E marte, 06.05.2025, 03:12 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: LDK-ist, zgjohu e thuaj JO hipokrizisë

E shtune, 06.02.2016, 04:08 PM


LDK-ist, zgjohu e thuaj JO hipokrizisë mbrenda subjektit tënd politik !

Shkruan: Florim Zeqa

Ditëve të fundit, mbrenda LDK-së janë shtuar zërat kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Kërkesë kjo krejt e natyrshme për rrethanat normale, mirëpo për rrethanat e krijuara politike, thirrja e disa inidvidëve kundër Hashim Thaçit president në njërën anë, dhe heshtja përballë Isa Mustafës në anën tjetër, shkaktarit kryesor që e mbajti në pushtet Hashim Thaçin për këto gjasht vjetët e fundit, për më tepër se hipokrizi politike, është edhe marrëzi njerëzore njikohësisht.

Mbështetja në heshtje e liderit të LDK-së, i rizgjedhur nën masa të jashtëzakonshme të presionit, shantazhit dhe diktatit politik, është goditja më e rëndë që po i ipet këtij subjekti politik, duke filluar nga drejtuesit e degëve dhe nëndegëve e deri tek antarësia e gjërë e këtij subjekti politik.

"Kundërshtimi" i hapur i disa deputetëve të LDK-së kundër Thaçit president, përveqse se hipokrizi, është edhe lojë e dyfisht, ngase të pakët do të jenë ata deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të kenë guximin të mos e votojnë Thaçin president, shkaku i ruajtjes së interesave të tyre personale,....ngase pothuajse secili deputet i LDK-së, nga qeverisja e kaluar (Thaçi 1 e 2) dhe kjo e sotmja, i kanë të punësuar  nëpër institucionet shtetërore (qeveri, kuvend, presidencë, ambasada, agjensione, borde dhe institucione tjera) familjarët e tyre; dikush bashkëshorti(e)n, djalin apo vajzen, vëllaun apo kushëririn e afërt, hallat apo tezet, të dashurin apo të dashurën, miqt dhe farefisin e gjerë,...e kështu më radhë të bashkuar në rrjetin korruptiv sikurse në rrejtin e Spiderman-it!

Të gjithë ata deputet të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që e patën votuar marrveshjen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, për koalicion me PDK-në me kushtin që Hashim Thaçi të bëhet president i vendit,...mosvotimin e tyre të mundshëm e bëjnë, jo për të mirën e vendit, por për të fuqizuar pozicionet e tyre në parti, me qëllim të mabjtjes sa më gjatë në kreun e partisë, liderin aktual Isa Mustafa, për përmbushjen e ambicieve personale për pushtet dhe zhvatje të buxhetit të shtetit përmes klanit qeverisës të Isa Mustafës.

Elektorati rugovian i nderon me mbamendje në kujtesën historike delegatët e pakt të këshillit të përgjithshëm, që nuk e votuan marrveshjen për koalicion me PDK-në, sikurse që nuk do i harron asnjëherë ata që në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të partisë votuan pro zgjedhjes antidemokratike të Isa Mustafës në krye të partisë.

Mbështetësit e Isa Mustafës me lidhjen e koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit, duke filluar nga kryesia, këshilli i përgjithshëm, degët dhe nëndegët gjithandej Kosovës,...dhe mosmbështetja e Peticionit të elektoratit rugovian në mërgatë i shpërndarë në mesin e dhjetorit 2015, do të mbahen në mend dhe do të futen në histori, si mospërfillje e vullnetit të elektoratit rugovian në Diasporë, të qindëramijëra mërgimtarëve, të cilët çdo ditë në forma të ndryshme shprehin vullnetin e tyre për ndryshime substanciale në qeverisjen e vendit, e në veqanti në strukturën udhëheqëse të LDK-së,... parti, e cila në kohën e Presidentit Rugova, ishte partia më mirë e organizuar, e rrethuar me intelektualët të mirëfillt, veprimtar të devotshëm dhe antarësi besnike,...e cila sot fatkeqësisht ka ngelur në dorën e servilëve dhe mjeranëve, lakmiqarëve dhe sahanlëpirësve të pushtetit.

Megjithatë, deklarimet e fundit të disa nëndegëe të LDK-së gjithandej Kosovës kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president, janë një ogur i mirë dhe një dëshmi e fuqishme e tradhëtimit të vullnetit të tyre nga lideri aktual i LDK-së, i cili pa pyetur njeri në këtë subjekt, kishte bërë marrveshje personale me Hashim Thaçin, duke qenë i bindur në vartësit e tij, lakmiqarët e të gjitha pushteteve në Kosovën e para dhe pasluftës e deri në ditët e sotme.

Tragjedia më e madhe për këtë parti do të jetë zgjedhja e Hashim Thaçit president, me votat e LDK-së, me votat e të ashtuquajturve ‘’LDK-ista"  të maskuar nën petkun e rugovizmit, bashkëpuntor të devotshëm të PDK-së, SHIK-ut dhe strukturave tjera korruptive.

Edhe pse në njëfarë mënyre mosvotimi i Thaçit për president nga ana e deputetëve të LDK-së, e nënkupton prishjen e kurorës qeverisëse mes dy partnerëve qeverisës,....në anën tjetër e fuqizon rolin e liderit diktatorial në këtë parti, duke e lënë të hapur prap mundësinë e ribashkimit të tyre në një koalicion tjetër qeverisës para apo pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Vetëm largimi i binomit qeverisës PDK-LDK, respektivisht Thaçi-Mustafa me sejmenët e tyre do të thoshte shpëtim për vendin. Kjo në asnjë rrethanë nuk e nënkupton ardhjen në qeveri të një klase tjetër opozitare të korruptuar, të pasuruar skajshmërisht mbi kurrizin e një popullate të varfër.

Elektorati rugovian i LDK-së, ka vetëm një alternativë për shpëtimin e asaj çka ka mbetur për t'u shpëtuar në këtë subjekt; distancimin nga lideri partiak, me kërkesën për largimin e tij nga kreu i partisë dhe tërheqjen imediate nga koalicioni vrastar me PDK-në, në të kundërtën, thyeqafja politike dhe përmbytja përfundimtare në greminë e LDK-së do të jenë të pandalshme, pas "varrosjes" politike që i bëri Isa Mustafa LDK-së në kuvendin fatkeq të saj me 31 Majit 2015-të.

Andaj, LDK-ist, zgjohu e thuaj JO hipokrizisë mbrenda subjektit tuaj politik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx