E diele, 28.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku : Byroja Kombetare e Hetimit?

E shtune, 06.02.2016, 04:30 PM


Anarshi pa fund, apo Byroja Kombetare e Hetimit ???

Nga Zenel Çeliku

Shëmbja e regjimti komunist në Shqipëri, I nxiri shqiptarët shumë të varfër përpara një ekonomie tregu. Por cfar ndohi më pas, magazinat, depot dhe rezevat e shtetit, u grabitën nga flokë pa larët që erdhën nga anë e mbanë vëndit, të cilët shumë shpejt u bënë të pasur. Shumë shpejt filluan të pasuroheshin edhe politikanët e cdo ngjyre, të cilët u futën në politikë, me motivin të grabisim e të vjedhjim sa të mundemi, se kjo ditë nuk vjen më. Ky avaz ka zgjatur në mnyrë shumë active për politikanët shqiptarë të cdo ngjyre deri në ditët e sotme. Në këto 24 vite demokraci në Shqipëri, sot shikojmë që pjesa dërmuese e politikanëve, janë pasuruar dhe pse jo, janë bërë shumë rë pasur aq sa po çudisin edhe botën. Tashmë pas kaq e kaq të këqia që I kanë sjell shqiptarëve, politikanët tanë ndodhen përpara një situate shumë të vështirë nga faktori ndërkombëtar, dhe kryesisht nga SHBA-të.  Ndërkombëtarët e dijnë shumë mirë se sa poshte ka rënë figura dhe imazhi I  politikanëve në Shqipëri, ata e dijnë shumë mirë se sa I urrejnë shqiptarët  këta politikanë të fëlliqur  (sigurisht jo të gjithë), e per rrjedhojë, tashmë ndërkombëtarët dhe kryesisht dhe fatmirësiht SHBA-të, janë shumë të vendosur për të ndihmuar shqiptarët, për  të ngritur Byroja Kombetare e Hetimit (BKH) me qëllimin për të ndalur vjedhjet e pa shëmbullta. Peër të gjitha ata që nuk e kanë  mirë të qartë, BKH do të jetë ai institucion-organ hetimi shumë I rëndësishëm që do të hetojë deri në një gangsterzimat e atyre politikanëve (sigurisht jo të gjithë) që janë përlyer në krimë, në afera korruptive dhe në vjedhjet të papërshkruara në vëndet e tjera të Europës.  Duke u nisur nga frika e hetimit të tyre, Parlamenti ynë disa muaj më parë nuk e miratoi themelimin e BKH, sepse gjoja na qënka antikushtetuese një organizëm hetimi I tillë, sepse BKH do te supropoje Gjykaten e Larte dhe Prokuroinë, dhe për pasojë do të kemi përplasje kompetencash kushtetuese. Fakti është se hajdutërinë në majat e politikës shqiptare, e ka pllakosur frika dhe tmerri I ndëshkimit të merituar. Por c’far po ndodh tani që SHBA-të po këmbëngulin fort për  themelimin e kësaj structure hetimi që do të jetë vetëm për personazhet e niveleve të larta. Politikanët  e ngjyrosur nga të kuq, ne larmi ngjyrash, po e tiketojnë sërisht si antikushtetuese themelimin e BKH. Dje Kryeministri Rama, theksoi se Ligjit për themelimim Byros Kombetare te Hetimit, do të votohet njëherazi me Ligjin për Reformen në Drejtësi. Po te bisedosh ne opinion, dëgjon se shoqëria shqiptare është plotësisht dakord me nismën shumë të çmuar të amerikaëve, pa tjetër duhet ndërtuar një institucion shumë I rreptë për të ndalur hajdutërinë dhe gangsterzmin e politikanëve shqiptarë. Askush nuk e kupton se, me sa kurojo një pjesë e politikanëve e kundërshtojnë themelimin e BKH!!! Përse e gjithë kjo kundërshti në mënyre të organizuar dhe duke e veshur këtë kundërshtim, me petkin e politikës gjoja kushtetuese !!! A nuk është krim se Shqipëria ka ngelur vëndi më I varfër në Europë, pikërisht si pasojë e politikës hajdute ?!!! Duan apo nuk duan ata politikanë që janë përlyer me afera kriminale, Byroja Kombetare e Hetimit do të themelohet dhe shumë shpejt do të shikojmë hetime bombastike. Paraprakisht duhet që shqiptarët të falenderojnë amerikanët, për kontributin e çmuar që po japin, që ky organ hetimi të themelohet sa më shpejt. Ata që nuk e duan themelimin e BKH, janë ata që do të përballen me hetimet për vepra të rënda penale të dënueshme . E gjithë shoqëria, dhe ajo pjesë e shëndoshë e politikës, presin me padurim që një ditë jo larg, të shikojnë se Byroja Kombetare e Hetimit, do të marrë në dorë hetimet e rrepte, pa ndikimin e politikës, e në mënyrë tërësisht të pavarur, të shumë figura të pa ngopur me vjedhjet e tyre spektakolare. Nuk është thënë se Shqipëria do të vuaj edhe më shumë, sepse e paskemi një levë të fuqishme vllazërore, qe quhet Amerikë,  e cila do ta mundësojë me këmbëngulje dhe mundim nje Byro hetimi të tipit FBI, tek e cila do të besojmë se drejtësia po vjen dhe shpresa nuk vdes. Shqiptarët e vuajtur nga regjimi gjysëm shekullr komunist, dhe nga grabitja gjysëm shekullore e politikanëve dhe flok palerëve, le të shpresojnë dhe të besojnë se shumë shpejt ata do të humbasin të gjitha ato që kanë grabitur pa asnjë limit nga pasuria e shqiptarëve.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora