E diele, 28.04.2024, 09:02 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Kundër tradhëtisë publike dhe kombëtare

E premte, 05.02.2016, 09:00 PM


Edhe kundër tradhëtisë publike dhe kombëtare të politikës “demokratike”

Nga Skënder S. KAPITI

(Vazhdim... Ashtu si edhe kunder  Diktatorit dhe komunizmit duhet edhe kundër politikës antipublike dhe të dëmit kombëtar e cila  mashton mbuluar me vellon demokratike.)

Populli shqiptar gjithmonë kryen vepra të mëdha dhe të lavdishme por gjithnjë fatkeqësisht frutet e sakrificave  dhe fatet ranë ne dore  të njerëzve te vegjël, të papërgjegjshëm , injorantë që i bënë atij   tradhëtinë; tradhëti  e cila historikisht nuk po na ndahet si ajo publike, politike dhe kombëtare e kryetarëve, kryetëparëve, politikaneve, pushtetareve dhe e atyre të të  zgjedhurve tanë. Rasti më i fundit ishte ajo  e dy deputeteve shqiptare, dhe jo se nuk kemi pasur edhe të tjera raste më përpara, edhe shumë herë më të rënda e të dëmshme kombëtarisht .

Mospjesmarrja e deputeteve shqiptare Valentina Leskaj e Shqipërisë si dhe asaj Ermira Mehmeti e Maqedonisë bëri të mundur që Asambleja e Përgjithshme e KiE të aprovojë amendamentet e qeverisë serbe kundër Kosovës , gjë që sa për diplomacinë shqiptare të të dy shteteve tona pothuaje Kosova u kthye në gjëndjen e para shpalljes së Pavarësisë. Ky nuk është i vetmi rast që politika nga Shqipëria e tradhëton Kosovën, pasi historikisht Kosova ka ndjerë mbi shpatulla pabesinë e pushteteve të të trija sistemeve politike të shtetit shqiptar, tradhëtinë e  politikës së interesave të ngushta personale egoizmi e pushteti. Mirëpo kjo lloj politike e papërgjegjshme dhe e painteresuar për publikun dhe kombin shumë shpejt u instalua  dhe në Kosovën shtet si një kopje perfekte e asaj të Shqipërisë.Nuk do të vazhdoj të ndalem në rastin në fjalë pasi atë tashmë si tradhëti i ka denoncuar opinioni i gjërë, por mora shkas për të thënë e spjeguar aq sa di se cfarë është tradhëtia që nuk po na ndahet.

Tradhëtia Publike. Kjo ka të bëjë me gënjeshtrat ,hipokrizinë dhe me mashtrimet publike që individët, lidershipët e organizatave jo vetëm politike kryesisht po edhe atyre sociale bëjnë me qëllimin e vetëm sa për të marrë pushtet, pjesë të tij, poste, detyra dhe privilegje duke tradhëtuar premtimet dhe pupullin të cilit i marrin besimin dhe votën e që  më pastaj bëjnë korrupsionin, papërgjegjshmërinë , krimin etj., që për pasojë i shkaktojnë popullit të vet varfëri, papunësi dhe vargun e dëmeve të tjera sociale. Me tradhëtinë publike të keqbërësve dhe mashtruesve publikë identifikohet kjo edhe si tradhëti politike “demokratike” dhe të dyja këto kërcënojnë dhe rrezikojnë edhe sovranitetin kombëtar.

Tradhëtia Kombëtare është veprimtaria tejet e papërgjegjshme dhe e korruptur prej interesave personale të individëve, pushtetarëve, politikanëve dhe e politikës  e cila i shkakton dëm të madh krenarisë, imazhit, prestigjit , pasurive dhe interesave kombëtare. Më e pamoralshmja e kësaj veprimtarie është ajo e atyre individëve të cilët për, edhe  të ndonjë kontribut të tyre,   e shfrytëzojnë atë për të justifikuar më pastaj vjedhjen , krimin ,korrupsionin dhe pameritën për të pasur poste të larta shtetërore dhe per të justifikuar kështu tradhëtinë publike. Tradheti tjetër është ajo e spekullimit dhe e manipulimit të patriotizmit, vuajtjeve ,sakrificat e popullit  dhe gjakun  e dëshmorëve thjesht vetëm për të rrëmbyer pushtet, privilegje e pasuri. Kulmi i tradhëtisë është kur atë e blen me para armiku dhe agjenturat antikombëtare. Pre e tradhëtisë bie lehtësisht sidomos injoranca kur ajo arrin të montohet në pushtet.

Rezultate të kësaj  politike antipublike dhe antikombëtare janë faktet se dy shtetet shqiptare janë të fundit dhe më të vonuarat në integrimin politik të brëndshëm dhe në BE; janë dy shtetet më të prapambetura në mosrealizimin e standarteve moderne shtetformuese , në mosngritjen e shtetit ligjor dhe në mossundimin e ligjit; dhe si kampionë në korrupsion , në kriminalitet , papunësi e varfëri në rajon, Europë dhe më gjërë. Janë dhe si shtete shëmbullore të kontrabandës, drogës dhe tragfikimit të qënieve njerëzore dhe të eksodit drejt BE pas Sirisë.

Si pasojë e politikës së papërgjegjshme, të korruptuar dhe kudërpublike e antikombëtare po përmëndim si shëmbull këto të fundit. Marrëveshje për Bashkësinë e Komunave serbe  në Kosovë të cilën e rrëzoi Gjykata Kushtetuese ashtu si dhe atë Marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë të Qeverisë së atëhershme shqiptare që i dhuruan Greqisë 355km2 sipërfaqe detare. Me pastaj vjen në Nëntor 2015 dështimi i dy diplomacive të shteteve shqiptare, ai i mospranimit të Kosovës në UNESKO, madje nuk e votuan antarësimin e Kosovës në UNESKO as shtete që e kanë njohur Pavarësinë e saj. Dhe vijmë në rastin e turpshëm dhe të pa justifikueshëm ndryshe përvecse si tradhëti faktin se vetëm “neglizhenca” e dy deputeteve shqiptare të Shqipërisë dhe të Maqedonisë që nuk morën pjesë në votimin në Assamblene e Këshillit të Europës u bë e mundur miratimi i amendamenteve të shtetit serb kundër Kosovës ,gjë që pothuajse e ktheu Kosovën në gjëndjen e para Pavarësisë. Në vënd që diplomacia shqiptare të lobonte fuqishëm për mosmiratimin e amendamenteve të Serbisë, jo vetëm që kjo nuk u bë ,por përkundrazi ishte vendimtarë mosvotimi i dy deputeteve shqiptare që Asambleja e KiE miratoi amendamentet e  Shtetit serb. Kaq, shkurtimisht besoj se është mjaftueshëm për të argumentuar pse duhet mohuar kjo politika e sotme e papërgjegjshme dhe e painteresuar për mirëqënien publike  dhe as për interesin e lartë kombëtar:  per konsolidimin e Pavarësisë  së pari,  të demokracisë  dhe për  Integrimin  që i paraprijnë  Bashkimit Kombëtar .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora