Shtesë » Lajme
Elida Buçpapaj: Flet deputetja Donika Kadaj-Bujupi
E diele, 01.02.2015, 12:33 PM
DEPUTETJA E AAK DONIKA
KADAJ-BUJUPI: ISHTE POLICIA QË PROVOKOI
Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ
DONIKA KADAJ-BUJUPI: Kosova ka vuajtur mjaft dhe në memorien kolektive të qytetarëve tanë vazhdon të jetojë dhuna si mjet i përdorur kundër tyre masivisht dhe për dekada. Qeveria duhet të reflektojë
Pyetje: Zonja Donika, pushteti dhe opozita në Kosovë vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për dhunën e shkaktuar në protestat e së martës në Prishtinë, ju ishit dëshmitare, si është puna?
Donika Kada-Bujupi: Së pari dua të theksoj që jemi kundër çdo lloj dhune të ushtruar në protestë. Na vjen keq për çdo lëndim që ka ndodhë dhe dëshirojmë rehabilitim sa më të shpejt të të gjithë qytetarëve.
Kosova ka vuajtur mjaft dhe në memorien kolektive të qytetarëve tanë vazhdon të jetojë dhuna si mjet i përdorur kundër tyre masivisht dhe për dekada. Ngjarja ishte prapakthim edhe emocional në të kaluarën e hidhur. Qeveria duhet të reflektojë.
Pyetje:
Donika
Kadaj-Bujupi:
Policia nuk guxon të përdoret nga politika si instrument i dhunës. Problemet e grumbulluara me vite kërkojnë vigjilencë dhe veprim politik - kjo është zgjidhja e vetme, por jo dhunë, jo masa policiore. Paramendoni situatën kur policët ndoshta kanë patur në protestë fëmijët e tyre dhe anëtarët e familjes, ndaj të cilëve kanë qenë të detyruar të përdorin dhunë ! Kjo është e dhimbshme në Kosoven e lirë dhe të pavarur.
Pyetje: Zonja Donika ju ishit dëshmitare në protestë, ju e morët edhe fjalën aty.
Donika
Kadaj-Bujupi:
Turma filloi të levizë në përpjekje për të frymuar lirshëm, sepse ishte ndjenjë e rëndë. Për një moment policia u vërsul mbi kamionin me zërin, e konfiskoi, i ndali mikrofonat dhe zërin. U krijua përshtypja sikur po hakmerrëshin, sepse kishte shumë mllef dhe agresivitet. Në fakt pushteti i trembur nga zëri i mijëra qytetarëve hakmerrej duke i shpallur luftë popullit i cili kërkonte të drejtën e tij legjitime që të protestojë.
Pyetje: Por qeveria fajësoi menjëherë organizatorët e protestës.
Donika Kadaj-Bujupi: Ngjarjet që pasuan na tmerruan. Na habiti instrumentalizimi që bëri qeveria, kur dolën në një konferencë për shtyp të “dy kryeministra paralelisht”, Kryeministri Mustafa dhe “Kryeministri” Thaqi, i cili, edhe pse në fakt është ministër i Jashtem ai po sillet si kryeministër paralel. Në rrethana normale është Ministri i Punëve të Brendshme ai i cili do të duhej të prononcohej për protesten, dhunën, policinë etj, por në rastin e qeverisë sonë ishte ministri për Punë të Jashtme, thua se Kosova për Qeverinë është çështje e jashtme….
Zonja Donika, zoti Mustafa dhe Thaqi thanë se opozita nuk e ka respektuar dialogun në Kuvend.
Donika
Kadaj-Bujupi:
Ndërsa ajo që tha Kryeministri Mustafa dhe Thaqi në Konferecën për shtyp, do te thotë, që apeli i dy kryeministrave për dialog në kuvend ishte hipokrizi e Qeverisë, përderisa ajo ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat për të mos e lejuar seancën e jashtëzakonshme 24 orë para proteste.
Pyetje: Zonja Donika, Kosova po përballet edhe me një eksod të paparë.
Donika
Kadaj-Bujupi:
Pyetje: Opozita ka shprehur qendrimin se është rritur ndikimi i Serbisë në Kosovë.
Donika
Kadaj-Bujupi:
Së pari fyerja ndaj nënave shqiptare, pastaj fyerjet e radhës, injorimi nga Qeveria, tërheqja e Ligjit për Trepçën, pas kërcënimeve nga Beogradi, sjellja e Krajlit në Graçanicë dhe deklaratat e Isa Mustafës, kthimi i barikadës në Shterpcë ku shqiptarëve ju kërkohet të paguajnë taksën për kalim etj.etj.
Pyetje: Zonja Donika si do të veprojë opozita në ditët e ardhme?
Donika Kadaj-Bujupi: Të marten Kryeministri do të jetë në interpelancë sipas kërkesës sonë të dorëzuar më 19 janar. Rekomandimi është shkarkimi i Jabllamoviqit. Të mërkurën jemi në protestë gjithëpopullore në të cilën deri tani vetem në rrjetin social fb kanë konfirmu pjesëmarrjen 13 mije qytetarë. Pra presim që për të drejtën e vet legjitime në mbrojtje të Trepces dhe në mbrojtje të nderit dhe integritetit do të jemi bashke në një protestë gjithëpopullore. Me shpresë që ky Zë i popullit do të trokasë në ndergjegjen e Qeverise e cila duhet të veprojë.