Identiteti Kombëtar
Nga Fehmi Kelmendi
Identiteti
kombëtar është një dukuri e veçantë me
tipare të njejta : gjuha, prejardhja, tradita, zakonet, doket, vendi, kultura etj. që dallohen nga
dukuritë të tjera, p.sh. kombi shqiptar dallohet prej kombeve fqinjë në
çdo aspekt. Termi artificial kombi i ri kosovar i shpikur nga një grup
intelektualësh bastardë genetikisht, historikisht dhe etnikisht është një përrallë e trilluar. Ide e gabuar, teori fallse, imagjinatë e kalbur, qëllim antikombëtar,
propozim farsë, baraz me tradhtinë. Beogradi një kohë shqiptarët nën sundimin e
Jugosllavisë titiste i quanter „ Shiptari „ ndërsa ata të Shqipërisë „ Albanci
„. Si atëherë nga serbët pushtues, ashtu edhe sot nga shqiptarfët bastardë
kombi shqiptar ndahet në dysh. Kombi i shpikur kosovar vërtet paraqet në vete
një konglomerat etnishë duke i përzier
shqiptarët me pakicat : serbët, boshnjakët, turqit, romët, malazeztë etj. të
cilët sëbashku përbëjnë 7% të popullatës
së Kosovës. Po shqiptarët në Maqedoni, Mal të
zi, në Kosovën Lindore dhe në Camëri
vallë çfarë identiteti kombëtar
kanë? Duhet edhe për ta një lloj shpikje kombëtare. Gjatë gjithë periudhave
historike populli shqiptar ka qenë kompakt. Prej nga kjo ndarje artificiale të
një kombi në dysh apo më tepër. Simbolet e improvizuara shtetërore kosovare nuk
i përgjigjen realitetit kombëtar. Para tyre gjithmonë janë përdorë tek shqiptarët
simbolet e njejta kombëtare. Pra, me flamurin e njejtë kuq e zi që është derdhur gjaku shqiptar për liri dhe
pavarësi kombëtare. Shqipëria natyrale është ndarë me dhunë administrativish në disa pjesë, por kurrësesi edhe
kombëtarisht. Ideatorët e shpikjes së kombit të ri artificial të turpëruar do të pësojnë fiasko, sepse
kombi shqiptar nuk mund të konvertohet në një komb tjetër me termin gjeografik,
respektivisht krahinor kosovar. Definicioni i identitetit kombëtar nuk varet
nga dëshira e individëve shpirtshitur. Nocioni komb është kategori në vete.
Kombi kosovar është projekt politik, kurrësesi shkencor. Tentativa e ngjajshme
ka qenë dikur rreth krijimit të kombit artificial jugosllav. Niveli laraman i
vetëdijës, kultura heterogjene, raca, përkatësia jo e përbashkët etnike dhe
fetare dhe disa faktorë të tjerë ndikojnë negativisht që të mos dakordohen, po
të ketë probleme të natyrës së rëndë , etnitë e ndryshme për të jetuar në tolerancë,
harmoni e paqë të qëndrueshem. Teoria false e imponuar , inicuar nga Beogradi puqet me pretendimet
ekspansioniste serbomadhe. As kombi
maqedon nuk ekziston. Këte e krijoi PKJ në krye me Titon për ta izoluar Makedoninë nga pretendimet
e Bullgarisë. Sistemi socialist i
udhëhequr nga partia komuniste dështoi për shumë shkaqe, njëri ndër ta ishte
edhe mos zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare e sociale. Në shtetin e
ish Bashkimit Sovjetik dhe në shtetin e ish Jugosllavisë ku dominoi
majorizimi rus e serb mbi kombet të tjera
mashtrimi zbatohej përmes sloganit
vëllazërim – bashkimit dhe
barazisë kombëtare. Nëse i referohemi fakteve historike, sajuesit e kombit të
ri kosovar do të
pendohen duke mohuar „ doktrinën
shkencore „ të tyre, përndryshe duhet të ndëshkohen duke dhënë llogari para
popullit. Kur është fjala për veriun e Kosovës konstatojmë se kompromisi u
arrit duke bër koncesione pala shqiptare
në Bruxel dhe ua mundësoi serbëve
statusin autonom me kompetenca ekzekutive nën mbikëqyrjen e Beogradit.
Nënshkruesit e Marrëveshjes në fjalë lejuan
krijjimin e një shteti brenda shtetit. Autonomia nuk ka brirë.
Arsyetimet nuk zënë vend.Territori me asociacionet e komunave serbe po bëhet
etnikisht i pastër. Serbia dikur do ta njihte Kosovën, por të cunguar. Serbët e koncentruar
në veri të Kosovës, të ardhur nga viset e ndryshme, me ingerencat e fituara
falë dobësisë së delegacionit shqiptar dhe planifikimit të faktorit ndërkombëtar i realizuan qëllimet e tyre. I
morën kompetencat ekzekutive. Modeli Republika Srpska i Bosnjes po zbatohet në
Kosovë. Emërtimi formal nuk është aq i rëndësishëm kryesore simbolet shtetërore
të Serbisë, ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe kontrolli i Beogradit
dëmtojnë sovranitetin e Kosovës.
Marrëveshja e Bruxelit rezultoi me plus pakon e Ahtisarit. Skenari i tillë
trasoi terrenin si hap i parë drejt ndarjes së Kosovës. Me këtë akt të
tupshëm frenohet funksionimi i shtetit
të Kosovës. Të njejtit të cilët shpallën pavarësinë e Kosovës nga okupimi serb
,tani po e ndajnë Kosovën me serbët.
Dihet se në të gjitha marrëveshjet ekzistojnë kompromiset, sepse pa to nuk
arrihet dot pëlqimi, megjithatë
kompromisi mes serbëve dhe shqiptarëve në Bruxel u arrit me koncesione
më të mëdha nga pala shqiptare. Epilogu i marrëveshjes verboi prerogativat e
shtetit të pavarur të Kosovën. Lëshimet e palës shqiptare bien ndesh me
Kushtetutën e Kosovës , sepse dobëson imazhin kosovar. Poqe se nuk do të
ketë rrugëdalje tjetër për shqiptarët e
Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës Lindore, atëherë tek e fundit le të
fitojnë atë që u takon sipas parimit demokratik bashkohor. Nuk mjafton për ta
autonomia politike e territoriale, por bashkimi me Shqipërinë. Përpos të
drejtës natyrore , historike dhe etnike që u takon shqiptarëve bashkimi kombëtar
në një shtet të vetëm kombëtar, shteti shqiptar do të bëhet i aftë
ekonomikisht, territorialisht dhe ushtarakisht
për t`u mbrojtur e siguruar prej agresorëve tradicional sllavo-grekë.
Bashkimi i shqiptarëve në një shtet nuk ka alternativë. Serbia me politikën e
saj ekspansioniste tradicionale duke
vazhduar prore me të njejtin avaz nuk do të pajtohet dot me marrëveshjen e
Bruxselit të firmosur nga idhtarët e Esat pashë Toptanit dhe të Ahmet Zogut, por do të përpiqej të grabiste akoma më shumë
për ta bër Kosovën të pa aftë. Aq më tepër do të përpiqej që të mos lejonte
krijimin e shtetit etnik shqiptar, të cilin serbomdhenjtë e quajnë « Shqipëri e
madhe «. Sikur të ishte bër marrëveshja e ngjajshme me modelin e statusit autonom
të Tirolit të Jugut, që gjindet në Verilindje të Italisë, popullata e të cilit flet gjermanisht ngase
ka qenë pjesë e Austro-Hungarisë deri në
vitin 1919 kur u aneksua nga Italia,
ndoshta do të ishte dëmi më i vogël. Me këtë Marrëveshje Kosova po mbetet sakat
pa të dy këmbët. Madje dhe pa perspektivë. Eshtë e rëndësisë të theksohet se
ideatorët e kombit të shpiku kosovar janë hyzmeqarët e Serbisë. Rreth
themelimit të Bashkimit të Komunave serbe interpretimet e analistëve,
politikanëve dhe gazetarëve janë të ndryshme. Propozimi i Marti Ahtisarit në Marrëveshjen e Vjenës të marsit
2007 lidhur me Asociacionin nuk është pranuar. Kjo ndodhi më 25 gusht
2015 në Bruxel. Po
ras ai nuk u tregua fer,korrekt dhe i drejtë ndaj pakicava njësoj, sepse serbët
i privilegjoi ndërsa pakicat të tjera i diskriminoi. Mënyra e veprimit kësisoj
nuk ka të bëjë aspak me demokracinë. Megjithatë, Isa Mustafa, Hashim Thaci dhe
Edite Tahiri firmosëm Marrëveshjen plus Pakos së Ahtisari . Aleksandar Vuçiqi
deklaroi se as që kishte pritur komisioni serb një fitore të tillë. Serbët
gjithandej bënë ahengje. Beogradi duke ditur se nuk mund ta kthente Kosovën nën
sundimin e Serbisë ia arriti qëllimit që ta lënte sakat pa gjymtyra. Me
Asocionin e komunave serbe dëmtohet rëndë integriteti territorial dhe sovraniteti
i Kosovës. Serbëve të Kosovës u mundësua Referendumi në të ardhmen që të shprehin vullnetin për
ndarje. Nënshkruesit e Marrëveshjes së Bruxelit , fjala është për delegacionin
ahqiptar, u identifikuan politikisht dhe kombëtarisht. Prej tashit e tutje
dihet haptas se kush janë . Zaten
qeveria aktuale e Kosovës është fajtore për varg turbulencash, sepse anashkalon
Kuvendin, institucionin më të lartë legjislativ, opozitën dhe popullin. Veprimi
i saj është antikushtetues. Me kritika, fyerje, ofendime dhe sharje nuk arrihet
asgjë, po duhet të ngrihet mbarë populli në këmbë kundër atyre që shesin
ineresat e atdheut. Pushteti lokal i komunave
me shumicën e banorëve serbë në të
ardhmen do të paralizonte funksionimin normal të pushtetit qëndror të Kosovës. Mos vallë nënshkruesit e
Marrëveshjes së Bruxelit që po rrahin gjoks se kinse kanë dalur fitues kërkojnë
edhe të shpallen heronj madje dhe profetë. Pas shpalljes së pavarësisë më 17
shkurt 2008 dhe hartimit të Kushtetutës nuk është dashur,
as që ka pasur nevojë, të bisedohet
rreth Kosovës pa e njohur Serbia
shtetin e pavarur të saj. Negociatat e
drejta, parimore dhe demokratike
zhvillohen normal midis dy shteteve të barabrta e jo si ky rast ku Serbia
paraqitet si shtet, ndërsa Kosova si krahinë. Kam thonë dhe e përsëris se
Kosova nuk mund të jetë vend multietnik me mbi 90% shqiptarë, kurse pakicat të tjerë me 7%.
Por edhe sikur të pranohet kjo teori e
gabuar atëherë përse veç serbët të dallohen prej etnive të tjera. Privilegjët vetëm për serbët po vlekanë.
Delegacioni serb shkoi në Bruxel pa e
ndryshuar nenin e Kushtetutës të Serbisë
ku thuhet se Kosova është Serbi, pra është ditur se me çfarë qëllimi do
të negocohej. Nga bisedimet e Bruxelit vallë kush doli fitimtar e kush humbës.
Dështakët po e mashtrojnë dhe po e gënjejnë popullin e shkretë. Sipas
kryeminstrit serb Aleksandar Vuçiq me Asociacionin e komunave me shumicë serbe,
të mos gajlohen serbët ,sepse kemi arrit më tepër se që kemi pritur, serbët do
të kenë kompetenca ekzekutive dhe do të finansohen nga Beogradi pa tatime e pa
taksa doganore, shtoi ai. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiqi Asociacionin e
Komunave me shumicë serbe e quan pushtet politik të serbëve të Kosovës . Me
fitoren e statusit special politik e
territorial autonom rrezikohet pavarësia e Kosovës. Hashim Thaçi hodhi poshtë
interesin e popullit për të shpëtuar vetë nga Gjykata Speciale dhe për të
siguruar postin e presindencës . Ashtu ai mendon, le të mbetet me shpresë.
Asociacioni kësilloj bie
ndesh me Kushtetutën
e Kosovës. Kjo gjendje patjetër duhet të dryshohet. Sa i
përket Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së , në të
cilën thrret kot Serbia, Kosova duhej të
mbetej nën Protektorin e OKB-së, por
juridikisht konsiderohej
pjesë e Jugosllavisë, jo e
Serbisë, meqë Jugosllavia më nuk ekziston skadon edhe afati
i Kosovës si pjesë
e saj. Tani e tutje në radhë për pavarësi nga sundimi kolonial serbomadh
janë: Vojvodina, Sanxhaku i Jeni Pazarit dhe Lugina e Preshevës.
Vërtet Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën amë. Referendumi i mbajtur më 1 dhe 2
mars 1992 ku popullata me
97% votoi duke shprehur vullnetin
e saj për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me
Kosovën nuk u përfill as nga qeveritë e
Kosovë e të Shqipërisë, as nga faktori ndërkombëtar. Unë kam pasë shkruar se
poqese nuk do të zdhidhet çështja e popullatës autoktone të Luginës së
Preshevës, shqiptarët e asaj treve do ta pësonin fatin e njejtë të shqiptarëve
të sanxhakut të Nishit të viteve 1876-1878.
Gjatë bisedimeve në Bruksel midis
Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi nuk
ceku fare problemin e kësas treve shqiptare. Tani për shkak të neglizhencës, as
reciprociteti sa u përket të drejtave legjitime të barabarta midis serbëve të
Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës Lindore nuk vjen në shprehje. Serbia duke u kërcënuar po i tregon
muskujt. Asociacioni i komunave serbe në veri të Kosovës, përpos strukturave
shtetërore të Kosovës, cenon edhe raportet ndëretnike. Prishet barazia midis
qytetarëve sepse me ndasinë etnike serbët e privilegjuar krahas pakicave të
tjera të diskriminuara rrënojnë shtetin e Kosovës. Asociacioni bie ndesh me modelin e sistemit demokratik
dhe me vlerat parimore bashkohore. Se me Kushtetutën e Kosovës po se po. Kompetencat e nivelit ekzekutiv të pakicës
serbe me Asociacionin e fituar krijojnë
shtetin në shtet. Aq më tepër me finansimin e serbëve të Kosovës nga
Beogradi i jepej mundësia Serbisë të mohonte sovranitetin e shtetit të pavarur
mezi të krijuar të Kosovës. Sa më afër që
është e mundur, zgjidhja e këtyre problemeve, aq më mirë do të bëhet për
Ballkanin dhe Evropën.