E hene, 15.04.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Dy foto që flasin shumë

E enjte, 29.01.2015, 08:22 PM


DY FOTO QË FLASIN SHUMË

NGA AGIM GASHI

Fotoja e parë ia humbi imazhin Kosovës dhe policisë së Kosoves në përgjithësi.

Kur Namaz-Protesta me flamuj të Hamasit dhe veshje jo karakteristike për shqiptarë dhe evropianë, kerkonin ndërtimin e një xhamie të madhe përballë Katedrales katolike, artikujt e shtypit amerikan thonin se pamjet e tilla, që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin e proklamuar gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia dhe shteti i Kosovës di të rrahë, plagos, maltreton, gjuan tonelata lotsjelljës në vrfnjakët që me 20 cent e kalojnë diten, në barkëzbrazurit, në nënat shqiptare me lotë të patharë, për ta mbrojtur një fashist serb që ofendon nënat shqiptare, edhe këtu shtypi i huaj pati vërejtje serioze ndaj policisë dhe Qeverisë.

Sot duke e përcjellë përfaqsuesin e policisë tek Jeta Xharra, u binda se kjo polici në veti mbanë kriminel, katila, analfabet, rrugaq e çka jo. U binda se kësaj policie i duhen reforma rrënjësore dhe mbi gjysma e policisë së tashme duhet të dergohet në shtëpi, ngase janë polic të pakualifikuar dhe që janë të afërm të qeveritarëve, të partiakëve e të atyre puthadorëve qeveritar. Kosova është në gjendje katastrofike dhe deri tani, më parë do të pranohet Bangladeshi në Evropë, se sa Kosova e arabizuar, turqizuar e kriminalizuar totalisht.

Këtë na e tregojnë më së miri edhe ikja dhe deklaratat e atyre që me vaj e lëshojnë atdheun.

Dikush po mendon se jamë duke i dhënë përkrahje VV duke mos analizuar ato qindra shkrime të miat që ua kamë bërë me dije se unë nuk e mbroj asnjë parti politike, jamë opozitë e çdo partie politike, dhe do ti kritikoj kur punojnë keq e do ti lavdëroj kur punojnë mirë.

Disa ju gjuen atyre qytetarëve që gjuajten gurë, pa mendu fare se çka do të bënit ju po të ishit në vendin e tyre? Nuk e përkrahu dhunën aspak, ama asnjë kashore, por të fajsohen ata të shkretit e rrahur,e të mbrohen ato akte të pa pranueshme të policisë, më duket se këtë e bëjnë vetëm barkmbushurit. Duhet ta dini se dhuna është e inskenuar nga policia dhe njerzit e SHIK-ut e të dy partive të koalicionit. Këtu ska punë LDK-ja e vërtetë, por LDK-ja e shëndrruar në PDK dhe njerzit që e shiten prapanicën shumë lirë.

Paratë që u futen nga agjenturat e huaja, u shpërndanë haptas tek pushtetarët, tek përfaqsuesit e BIK-ut dhe te SHIK-u. Andaj, e vetmja arsye pse nuk pengohen protestat e islamistëve, dhe pengohen protestat e nënave dhe barkëzbrazurit.

Vllëzër, të mendojmë me koken esull.Mbrojtja e së keqes po e keqson atdheun.

Policia e Kosovës duhet të jetë e popullit sepse populli e paguan, e jo të bëhet vegël e karaxhozëve e susllovëve.

Atdheun e kemi keq ju motra e vllëzër shqiptar kudo që jeni!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora