MIHAL TRIVOLI - ARTIOTI
(Shën Maksimi)
Faleminderit
Kolec Traboini: Shënjtori shqiptar i Rusisë
E shtune, 09.08.2008, 06:44 PM
SHËNJTORI SHQIPTAR I RUSISË
Shqiptari i lindur në Artë të Çamërisë, Mihal Trivoli – Artioti, i mbiquajtur Maksim Greku për shkak se përkthente literaturën fetare të lashtësisë dhe dorëshkrimet e vjetra bizantine në rusisht, ishte dijetari dhe humanisti më i madh i kohës së vet në Rusi, i pari që bëri të njohur në atë vend zbulimin e kontinentit të ri, Amerikës, në vitin 1540, ndër përkthyesit më të mëdhej të gjitha kohrave. Në kohën e Ivanit të Tmerrshëm hapi të parën shtypshkronjë të rregullt. I akuzur si heretik nga kundërshtarët konservator në oborrin e carit, vdiq në izolim të plotë në një qeli të errët në manastirit Trini Sergiev në moshën 80 vjeçare, me një pikëllim të thellë se ja refuzuan dëshirën e fundit që të kthehej, të mbyllte sytë e ta varrosnin në Atdheun e vet, Arbëri. 432 vjet pasi lëshoi frymën e fundit, shqiptari madh Mihal Trivoli-Artioti u shpall në mënyrë triumfuese nga Sinodi Shenjtë në vitin 1988, Shënjtor i Kishës Orthodokse Ruse.
Shkruar nga KOLEC TRABOINI
Kur u përkujtua përvjetori i vdekjes së Papës Klementi XI, i mbiquajtur Albani, prej shqiptarëve të Italisë, shumë emigrantë në Itali e ndjenë veten krenarë për shqiptarinë dhe ndihmesën papës shqiptar për çlirimin e atdheun të parëve të vet, aso kohe i robëruar. Një lexues shkruante mbresat e tij në gazetën “Shekulli” me këto fjalë “E dinim se kishim dhënë një kontribut më së shumti në lindje me vezirë e arkitektë të mëdhenj në perandorinë osmane, por ky përkujtim na bën të ndjehemi vërtet krenarë edhe për kontributin shqiptar në kulturën europiane.
Duke qenë larg atdheut dhe të rrëmbyer nga intensiteti i jetës e rutina e përditshme, emigrantët tanë mbase nuk janë të informuar plotësisht për kontributin shqiptar në Rilindjen Europiane, i njohur në mjaft dokumenta historike e për të cilin, çdo shqiptar mund të jetë plotësisht krenar në çdo vend të botës së qytetruar, siç jemi krenar për Nënë Terezën tonë shqiptare. Studiuesi i njohur Mikel Prenushi, që në vitin 1981, ka botuar një libër me shumë vlerë, ku ndonëse nuk e gjen emrin e Papa Klementit XI (për shkak të diktatit antifetar të sistemit monist të kohës), gjen në faqet e tij mjaft figura humanistësh dhe artistësh
et e shumta të tij ashtu edhe në studimet dhe botimet e autorëve të ndryshëm mbi të. Veprimtaria e parë humaniste që bëri në Moskë qe hapja e një shkolle nën shembullin e shkollave ku kishte studiuar në Itali. Ai dëshironte të sillte në këtë vend të prapambetur frymën e ideve të Rilindjes Europiane, duke u bërë botërisht humanisti i parë në Rusi. Në kohën e Ivanit të Tmerrshëm hapi të parën shtypshkronjë të rregullt dhe me shkrimet e tij publiçistike ai i dha popullaritet zbulimeve të reja gjeografike të epokës, duke afruar dukshëm Rusinë me zhvillimet europiane, çfarë nuk u pa me sy të mirë nga ato forca që përfaqësonin mentalitete të vjetra. Në atë kohë, në Rusi kishte dy grupime që ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin, grupimi aristokrat konservator dhe ai liberal. I bashkuar me këtë të fundit për shkak të karakterit humanist të ideve të tij, ai do të bëhej objekt sulmesh e ndjekjesh, madje publike. Duke qënë më i fuqishëm, grupimi konservator arriti edhe ta arrestojë në 1525 dhe ta mbyllë në kështjellën manastir të Volokolamskut. Në vitin 1531 do t’i bënin sërish një gjyq me akuzën si heretik dhe se kishte keqinterpretuar përkthimet biblike nga greqishtja në rusisht. Nga viti 1531 deri në vitin 1551 e izolojnë në manastirin Otrou në Tain. Por internimet nuk do t'i ndahen. Fundin e jetës do ta kalonte në manastirin Trini Sergiev dhe mjaft kohë i ndaluar të lexonte e shkruante. Kërkesën këmbëngulëse të Maksim Grekut që në pleqërinë e tij të thellë ta lejonin që të kthehej në atdheun e tij, në Shqipëri, Knjazi i Moskës ia refuzoi me pretekstin se duke qënë njeri i ditur e i zgjuar, që di aq shumë për Rusinë, ai do të përhapte të vërtetën në të gjithë botën. Është për të vënë në dukje se ai shkroi, veç të tjerash, edhe për vendlindjen e vet Shqipërinë dhe për kohën e bëmat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Kështu Mihal Trivoli-Artioti (Shën Maksimi), njeriu më i ditur dhe humanisti më i madh i Rusisë, që përçoi idetë e mëdha të Rilindjes Europiane në atë vend, në përpjekje të jashtëzakonshme për ta bërë atë pjesë të asaj kulture, u dënua ta kalojë jetën në internime të pafundme, por me një krenari Komentoni
Artikuj te tjere
Shaban Cakolli: Azem Shkreli u ngjit në majë të letrave shqipe dhe vetes i krijoi pavdeksinë
Sadik Bejko: Dushko Vetmo i Arbërisë, poeti dhe misionari
Gjon Frani Ivezaj: Trimi i pamposhtur, Gjeto Coku
Shefki Sejdiu: Nëna Tereze - Personaliteti më i pakontestueshëm i shekullit XX
Albert Zholi: Koloneli që shpërfilli vdekjen
Ardian Ndreca: Mustafa Merlika Kruja, figurë e ndritun e shkencës shqiptare
Ismail Qemali, Ja kontributet për dijen dhe shkollën shqipe
Gjergj Nikprelaj: Prijesi qe u kthye ne Legjende
Marie Tuçi, 20-vjeçarja që vdiq në spital nga dhuna e gardianëve
Abas Ermenji: At Gjergj Fishta, shqiptari poet
Letrat e panjohura të Shtjefën Gjeçovit
Raimonda Moisiu: Homazh per viktimen e diktatures, Tomorr Lamce
Liza Laska, vlonjatja që portretizoi nënën labe
Rexhep Ismajli: Mbi veprimtarinë e Fehmi Aganit
Traboini: Aristidh Kolia - Prometeu i arvanitasve të Greqisë
Akil Koci: Pak fjalë për Bilbilin e Kosovës - Nexhmije Pagarusha
Dod Pervuka, njeriu i kalvarit me 4 djem të pushkatuar
Shaban Shala i Flamurit Kombëtar
Si e shkatërroi komunizmi familjen "Boletini"
Luan Gashi, një jetë në shërbim të Kosovës










