Mendime
Florim Zeqa: Rikthimi i filozofisë rugoviane
E merkure, 22.04.2015, 07:22 PM
Rikthimi i filozofisë rugoviane,
shpëtim për vendin
Shkruan: Florim Zeqa
"Njëqind
sa një, një sa njëqind", thënje kjo e trashëguar brez pas brezi që nga
lashtësia e kombit tonë. Në çerekshekulline fundit, ndër shqiptar, e në veqanti
në rastin e Kosovës, kjo thënje u vërtetua katërçipërisht.Na doli të jetë
hyjnori Rugovë, jo një sa njëqind por sa një milion, themeluesi i shtetit të
Kosovës dhe shpëtimtari i popullit shqiptar. Mistrecët e polikës, siq e kam
zakon t'i quaj disa nga politikanët e ditëve të sotme, jo për nga përmasat
fizike, por shkaku i paaftësive intelektuale dhe politike,...të cilët u munduan
ta kopjojnë sharmin dhe elegancën intelektuale të Rugovës, por jo vetëm që na
dolën qesharak para opinionit, u dëshmuan si mjeranë politik, servil të pakursyer
ndaj ndërkombëtarëve,...u treguan kusarë dhe përbindësha të pangopshëm ndaj
pasurive shoqërore dhe shtetërore të vendit dhe popullit të tyre !Në historinë
e çerekshekullit të fundit, Rugova mbeti i vetmi lider politik i pathyeshëm dhe
i pakapërcyeshëm më idetë e tij shtetformuese.Pasuesit e politikës
postrugoviane në Kosovë na dolën të jenë pakurrizorë në kuptimin e plotë të
fjalës. Ndërkombëtarët i ngrehën lehtësisht për "kërpeshi" mistrecët
politik.Për t'i bërë të butë, të dëgjueshëm dhe elastik në veprimet e tyre,
fillimisht i shantazhuan dhe korruptuan përmes pasurimit të paligjshëm në
kurriz të popullit dhe në dëmë të interesave të vendit të tyre.Ndërkombëtarët,
një eksperiment të tillë ishin munduar ta bënin paraprakisht edhe ndaj hyjnorit
Rugovë,...por guximi, qendrueshmëria, përcaktimi dhe vendosmëria e qelikt për
bërjën e shtetit të Kosovës, i kishte bërë të pafuqishëm në qëllimet e
tyre.Ndërkombëtarët, fillimisht ia nisen me udhëheqësit politik të luftës, për
të vazhduar me "armatën e gjeneralëve" të pasluftës, të cilëve ua
dhanë nga pak pushtet, deri sa i korruptuan dhe i ngopën me pasuri,...për të
luajtur tani si "Macja me Miun", duke i përplasur nga një tribunal në
tjetrin, nga një gjykatë në tjetrën,....E gjithë kjo lojë po bëhet me "bekimin"
e politikës kosovare. Aq largë ka shkuar instrumentalizimi i politikës kosovare
nga ndërkombëtarët, saqë pritet që për themelimin e Gjykatës Speciale të
votojnë shumica e deputetëve shqiptar në Kuvendin e Republikës së
Kosovës,....për gjykimin (dënimin) e figuarve të uniformuara nën petkun politik
dhe ushtarak njikohësisht !Për të ardhur deri të kjo, politika e Beogradit në
bashkëpunim me Brukselin dhe OKB-në kanë investuar një kohë të gjatë në Kosovë;
qoftë në instrumentalizimin e eksponentëve mbrenda subjekteve politike, ashtu
edhe në mashtrimin e opinionit se gjoja kjo gjykatë do të merret edhe me
zbardhjen e disa prej vrasjeve politike të pasluftës.Kësaj farse politike mund
t'i besojnë vetëm naivët dhe mistrecët politik, ngase dihen qartë objektivat e
Gjykatës Speciale; dënimi i krimeve të supozuara (inidividuale) të luftës në
Kosovë nga ana e UÇK-së ndaj pakicave e në veqanti ndaj asaj serbe,...ku për
qëllim kanë nivelizimin e krimeve gjenocidiale të Serbisë ndaj shqiptarëve
!!!Në rrethanat e krijuara, kur Kosovës i mungon lideri i përmasave rugoviane,
çdo gjë është e mundur. Sikur të ishte gjallë shpëtimtari, Kosova nuk do të
ndodhej në një situatë të mjerë politike, duke pranuar çdo gjë dhe çdo kusht që
vie nga kuzhinat e Beogradit dhe Brukselit !Nuk e di, nëse do ndodhë sot, nesër
apo pasnesër,...por shpëtimi për vendin është rikthimi i filozofisë rugoviane e
cila përveqse durim, qendresë dhe rezistencë aktive deri në vetëflijim,
nënkupton; atdhedashuri, besnikëri, sinqeritet, humanizëm, solidaritet, dialog,
respektim të mendimit ndryshe,...barazi shoqërore, respektim të vlerave dhe mbi
të gjitha përkushtim njerëzor në drejtim të përmirësimit të mirëqenjës së
përgjithshme të shoqërisë pa dallime ideologjike apo partiake,....duke u
shëndrruar në një levizje shtetndërtuese, për t'u ndarë njëherë e përgjithmonë
nga e keqja e grupeve të interesit që dita-ditës po e rrënojnë shtetin.Rikthimi
i filozofisë politike rugoviane do të bënte të mundur bashkimin e vlerave
sublime të kombit, për të quar në vend amanetin e Rugovës, Adem Jasharit, Sali
Çekajt, Agim Ramadanit, Tahir Zemajt dhe mijëra dëshmorëve dhe martirëve të
rënë për lirinë e Kosovës.