E enjte, 28.03.2024, 12:23 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Francë, rrëzohet avioni me 148 persona

E marte, 24.03.2015, 06:54 PM


Francë, rrëzohet avioni me 148 persona në bord. S’ka të mbijetuar. Gjendet kutia e zezë, por jo shkaqet e aksidentit

Nga Anjola Hamzaj - oranews.tv

Një avion gjerman tip Airbus 320 me 148 persona në bord, 142 pasagjerë, dhe 6 personel, është rrëzuar në alpet franceze. (Ne foto: Tipi i avionit që eshtë rrëzuar) Avioni,  i degës low cost të Lufthansas, Germanwings,  ishte nisur nga Barcelona rreth orës 10:00 dhe po drejtohej në Duseldorf. Avioni humbi kontaktet në orën 11:00.

Francë-Ka ndodhur pikërisht këtu( në foto vendi ku është përplasur avioni) tragjedia që u mori jetën 150 pasagjerëve të avionit  Airbus 320 i Germanëings, i nisur nga Barcelona për në Dyseldorf.

144 ishin pasagjerë, mes tyre dy foshnje, dhe katër pjestarë të ekuipazhit. Besohet se mes viktimave janë edhe 16 nxënës gjermanë.

“Rrethanat e aksidentit, na shtyjne te besojme se nuk ka asnje te mbijetuar. Rrezimi i avionit eshte nje tragjedi ne token tone”, tha  Presidenti Hollande.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Casanueve, deklaroi se kutia e zezë e avionit është gjetur, por shkaqet e këtij aksidenti të rëndë nuk dihen.

Imazhet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes franceze tregojnë vendin e aksidentit, një zonë e Alpeve franceze e njohur për  turizmin malor, por terren tejet i vështirë për ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Gjithsesi, helikopterë dhe mjete emergjente u mblodhën në një zonë të largët me dëborë të Alpeve për të nisur operacionin e rikuperimit të trupave, por moti ishte i pavavorshëm. Ekipet e shpëtimit i druhen stuhive të borës që mund të pengojnë punën e tyre.

E gjithë Gjermania u trondit, ndërkohë që dhimbja më e madhe është e të afërmve të viktimave, të cilët janë mbledhur në aeroportin e Dyseldorfit dhe të Barcelonës.

Liderë botërorë kanë shprehur dhimbjen për ngjarjen dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Holond dhe kryeministri spanjoll Mariano Rahoi do të udhëtojnë nesër drejt vendit të ngjarjes.

“Është momenti kur të gjithë ndjejnë një trishtim të thellë”, tha Merkel për gazetarët, teksa Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave.

Avioni Airbus është ngritur që në orën 10:00 të mëngjesit nga kryeqendra katalanase dhe që prej fillimit nuk ka ndjekur një korridor jo të zakonshëm për linjën Barcelonë – Dyseldorf.

Rreth një orë pas nisjes, avioni ka humbur në pak minuta kuotën nga mbi 11 mijë metra në 2 mijë, e më pas ka humbur kontaktet. Megjithatë, sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve, nuk ka asnjë informacion që të sugjerojë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Pjesa më e madhe e viktimave janë gjermanë, ndërsa mes tyre ka edhe 45 spanjollë dhe disa turq.  Avioni i rrëzuar, model Airbus 320, prodhuar 24 vjet më parë, që prej vitit 1991 ka qenë në pronësi të Lufthansas.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora