Shtesë » Historia
Besim Dervishi: Historia e simbolit dhe Dodona
E hene, 24.11.2014, 08:13 PM
HISTORIA E SIMBOLIT TONE KOMBETAR
DHE
Nga Mrsc Besim DERVISHI
Shume shkrime , editoriale, punime shkencore, libra dhe emisione televizive jane bere ne lidhje me mitin e simbolit tone kombetar shqiponjes se zeze dykrenare. Analizat dhe debatet arriten kulmin sidomos ne njeqind vjetorin e pavarsise se Shqiperise me 28 Nentor 2012. Nga te gjitha mendimet e dhena apo idete u vu re se u anashkaluan disa prova dhe fakte te cilat mitin e simbolit tone kombetar e lidhin me Dodonen Pellazgjike ne malin e Tomorrit, ne Shqiperi. Ne kete shkrim nuk do ti hyjme arsyetimit nese Orakulli i shenjte i Dodones Pellazgjike ka qene ne malin e Tomorrit . Kjo eshte e qarte mjafton te lexohen shkrimet e lashta me kujdes si dhe te analizohen ato me nje mendje krejt te kthjellet. Mjafton te studiohen librat dhe punimet te cilat kane lene autore te lashtesise si Herodoti, Plinius, Strabon, Hesiodi, Plutarku dhe te tjere. Mjafton te studiohen veprat e rilindasve tane si Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami dhe Naim Frasheri, Cajupi, Ismail Qemali, Eqerem Vlora, Perikli Ikonimi, Ali Asllani, Hil Mosi.
Miti i Zeusit Pellazgjik lindi ne Tomorr?
Shume autor dhe midis tyre dhe P. Ikonomi ne librin e tij me titull "Historia e Tomorrit" thote se Zeusi sipas mitologjise ishte zot i Iliro-Pellazgeve, ai ishte i biri i Saturnit (Kronosi) dhe i Reas, zoti i natyres dhe I gjithesise. Ai ishte sunduesi i tokes dhe i qiellit, banesa e tij ka qene ne maja te larta malesh ku vetetima dhe gjemimi rrahin gjithnje ( shih Ikonomin ne fq. 51).
Ne librin me titull "E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret", Pashko Vasa thote se; Bashkimi i Geas dhe Uranit qe do te thote Tokes dhe Qiellit, ka dhene Rean dhe Chronos (Kohe). Rea ne gjuhen shqipe do te thote "re—grumbuj resh", ndersa Chronos rrjedh nga fjala kohe.
Nga Reha lindi Zeusi; Zâ; Zë, ne gjuhen shqipe do te thote: zeri. Reha nuk mundet te linde vecse me ane te shkrepetimes, shperthimit, shperthimi i cili dha nje ton. Kjo eshte bubullima dhe vetetima, pikerisht Zaa- ni, Zee- ri i pellazgeve.
Ne e dime qe Zeusi, Orakulli i tij Dodonian, shfaqte zhurme me ane te nje zeri dhe prandaj Zeeri, Zee, ishte zoti i pellazgeve. Kjo fjale Zaa, Zee u transformua me vone ne Zaan, Zoon, Zoot, dhe sot Zoti, qe do te thote perendi dhe njerzit betohen per Zoon, Zoot, Zotin. ( shih ne fq 12).
Ne nje punim te vitit 1892, per Studime Orientale nga Universiteti i Londres me titull "Pellazget dhe Pasardhesit e tyre Modern", botuar nga euriditi Sir Patrick Colquhoun duke mbeshtetur mendimet e Pashko Vases midis te tjerave ai thote se: "...Vendi qe pershkruhet si vendi i Zeusit eshte mali i Tomorrit. Ky mal egziston ne Molopide dhe Thesprotia afer qytetit te Beratit. Eshte absurde ta kerkosh kete mal ne Arte. Disa ore larg Beratit eshte nje mal qe nga vendasit quhet Tomorr. Ne Malin e Tomorrit ka disa fuqi misterioze, ndaj per keto njerzit e quajn me fjalet "I Miri I Tomorit". Tinguj ose zhurma te cuditeshme qe ka shume te ngjare te shkaktohen nga efektet e influences atmosferike (shkrepetima, bubullima, ererat e forta), degjohen kohe pas kohe ne majen e tij.
Keta
tinguj ne kohe shume te lashta jane pandehur si Zeri i Zotit. Sipas intesitetit
te zhurmave jane bere parashikimet (ndoshta nga prifterinjte e Orakullit te
Dodones) nese do te kete korrje te mbara apo jo, nese do kete ose jo semundje
apo luftera. Keto konfirmoheshin nga "i Miri I Tomorit", Zee i
Tomorrit- Zeusi. Pavarsisht nderrimit te fese kjo eshte ruajtur midis njerzeve.
Per keto arsye ka supozime te forta, se
Sipas Sir
Colquhoun (i cili sic theksuam me larte, perkrahe iden e Pashko Vases), miti i
Zeusit ka lindur ne Tomorr. Eshte e vertete qe ne kete mal dhe sot e kesaj dite
kryqezohen rryma te forta atmosferike te cilat shkaktojne zhurma te cuditsheme
. Shume e njohur ne kete zone eshte nje ere e cila quhet "Stoceni".
Ikonomi midis te tjerave per kete ere thote: Ne Tomorr egziston nje ere e
rrepte dhe e forte si stuhi e cila kujtohet me emrin Stoceni prej popullsise
rreth zones se Tomorrit. Kjo ere eshte legjendare per fuqine qe ka ne gjithe
Tomorrin. Kjo ere e bene shume te ftohte klimen the populli i thote "
Miti i shqiponjes dykrenare.
Ne librin " The History of Herodotus", botuar nga Pofesori I Universitetit te Oksfordit G. Rawlinson, Volume II midis te tjerave thuhet se : "Kjo ishte ajo qe kam degjuar nga prifterinjte e Tebes ne Dodone, megjithate grate qe sollen orakullin e shpjeguan keshtu kete histori; Dy pellumba te zinje erdhen duke fluturuar nga Teba ne Egjipt. Ndersa njeri e vazhdoi fluturimin e tij per ne Libi, tjetri erdhi ne Dodone. Ai zbriti ne nje lis dhe filloje te flas ne gjuhen e njerezve, duke lajmeruar ata se aty duhet te ndertohej nje vend i shenjte per Zeusin. Njerezit e Dodones e kuptuan qe ky ishte nje mesazh hyjnor dhe aty ndertuan Orakullin e Dodones. Pellumbi qe fluturoi ne Libi ju tha Libianve qe duhet te ngrihej nje tempull, dhe aty u ngrit tempulli Amon. ( shih fq. 83)
Egziston nje mendim tjeter nder studiues se, sips legjendes Zeusi Pellazgjik hodhi jo pellumba ne ajer por dy shqiponja te zeza te cilat pasi i erdhen botes verdalle u bashkuan ne Dodonen Pellazgjike ne malin e Tomorrit. Ketu lindi dhe miti i shqiponjes me dy koka. E rendesishme eshte se ne te gjitha imazhet e shfaqura te Zeusit Pellazgjik ai ka perkrahe shqiponjen e cila eshte simbol i pushtetit dhe i pavdeksise. P. Ikonomi thote se; Zeusi ne te djathte mbante rrufen ose shqipen, ndersa ne te majte sqeptrin (simbolin mbreteror). Te vjetrit pandehnin se Zeusin e mbante mbi krahun e saj shqipja, kur ai donte te zbriste nga qielli mbi Tomorr a gjetke dhe se kjo e conte prape ne qiell larte ( shih fq. 53).
Per
Ikonomin nuk ka asnje pikepyetje qe Zeusi kishte shtepine ne malin e Tomorrit
dhe engjejt mbrojtes te tij ishin shqipet e malit. Por kete mendim ka dhe
albanologu gjerman Maximilian Lambertz ai ne librin e tij me titull, "Die
Mithologye der Albaner" Shtutgard 1973, fq. 504-505, cituar nga shkrimtari
beratas Piro Tase ne librin e tij me titull "Te Huajt per Shqiperine dhe
Shqipetaret", 2010, ne hyrje te librit, thote se; Figura legjendare e BABA
TOMORRIT ne imagjinaten popullore perfytyrohet si nje plak i mocem me mjeker te
bardhe dhe te gjate deri ne brez. Mbi te qendrojne pezull kater shqiponja femra
me sqep te gjate dhe te fuqishem dhe qe kane mbeshtetur kthetrat e tyre mbi
supet e rena dhe te mbuluara me bore. Ai eshte model i perendive te lashta
ILIRE. Pra Lambertz thekson se Baba Tomorrit i qendrojne kater shqiponja ne
krahe ashtu si Zeusit Pellazgjik.
- As me thuaj, kush i sherben Zotit te Tomorrit?
- Shqipet e malit i sherbejne, ato jane engjejt e tij, prandaj edhe neve na thone Shqipëtare, sepse lusim Zotin e shqipevet edhe jemi të fortë posi ato, edhe shokët e atyreve. Tek kane bere folete shqipet neper shkembinjte dhe neper shkrepat e maleve atje kemi ngritur shtepite edhe neve Malesorete (shih fq 18). Nderkohe edhe etnologu Rrok Zojsi ne librin e tij "Folklore" botuar ne vitin 1939 duke referuar nje legjende lokale midis te tjerave thote se populli I krahines se Tomorrit beson se ne malin e Tomorrit eshte nje "ZOG"(shqiponje) aq i shenjte, sa s'kapet me dore.
Por
legjendat duhen mbeshtetur dhe me prova te gjalla. Nga studiuesi Perikli
Ikonomi por dhe studiues te tjere si Dionisi Piron ne librin, "Aleksandri
i Maqedonise", botuar ne Athine ne vitin 1846, si dhe ne nje liber botuar
nga Univesiteti i Kretes ne vitin 1910 me titull "Historia e
Beratit", citohen shkrimtar te lashtesis, si Hesiodin dhe Strabonin te
cilet midis te tjerave theksojn se; Ne kohe mjaft te lashta ne rrethinat e
Beratit dhe Tomorrit, banonin Orestet. Dhe se zona e Tomorrit dhe Beratit eshte
quajtur me emrin Orestiadha. Kete emer kjo zone e mori sepse Oresti, djali i
Agamenonit(njeri nga prijesat e luftes se Trojes). Per shkak te vrasjes se te
emes se tij te cilen e beri vet, erdhi dhe u fsheh ne kete zone. Oresti ngriti
afer malit te Tomorrit dhe qytetin e lashte Argos Orestikon (shih P. Ikonomin
fq.11, si dhe librin Historia e Beratit fq.5 dhe 6). Ikonomi tregon se Aqilehti
i biri i Pileut dhe i Perendeshes se Detit, kryetari i Lapatheve (Lapathet
stergjysherit e Lapeve te sotem) ne Luften e Trojes, i coj ne ate kohe nje
pershendetje Zeusit te Dodones Pellazgjike dhe i thote ne forem lutje " O
zot I Dodones Pellazgjike qe banon ne ato vende te largeta dhe sundon mbi
Dodonen dimerkeqe, per rreth teje banojne Selijte, Dragomanet (fate- dhenes)
kembezbathur dhe gjumeperdheas (shih Ikonomin fq. 5 cituar Iliaden e Homerit
XVI, 234). Plutarku thote se fiset qe banonin rrethe Dodones ishin Selijte.
Enianet, Perrevejte, Athamanet, por Perrevejte dhe Athamanet u debuan prej
ketu, prej Lapatheve stergjysherve te Lapeve te sotem. Selijte duke u
mbeshtetur dhe ne mendimet e Ikonomit (fq. 9) por dhe ne librin Historia e
Beratit botuar nga Universiteti I Kretes me 1910 (fq. 5-9) ishin banore te
cilet shtriheshin ne Suloven e sotme (Sulovaret). Kurse Lapathet para se te
zhvendoseshin ne Laberi mendohet te jene shtrire ne zonen prane malit te
Tomorrit Belesove- Lumas ku aktualisht rrjedh nje lum i cili quhet
"Laparthic" dhe pergjate tij shtrihet fshati Lapardha i Beratit
(Lapardheasit) i cili ka mare emrin nga ky lum. Por toponimet flasin vete. Ne
zonen e Vlores apo Laberise egziston nje fshat me emrin Lapardha e Vlores
(Lapardheasit), i cili sic thame gjendet ne zonen e Beratit ku ka qene shtrir
fisi legjendare i Lapatheve. Por prane Tomorrit gjenden dhe toponime fshatrash
me emrat Narte e Suloves dhe Kuc i Skraparit qe sic dihet egzistojne ne
Eshte e
qarte se Lapathet e lashte e ruajten mitin e shqiponjes dykrenore edhe atje ku
shkuan pra ne Laberin e sotme ku bene pjese dhe qytetin i lashte i Orikut. Nuk
eshte rastesi udhetimi i Eqerem bej Vlores ne malin e Tomorrit ne Shtatore te
vitit 1906.
Ne fund kete artikull dua ta mbyll me nje pjese te vjershes se Perikli Ikonomit kushtuar Dodones se Tomorrit, ku ai midis te tjerave thote se:
Je Tomori Plak, i Zotit te Pelazgeve/
e thone historianet e permend Omiri/
tu fale Aqilehti, prijesi i LAPATHEVE/
burri luftes se Trojes, trimi me i miri.../
...Rrefen bijet e shqipes emrin Shqiperi/
te asaj shpese te shenjte qe rrine mbi ty/
qe mbane mbi krah Zeusin Dodonea/
qe ndoshta per te gjithe te mbulon ty REA/
Kete shpese te shenjte, stergjyshi shqipetare/
e pati per shenje te kombesise se tij
qe ne kohe te lashte, kete simbol kombetar/
edhe sot sternipi e mban ne flamur te tij.../
BIBLIOGRAFIA
Eqerem Vlora, Kujtime ( 1885- 1925) perkthyer nga Afrim Koci, botuar ne 1972 ne Mynih.
Kenneth
Meyer Setton, "The Papacy and the
G. Rawlinson, The History of Herodotus, Universitetit te Oksfordit,Volume II
Maximilian Lambertz, Die Mithologye der Albaner" Shtutgard 1973.
Joseph
Swire, King Zog's
Peter (Piro) Tase, Te Huajt per Shqiperine dhe Shqipetaret, 2010, SHBA
A. Cook,
Zeus,
Konstandin
Kristoforidhi, Gjahu i Malesoreve(Hieja e Tomorrit), Leipcing 1948,
Historia e Beratit, Universiteti i Kretes, 1910
Sir P. Colquhoun,"Pellazget dhe Pasardhesit e tyre Modern", botuar Universiteti i Londres, 1892
Perikli
Ikonomi, Historia e Tomorrit, 1936,
Jani
Vreto, Apologjia, 1878, Ribotuar ne
Pashko
Vasa,