E premte, 01.11.2024, 01:00 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Më ka pas thanë një plak!

E hene, 08.12.2014, 08:55 PM


MË KA PAS THANË NJË PLAK!

 

-E ribotoj sot në 28 vjetorin e ndarjes nga jeta të babait tim-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Më ka pas thanë një plak i vjetër,

-Po shkon në shkollë? -Udhë e mbarë bir!

Ne mbetëm të verbër me sy në ball,

Ju, duhet të baheni djem të mirë.

 

Më ka pas thanë një plak i motshëm,

– Mësoje mirë lapsin, – djalo!

Po deshe maja të mos i thyhet,

Si ruhen delet mos harro!

 

Kur pata dashur dikur një vajzë,

Sa shpejt më kuptoi i miri plak(!),

-Gjithçka or bir,-më pat thanë mbarohet,

Prandaj është mirë: -“Ta hash ngapak”!

 

Më ka pas thanë një plak i mençëm:

-E gëzofsh punën e shtëpinë në qytet!

Hajde më shpesh te trolli i babës,

Ku  buka e misrit piqet në çerep.

 

Më ka pas thanë një plak i urtë:

– Shokët e fëmijërisë mos i largo,

Lisat rriten me gjatësi të ndryshme,

Rrënjët janë në tokë. – Mos harro!

 

Shumë më ka thanë plaku i të gjithave,

Dhe për gjithçka për nderë ia di,

Ai nuk ka qenë kurrë profesor,

Por ka diploma me firmën e tij .

 

-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini, 8 Dhjetor 2014-

(Nga libri “Lisi i shkruar”, fq 85)



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora