E premte, 19.04.2024, 09:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gëzim Hoxha: Shërbimet që ofron një shkollë

E premte, 24.04.2015, 07:44 PM


Shërbimet që ofron një shkollë

Nga Gëzim Hoxha

Shkolla “Andon Xoxa” ndodhet në qëndër të qytetit të Fierit përballë “Bar Rinisë”, e vetmja hapsirë e gjelbër që ka mbetur në të. Emrin e një prej dëshmorëve të luftës Nacional Çlirimtare ajo e mban që prej hapjes së saj. Të 868 nxënësit patën rastin të ktheheshin dhe të zhvillonin procesin mësimor në ambientet e saj të rikonstruktuara, pas një zhvendosje 3 – 4 mujore në shkollën e mesme të përgjithshme “Janaq Kilica”, apo siç njihet ndryshe gjimnazi i vjetër.

Shkolla, tashmë e rikonstruktuar, ngjan si e re dhe ofron një sërë shërbimesh. Rikonstruksioni u bë i mundur falë një investimi nga Bashkia e Fierit me vlerë prej 35 mln lekësh. Në të përfshiheshin fasada si dhe ambientet e brendshme. Shërbimet janë nga më të ndryshmet, ato ofrohen në masën më të madhe për nxënësit, por ka përpjekje edhe në mbështetje të familjeve në nevojë. Këtu mund të përmendnim 60 pakot e blera me kontributet e mbledhura nga vetë fëmijët të cilat u shpërndanë me rastin e festës së Vitit të Ri. Gjithashtu ia vlen të kujtohen edhe ndihmat ushqimore të shpërndara nga një pjesë e mësuesve të shkollës, në fshatrat e përmbytura në rrethin e Fierit (kryesisht në Darëzezë), gjatë rreshjeve të mëdha të shiut në fund të dimrit të këtij viti. Edhe këto ishin kontribute nga familjet e fëmijëve.

Një ndër shërbimet e ofrura për nxënësit e saj, nga kjo shkollë, janë dhe konsultimet për provimet e lirimit. Ato zhvillohen sipas një orari të dhënë, në ditë të caktuara të javës. Por synohet që të rritet kohëzgjatja e procesit mësimor, duke punësuar ose duke angazhuar në mënyrë vullnetare mësues me kohë të pjesshme që ata të luajnë rolin e tutorit për nxënësit, me qëllim që cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies të njoh vetëm ngritje. Biblioteka ka një inventar modest librash, prej 104 titjush, por gjatë një fushate për mbledhje librash të vjetër, ky numër është rritur akoma. Ajo është në dispozicion të nxënësve gjatë pushimit të gjatë dhe pas orës së gjashtë.

Shkollën e viziton një herë në vit dentisti i cili kryen dhe depistimin në lidhje më shëndetin oral. Nxënësit mund të përfitojnë dhe nga shërbimi i psikologut i cili vjen 2 herë në javë. Por asaj i mungon një mjek pediatër që të ndjekë zhvillimin fizik të fëmijëve në përgjithësi dhe atyre të fillores në veçanti. Për shërbimin infermierik dhe ndihmën e shpejt as që mund të flitet. Ndoshta kjo i ngelet si detyrim instancave përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që të kërkoj ndihmën e Ministrit të Shëndetësisë për të hartuar një udhër, ku përmes të cilit edhe ky shërbim të bëhet i mundur për shkollën 9 - vjeçare “Andon Xoxa”, por në të njëjtën kohë edhe për shkollat e tjera të qytetit të Fierit. Dhe kjo që po kërkojmë duke shkruajtuar rreshtat e mësipërm, përfshihet në projektstrategjinë e arsimit parauniversitar 2013-2020 (të hartuar nga MAS), në të cilën thuhet se shkolla si qendër komunitare mundëson që programet dhe shërbimet që ajo ofron t’i adresohen nevojave të zhvillimit fizik, mendor, emocional dhe social të nxënësve.

Mësojmë nga drejtori i shkollës Robert Toska, se së fundmi, një urdhër i Drejtorisë Rajonale Fier po mundëson hapjen e disa klubeve sportive, shkencore dhe artistike. Megjithatë puna për to sapo ka nisur dhe po hidhen hapat e parë në këtë drejtim. Por gjatë gjithë kësaj kohe që këto klube nuk kanë ekzistuar, boshllëku është plotsuar nga aktivitetet e larmishme artistike dhe sportive që janë zhvilluar. Mjaft të përmendim ekspozitën me punimet e nxënësve të saj me rastin e ditës ndërkombëtare të autizmit më 2 Prill. Por nuk është ky i vetmi aaktivitet i kësaj fushe. Ai ndiqet nga kampionati i futbollit që u zhvillua ndërmjet klasave, dhe jo vetëm kaq por kohët e fundit u bë dhe një konkurs për esen më të bukur, ku për fituesit e tij u shpërndanë dhe fleta lavdërimi.

Me rikonstruksionin e saj, shkollës “Andon Xoxa ” iu dhurua nga qendra e gjuhëve të huaja “Ili Center” kompjutera dhe pajisje të tjera të nevojshme për ngritjen e kabinetit të gjuhës Angleze kryesisht por që mund të përdoret edhe për zhvillimin e mësimit në gjuhën Frënge, e cila është gjuhë e dytë për ta. Kjo dhuratë ishte shumë e nevojshme për shkollën pasi përmirëson mësimdhënien nga ana e mësuesve të lëndës dhe të nxënies për fëmijët. Aktualisht ky është kabineti i vetëm që gjendet në të, por mësojmë nga drejtori se me ndimën e DAR Fier do bëhet e mundur dhe kompletimi i kabinetit të informatikës me kompjutera. Gjithashtu po punohet edhe për ngritjen e kabineteve që nevojiten për zhvillimin e procesit mësimor në lëndë të tilla si: matematika, kimia, fizika, biologjia gjeografia etj. Infrastrukturën e saj e plotëson në një farë mase dhe palestra e rikonstruktuar. Por për fat të keq në projektin e rikonstruksionit nuk u përfshinë fusha e sportit ose siç e thërrasin fëmijët kalçetoja dhe as ndërtimi i ndonjë lulishteje ose mbjellja e ndonjë peme më shumë, që do të shtonte hapsirën e blertë përreth shkollës. Ajo nuk ka as rampe dhe as ashensore që do t’a bënte atë lehtësisht të arritshme për fëmijët me aftësi të kufizuara. Të njëjtin fat kanë dhe banjot. Ndonëse ato janë të ndara për vajzat dhe djemtë prap ato nuk janë të përshtatshme. Mendoj se dhe në shkollat e tjera mbizotërojnë të njëjtat kushte. Ndoshta kjo është një prej shumë arsyeve që nga 604 fëmijë me aftësi të kufizuara në Fier, vetëm 88 prej tyre frekuentojnë sistemin arsimor.

E megjithatë shkolla “Andon Xoxa ” mbetet një nga shkollat më mira në qytetin e Fierit. Këtë e tregojnë shumë fleta lavdërimi të marra nga nxënësit e saj nëpër olimpiada, konkkurse dhe akivitete të tjera sportive dhe artistike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora