Shtesë » Lajme
LB:Paqes së rrejshme mund t’i vijë fundi
E shtune, 09.05.2015, 04:26 PM
Sot, në Kumanovë, që nga orët e hershme të mëngjesit, po zhvillohen luftime në mes të shqiptarëve dhe forcave policore maqedonase. Ky zhvillim i ngjarjeve ka tronditur mbarë shqiptarët, të cilët janë gatshëm të radhiten në mbrojtje të qytetarëve të pafajshëm, të cilët jetojnë në trojet e veta në Republikën e Maqedonisë.
Zhvillimi i tillë e ngjarjeve ka kohë që është pritur! Moszgjidhja e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe moszgjidhja e kësaj çështjeje në Maqedoni në njërën anë si dhe shovinizmi i egër maqedonas bashkë me politikën e papërgjegjshme të partive politike shqiptare në anën tjetër domosdo që do të çonin në tensionime të tilla e madje me rreziqe edhe për konfrontime lufte me përmasa të paparashikueshme.
Lëvizja për Bashkim dënon ashpër dhunën mesjetare të pushtetit maqedonas!
Lëvizja për Bashkim mbështet pa asnjë rezerve përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë në rrugën e tyre për liri e barazi!
Lëvizja për Bashkim thërret faktorin politik shqiptar në Tiranë e Prishtinë që të bëjë krejt çka është e mundur në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni!
Lëvizja për Bashkim kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar për ndaljen e dhunës maqedonase dhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare!
Përndryshe, paqes së rrejshme, paqes në kurriz të shqiptarëve mund t’i vijë fundi!
Prishtinë, 9.5.2015
Lëvizja për Bashkim