Shtesë » Historia
Prita në Bistricë (2)
E diele, 20.10.2013, 04:11 PM
Hasan Ribniku – polic Italian
Me mbërritjen në Partesh, Hasan Ribniku shfrytëzoi tanë gjetuninë e vet për t’u ba lajka Italianëve dhe policisë së tyne. Hasani iu prezentue organeve italiane si njeri që vjet me rradhë ka vuejtë për shkak të simpative të veta ndaj Italisë dhe dëshirës së tij për t’ardhë në kët teritor.
Jovan Bullajiq:
Rilindja, E
merkure, 10-VI-1965
II
Mbasi Italianëve
u ishin te mirseardhuna shërbimet e njerzëve të këtillë, Hasani fitoi shum
shpejt besimin e tyne te pakufishëm.
Mbas nji
qëndrimi të shkurtë në këtë vend, Hasani u emnue prej pushtetit okupues Italian
si polic në komunën e Parteshit. I gatshëm me bashkëpunue me të gjith e me çdo
kend pa marrë parasysh a ashtë kjo në interesin e popullit të vet të përvujtun.
Hasani përjetoi nën pushtetin Italian momentet e veta ma të lumtuna, sepse
italianët kishin besim të pakufishëm, e banditi i kalibrit të tij dinte me e
shfrytëzue këtë.
Hasani mbeti në
detyrën e vet në Partesh gjatë tanë kohës së luftës, deri në shtatorin e vjetit
1944.
Tanë kët kohë e
kaloi në veprimtari anmiqsore kundër lëvizjes nacional - çlirimtare. Hasani
muer pjesë aktivisht në zbulimin dhe likuidimin e komunistëve e të patriotëve
të kësaj ane.
I vetëdijshëm
për simpatitë e besimin që gëzonte te organet italiane, Hasani shfrytezoi rasën
dhe organizoi nji bandë tmeruese në tanë at anë.
Plaçkitjet,
dhunimet dhe rrahjet nuk qenë gja e rrallë në këtë krahinë. Nën udhëheqjen dhe
mbrojtjen e Hasan Ribnikut, kjo bandë bani aso mizorish për të cilat asht vështirë me shkrue. Plaçkitshin
krejt çka mundshin me shti në dorë,por gjaja ma e kërkueme ishin derrat e
majmun, që banda i qonte mandej natën në
teritorin nën okupimin bullgar dhe i shitte me çmime më të nalta.
Veprat e tjera
të këqija ishin pjesë argëtimi e kësaj bande te çfrenueme ,së cilës askush nuk
mundte me i ba gja.
Gjaku rrodhi
rrëke
Në periodën e
parë të luftës, megjithëse me trup e shpirt trathtar, Hasani nuk i përgjaku
duert dhe u përpoq që këtë tua lajë tjerëve, e vet të kënaqet me plaçkitje dhe
kënaqsi tjera.
Mirëpo, me kohë,
nën mbrojtjen e Italianëve ai u tërbue
aq shum saqë prej dorës së tij gjaku rrodhi rrëke.
Hasan Ribniku
filloi të ndërrohet në vrasës të përbetuem, që krimet e veta i bante pa kurrfar
mëshire. Ai muer aq guxim, saqë me bandën e vet të hyjë natën në katundin e vet
Ribnik dhe të bajë masakrime të mëdha ndër popullsinë sërbe.
Vetem në
periodën deri në vjetin 1942 banda e
Hasanit me këto kërdi nate likuidoi 15
bujq të pafajshëm sërb. Këto mizori Hasani i arsyetonte se gjoja bullgarët , në
bashkpunim me Sërbet, po bajnë krime neper shtëpijat e shqiptarëve. Me nji
fjalë banditi i pa skrrupulla i rrugëve
n’uniformë të policit , nuk u kufizue n’asgja.
Ismeti qoi
kryet i lodhun. Në raport gjindej
mbas saj lista e dytë e viktimave të Hasanit , nën të cilën ,
përveq bujqëve të pafajshem, kishte edhe
emna grash e fëmijesh sepse Hasani nuk
qe aspak sentimental ndaj krimeve të veta.
Mbi tryezë u
ndëgjue zilja e telefonit, tingllima e të cilit jehoi në mënure të
pakandshme në dhomën e qetë. Mirku e
Shabani, si me komandë u gjinden menjiherë ne kambë, ashtu të përgjumshëm.
Ismeti qoi
ndëgjuesen:
-Po shok shef,
un jam!...Po ju ndëgjoj !... Shabani dhe Mirku u shndërruen në veshë te erruem.
Ismeti ndëgjoi tue heshtë. Mandej muer
lapsin dhe filloi të shkruej me të
shpejtë instrukcionet e dhanuna nëpër mjet të telefonit.
-Kuptova, të
gjitha do të bahen si that. Lamtumirë! –tha me buzëqeshje dhe e lëshoi
ndëgjuesen në vendit e vet.
Shefi ishte shok
i tij qysh prej ditëve të shkollës
dhe i vinte mirë kur e thirrte.
Ismeti i dha
shenjë Shabanit që të përgatitet e ky kuptoi këtë menjhër. Mirku këceu me gëzim deri te tryeza,
lëshoi dorën mbi telefon.
- Domethan u lajmue – tha gati tue
belbëzue prej gëzimit.
- U lajmue ,- tha Ismeti, - le të
shpresojm se prej kësaj do të dali diçka.
Shabani u vesh
me të shpejtë dhe mbas u pak u përshëndet me shokët e gati vrapoi.
Ishte fjala për
lidhjen me të cilën nji kohë të gjatë ishte nderpre çdo kontakt. Nji prej
shokëve i kishte ra ne gjurmë bandës. Raportet mbërrijtën rregullisht deri para
njizet ditesh, e atëherë papritmas u ndërpren. Lidhja nuk paraqitej ma në
vendin e caktuem, e as që mrrinte ndonji
lajm. Të gjithë besojshin se shoku, që i kishte hy në gjurmë bandës, do të jetë
vra në ndonji përleshje të paparapame. Mirëpo, lidhja u lajmrue papritmas, çka
mund të paraljmrote përfundimin e shpejt të kësaj detyre të mundimshme.
Do me thanë, nuk
e paskan vra, - tha mjeku me lehtësim, - qenka gjallë?...
Ismetit thuase i
ngjante diçka e tmerrshme dhe tash ngadal qetësohej.
Po, duket se
qenka gjallë, ndoshta edhe na do të kemi ndonjiherë pak fat me këtë bandit.
Sytë i shëndritën fuqishëm, hodhi edhe njëher nji shikim të shpejt mbi listën e
gjatë të viktimave të Hasanit, e mandej lëshoi letrën e zverdhur dhe filloi të
lexoj raportin tjetër.
Kthimi në
katundin Ribnik
Ne shtatorin e
vjetit 1944 në pragun e përfundimit të luftës, tue ndie se italianët e patën të
vetën e edhe bashkëpinimi me ta, Hasani iku mbrapa në Ribnik, ku e prtëte
familja, nga se frigohej për krimet që pat ba.
Mirëpo, Hasani
nuk humbi kohë. Menjëherë mbas mbërritjes në Ribnik tuboi bandën e vet de
vazhdoi zanatin e vjetër, por tash në mënyrë shumtë ashpër dhe ma paskurpullt.
Tue ndie
largimin e shpejt të bullgarëve, banda nuk nuk ngurrej ma prej asgjaje. Ashtë
vështirë me përshkrue frigën që mbretnoi në këtë anë pre j sajë, e cila në tërbimin e vet as që i
mëshihte krimet e veta. Për ate që nuk e din situatën në këtë anë, ashtë
vështirë me i besue këtij rrëfimi, që ashtë pasqyrim ma besnik i panikut dhe
frigës që mbretnoi nën terorin e kësaj bande.
Në luftë kundër
partizanëve
Mbsas largimit
të bullgarëve prej Ribnikut, Hasani masovizoi bandën e vet dhe shkoi me të në
kufi me Preshevën, ku muer pjesë akitivisht në luftimet kundër ushtrisë
Nacional Çlirimtare. Kuptohet mbas asajë që bani kundër patriotëve e fuqive
përparimtare të kësaj ane, kundër popullit të pafajshëm, i cili nuk bani kurfar të keqe, Hasani nuk kishte
rrugëdalje tjetër përveç se të shkoi ne luftë kundër revulucionit popullor.
Në arrati
Krimineli e
banditi dhe anmiku i përbetuem i vllaznimit e bashkimit të popujve tanë, bashkëpunëtori i okupatorëve
bullgarë e Italian, Hasan Ribniku,, i zhytun në gjak, nuk pati rrugdalje tjetër
përveç se para ushtrisë popullore, ashtu si edhe shum tradhëtarë jerë, të
strehohet në mal. Mbas disa përlesheve me ushtrinë Nacional Çlirimtare, banda e
Hasnit mbeti fare e vogel. Në të vërtetë, Hasani mbeti vetëm në disa njerz.
Në perioden e
parë mbas çlirimit banda e Hasanit nuk ndërmuer akcione me përpjestime të
mëdha. Jetonte tue ik prej ndjekjeve, e
aksionet e sajë kufizoheshin vetëm në sigurimin e ushqimit. Qëllimi kryesor i
bandës ishte me evitue çdo përleshje me ushtrinë.
Kuptohet se
banditi i tipit të Hasn Ribnikut nuk mundi të qëndroj gjatë i qetë, e edhe vet
jeta në arrati e shtynë të mendoj për ditët e ardhshme. Mënyra e tij e
çuditshme e organizimit në ato ditë të para të arratisë e ndihmoi shum.
Hasani
përgaditej në mënyrë shum të temeltë e studioze për ditët e aksioneve të veta
të ardhsahme. I vetëdijshëm për numrin e vogël të anëtarëve të bandës së vet,
Hasani kërkoi rrugëdalje në qarkullimin e madh të sajë, çka e ndihmoi shumë për
tu ik ndjekjeve të shpeshtueme. Mirëpo, ai e dinte shum mirë se kështu nuk do
të mund të qëndroj gjatë. E dinte
se pa përkrahjen e jatakëve ka me ra
shumë shpejt në duert e pushtetit popullor.
Jatakët
shpëtojnë Hasanin
Ndërsa shum banda
të tjera , tue mos mundë me gjetë përkrahje në popull, ranë njana mbas tjetrës
në duert e organeve të pushtetit popullor, ose u dorzuen, ky kriminel i madh
krijoi nji rrjetë të fuqishme jatakësh. Ndërsa bandat e tjera, të detyrueme nga
uria dhe mundimet, ndërmerrshin aksione të ndryshme të rrezikshme tue humb
kokën, Hasani me mjshtri tue u shti frigën në eshna, e tue shfrytëzue miqtë e
vet, ngadal por me siguri bani për veti shum jatakë. Hasani e dinte se sa ma
rrjetë të madhe e të fuqishme që të ketë, aq ma jetë të gjatë do të siguroj
vedit e banditëve të vet. Në saje të kësajë, ai ia mbrrijti të qëndroi vjet me
radhë pa ra në duart e drejtsisë. Në nji shërbim të organizuem kaq mirë të
jatakëve, Hasni ishte ma i sigurtë. Për çdo aksion ma të madh ose lëvizje të
ushtrisë, banda informohej menjiherë. Kush e di sa herë Hasan Ribniku mundi të
përvidhet vetëm në saje të jatakëve të vet besnik.
Ismeti qoi kryet
i lodhun dhe hodhi nji shikim mbi shokun që tash kotej në këambë i mështetun
për mur, por në njifarë pozite të çuditshme , thuese çdo moment do të kërcente
për tu nisë në detyrë. Buzëqeshi e mandej shikoi listën e gjatë të jatakëve
besnik të Hasanit, të shkruem me shkrim jo të sigurt me shenime të shkurta për
secilin jatak veçmas. Në fund të listës dallohej nji emer i shkruem me germa të
mëdha . Ismeti u ndalë në të pak ma
gjatë. Shenimet ishin këtu ma precise dhe ma të gjana.
Përgatiti: Ismet
Azizi
(Vijon)