Mendime
Karaçica: Ortodoksia e përlindur shqiptare
E hene, 20.04.2015, 05:21 PM
Ortodoksia e përlindur shqiptare
në Maqedoni
Nga Skënder Karaçica
Shqiptari
ortodoks dhe intelektuali Prof.dr.Branislav Sinadinovski erdhi në Amerikë për
të promovuar librin e tij shkencor-historik që hedh dritë për kohën e
asimilimit dhe të anatemimit të pjesë së kombit shqiptar ortodoks nga regjimet
antishqiptare serbo-maqedonase tash e një shekull. Në mesin e njerëzve të
gjakut të tij në Çikago dhe Nju Jork, e njëjta porosi kombëtare: Shqiptarët
ortodoksë të kenë të drejtën e përcaktimit dhe të daljes nga errësira dhe dyert
e fshehjes së identitetit që e bëri regjimi sllavomaqedonas në emër të besimit
fetar (ortodoks) për gjoja se ishin të një ,,gjaku,,dhe të një feje të
përbashkët! Koha erdhi.
Reka e
Epërme shqiptare është zgjuar në mëngjeset e pranverës. Ajo i thërret bijtë dhe
bijat e veta nëpë vendet e shpërndara të Maqedonisë që të vijnë në tokën e vet,
nën erëmollën e pemëve që kundërmojnë aromën shqiptare ortodokse me besim tek
Zoti dhe me tapinë e vet që janë Atdheu-Flamuri-Gjuha-Gjaku. maqedonas i kohës së Llazar Kolishevskit, e pati shpallur nacionalist
dhe shqiptaromadh. U ndoq dhe u largua përgjithmonë nga puna në arsimimin e
brezave të shkollës shqipe.
Një
shekull vetmi (1913-2015)! Një shekull asimilim dhe anatemim i përaktësisë
kombëtare shqiptare ortodokse në Maqedoni. Në kohën kur shqiptari ortodoks
Sinadinovski kthehej për në Shkup, aty përsëri ishte Nazim dhe Emin Halimi që i
uruan udhën e mbarë vëllait me këto fjalë: Të fala Atdheut! Të fala Rekës së
Epërme! Profesor Sinadinovski i falenderon të gjithë shqiptarët në Amerikë dhe
me lot në sy u tha: Jemi shqiptarë,do të bëhemi bashkë në tokën etnike në
Maqedoni! Udha e mbarë vëlla shqiptar ortodoks profesor Sanidinovski!