Shtesë » Lajme
Armenia shënon njëqindvjetorin e vrasjeve nga turqit
E premte, 24.04.2015, 07:36 PM
Ceremonitë janë duke u mbajtur në Armeni dhe në gjithë botën për të shënuar njëqindvjetorin e fillimit të vrasjeve masive të armenëve nga turqit otomanë.
Presidentët
e Francës dhe Rusisë iu bashkuan udhëheqësve të tjerë për ceremoninë
përkujtimore në kryeqytetin armen,
Turqia kundërshton me forcë përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar vrasjet, kurse kjo çështje i ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet kombeve, transmeton zeri.info
Turqia pranon se krimet kishin ndodhur por argumenton se nuk kishte asnjë përpjekje sistematike për të shkatërruar popullin armenë të krishterë. Turqia thotë se shumë të pafajshëm muslimanë turq vdiqën gjithashtu në trazirave të luftës.
Një shërbim përkujtimor u mbajt në Turqi të premten dhe kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, tha se vendi do të “ndajë dhimbjen” e armenëve. Por ai përsëriti qëndrimin e Turqisë se vrasjet nuk ishin gjenocid.