Mendime
Enver Bytyçi: Përballja e një krimineli me legjendën
E marte, 28.04.2015, 06:57 PM
Përballja e një krimineli me
legjendën e shqiptarëve, Ibrahim Rugova
Nga Dr. Enver Bytyçi
Një nga
figurat më të errëta të politikës dhe nëntokës shqiptare, pra ish-kreu i
SHISH-it shqiptar Fatos Klosi, shkoi para pak ditësh në Prishtinë dhe përmes
një ekrani televiziv provokoi shqiptarët e Kosovës dhe të të gjitha territoreve
ballkanike e në diasporë, ku ata jetojnë, duke hedh vrer mbi personalitetin e
Ibrahim Rugovës. Ai tha në Prishtinë se “Kosova kurrë nuk do të çlirohej – po
të varej nga Ibrahim Rugova” dhe se “politika e Ibrahim Rugovës ishte pa krye”.
Më pas u zhduk prej andej, duke vrapuar drejt strofkës së vet prej spiuni në
Tiranë. Ky farë spiuni dhe krimineli është shpall nga komisioni si veteran i
luftës në Kosovë, vendim prej të cilit zotit Klosi do t’i vijnë në konto 300
euro në muaj. Mesa duket nuk i kanë mjaftuar qindramijë markat gjermane, të
cilat në vitin 1998-1999 Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi e të tjerë ia sillnin
në zarfe e thasë nga Zvicra e Gjermaniai. Asokohe më ka rastisur të kontaktoj e
të ndihmoj pa asnjë qindarkë shpërblim shumë patriotë shqiptarë që vinin nga
Zvicra e Gjermania për t’u bashkuar më luftën. Kam takuar dhe prej atyre që në
koinfidencë m’i tregonin zarfet e shamitë në brez të përgatitura e të
porositura për ministra, si dhe shefin e shërbimit sekret, Klosin. I shihja me
habi dhe i mëshiroja këta njerëz idealistë, të cilët besonin
Klosi,
nga ana e tij, këtë ndjenjë të natyrshme të njerëzve në dëshprim e në nevojë të
Kosovës e shfrytëzoi mrekullisht përmes parimit marksist e stalinist:“Përça e
sundo”. Ai kaloi përtej qëndrimeve të shefit të tij, Fatos Nano, i cili mesa
duket kishte vënë re rrezikshmërinë e shefit të shërbimit sekret, të lidhur
ngushtë me kreun e parlamentit, kreun e shtetit dhe ministrin e Jashtëm të
Shqipërisë. Të katër këta ishin dhe ruajnë të njëjtat pozicione midis tyre sa i
përket luftës në Kosovë dhe figurës e rolit të Ibrahim Rugovës për çlirimin e
saj. Rexhep Qosja dhe Jakup Krasniqi ishin aso kohe koordinatorët e veprimit
përçarës antirugovë në Tiranë.
A kishim
të bënim në këtë rast me një inskenim të aranzhuar nga ana e Klosit me
Milosheviçin, sepse nuk besoj se presidenti i vendit tim kishte dijeni për këtë
aranzhim?
Në
ditarin e saj të datës 2 prill 1999 Renate Flottau shkruan se, Rugova i ka
deklaruar asaj shprehimisht: "Milosevic spielt mit mir jetzt Katz und
Maus. Er ëill
Dhe
megjithatë Fatos Klosi vazhdon ta sulmojë Rugovën.
Ndërsa
Fatos Klosi dëshmoi në intervistën e tij në Kosovë se nuk ka ndërmend të korrigjohet
e të ndryshojë mendim për rolin dhe kontributin e Dr. Rugovës për çlirimin e
Kosovës nga
Deklaratat e Klosit janë përçarëse, provokative dhe për pasojë në të njëjtën linjë me politikën e Milosheviçit të ndjekur në raport me Rugovën. Klosi nuk shfaqet vetëm si metafizik në gjykimet e tij. Kur shtrembërohet kësisoj e vërteta, duhet gjurmuar në shkaqet e qëndrimit metafizik të stoicuar. Pse ndodh kjo te Klosi dhe miqtë e tij, të cilët për hir të së vërtetës duhet thënë se janë personalitete me mend?! Eshtë e çuditshme! Të katër protagonistët antirugovë në Tiranë të kohës së luftës e që vazhdojnë të mbrojnë pikëpamjet e tyre të gabuara, janë profesorë-doktorë, tre prej tyre në (meta) fizikë dhe njëri prej tyre në histori. Pra nuk janë njerëz që nuk dinë të ballafaqojnë provat e faktet që dalin në dritë, pas atij momentit të parë, kur ata gabuan. Atëherë pse veprojnë me vetëdije kësisoj dhe bëjnë interpretime subjektive permanente kundër njeriut më të merituar në historinë modern të kombit shqiptar?! A thua Klosi të jetë ndikuar nga ato 300 eurot e veteranit të veprimtarisë antishqiptare, për të vijuar të bëjë shërbimin e radhës kundër Kosovës dhe shqiptarëve?!
Klosi, në
kohën e luftës më 1998-1999 i udhëzonte drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare që të
mos pranonin asnjë bashkëpunim dhe asnjë marrëveshje me forcat e armatosura të
krahut të Rugovës. Ai u thoshte atyre që t’i shpallnin luftë me të gjitha
mënyrat Rugovës, LDK-së dhe të gjithë shqiptarëve në Kosovë që besonin tek ato.
Madje deri në këshillën e modelin enveristo-stalinist: “Këdo që merrni në
radhët e UÇK-së do të duhet t’i provoni se ai “e urren Ibrahim Rugovën”. Dhe
për këtë qëllim, Klosi udhëzonte që kur bëheshin rekrutime të vinin diku në
dysheme fotografinë e Rugovës e t’i kërkonin kandidatit për rekrutim ta shkelte
atë, si shenjë besnikërie antirugovë. Këto ndodhnin shumë kohë para se Rugova
të merrej peng në
Në këtë kontekst unë vetëm mund të sjell ndonjë argument shtesë rreth kësaj të vvërtete. Një nga gazetarët më me emër të Kosovës menjëherë pas deklaratave të Klosit e ka etiketuar atë si “kriminel nga Tirana”. A është Fatos Klosi kriminel?! Përveç faktit se veprimet kriminale të tij i kam përjetuar vetë në nëntorin e vitit 2000 dhe në pranverën e vitit 2002, do të doja të jepja dhe disa fakte të tjera. Sa për sqarim Klosi bëri përpjekje asokohe të më likuidonte fizikisht, histori, të cilën e kam denoncuar në kohën e duhur. Por ky nuk është problemi i vetëm. Të gjithëve na kujtohet vizita e ish-liderit të opozitës shqiptare në maj të vitit 2000 në Vlorë dhe dekonspirimi i planit të Klosit për vrasjen e tij. Të gjithë e njohin faktin se si Klosi u denoncua nga personat e ngarkuar për këtë vrasje, madje me detaje të organizimit të vrasjes, duke dëshmuar për llojin e armës që do përdorej si dhe për shumën e dollarëve të vënë në dispozicion nga ana e Klosit. Të gjithë e njohin faktin se çfarë roli pati Klosi në mbrojtjen që u dha vrasësve të Azem Hajdarit për më shumë se dy vite, duke i garantuar ata se nuk do të ndëshkoheshin. Dhe kur ndëshkimi u pa si i paevitueshëm, ai i likuidoi me bomba me telekomandë vrasësit kryesorë, me të cilët kishte pasur kontakte, me qëllim humbjen e gjurmëve të krimit. Janë me dhjetra qytetarë shqiptarë, madje gazetarë, politikanë, njerëz publikë dhe atdhetarë, të cilët mund të sjellin dëshmi të pafund për krimet e Fatos Klosit.
Në Kosovë SHIK-u i shumëpërfolur për aktet makabre krimininale ishte vepër e Fatos Klosit. Njerëzit e Klosit qëndruan me muaj e me vite në Hotel Grand të Prishtinës, me qëllim instalimin e krimit atje, për likuidimin e figurave politike e publike të saj, përfshirë dhe presidentin, Ibrahim Rugova. Ata u paguan nga Klosi, morën gjithnjë udhëzime prej tij, madje u ngarkuan me detyra konkrete në veprat e tyre kriminale. Ky kriminel i klasit të parë, të cilin në prill të vitit 2002 e krahasoja me Bin Ladenin, sot është “bërë veteran” i luftës së Kosovës! Nëse do të duhej gjetur një mënyrë tjetër më diskrutuese për luftën e Kosovës dhe për UÇK-në, është e sigurt se do të ishte e pamundur. Vetëm nëse do të shpallej edhe Milosheviçi veteran i kësaj lufte. Karta e veteranit për Fatos Klosin i thotë të gjitha, kompromenton gjithçka. Por është e pabesueshme si ka mundësi që luftëtarët e UÇK-së, sot pas 16 vitesh kur lufta ka mbaruar të jenë kaq të dhënë pas një krimineli, si Fatos Klosi?!
Jo Ibrahim Rugova, pa të cilin nuk do të kishte kompaktësim të shqiptarëve në Kosovë, strategji dhe vision për çlirimin e Kosovës dhe nuk do të kishte përkrahje ndërkombëtare për luftën, por Fatos Klosi dhe shërbëtorët e tij janë turpi i luftës në Kosovë. Ibrahim Rugovës nuk mund t’i njihet asnjë gabim sa i përket krijimit të harmonisë dhe homogjenitetit të shqiptarëve në Kosovë. Fatos Klosi është sinonimi i përçarjes. Kriteri i bashkimit dhe përçarjes së anëtarëve të një kombi është kriteri themelor i përcaktimit të tyre si heronj apo si tradhëtarë. Kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri, Kosovë e kudo. Mjafton kjo diferencë për të kuptuar se kush ishte atdhetari e kush është tradhëtari, kur ishte i urti e kush është përçarësi. Ishte Rugova që me pak bashkëpunëtorë, si Fehmi Agani e ndonjë tjetër shpërndau mjergullën që Serbia kishte krijuar në gati dy shekuj për Kosovën e kundër shqiptarëve. Me qindra tituj librash antishqiptarë ka shpërndarë e shpërndan Serbia në mijëra biblioteka e librari, arkiva dhe institute në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kudo në botë, duke luajtur rolin e viktimës, me qëllim krijimin e epersisë së saj në rajon e në luftën kundër shqiptarëve dhe me qëllim ruajtjen e mbështetjes së perendimit për Serbinë.
Ibrahim Rugova në dhjetë vite e çmontoi nga themelet këtë investim serb, duke e bindur botën se viktima nuk ishin serbët, por ishin shqiptarët. Ky është kontributi më i madh i tij në shërbim të kombit e të atdheut, shërbim i cili e mobilizoi NATO-n të bombardonte Serbinë e të çlironte Kosovën. Kjo vepër e Rugovës është unikale jo vetëm në historinë e shqiptarëve, porn ë historinë e Europës e të të gjithë botës.Por unë nuk dua të jem metafizik si Klosi. Eshtë e vërtetë gjithashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe rezistenca e saj e thelloi konfliktin, duke nxit Milosheviçin të ushtrojë dhunë e terror në vend. Pa këtë akt ndoshta NATO nuk do të ishte kompakte në veprimet e saj luftarake të vitit 1999.
Klosi e kishte mundësinë t’i trajtonte në lidhje dhe harmoni këto shërbime të Kosovës në dobi të lirisë e pavarësisë së saj. Por nuk do që ta bëjë këtë. Së pari se është kriminel dhe së dyti se vazhdon të shërbejë për llogari të Milosheviçit, edhe pse ky i fundit ka vite që ka shkuar tek të shumtët.