy parti në pushtet i bëjnë të dyjat, të paktën nga ana ideore, por në të shumtën e herëve edhe nga ana materjale. Këta jetojnë “për” politikën e shndërrojnë atë në pronë të vetës. Përkundrazi ata shfrytëzojnë pushtetin e tyre në interes të realizimit të rentave apo edhe pikrisht të fitimeve dhe bëheshin aktivë në shërbim të formacionit e tij politik vetëm kur e kërkonin posaçërisht sundimtarët e shtyllës PDK dhe LDK...
Së pari atdheu, ka nevojë për dashurinë për të mirën e përbashkët, e cila kthehet në nacionalizmin e vërtetë për ta dahsur kombin dhe flamurin që është derdhuar aq shumë gjak, djersë, mundë e sakrifica...