E diele, 28.04.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Përkujtohet At Shtjefën Gjeçovi

E merkure, 04.03.2015, 08:29 PM


Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

U PËRKUJTUA ATË SHTJEFËN GJEÇOVI

Një eveniment i tillë kulturor u bë në prag të shënimit të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit. - Shënimin e këtij përvjetori e mundësoi firma “Ardeno” e Tonin Alisë.

Ditë më parë në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë u organizua simpoziumi shkencor kushtuar personalitetit shumë dimensional të fushave shoqërore - kolosit të kulturës shqiptare, Atë Shtjefën Gjeçovit, përkatësisht u shënua 141-vjetori i lindjes së këtij apostuli të kulturës kombëtare shqiptare.

Simpoziunim shkencor e hapi akademik Kolec Topalli, kurse për figurën e apostullit të kulturës kombëtare shqiptare - Atë Shtjefën Gjeçovit, folën shumë njohës së kësaj figure nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e SHBA-të, si Musa Kraja (Atë Sh. Gjeçovi personalitet i shquar dhe edukator i madh i popullit), Mark Frroku (Veprimtaria e Gjeçovit në Gomsiqe), Laureta Bica (Françeskani filozof - Atë Shtjefën Gjeçovi - legjenda e shqiptarizmës), Frrok Kristaj (Veprat e panjohura deri më tash të Atë Shtjefën Gjeçovit), Anton Çefa (Gjeçovi dëshmues i fazës Arketipale të psikologjisë etnike të popullit tonë), Rrustem Gjata (Idetë juridike në Kanunin e Lekë Dukagjinit), Kolec Çefa (Gjeçovi në pistonin e ruajtur në AQSH), Sonila Titili (Veprat e Gjeçovit në gjuhët e huaja), Vebi Begjeti (Ylli i Dritës për vrasjen e Gjeçovit), Hamiz Xhaferi (Atë Sh. Gjeçovi - studiues dhe krijues njerëzor), Asqeri Llanaj (Kontributi i Gjeçovit dhënë në Vlorë e rrethinë) dhe Fatime Ahmeti (Manifestimet letrare, kulturore e shkencore kushtuar Gjeçovit në Kosovë).

Do përmendur se mbajtjen e këtij simpoziumi të madh shkencor e ndihmoi firma e përpunimit të drurit “Ardeno” e Tonin Alisë.

 

Çast nga punimet e simpoziumit shkencor kushtuar Atë Shtjefën Gjeçovit të mbajtur ditë më parë në Tiranë (foto: Llesh Biba)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora