Mendime
Agim Gashi: Nuk shitet shpirti!
E marte, 21.04.2015, 06:00 PM
NË FJALIMIN VETËMEVETE THASHË –
NUK SHITET SHPIRTI!
NGA AGIM GASHI
Të dashur njerëz, miqë e familjarë!
Kohet e
fundit unë po bie ndesh me mendimet që po i plasoj në publik.
Pse jemi miqë të mirë, nuk kerkoj të jemi te një mendimi gjithmonë ose edhe të druhemi nga komentet. As nuk i kërkoj askujt të ma mban krahun nëse nuk i pëlqen mendimi im. Laramania e mendimeve tona është pasuri. Por, me ma hjek rrumbullak koken, të drejtes nuk i druhem. Kam flijue jeten për këtë atdhe, shumë miqë e familjar nuk jetojnë më, për një ardhmëri më të mirë, e sot këta qeveritar, karaxhoza e udhëheqës, me lue me fatin e çdokujt, pa merita e pa bagazh as politik e as kombëtar, njerz të partisë së SPS-it nga të gjitha palet, me ta vjedh kafshaten e gojes, me robëru e cenzuru çdo gjë, nuk mundem me duru.
Asgje nuk mundem me ba, por sa të kam shëndet e sa të më punon goja, të drejten kam me e folë. Njerzit që u shkrinë për atdhe, sot gjenden të përbuzun, të varfer, vetëvriten e vetësakatohen, dhe të anatemuar mu nga miqët dhe bashkëaktivistët e përbashkët që fituan poste pa merita. Ata nuk durohen. Ata që dikur ishin me ne ose pas nesh, apo edhe nuk ishin askund, apo edhe ishin bashkpuntor të sigurimeve të huaja si UDB e KGB, u bënë milionera, ndersa ne sot shtrimë doren ti mbledhin nga dhjetë e 20 euro për ta botuar një vepër tënden apo të ndonjë miku. Smundem me duru ma jo. Kam me e ngritë zërin dhe kam me e fol vetëm të vërteten.Ai që më zen duke e rrejtë vetëm një fjalë, le të më vret. E di që e vërteta dhemb, por unë smundem me duru më. Ta dini se kam çka flas. Për këtë që kisha çka me folë, isha në listat e likuidimit dhe përcillesha këmba këmbës ashtu si përcillem edhe sot, maltretohesha në aeropert sa herë hysha e dilsha nga Kosova, thua se jamë kriminel, vrasës apo hajn. O Zot, çfarë kohra na erdhen.Hajni merr shtetin, policinë, gjyqësinë dhe çdo gjë për ta rrahë, vra e dhunu të drejtin. Zoti na ka mallkue.
Më besoni
se më ngacmon gjaku i derdhur i rinisë, burrave e grave tona, fëmijëve e atyre
të gjithëve që u bënë dhe për ne, më ngacmojnë varret e dëshmorëve, më duket se
po u hy në hak Skënderbeut, Ibrahim Rugoves, Nënes Tereze, Adem Jasharit, Salih
Çekut, Agim Ramadanit, Ahmet Krasniqit, Tahir Zemes, Haki Imerit, Blerim
Kastratit e shumë e shumë trimreshave e trimave që u sakrifikuen për një ditë
të mirë, e jo për ditë tmerresh e vuajtjesh më të rënda se të robrimit. Poqëse
edhe më tutje mbaj msheftësi, do të mallkohem edhe nga varret. Vetëm e drejta
deri sot më mbajti në jetë edhe pse u mnuduan me njëmijë metoda e mënyra të më
dikreditojnë, shajnë e nënçmojnë.
Milionerët e shpejtë smund të jenë patriot dhe as atdhetar. Ata e dashten atdheun si e do bujku lopen që qet shumë qumsht. Këta milionerët e pasluftës të mbimë si kpurdhat pas shiut, janë tradhëtarët e kombit dhe atdheut. Këta vodhen atdheun.
Këta do ti zejë mallkimi i atdheut.
20.04.15
Düren