Shtesë » Historia
Sherif Sherifi: Eksodet e prillit
E diele, 21.04.2013, 04:19 PM
EGZODET E PRILLIT
Nga: Sherif Sherifi, Petrit-Dardanë
Në historinë
tonë kombëtare vend të rëndsishëm zë edhe
lëvizja e popullsisë nga nje vend në tjetrin. Këto lëvizje, egzode apo me
mirë me thën ndjekje të Shqiptarve nga trojet e veta shekullore janë bër ne
mënyrë sistematike edhe ne kohët më të hershme e ne vazhdimsi deri ne ditët e
sotme nga fqinjët sllav Sërb, Maqedonas, Malazez dhe Grek. Këto ndjekje kishin
per qëllim spastrimin etnik te teritoreve nga faktori Shqiptar dhe zavendesimi
i tyre me elemente slave, thjeshtë grabitja e teritoreve Shqiptare. Këto metoda sllavet parasegjithash
Sërbet i bëjshin pas luftrave që zhvillonin fuqit e mëdha si Perandoria Osmane,
Rusia, Gjermanija e Italia. Keta në prapavijë hyshin dhe në forma me perfide
terorizonin popullatën edhe ashtu të lodhur dhe i ndiqëshin nga shtëpit e tyre.
Kështu kishte ndodhur viteve 1877-78, kështu kishte ndodhur pas luftërave
Ballkanike në fillim të shekullit të kaluar. Ndjekje te Shqiptarëve kishte pas
edhe në vazhdimsi gjate tër shekullit të kaluar në permasa dhe forma tjera nga
ato të mëhershmet. Në këto periudha kohore sidomos pas te ashtuquajturës LNÇ,
pushtetaret e vendosur në ato treva ku
kishte Shqiptar zbatonin planet e akademikëve Sërb per largimin e Shqiptarve
nga trojet e tyre dhe t’kurrjen e teritorit kombëtar Shqiptar.
Aleksandër
Rankoviq ishte njëri nga ato që shquhej për antishqiptarizëm. Ky ishte minister
i mbrendshëm në qeverinë Jugosllave të pasluftës, segment kyq i sigurisë së
shtetit, por edhe resor i rëndësishëm për të bër presione nga më të ndryshmet
ndaj Shqiptarëve. Rankoviqi në kohën sa ishte në pushtet kishte regrutuar
njerzit e vetë me një rrjet të organizuar nëpër qendra, qytete e fshatra
Shqiptare ku kërkonin nga populli lojalitet ndaj shtetit, krijeses se quajtur
Jugosllavi dhe Sërbi, e këtë lojalitet ata mund ta dëshmonin me dhënjen e
tatimeve të papërballueshme, punëve “vullnetare”për shtetin sidomos ndërtimin e
rrugëve dhe qyteteve nëper Sërbi, gjthnjë duke qëndruar sa ma larg nga
identiteti kombëtar Shqiptar e sa më afër atij të çpikur “Jugosllav”!. Ky
gjakpirës për Shqiptarët do të mbetet në kujtesë e kurr nuk do të harrohet me
aksionin famëkeq në grumbullimin e armëve në dekaden e gjashtë të shekullit të
kaluar. Keto aksione i kishte zhvilluar edhe ne malësin e Bujanocit ku
popullata ishte tejet e varfur të pa
punë, banorët e këtyre fshatrave nuk mund të siguronin bukën as për tre muaj
por edhe ato pakë prodhime ishin të obliguar që një pjesë të madhe t’ia
dorzonin shtetit për rezerva.
Ishte
viti 1963 kur Rankoviqi numëronte kohët e fundit të sundimit apsolut dhe
presioneve ndaj Shqiptarve. Diku nga mesi i muajit prill të atij viti prindrit
e mi me neve fëmijët që ishim, axha me familjen e tij dhe nje kushëri poashtu
me familje i lam shtëpit dhe vendlindjen në Qarr e u vendosem ne Petrit(Petroc)
te Dardanes.Nuke ishim ne as te parët e as te fundit qe e bëm nje veprim të
till.Përveq trysnive dhe rrethanave politike qe pushteti ushtronte ndaj banorve
te këtyre anëve sidomos ndaj Qarralive lokalitet ky ku forcat komuniste Sërbe
kishin humbur shume luftar e teknikë
ushtarake ne luften e dhjetorit 1945 ,pë
tu shperngulur ndikonin edhe kushtet e jeteses pa rrugë ,pa shkollë,pa
perspektivë i detyronin popullaten e ketyre trevave te kerkoj vend ku mund te jetohej me mire.Fshataret e
Qarrit por edhe te fshatrave tjera te
malësisë si Zarbinces,Novo Selles,Suharnes,Ramabuqes,Pribocit e lagjeve tjera
nga malesija e Bujanocit vendoseshin ne Gjilan,Bujanoc,Prishtine,Dobeçan e
sidomos ne Petrit.Ne kete fshat nga viti 1962 e deri ne fillim te viteve te
70-ta ishin vendosur mbi 15o familje nga këto treva.
Pasi qe
pikrisht ne ketë kohe prilli mbushen plot 50 vite nga shperngulja prej
vendlindjes,e njëri nga shkaqet kryesore per te u nda nga vendlindja ishin edhe
kushtet shumë të vështira per shkollim nuk mund te mos permendi edhe kushtet e
shkollimit ne vendbanimin e ri.Meqense aso kohe ne Petrit fshati banohej me
popullate Serbe edhe mësimi zhvillohej ne at gjuhë,e ne ne fillim ishim shume
pake nxënes Shqiptar për te hapur klasa shqipe ne fshat dhe detyroheshim qe
klaset e ciklit te ulet te fillores ti vazhdojm ne Miresh(Dobercan).Nuke kaluan
as tri vite dhe u shtua numri i nxënsve shqiptar dhe u paksua ai sërb dhe ne
fshat u hapen paralelet shqipe me mesues te parë Vebi Ibrahimi nga Suharrna qe
edhe ai ishte vendosur me vendbanim ne Miresh.Duhet permendur se edhe ne Petrit
por edhe ne Miresh mesimi zhvillohej deri ne klasen e IV dhe shumica e femijve
me kaq e përfundonte shkollimin!
Neve qe
pikrishtë ose kete e kishim shkakun kryesor qe morem vendim per t’u shpërngulur
u gjetem ne pozitë te keqe,ku te vazhdojm shkollimin? Ne fillim une Sherif
Sherifi dhe nje shok bashkëfshatar Ramadan F.Krasniqi vendosëm te vazhdojm
klasen e V-të ne fshatin e afërt Ranilluk ne gjuhen Serbe,u regjistruam atje na
pranuan dhe filluam mësimin.Qe ne fillim vërejtem se nukë do te mund ta
vazhdojm aty e si pengesë kryesore ishte mosnjohja e gjuhes .Më kujtohet ajo
kohe e vështirë,Ramadani pas dy ditëve nuke erdhi më ne shkollë kurse une mbeta
i vetmuar dhe nukë kisha me kend me ndërruar as nje fjalë.Ne mbremje kur
uleshim e bisedonim ne familje Babai me propozonte disa shkolla ku do te mund
te vijoja mesimin ne gjuhen shqipe dhe
ne fund vendosa qe te njoftoj shokun tim Ramadanin dhe te vazhdojm mësimin në
Pogragjë.Pas nje jave u terhoqa edhe une nga shkolla e Ranillukut dhe s’bashku
me prindrit shkuam ne Pogragje e atje vazhduam deri ne klasen e VIII.Edhe atje
nuke ishin kushtet ideale,udhtojshmi nga
Nje egzod
tjeter qe kishin përjetuar fshataret e Petritit e shumica e te cilve
prejardhjen e kan nga malësia e Bujanocit ishte ai i 19 prillit 1999.Ky tani
ishte pregaditur gjithashtu nga pushteti Sërb por ne rrethana tjera e me qellim
te njejtë,Për ket ngjarje kam shkruar edhe me heret por nukë ështe e tepërt te
shkruhet përsëri me ndonj detal te ri.Naten ne mes 18 e 19 prillit forcat e
ndryshme Serbe te kombinuara ushtar,polic,paramilitar,mercenar,hajna e kriminel
te liruar nga burgjet enkas per te ber krime kishin rrethuar fshatin, me
armatim përsonal dhe te rënd.Te nesërmen ora 11 nene kercnim te armëve dolem
nga fshati,akoma pa i kaluar
E ceka me
lartë se pas tre muajve ne fshat përsëri kthehet popullata,kjo kishte ndodhur
vetem pas nënshkrimit te marveshjes së Kumanoves ne mes te Milosheviqit dhe
forcave te NATO-s.