E shtune, 08.02.2025, 07:14 AM (GMT)

Mendime

Bardh Nëngurra: Si duhet zhvilluar turizmi në Shqipni

E merkure, 22.04.2015, 09:01 PM


KUR DO KUPTOJNË SHQIPTARËT SE SI DUHET ZHVILLUE TURIZMI NË SHQIPNI

Nga Bardh M. Nengurra

Mbajë mend se si dukej Podgorica menjihere pas luftës së Dardanisë kur per herë te parë kalova andej transit per në Dardani. Dhe qe nga udhtimi im i parë me makinë nga Norvegjia në Dardani në vitin 2001 secilin vit kur kaloj andej pothuej se kam problem ta di se po kalojë nëper Podgoricë sepse ajo po ndertohet, po merr pamjen e nji metropole te vertetë dhe moderne bashkohore.

Dhe jo vetem Podgorica por te gjitha qytetet malazeze tue fillue nga Rozhaja e deri në Debeli Breg apo nga Sokobina e deri në Debeli Breg secilin vit po shof se po ndertohen dhe aty turizmi po lulzon, populli po jeton jeten normale dhe nuk po andrron ta lëshoj vendin te ik diku në shtetet prendimore ashtu sikur andrron secili shqiptar qoftë nga Shqipnia, apo nga Dardania e viset tjera shqiptare.

Unë qe nga mosha ime shumë e re kam pas fatin ta kalojë per trup e per së gjati ish Jugosllavinë dhe njof tashma me vite te gjitha viset e saj nga e cila sot kemi 7. shtete te mvetsishme.

Te gjitha këto shtete bashk janë per nji dekadë ma te reja se sa asht Shqipnia pas ramjes se diktaturës moniste.

Mirpo kur vi atje dhe shetisë Shqipninë dhe kur më kujtohet se si duken shtete sllave nëper te cilat kalojë me makinë më vjen me pelcitë nga inati. Haptas shifet se secili shtet sllav asht per së paku 50 vjet ma i zhvilluem dhe me infrastrukturë ma moderne se sa asht Shqipnia. Qak edhe dy shtete te vogla Mali i Zi me diku 800.000 banor dhe Maqedonia me nji perzimje te dy komuniteteve maqedono-shqiptare qe jetojnë me tensione mes veti megjithate asht zhvillue shumë ma shumë se sa asht zhvillue Shqipnia prej ramjes së monizmit e deri sot.

Kam kalue pothuej nji pjesë te madhe te territorit të Shqipnisë dhe kam pa bukuritë e sajë dhe resurset e saj natyrore shumë ma te favorshme se sa Mali i Zi dhe Maqedonia per zhvillimin e nji turizmi profitabil por poashtu kam pa se infrastruktura rrugore, dhe pjesa tjeter per nevojat turistike asht ZZZZZEEEERRRROOOOOO..

Maqedonia ma e vogël me teritor dhe me popullsi dhe me shumë ma pak resurse turistike se Shqipnia ka dy aeroporte per komunikacion ajror civli te standardit nderkombëtar, nji ( kryesorin ) në Shkup dhe tjetrin në Ohër ( Manastir ).

Mali i Zi ka poashtu dy aeroporte nji në Podgoricë e tjetrin në Tivat dhe normal se në këto shtete edhe vershojnë turistët per ti vizitue ato vende , ato plazhe te bukura qe i ka Mali i Zi dhe ato male e liqenjë qe i ka Maqedonia.

Shqipnia shtet 103 vjeçar dhe me nji madhësi teritori dy herë ma e madhe në raport me Maqedoninë e dy here e gjysem ma shumë se Mali i Zi, ka vetem nji aeroport te standardit nderkombëtar dhe ate e ka në veriun e sajë në Tiranë.

Shof se si në byrot turistike në secilin qytet te Norvegjisë ka shitje biletash per Podgoricë e Tivat në Mal te Zi dhe edhe per Shkup e OHRID ( Manastirë ) në Maqedoni.

Kam provue ta senzibilizojë miqësinë time norvegjeze qe ta vizitojnë Shqipninë , ju kam folë per plazhet e bukura te detit shqiptar, per Velipojen, Shengjinin, Durrësin , Vloren , Saranden, Sazanin si vende detare me plazhe te bukura dhe edhe per  Shkodrën, Krujen, Elbasanin, Korçen, Gjirokastren, Butrintin, Beratin etjera vende te bukura me monumente te lashtësisë historike, por kur më pyesnin per aeroportin dhe ju tregoja se asht në Tiranë ata shikonin sa asht largësia nga Tirana në Butrint, apo në Sazan e Sarandë dhe menjihere thojnë, jo qenka larg nga aeroporti, nuk na konvenon kjo me udhtue nga Oslo deri në Tiranë per tri orë e nga Tirana në Sarandë me makinë apo autobus me udhtue 5-6 orë nëper ato rrugë te rrezikshme malore e bregdetare ku edhe nuk ka aspak kulturë trafiku.

Pra unë si shqiptar i lindun në Istog te Dardanisë dhe si mergimtar qe 40 vite jam shumë i zhgenjyem se si asnji politikani si shkoj mendja ta merr nji fushatë serioze per ta ndertue se paku edhe nji aeroport diku në jug te Shqipnisë, p.sh. në Sarandë apo edhe në Vlorë dhe te terhjek turistet nga mbar bota me këte mënyrë sepse turisti i sotshem don komoditet, don bukuri natyrore ku ai pushon sepse per ata dhe shkonn njeriu me pushue pas 11 mujve me punë e strese, nuk vjen turisti në nji vend si Shqipnia ku mjerishtë ka vetem nji aeroport, ku plazhet dhe bukuritë e tyne jan betonizue me ndertesa e hotele dhe ku qent endacak sillen në tufa si te deleve në bjeshkët e Sharrit te cilet rrezikojnë njerzit dhe i trembin ata.

Kam ndegjue se si disa politikaj thonë se nuk paska nevojë per edhe nji aeroport në jug sepse ( sipas mendjes së tyne te mbrapshtë ) turistet europian po udhtojkan me aeroplan deri në Kretë dhe nga aty po kalojkan me trajekt në Sarandë apo diku tjeter atje në jug.

Te deklarosh diçka të tillë asht nji idiotizem sepse unë qe jam shqiptar kur do vija në Kretë nuk do bahesha budallë me marr tash edhe trajektin e me pague ekstra e me shkue në Shqipni. Edhe Kreta ka plazhe dhe te gjitha të mirat dhe pse me u mundue kot.

Nuk besojë te ket turist europrendimor ta merr mundin te vie nga Kreta në Shqipni me trajekt me pushue në nji plazhë shqiptar , pos entusiastve qe nisen per nji udhtim me trajket per ta pa edhe Shqipninë per nji ditë apo dy se asesi ma shumë.

Unë mendojë se edhe pjesa veriore e Shqipnisë ku afersia e plazheve me aeroportin e Rinasit asht normale duhet me hap shkolla apo kurse me mesue njerez per kuzhinjer qe te pregaditet ushqimi i shendetshem, modern dhe i shijshem qe do i shijon turistit nderkombëtar e jo ashtu si asht sot ku pa keqardhje por me plot mllef e tham se ushqimi andej asht katastrofë. Sa here vi në pushim në plazhat e Durresit dhe rrethines detyrohem ta nderpres pushimin shkaku i ushqimit qe nuk shijon fare, e besa shpesh edhe helmohem dhe fitojë diare, poashtu edhe në Shengjin, në Velipojë e gjetiu. Nuk pritet turisti europrendimor me ushqim tradicional oriental apo ballkanik sepse sot po jetohet në tjera kushte dhe edhe kultura e kulinarisë duhet me ju pershtatë trendit zhvillimor e jo me qendrue gjithmonë në tradicionalen e cila asnjihere nuk ka qen per lakmi.

Vetem në Jug te Shqipnisë kam ngran me shije dhe kam pa se dallon shumë kuzhina e jugut me ate te veriut.

Pra shpresojë se ky shkrim do i percillet ndonji politikani dhe menjihere do fillon ndertimi i nji aeroporti diku në jug te Shqipnisë sepse vetem kështu do zhvillohet turizmi në Shqipni.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora