E shtune, 08.02.2025, 06:30 AM (GMT)

Mendime

Azem Parllaku: Barbaria që nuk njohu asnjë parim

E enjte, 23.04.2015, 06:37 PM


Barbaria që nuk njohu asnjë parim e normë zakonore

Nga Azem Parllaku

Kanë kaluar shtatëdhjetë vjet, kur në Novosej të Kukësit njërin nga fshatrat padyshim i madh për kohën, do të regjistrohej një prej krimeve të luftës, për të cilin askush nuk e mbajti përgjegjësinë.

Për ironi të fatit, frymëzuesit të tij më vonë, do i rezervohej tragjikisht po ai fat, nga e njejta dorë vrastare.

Studiues si; Shefqet Hoxha, Shaban Braha, Vangjel Kasapi, Isa Halilaj, Petrit Palushi, e Avdi Noka të cilët kanë folur për këtë ngjarje, që të gjithë konvergojnë dhe e kanë quajtur krim lufte.

Ngado që ta rrotullosh lufta është veprimtari kriminale, e shoqëria njerëzore s’ka mundur, e nuk do të mundet kurrë ti shmanget. Megjithatë dhe në barbarinë e saj kanë vepruar disa parime, norma e zakone, që më vonë janë bërë ligje.

Në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri pati gjyqe që dënuan krimet e luftës. Fatkeqësisht gjyqet i organizuan fituesit, duke asgjesuar kundërshtarët e jo kriminelët.

Për të qenë korrekt i kësaj qasje shkurtimisht referuar Gazetës Zyrtare të vitit 1945, po citoj kush konsideroheshin kriminelë: “…konsiderohen ata që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, sekuestruar, ose ndihmuar në vepra kriminale si, vrasje tortura, turpërim femrash, shpërngulje të detyrueshme popullsish, grabitje, vjedhje, ata që kanë qenë ndihmësa të formacioneve terroriste të okupatorit…”

Le të kthehemi tek Shtatori i vitit 1944, e aty në Lumë;

Kadri Hazbiu me kompaninë e tij partizane, do të kalonte nga Gllobocica për në Krua të Bardhë, pë tu bashkuar me shtabin e Brigadës V-të Sulmuese. Duhet thënë që në ato ditë shumë nga familjet e fshatit Novosej dhe fshatrave përreth, të painformuar për situatën kanë lëvizur të paorganizuara kryesisht në Slipotok, Restelicë, Topojan, e Breki.

Në kohën e kalimit të kompanisë partizane në drejtim të Kroit të Bardhë, nga ana e burrave të fshatit Novosej, është organizuar një pritë, e në ndihmë kanë ardhur dhe burra të armatosur nga Topojani.

Të painformuar mirë për situatën, e të ndikuar dhe nga reputacioni i nacionalistit Muharrem Bajraktari, mësohet se partizanët kanë grabitur disa bagti nga tufa e Muharrem Bajraktarit. Kujtesa e atyre që e kanë rrëfyer ngjarjen është e koklavitur, ndërkohë që më i besueshëm mbetet fakti se, nëpërmjet një korrieri nga Shishtaveci, Kadri Hazbiu i sqaron situatën Mehdi Nokës, mbasi ishte i vetmi person që ai e njihte. Mehdi Noka duhet të ishte njohur me Hazbiun, mbasi ky fundit kishte studiuar në një klasë me djalin e Nokës Basriun. Nuk dihet cila ka qenë përgjigja e saktë e Nokës, përpos kësaj burrat e pritës, ka gjasë më shumë se të organizuar, kanë qenë të prirur secili të mbaj zjarrin larg stanit të tij.

Ajo e cila konsiderohet si përplasje, është vrasja e Beqir Sabri Nokës, e më pas vritet dhe Kasem Avdulla Basha, i cili shkoi për tërhequr Beqirin.

Nga ky moment burrat e pritës janë tërhequr, ndërsa Hazbiu nga ana e tij i ka kërkuar besë kalimi Riza Kadrisë, i cili ishte organizuar me të tijët larg nga Shishtaveci. Kadriu i jep besë kalimi Hazbiut, ndërkohë që, nuk dihet nëse Riza Kadria ka patur informacion për vrasjen e dy novosejasve, e për rrjedhojë tërheqjen e këtyre të fundit.

Por si ishte situata larg nga Novosej në fshatrat tjera të Lumës?

E vërteta është se nacionalçlirimtarët e udhëhequr nga Shefqet Peçi, bënë disa tentativa për të bindur nacionalistin trimin Muharrem Bajraktarin që të bashkëpunonte me ta. Por në këtë bashkëpunim ata nuk e shihnin Bajraktarin si të barabartë, përkundrazi kërkonin që forcat nacionaliste të Lumë-Kukësit të viheshin nën urdhrat dhe diktatin e tyre. Nuk ra në këtë grackë Muharrem Bajraktari i cili kërkoi që tek e fundit, kundër pushtuesit të luftohej veç e veç e të ishte populli ai që do të vendoste për pushtetin e tij.

Pikërisht kjo logjikë e ftohtë nuk shkoi për shtati nacionalçlirimtarëve të cilët urdhëruan luftën vëllavrasëse.

Në Lusën, atëherë kur populli po shkonte në xhami për të falur Bajramin, nga nacionalçlirimtarët (alias bolshevikët) u hap zjarri kundër popullsisë së pambrojtur gjoja se nuk ishte zbatuar urdhri për bshkim me formacionet partizane.

U zhvilluan më tej disa orë luftimesh ku mbetën të vrarë dhjetëra nacionalistë e partizanë, vëllezër të një gjaku e gjuhe. Pas kësaj të dërmuar fizikisht e moralisht, partizanët me në krye Shevqet Peçin, pas Lusnës i drejtohen fshatit Buzëmadhe.

Ani pse këtu kish ardhur lajmi për luftën vëllavrasëse në Lusën, përsëri banorët e kësaj zone i pritën komunistët sipas traditave të lashta të bujarisë shqiptare. Madje 3-4 partizanë të plagosur në luftën pa kuptim më vëllezërit e tyre, u strehuan në shtëpitë e Buzmadhës dhe brenda një jave mundën të mbyllnin plagët. Por pikërisht atëherë kur u mblodhën forcat, kur u shëruan plotësisht të plagosurit dhe kur u furnizuan me ushqime prej fshatit, Shevqet Peçi piketoi masakrën mbi këta fshatarë të ndershëm e patriotë.

Me 26 Shtator, para se të largoheshin, dy tri kuadro të brigadës së V-të Sulmuese, kërkuan që krejt familjarët e Buzmadhmës t’i bashkëngjiteshin kolonës partizane me ç’rast do të shkonin në vendin e quajtur Kroi i Bardhë, ku do të lidhej besa për të luftuar vetëm kundër armikut…

Më tej, nga krerët e brigadës partizane, iu është kërkuar fshatarëve se kush prej tyre ka vrarë partizanin Hysen Cino, i cili me gjasë, ka qenë kushëriri i Shefqet Peçit, kështu me 26 Shtator u pushkatuan pa gjyq 22 burra të Buzmadhës.

Dy ditë më pas Shefqet Peçi rrethon fshatin Novosej, e pushkaton pa gjyq Mehdi Nokën, Muharrem Nokën, Hysni Bashën dhe Rexhep Nokën.

Përpara arrestimit thuhet që Kadri Hazbiu i ka dërguar një letër Mehdi Nokës, ku i ka bërë me dije, që do pushkatohej (?!)

Njëri nga protagonistët kryesor të Luftës novosejasi Rrahman Parllaku, “Nderi i Kombit” i ndodhur në Dibër rrëfen si e ka mësuar ngjarjen ato ditë nga një letër të dërguar nga Shefqe Peci “I dashur Krajl! Erdhe?m ne? Lume?n te?nde ku populli na priti mire?, nde?rkohe? qe? Muharrem Bajraktari na goditi pas shpine. Pate?m mbi 20 partizane? te? vrare?, mes tyre Hysen C?inua, qe? ti e njeh se keni qene? te? dy ne? nje? batalion ne? Brigade?n e V-te?, po edhe ne e tepruam, vrame? 22 veta ne? Buze?madh dhe 4 ne? fshatin te?nd, por ne? lufte? kur te? vriten shoke?t nuk e pe?rmban dot veten”.

Në ato ditët të vjeshtës së vitit 1944, ndihej së thelli euforia e forcave nacional-çlirimtare. Kjo eufori kish të bënte me shumë arsye por në radhë të parë, ajo kushtëzohej prej tërheqjes së trupave gjermane nga Ballkani, por fatkeqësisht shënoi dhe një nga krimet vëllavrasëse, e Novosej kulloi gjak. Të gjashtë novosejasit, katër të pushkatuarit, e dy të vrarët, tashmë janë dekoruar me Medaljen Martir i Demokracisë me dekretin Nr.1479 datë 26 Prill 1996, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora