Shtesë » Lajme
Kastrati: Një “Marsh i bardhë”, edhe në Prishtinë?
E hene, 19.01.2015, 08:14 PM
Një “Marsh i bardhë”, edhe në Prishtinë?
Ai që ik nga vetëvetja, nuk meriton të shpëtohet. (proverb hebraik)
Nga Zejdush Kastrati
Kosovës tonë, më shumë se askujt tjetër në rajon, i nevoitet një marsh protestues, i cili, kuptohet, nuk mundet, kurrësesi, të ketë masovitetin dhe organizimin, sic e bëri Qeveria dhe shteti I Francës, më 11 janar, në shenje slidariteti, për 17 viktimat”Charlie Hobdo”, por një marsh, më modest, dhe gjithëpopullorë, pa ngjyrime e anime politike, është momenti i fundit, domosdo, të organizohet, por, gjithësesi, paraparakisht, të përgatitet mire, e pastaj, edhe, të menagjohet, me sukses.
Kërkesa e pare, dhe ndoshta, kryesore, duhet të jetë, patjetër, mbështetja pakompromis e shtetit të Kosovës, sepse dihet, se ne, shtet tjetër nuk kemi, por, jo kështu, sic është duke funksionuar, me shumë qalime e devijime, apo, siq po trumbetojnë disa nga ata që po e vjelin e qeverisin, por, patjetër, një shtet, me funksionim të plotë të ligjeve dhe dispozitave të një shteti modern e demokratikë, me të cilat, edhe identifikohet, një shtet funksional, e që më së tepërmi, tash për tash, kemi nevojë dhe dëshirë, edhe ne kosovarët, ta kemi.
Për të zbërthyer më konkretisht, ne kosovarët, kemi nevojë si organizmi i njeriut, që ka nevojë për “bukë , krypë e ujë”, që urgjentisht, përmes një proteste dinjitoze, të kërkojmë, që Intitucionet tona relevante, përkatësisht Parlamenti Kosovës, urgjentisht, të filloj, proceduren për ndryshimet në Kushtetutën aktuale, e cila në masë të madhe cenon subjektivitetin dhe integritetin e vendit, e që sic dihet, është pjellë e Pakos së Ahtisarit, e që na lejon edhe elementi kohor, që ka kaluar, nga koha, edhe kur, është aprovuar, kjo pako.
“Marshi i bardhë”, i nevoitet domosdo edhe Prishtinës, sepse, përmes këtij defilimi, do të kërkonim, që ekzodi i kosovarëve, si dukuri shumë shqetsuese, sidomos, kohëve të fundit, do të mund të minimizohej , sikur, pikërisht, faktori ndërkombëtar, të ishte korekt dhe respektativ, karshi neve, dhe, edhe ne kosovarëve, të na mundësonte liberalizmin e vizave, e qe realisht, krahasuar me disa shtete tjera në rajon, pa mëdyshje, kosovarët janë më të përgatitur në cdo aspekt, dhe e meritojnë, një të drejt për qarkullim , pa këto kufizime banale, që na kanë karantinizu , e që, kurrësesi, nuk e meritojmë.
Kërkesë tjetër, imediate, e këtij marshi, duhet të jetë, që të kërkohet që konkretisht e me argumente, të luftohet korupcioni dhe krimi i organizuar, si e keqja më e madhe që po i kanoset vendit tone , dhe ate, jo me deklarata, por me veprime konkrete, meqe për këtë flasin fakte e dëshmi, duke bërë evidentimin dhe hulumtimin e pasurisë marramandëse të disa krerëve të Institucioneve tona , të cilët vetëm falë hajnisë dhe pasurisë që kanë krijuar, por edhe vijës koruptive me klane e grupacione të caktuara, po kanë fuqi për të qenë të paprekshëm edhe para atyre që duhet ti hetojnë, por edhe para prokurorëve e gjykatësve të pafuqishëm e të koruptuar!
Pra, patjetër, përmes këtij marshi, duhet treguar qart e haptas, se ne jemi dhe mbetemi, të pakompromis, që të mbështesim, Policinë e Kosovës, Intelegjencën, Prokurorinë e Gjyqësorin, …por jo kështu sic janë duke vepruar, dhe duke u udhëheqë, edhe nga persona që vet, janë të dyshuar për tu hetuar, andaj kërkesa për të pastruar radhët nga këta njerëz duhet konkretizuar dhe fuqizuar, duke mos kursyer askend.
Kosovës, si kurr më parë, i nevotet, një lidership i kalibrit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili shëndriti edhe në marshin e Parisit, dhe i cili, me mund e sakrifica, përkundër problemeve e sfidave me të cilat po ballafaqohet për cdo ditë, në Shqipëri, po mundohet të vendos rend e rregull të pa kompromis, dhe edhe rezultatet dhe pritjet, janë shumë krajuese dhe po refelektojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe tek partneret ndërkombëtar, andaj edhe ne kosovarët, duhet të kërkojmë, të kemi liderë me ideal të lartë, dhe me veprime konkrete, e jo vetëm, me deklarata dhe premtime boshe , të cilat posa po dalin nga goja e tyre, menjiherë, po i merr era!
Kosovës i duhet një marsh protestues, edhe, që domosdo, të kërkojmë, që një herë e përgjithmonë, të depolitizojmë Universitetin dhe arsimin në përgjithësi , të vendosim rend e rregull, dhe jo, që të lejojmë, që komandantë e komandanta, kinse në emër të luftës, të vendosin për fatin e të regjistruarve, të diplomuarve, e pastaj edhe të punësuarve në këtë Universitet , i cili, me cdo mjet dhe pa kursuer asgjë, duhet të ruhet, si sytë e ballit, sepse simbolizon me së shumti shtetësinë e një vendi.
Kosovës i duhet një marsh protestues, edhe për të kërkuar që vendi dhe shteti ynë të funksionoj dhe veproj vërtet si shtet, e të mos lejoj që edhe nga Veriu edhe nga Lindja, por edhe vendkalimet tjera , në kët vend të mos futet, kur të doj dhe kush të doj, dhe ate, të shumtën e rastve, edhe duke na poshtëruar e fyer edhe si shtet, edhe kombëtarisht, moralisht, e intelektualisht…?!
Na duhet një marsh protestues, gjithësesi, për të kërkuar, që bile, nëse deri më tash, nuk kemi mundur të ndalojmë se cka po thonë liderët sërb nga Sërbia kur po vizitojnë Kosovën , kët gjithësesi, tia ndalojmë atyre sërbëve që janë ulur në Institucionet e Kosovës , ku edhe marrin paga e benefite, që nuk i gjejnë në asnjë shtet të botës, që të mos na fyejnë e poshtërojnë me deklarata ofenduese, të cilave fatkeqësisht, liderët tanë, u përgjigjen, sikur të ishin liderë pa kurrfarë përgjegjësie, ideali e morali!
Na duhet një marsh protestues, për të kërkuar hetime dhe transparence e përgjegjësi për mjetet e trustit e të Privatizmit, mjete me të cilat, do të mund të ndihmohej punësimi dhe rivitalizimi ekonomik dhe zbutja e papunësisë, dhe kuptohet, jo, që udhëheqësit e këtyre Institucioneve, të merrin vetëm para mujore, sa paga shtatevjeqare e nje pensionisti!
Na duhet një “Marshi bardhë”, për të kërkuar sepse më së tepërmi na takon, që njeherë e përgjithmon shëndetësia kosovare të lirohet nga matrapazët, , uzurpatorët, kasapët dhe gjakëpirësit e shumtë, të cilët në emër të ofrimit shëndetsësor, po na ofrojnë plaqkë, tmerr e dhunë, aprofesionalizëm dhe vdekje të parakohshme!
Na duhet një marsh protestues për të thenë se është koha e fundit, që edhe mediet, qofshin ato elektronike apo të shkruara e portalet, të luajn rolin e vet dominant, në ndërtimin e shtetit të Kosovës, e që është, informimi dhe krijimi i opinionit, në mënyrë të drejt e korekte, meqë fenomeni i korupcionit, dezinformimit dhe deballansimit të ngjarjeve e temave , në këtë sferë, është në nivelin që nuk ka qenë, asnjëherë deri më tash !
Ne, kosovarët , në një marsh eventual protestues, në Prishtinë , do të kishim edhe shumë kërkesa tjera që do të ishin shumë reale dhe legjitime, por , është edhe një problem tjetër, që neve shqiptarëve, si kolektivitet, na mungon dhe gjithnjë na ka kushtuar më së shumti në momenetet kur është dashur të vendoset për fatin tone. Kush, apo cili person, grupacion apo individ, nga shoqëria civile apo ndonjë organizim tjetër në Kosovë, tash për tash, ka njjë bagazh dhe autoritet, që të udhëheq me sukses, një marsh të kalibrit të tillë, është një pikëpytje e madhe, të cilës, vështirë, është për ti dhënë përgjegjie konkrete.
Fatkeqësisht, në Kosovë, njerëz të tillë, ka kohë, që janë djegur, kaherë, dhe ate kryesisht, nga lakmia për pushtet, e që pastaj, ka rezultuar, me pasurinë, që vështirë, i dihet shifra!
Pra, pranvera “e nxehte” me siguri, pritet te ndodh në Kosovë, dhe ate me skenarë, nga lidere dhe hipokritë të politikës aktuale, të cilët për të ardhur në pushtet, janë në gjendje edhe një here me djeg kët vend, por “marshi I bardhë” që përqon dhe simbolizon pozitivitet të përgjithshëm, vështirë se mund të ndodh në Prishinën dhe Kosovën tonë, që e duam, vetëm deklarativisht.
Pra, këta jemi ne !