Shtesë » Lajme
Gani Gashi: Nderohet me Mirënjohje Miradije Gashi
E diele, 01.03.2015, 12:41 PM
JAM
NDER TË SHTATË VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga Gani Gashi
17 Shkurti siç dihet, është një datë e veçantë për ne. Them e veçantë, sepse më 17 Shkurt 2008, Kosova e shpalli mëvetësinë e saj. Pra, u bë e lirë dhe e mosvarur (pavarur).
Për nder të kësaj dite të lavdishme për popullin tonë, në Kosovë dhe jashtë saj, (aty ku jetojnë e punojnë shqiptarët), janë organizuar një varg manifestimesh.
Më 21 02.
20015 një manifestim i tillë u mbajt dhe në
Në fund të programit, i nda mirënjohje Miradije Gashit, e cila me punën e saj të palodhshme, ka kontribuar jo vetëm në ruajtjen kulturës tonë, por njëherësh dhe në edukimin e arsimimin e fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë në gjuhën tonë amtare.
Një mirënjohje e tillë për Miradije Gashin, arsimtare e devotshme, e cila me punën e aftësitë e saj si pedagoge, e mban gjallë gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare.
Arsimtarja Z. Miradije Gashi këtë rast, shprehet e befasuar dhe tej mase e nderuar, që këtë mirënjohje ia ndanë asaj. Nuk kam fjalë të shpreh kënaqësinë time, thotë Miradije Gashi këtë rast. Kjo për mua është jo veç nder, por njëherësh dhe obligim që edhe në të erdhmen të angazhohem akoma më shumë në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë, me theks të veçantë, në ruajtjen e gjuhës, vetëdijes dhe kulturës tonë kombëtare.
Veç tjerash, thotë ajo, jam e lumtur që kjo mirënjohje, më ndahet për nder të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kengetarja e skenes shqiptare Fatmira Breçani dhe arsimtarja M. Gashi