Mendime
Xheladin Zeneli: BE dhe politika ndaj shqiptarëve
E marte, 21.04.2015, 06:44 PM
BE dhe politika e standardeve të
kundërta ndaj shqiptarëve
Nga Xheladin Zeneli
Traktati i Bashkimit Europian, respektivisht dispozitat e përgjithëshme që bëjnë fjalë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, neni 2, i saj thotë:
"Unioni ( Europian) është themeluar mbi vlerat e respektit për dinjitetin njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve...".
Si zbatohen në realitet vlerat demokratike,posaçërisht ajo e barazisë në mes kombeve dhe kombësive të tjera në krahasim me pjesët e popullit shqiptar që jetojnë jashtë shteteve të tyre amë ( Shqipëria dhe Kosova) por në trojet e veta etnike brenda kufijvë administrativ të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, vlen që të flitet përmes gjuhës së fakteve.Dhe faktet dëshmojnë në favor të asaj se BE, përkatësisht strukturat e saja vendim-marrëse që janë përgjegjëse për imlementimin e politikës ndaj shteteve jo anëtare , udhëheqin një politikë të standardeve të kundërta dhe të precedenteve të ndryshme ndaj shqiptarëve, në krahasim me kombet dhe kombësit e tjera në rajon që mund të karakterizohet si politikë diskriminuese ndaj tyre ( pra,shqiptarëve).
Sipas regjistrimeve zyrtare të vitit 2011, përqindja e strukturës kombëtare e popullsisë së Kosovës është 93% shqiptarë dhe 7% pjesëtarë të kombësive të tjera.Emblemi i flamurit zyrtar i shtetit të Kosovës, i imponuar nga Bashkësia Europiane, ka gjashtë yje në përbërjen e vet,të cilët simbolizojnë dhe përfaqësojnë nacionalitetet kryesore në Kosovë (shqiptarët,serbët, turqit, boshnjakët,romët dhe goranët).Mali i Zi,sipas regjistrimeve të vitit 2011 ka këtë përbërje nacionale: 45% me popullsi malazeze, kurse 55% e popullsisë është me përkatësi kombëtare jo malazeze ,ku përfshihen edhe shqiptarët si popull autokton. Flamuri i shtetit të Malit të Zi simbolizon vetëm një popull,ate malazez dhe në përbërjen e tij nuk ka asnjë " yll" apo shenjë që tregon se në këtë shtet jetojnë edhe popuj të tjerë, me përqindje shumë ma të madhe se në Kosovë. Kurse flamuri i Maqedonisë nuk ka asnjë simbol në përbërjen e vet i cili do të tregonte prezencën e elementit të madh shqiptar në këtë republikë.
Gjithashtu,
Kosova me 93% shqiptarë quhet "shtet multietnik" Maqedonia me rreth 40% shqiptarë,
quhet"shtet i maqedonëve", kurse
- A janë këto shembuj i dy standardeve të kundërta të BE që implementon dhe praktikon në një pjesë të kontinentit të vet , përkatësisht në raport me at pjesë të popullit shqiptar që jeton brenda kufijëve administrativ në Mal të Zi,në Maqedoni dhe në Serbi ?
- Nëse shqiptarët trajtohen në këtë mënyrë para se shtetet e tyre përkatëse administrative bëhen pjesë e Bashkimit Europian, atëherë kush garanton se ata ( pra,shqiptarët) do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, pasi që të bëhen pjesë e BE apo të ashtuquajturës " familje europiane" ?
Shqiptarët si një ndër popujt më të lashtë të kontinentit europian, gjatë gjithë historisë së vet, e kanë dëshmuar fuqishëm pro europianizmin e tyre, por është çështje tjetër se sa ,e njëjta Europë është treguar e drejtë dhe e pa anëshme në vlerësimin e kërkesave të arsyeshme dhe legjitime të shqiptarëve !?
Europa e
shekullit të 21 nuk mund sillet me botëkuptimet e shekullit 19-të. Akrepat e
orës së saj duhet të ecin përpara edhe për shqiptarët, njëlloj si edhe për të
tjerët . Shqiptarët dëshirojnë të jenë
pjesë e një