E diele, 16.02.2025, 03:29 PM (GMT)

Mendime

Lush Palokaj: Srpska pavarsohet - Kosova coptohet

E shtune, 25.04.2015, 05:30 PM


NESE REPUBLIKA SRPSKA PAVARSOHET KOSOVA COPTOHET

Nga Lush Palokaj

Me ka mbete ne mendje biseda e dikurshme e Richard Hollbrukut lidhur me Kosoven e Serbine, kur pat thene se Serbia edhe nese e humbe Kosoven e ka fituar nje shtet tjeter, Republiken Serbe. Sic duket kjo do te del e vertete sepse Republika Serbe eshte ne pergaditje e siper qe te pavarsohet nga teritori i perbashket i Bosnjes dhe Hercegovines dhe sigurisht qellimi i tyre qe me vone te bashkohen me Serbine. Kete e ka paralajmruar funkcianari i larte i Lidhjes se pavarur te socialdemokrateve Nebojsha Radmanoviqi. Ai ka thene ne mbledhjen e tij partiake se do ta pranojne vendimin qe do te organizohet me 25 prill. Nuk mund te lejojme situaten ne te cilen gjendemi tash, qe disa kandidate nga radhet e popullit serb ne nivel te Bosnjes e Hercegovines te na i zgjedhin te tjeret. Me mire te pavarsohemi dhe problemet tona te i zgjedhim vet, ka thene ai.

Kane ngrite zerin diplomatet e huaj dhe Ambasada e Amerikes, por serbet ne Bosnje nuk jane Thaqi e Mustafa, me te cilet, Evropa luan si maca me minje. Edhe opozita ne ate republike ka thene se eshte nje mashtrim politik, per te heshtur kujdesin e varferise, papunesise, kriminalitetit dhe korrupcionin. Por ne anen tjeter edhe Zheljka Cvijanoviq kryeministreshe ne ate republike ka perseritur qe referendumi ne fund te prillit, nese del me rezultat pozitiv atehere do t'a aprovojme vendimin e cili ka te bej me lirine dhe pavaresine e Republikes Serbe. Vet do t'i marrim pergjegjesite politike, ekonomike dhe aktivitetet tjera, ka thene ajo.

Me nje logjike te shendoshe kjo nuk eshte loje e Dodikut por e qarqeve udheheqese ne Serbi perndryshe ata nuk do ta kishin marre ne hap te tille krye ne veti. Vuciqi me shoke e di fort mire se si me boshnjaket ashtu edhe me pjesen jugore me te cilen ajo kufizohet sic eshte Kosova bene si t'ja do qefi. E di fort mire se kemba as e Hashimit e as e Isa Mustafes ende nuk e kane shkele pjesen veriore te Kosoves dhe nese vie deri te levizja e kufive u thote: Kjo pjese eshte e imja, tani shkoni ne dreq te mallkuar, me ke te doni, me Shqiperine apo Turqine.

Wesey Clark me kohe pat thene se veriu i Kosoves eshte loje e ndyte Brukselit. Por me te ndyte jane keta qe sot e udheqin Kosoven. Me kohe duke i vrejtur se nuk jane serioz me qendrimet e tyre heqin vete dore nga pavaresia duke pranuar fusnota dhe duke e hequr flamurin kur bisedojne zyrtarisht me Serbine. Elite e ndyer e cila e futi ne korrupcion edhe Eulexin. Gazetare te njohur lojmrojne se as Evropa nuk e ka pranuar Kosoven. Ishte e kjarte se kush e ndau veriun. Erdhi gjenerali francez me nje liber te botuar dhe u tregoi serbeve se ai paska ndare veriun kur e ka udhehequr batalonin francez ne veri. Nuk e di qe dikush eshte ankuar ne Ambasaden  Franceze ne Kosove apo qarqet nderkombetare ne Bruksel per tradhtine e gjeneralit francez apo me lojen e ndyte te vet Evropes. Kjo eshte detyre e ministrit te puneve te jashtme por kurre Hashimin nuk e degjova duke u ankuar para Evropes apo Amerikes se vete NATO-ja e paska ndare veriun e Kosoves. Kjo duket se dikush me qellim  e paska shite veriun qe ne fillim.

Kur shikohet shtrirja e teritorit te kesaj republike eshte e qarte se ja ze frymen federates, e bllokon ne te gjitha drejtimet dhe faktikisht teritori boshnjak rrudhet nese nje gje e tille lejohet duke e ditur se as Kroacia nuk rri duar kryq. Boshnjaket si nje popull pa identitet ka gjasa te mbeten me teritor shum te vogel dhe me identitet artificial, boshnjaket, qe nje dite do te zhduken ne teresi e si duket ky eshte qellimi i vet Evropes. Mareveshja e Dejtonit nuk u jep te drejt qe te ndahen. Statuti i Bosnjes nuk eshte ceshje e idese se dikujt por deshmi e cila eshte themeluar me ligj nderkombetar ne Dejton. Sipas mendimit tim pa nje mbeshtetje te forte ata nuk do ta ndermerrnin nje hap te tille duke e ditur se atehere ka gjasa qe kufite mund te levizin ne tere Ballkanin jugor. Shtrohet pyetja se cdo te ndodhe me Kosoven ne teresi nese fillon levizja e kufive? Jam i sigurte se edhe Kosoven do ta gjej e njejta fatkeqesi si Bosnjen. Nese forcat tona ushtarake nuk e mbrojne teritorin tone ne teresi, nuk ma merr mendja qe NATO-ja me lufte do ta mbrone veriun e Kosoves. Lista serbe ka kushtezuar se do te kthehen ne parlament nese formohet bashkimi i komunave serbe. Serbet e arrine qellimin e tyre. Jam i sigurte se me keta udheheqes shteteror qe i kemi veriu i Kosoves do t'i bashkangjitet Serbise. Nuk eshte mbrojtur me kohe dhe qarte po shifet se serbet kane vendosur te vdesin per veriun edhe pse e din se nuk eshte toke e tyre. Veriu do te ndahet sikurse Republika Srpska ne Bosnje.

Banjalluka ka shkaktuar terbimin e te huajve por aty  nuk e edhehqin te huajt politiken e serbe por vet Dodiku me Nikoliqin e Vuciqin. E njejta loje si me veriun e Kosoves. Lista serbe nuk eshte veriu i Kosoves por vete Vuciqi me Nikoloqin. Eshte e papritur synimi i tyre per pavaresi kur dihet se ne pervjetorin e zgjedhjeve te vitit te kaluar te gjitha partite kane nenshkruar deklaraten se detyrohen qe veprimet e tyre partiake te respektojne Mareveshjen e Dejtonit dhe qe nuk lene hapsire per pavaresine e Republikes Serbe. Sa jam i informuar deri tash kam vrejtur qe as Evropa, as Amerika nuk e kane permende hapin e sebeve per pavaresi. Kurse nga ana tjeter kur Edi Rama e permendi nje bashkim te rrejshem te shqiptareve krejt Evrope e Amerike u quan peshe duke thene se kufijt ne Ballkan nuk bene te ndryshohen. Por duhet permendur se dy personat kyq te shtetit si presidenti ashtu dhe kryeministresha e Republikes Serbe e perkrahin synimin per pavaresi. Kjo me bene te dyshoj se ky nuk eshte hap  vetem i elites  serbe te Bosnjes. Sigurisht e kane nje mbeshtetje te forte apo  vet Evropen. Kjo me jep te drejt te them se Evropa dhe Amerika i perkrahe serbet me shum se shqiptaret ne cdo aspekt. Ua le lexuesve te sinqerte qe te gjejne pse-hin e kesaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora