E enjte, 03.10.2024, 08:55 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Brahim Avdyli: Armiqtë më të rrezikshëm (3)

E diele, 13.01.2013, 10:40 AM


ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË ËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE (I)

- Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

"FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA" (VASO PASHË SHKODRANI)

Nga Brahim AVDYLI

Siç e kemi vënë re në shkrimin pararendës, një histori më komplete, majft voluminoze, më të organizuar dhe më mirë të ndarë në pjesë, na e jep John Juluis Norwich, “Bizanti-Shkëlqimi dhe rënia e një perandorie, 330-1453”[1]. Norwich shkruan me një stil të thjeshtë e terheqës, duke studiur dokumente të pafunde të historisë. Ka mbuluar disa detyra të rëndësishme në Ambasadat e Beogradit e Bejrutit, si dhe të Konferencës së çarmatimit të Gjenevës, i lauruar për studime në frengjisht e në rusisht, dhe i dekoruar me urdhërin për merita të larta të Republikës italiane[2].

Në tërë këtë vepër ai kridhet në historinë shumëvjeçare të perandorisë bizantine, sa edhe të çuditshme, aq edhe të befasishme, e cila shihet nën dritën e euridicionit të autorit. Kjo vepër është një konservim i befasueshëm i kulturës së botës klasike. Bizanti është një prej qytetërimeve më të mëdha, që ka humbur dikund e mbuluar me pluhurin e trashur të shekujve. Veprat burimore dhe literatura që autori i studion në këtë libër janë kryesisht greke, italiane, francese, angleze, gjermane dhe amerikane, si dhe mjaft revista për historinë e përgjithshme apo perandorinë bizantine.

Duke studiuar historisë e perandorisë bizantine, na duhet të theksojme se autori J. J. Norwich bie viktimë e literaturës greke dhe sllave, sidomos të ortodoksizmit, nga vendet ku studion e punon. Ndonjëherë ka të pavërteta në biografinë e perandorëve, si. psh. Justinianit, i cili "u lind në vitin 482, në Trakë"[3], që nuk është e vërtetë, sepse ka lindur në Taurisiana, afër Shkupit, në Dardani, të cilin e ka marrë në Konstandinopojë si fëmijë, për ta rritur e shkolluar daja i tij, Justini, poashtu nga Dardania. As mbretëritë e familjes së Dioklecianit, Konstandinit të Madh, Valentinit, Teodosit, Justinianit, Isak dhe Aleks Komnenit, Dinastia e Angjelëve, despotati i Epirit dhe Paleologët, etj. nuk kualifikohen sipas origjinës pellazgo-iliro-shqiptare, siç ndodhë keqas me të tjerët, p.sh. me familjen Armene apo me familjen Maqedone.

Të mos harrojmë të shtojmë këtu se Perandoria Bizantine e kishte filluar historinë me flamurin e saj që kishte shqiponjën me dy krerë[4] dhe shqipojnjën me një kokë, që është edhe sot e kësaj dite flamur kombëtar i shqiptarëve. Shqiponjën me një kokë e kishte Perandoria Romake, në ballë të ushtrisë. Perandoria Bizantine është ngritur nga ajo, fillimisht pa ndyshur nga simbolet e rregullimi i saj shtetëror, prandaj i ka marrë si simbole të vetat simbolet që kishte edhe Perandoria Romake.

Për ta shpjeguar më mirë këtë çështje, po e fillojmë që nga gjeneza e pellazgëve hyjnorë. Sellenën, përëndeshën e parë të Sellëve të Epirit, të të gjithë pellazgëve, të grumbulluar fillimisht pranë Dodonës së parë, që është në Tomor të Shqipërisë së Jugut, apo në krahinën veriore të Epirit dhe të Dodonës së dytë, që është në Tomar të Dryopisë së Mollosit (shikoni këto dy fotografi të sjellura këtu), pra krahina e dytë e Epirit jugor, sot nën Greçi, i mbanë krahët e hapur të shqiponjës, që është shenjë profetike. Për këtë gjë ka shkruar një studim të thuktë Fatbardha Demi[5], në të cilën thotë se "Zoti ishte fillimisht Grua" dhe Sellenizmi ka qenë thellbësor në "krijimin e dy kulteve më të rëndësishëm të besimit dhe të mitologjisë Euro-Aziatike". Sellena ka patur si simbol "Shqiponjën mbretërore". Ishte besimi i popullit darda-no-thesprot, që e krijoi bazën mitike të Euro-Azisë.

Krahët e Shqiponjës ishin shenja të veçanta të Zotit. Kurdoherë i kemi shoqëruar shenjat e shenjta, të Zotit të Madh, madje edhe të Zeusit, në Dodonë[6], të cilët ishin pellazgë, ilirë, epirotë, pra shqiptarë nga Epiri, dhe dihet se mbreti i epirotëve, Pirro i II-të, elitën e të tij, në luftërat papushim, i ka quajtur "shqiptarë", të cilët e kanë mbajtur plisin e bardhë (borean-ngjyra e borës), gjë të cilën e ka shpjeguar Xhusepe Katapano, në librin e tij "Thoti, fliste shqip"[7]. Na mjafton fotografia e Uliksit, me plis të bardhë në kokë, në studimin e përmendur të Fatbardha Demit, që tregon shtegun nga lashtësia deri në ditët e sotme, të pellazgëve, ilirëve, maqedonëve, epirotëve, pra të shqiptarëve. Që nga lashtësia antike, mijëra vjet para lindjes së Krishtit, e deri te mbretërit e famshëm të Pirros, Lekës së Madh, të Konstandinit të Madh, të Justinit, të Justinianit, deri te Anastasi, etj. kanë patur krahaz shenjave të tjera edhe shqiponjën, shenjën e Zotit ose një pendël të saj. Kjo gjë ishte mjaft domethenëse, që është ndjekur nga mbretërit e antikës së lashtë, të Euro-Azisë, të Gadishullit Ilirik, të Ilirisë deri në fund të Evropës, të Romakëve, të Bizantëve, për ta theksuar lidhjen në vazhdimësi.

Edhe te Kostandini i Madh ishte një lidhje me Zotin. Ai ishte prej Nishit të Ilirisë. Të hënën, 11 maj 330 është themeluar perandoria Bizante dhe deri në shkatërrimin dhe rënien së kësaj perandorie, pas 1123 vjetë e 18 ditë, të ekzistencës dhe të luftërave në të tri kontinentet, kryesisht me pretendime fetare dhe ortodokse, deri në likudimin më barbar që njeh historia, të mbarë familjes perandorake epiroto-ilire, deri në më të voglin, nga sulltani otoman Mehmeti II, të martën, me 29 maj 1453. Askund nuk theksohet përkatësia kombëtare, sepse është thelbësore dhe duhet patjetër të ipet. Në radhë të parë duhet theksuar karakteristikat kombëtare, përballë atyre fetare. Feja është një gjë e doemosdoshme që prej pellazgëve, sepse ata e kanë ditur se pa fenë nuk mund ti sundojnë njerëzit, që kanë qenë kryesisht "të pa ditur". Për fenë, ishim të dhënë, pos luftërave që nuk i bënim kurrsesi me ata që dinin "të rrinin" nën krahët e tyre. Për iliro-dardano-epiroto-shqiptarët, ka mbetur ters e marta, që përpos rreziqeve që i sjellë, është një ditë nervoze, dhe askujt nuk i kujtohet ajo ditë, me 29 maj 1453, ka qenë "e martë", kur ka rënë nën masakrën e perandorisë osmane e tërë perandoria shqiptare, dhe po e quaj kështu duke pasur si karaktiristikë etninë e tyre epirotase, që është shqiptare, me perandorin dhe familjen e tij, Kostandinit XI-Paleologut. Ai ka qenë tërësisht epirot, nga një krahinë domethënëse për shqiptarët, që flisnin shqip. Gjuha shqipe flitej vazhdimisht që nga ajo kohë, nga koha e Pirro Neoptolemit, të Aleksander Molosit, të Bardhylit (Ylli i Bardhë), bijëve të tij, Klejtit dhe Glaukut, të Aleksandrit të Madh[8], nga prijësi i shenjtë që ne duhet ta nderojmë, epirotasi njohur Pirroja II, Ajakidi[9]  që na la të quhemi prej atëherë "shqiptarë", dhe nuk mendohemi se kjo ditë është "ditë terse e javës", jo në radhë të parë për "botën greke", siç shprehet kështu John Julius Norwich, autor i kësaj vepre[10], por është në radhë të parë për shqiptarët. Ai nuk e shesh se shqiptaria (pellazgia, iliria, thrakia, epiri, maqedonia dhe dardania), pas shumë vitesh të sundimit të gotëve, është vendosur nën sundimin e Perandorisë Bizantine, të Konstandinit të Madh, të Valentinit, të Justinit, të Jutinianit I dhe të Justinit të II. Koha e sundimit të Jistinianit I (527-565), për të cilin mëson e tërë Italia dhe bota studimore "Korpusin Juridik Civil" të perandorit shqiptar, që "ka qene periudha më e ndritur e hitorisë bizatine pas Konstandinit të Madh"[11], dhe nuk e përmend askund cilësinë e tij kombëtare ilire, dardane, shqiptare, të cilës i ka shërbyer denjësisht me tërë jetën e tij. Ai e çliroi Ilirikun nga varësia e Selanikut, që ishte katolike romake, dhe vendosi nën juridiksionin e tij Prevalin, Dardaninë, Epirin e Ri, Moesitë, dhe dy Dakitë, vetëm se kufijtë krahinorë do të ndryshojnë në vazhdimësi, dhe që kryesisht përbëheshin: Prevalia shtrihej nga Shkumbini në veri, deri në luginat e Zetës dhe Maricës; Dardania shtrihej në lindje, duke përfshirë edhe krahinat e Kosovës; kurse Epiri i Ri shihej nga Shkumbini në jug, deri në lumin e Vjosës. Shkodra u  gjet nën mbikëqyrjen kishëtare të Ohrit ortodoks, ndërsa pjesa lindore e Ilirikut mbeti nën varësinë e Selanikut dhe nën kishën kishëtare të Romës, sado që ushtria e famshme e Justinianit I korrën mjaft suksese në fushatat e tyre vendimtare kundër vandalëve, gotëve dhe bullgareve[12].

Përse harrohen kështu vallë shqiptarët, pra pellazgët, ilirët, epirotët, dardanët dhe maqedonët, që do të emëroheshin nga shtrirjet nëpër krahinat e ndryshme, në të cilat jetonin e flisnin, të cilët e kishin të njëjtën gjuhë iliro-epirote, gjuhën shqipe, me të gjitha dallimet në rajonet e pavarura që flitej? Pse e harrojnë gjuhën epirote, që është e njëjta gjuhë me gjuhën shqipe, dhe Sami Frashëri jo rastësisht që në Rilindjen Kombëtare e quante Greqinë "vendin e stërgjyshërve tanë, të Ilirëvet"[13], sepse i kishte Epirotët, ndërsa Gjergj Kastrioti-Skenderbeu mbiquhej "Epirotarum Pricipis"[14], sepse qe vendi i shenjtë shqiptar.

Shqipëria është vendi që zotëron gjuhën më të vjetër të Evropës. Emrat e mitologjisë së ashtuquajtur greke, oronimet, toponimet, eponimet, anthroponimet, mund të shpjegohen vetëm përmes gjuhës së sotme shqipe. Ajo ia ka dhuruar Evropës dy nga qytetërimet më të ndritura: atë që quhet e "grekëve", nëpërmjet pellazgëve dhe atë romake, nëpërmjet Etruskëve[15].

A mund të kenë lexuar shkencëtarët e huaj libra të tillë, si: "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë"[16], "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik"[17], "Fundi i misterit etrusk"[18], "Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët"[19], "Pellazgët dhe stërgjyshërit e kombit shqiptar"[20], "Pellazgët dhe stërgjyshërit e qytetërimit botëror"[21], "Enigma nga pellazgët te shqiptarët"[22], "Ilirët-historia, jeta, kultura, simbolet e kultit"[23], "Antikiteti-hellenët janë ilirë të zbritur në Egje"[24], "Pellazgët, origjina jonë e mohuar"[25], "Avranitët dhe prejarja e grekëve"[26], "Iliriciteti i ma-qedonasve dhe epirotasve"[27], "Gjenet, popujt dhe gjuhët"[28], "Albanët, pellazgo-iliro-shqiptarët me famë botërore"[29], "Rolli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane"[30], "Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumenteve historike"[31], etj., etj., do të kishin patur një pasqyrë më të plotë të gjithë që nisen për studim të Perandorisë Bizantine.

Përveq luftërave që janë bërë për ta okupuar Gadishullin e Ilirisë, nuk ka mundësi të "zbrazet" tërësisht nga ilirët, dardanët, trakët, maqedonasit dhe epirotët kjo hapësirë që quhet sot "Ballkan" dhe t`ua "lëshojë" vendin "kombeve sllave", që nuk e kishin këtë vend, psh. serbët u formuan si komb në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe nuk egzistonin fare në Ballkan në vitin 326. A ka mundësi një studius i të gjitha dokumenteve bizantine të thotë se "shpura perandorake mbërriti në Serbi"[32] gjatë arrestimit dhe vrasjes në Itali për shkakun e një intrige të Krispos, Liciniantit dhe Faustës, djalit dhe gruas së parë nga ana e Konstandinit të Madh dhe nga kjo gjë "duket" sikur "serbia" paska egzistuar? Në vitin 326 nuk ka egzistuar Serbia. Në kohën e jetës së tij të Konstandinit të Madh, i lindur në Nish, kjo zonë nuk ka pasur "serbë". Serbia nuk ka egzistuar në këtë periudhë. Pesëqind vjet errësirë osmane nuk na kanë lënë të shohim asgjë, që na lë nën një plaf të rëndë të frymëmarrjes. Pjesërisht e kemi humbur vetëdijen. Nuk kemi gëzuar as të drejtën elemetare të shkrimit të gjuhës dhe historisë sonë, prandaj jemi të gllabëruar nga ndenja jonë kulminante për tu zhdukur si komb. Historinë e "mësuam" nga armiqtë fqinjë, me dhunë e dredhi të paparë, duke tentuar të marrin qindra fakte të frymimit tonë nën kulturën e gjuhën greke. Greqia, e para, na quan me të pa drejtë "grekë" dhe nuk e shohim aspak këtë gjë. çdo gjë sillet në qark, në formë rrethi. Prej mbrëmjes deri në mëngjes, është errësirë e plotë. Nata e thellë osmane ka pasur çmendurinë tonë deri në zhdukje nga vetvetja, nga harrimi i përkatësisë kombëtare, sa shqiptarët i thoshin vetes me krenari "jam turk, elhamdurilah".

Në mjegullën e dendur të errësirës së natës osmane, pa u gdhirë mirë, vrapojnë të ligjtë fqinjë, që të marrin trojet tona autoktone me likuidimin pa shpirt të shqiptarëve: gra, pleq e fëmijë...

Por, ti lëmë këto dhe ti kthehemi veprës dhe temës sonë. Meqe vepra që po flasim nuk ka "kurrëfarë pretendimi akademik"[33], siç e vërën edhe autori, shpjegon se heroizmi i perandorit ishte bërë një me heroizmin e shtetasve të bizantit, të cilët ishin mistik dhe që e kishin në gjak Krishtin, Shën Mërinë dhe shenjtorët, bashkë me kryqin origjinal e të shenjtë të Jerusalemit, por që më vonë e tërë perandoria u kthye në një autokraci, në teokraci të pushtetit fetar, me një perandor të gjithëfuqishëm, që trajtohej në një rang me apostujt dhe printe fenë. Sado që autori i shpjegon aspektet fetare gjatë mbijetesës së kësaj perandorie, nuk i jep të drejtë në këto rrethana kombit ilir dhe "harron" se këtu kanë jetuar ilirët, dardanët apo shqiptarët; se gjithmonë Durrësi është i njëjti vend, vendi i perandorit Anastas I, shqiptar, që ka sundur Perandorinë Bizantine, prej vitit 491 der në vitin 518, etj.

Të gjitha luftërat që i ka paraprirë ky komb nën ortodosizmin, i ka bërë për "atdhe e për fe" dhe nuk e thonë kombin për vetveten, sepse, si thotë autori, është një popull parasegjithash mistik, pra që duhet ti interesojë më shumë besimi mistik, se sa lavdërimet. Këtë gjë e kuptuan në radhë të parë tre armiqtë tanë më të rrezikshëm, grekët, bullgarët dhe sllavët. dihet, se grekët, për ta ruajtur të pashkatërruar ortodoksizmin deri në ditët tona, ia dhanë fqinjëve tanë, që ishin një shtresë e dytë e popullsisë së perandorisë bizantine, bullgarëve, sllavëve dhe serbëve, nga të cilët, këta të dytët do të krijoheshin më vonë si komb, "të drejtën e parë gjuhësore", si ndihmë të tyre, pra gjuhën sllavishte, të themeluar nga Cirili dhe Metodi, e cila nuk njihet nga moravët e ilirisë, por të cilën, do ta përdorinin për përthimet fetare, për shërbimet fetare dhe liturgjike, por edhe kulturore sllave.

Me 15 shkurt 438 ndahen Lindja dhe Përëndimi, derisa e sundon tërë Perandorinë Romake perandori Valentin. Autori e sheh me të drejtë pasionin teokratik grek që përpiqet të shkaktojë kryengritje, por nuk mund t`i ndizte e t`i ndante "shpirtërat" se sa marrrëdhënia që kishte të bëndte me Krishtin dhe Atin e Shenjtë. Me spekullimet teologjike janë nxitur figurat karizmatike, si p.sh. Jovan Kristozomit[34], por ato nuk kishin sukses. Jesu Krishti ishte pellazgë dhe mbahej me ebrejtë. Jesus, do të thoshte JE-ZEUS, Je-Zot, nga pellazgishtja, d.m.th. nga shqipja, sepse të tjerët e quanin kështu, pasi që ai jepte shenjën e gjallë të përtërinte Zotin e Madh. Mbiemri Krishti (Cristus) do të thotë "i kryqëzuar", që jobesimtarët e kryqëzuan në kryq. Bizantinët e donin, sepse ishte i tyre. Vrapuan që ta gjëjnë e t`a marrin në Jerusalem me vete Kryqin e Shenjtë dhe e sollën në Konstantinopojë.

Të gjitha luftimet më të rrebta të sheteve që i përbënjë tri kontinentet, para, gjatë dhe pas Perandorisë Bizantine kanë pasur karaktrer ekskluziv fetar, pos luftimeve të shpeshta grabitëse të disa popullatave dhe fiseve të pa fe, nga Azia dhe Lindja. Tjetër formë kanë pasur "luftërat për pavarësi", të disa vendeve të veçanta, gjatë rënies së Perandorisë Osmane...

Si duket J.J. Norwich ka rënë viktimë e literaturës që ka përdorur, siç kanë rënë të gjithë studiusit e botës përëndimore para tij, si p.sh.: "Revue des étude grecque", "Revue des étude byzantines", "Historiens grecques", "The Byzatine Empire", "History of the Estern Roman Empire", "Storia dell`impero bizantino", "Figure byzantines","Les personages byzantines de l`Alexiade", "L`empereur Héraclius et l`Empire byzantine", "Constandine the Great", "Le Grand Palace de Constatinople et le livre des cérémonies", etj. Këto vepra janë botuar në metropolet botërore, si në Istambul, Bucurest, Torino, Palermo, Rome, Milano, Paris, Leuver, Wien, Leipzig, Stuttgart, Bonn, Bruxelles, Barcelona, London, Oxford, Washington, New-York, Boston, Cambridge, etj. dhe ia imponojnë autorit, sikurse zonjës Averil Camerun apo zotëriut nga Amerika, Ferdinand Schevill, e të tjerëve si këta, që shkruajnë për këtë temë mbi literaturën e metropoleve të tyre, të theksojnë gjuhën që kanë folur, greqishten, dhe literaturën që iu është referuar bazave të gjuhës së përdour greke, por që "e harrojnë" se ajo është ndërtuar mbi bazat e gjuhës së folur pellazgo-shqipe. Harrojnë se gjuha greke është bërë gjuhë zyrtare në vitin 1000, pas daljes së fjalorit të madh greqisht "Sounda"[35], duke ia lënë gjuhës zyrtare, latinishtes, vendin për mjediset ushtarake. Gjuha latine përdorej baras me greqishten, në shkrimet zyrtare perandorake dhe nëpër shkollat profesionale të Kostantinopojës. Kjo do të thotë se më parë gjuha latine ka qenë gjuhë zyrtare dhe parakrakisht është folur gjuha pellazgo-ilire, gjuha antike pellazgëve hyjnor, mes thrakishtes dhe ilirishtes, krahas greqishtes, që disa gjuhëtarë quajnë protoshqipe, pra parashqipe, gjuhë vetijake dhe që

nuk u greqizua, romanizua apo nuk u sllavizua nga ndikimi i tyre i fortë, sado që shkencëtari austriak, Joachim Matzinger, shprehet se ajo nuk ishte "as shprehje e ilirishtes, as e trakishtes, por paraardhëse e shqipes"[36], që nuk ka të drejtë në dy të parat, të cilat nuk i njeh.

Gjuha shqipe ka histori mijëvjeçare, i ka ruajtur tiparet karakteristike, sikurse pavarësinë e saj. Kjo gjuhë nuk kishte kaligrafi dhe shtypshkronja, ndërsa greqishtja i kishte. Greqishtja e re nuk e kupton greqishten e vjetër dhe duhet të shërbehet me deshifrimet e shqipes, sidomas të dialekteve të saj, veçanërisht të gegërishtes.

Epirotët flisnin gjuhën shqipe, por shkruanin me alfabetin e Kadmit, në të folmen fenikase. Është gabimisht të quhen "grekë" ata që flitshin kështu "gjuhën greke" dhe është gabimisht të quhen "latinë" ata që e përdornin latinishten. Më vonë, janë quajtur "sllavë" ata që e përdorën gjuhën sllave. Këto gjuhë kanë marrur fjalë nga pellazgo-iliro-epiroto-trake që quhej "gjuha shqipe", të cilën e kanë folur mbarë popujt që e kanë krijuar Evropën[37], popujt që folën me kohë gjuhën latine, frenge, spanjolle, gjermane, angleze, baltike, rumune dhe sllavishte.

Studimet e fundit kanë vlerë të rëndësishme. Këtu futen studimet e Aref Matheut, në Universitetin e Sorbonës[38], studimet gjuhësore të Luigi Luca Cavalli-Sforca[39] apo studimet kundër Shuflait të Prof. Dr. Leonard Priftit[40].

Liugi Luca Cavalli-Sforza e vendos në ballë të gjuhëve indo-gjermane gjuhën shqipe që është plotësisht e drejtë, por shkon në kundërshtim të grupit të gjuhëve indo-gjermane...

Secili që do të kishte shkruar për periudhën e thyerjeve të mëdha, për kohën e lashtë, për Peradorinë Bizantine, do ta kishte ditur sa i pathyeshëm ishte populli shqiptar; cili ka qenë roli i shqiptarisë dhe i gjuhës shqipe nën këtë perandori, pa marë parasysh studimet e vlerëshme të Niko Stylos, mikut tim të veçantë; të Nermin Vlora-Falaskit, dhe të tjerë.

Do të shohim më tutje në vijimin e kësaj teme...


[1] Norwich, John Julius "Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)", Eugen, Tiranë 2005

[2] shënimet biografike për autorin.

[3] J.J. Norwich, vepra e cituar, faqe 64.

[4] sikoni për kuriozitet artikullin e Agim Shehut, në www.ereniku.net, "Konstandini i Madh shkoi me flamur e simbol të ilirëve, shqiponjën me dy krerë".

[5] Fatbardha Demi, "Rruga e zbulimit të besimit pellazg dhe i vashës krahë-shqiponjë", lexuar në Simpozuimin e II-të Ndërkombëtar, Tiranë, 9-10 Nëntor 2012, apo të dhënë në www.pashtriku.org

[6] shikoni librin e Ilir Cenollarit, "Profecitë e Zotit të Tomorit" Jolanda, Tiranë 2010.

[7] Xhusepe Katapano, "Thoti fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007.

[8] Edwin Jacques, "Shqiptarët-Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme", Kartë e pendë, Tiranë 1997, faqet 92-172.

[9] Aref Mathieu, "Mikenët-Pellazgët, Greçia ose zgjidhja e një enigme", Tiranë 2008, faqe 216.

[10] J.J.Norwich, libri i përmendur, faqe 351.

[11] E. Jacques, vepra e përmendur, faqe 172.

[12]  po aty, faqe 173.

[13] Sami Frashëri, "Grekëria ishte vendi i stërgjyshërve tanë, i Ilirëve", www.pashtriku.org.

[14] Shiko veprën e Fan Stilian Nolit, “Historia e Skenderbeut, Mbretit të Shqipërisë”, Shtypëshkronja Dielli, Boston 1921, ose “Veprat 1-7”, “Rilindja”, Prishtinë 1988.

[15] Aref Mathieu (Arif Mati), "Pellazgët antik egzistonin dhe egzitojnë edhe sot nëpërmjet të shqiptarëve"- bisedë me Fatbardha Demin, www.pashtriku.org

[16] Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Arkeologjisë, "Ilirët dhe Iliria, te autorët antikë", Botimet Toena, Tiranë 2002.

[17] Spiro Konda, "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", Eugen, Tiranë 2011.

[18] Zekeria Majami, "Fundi i misterit etrusk", Shtëpia Botuese e Librit Politik, Tiranë 1964.

[19] Shaban Demiraj, "Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët", Infobotues, Tiranë 2008.

[20] Sotir Lashova: "Pellazgët, stërgjyshërit e Kombit Shqiptar", Tranë 2007.

[21] Ali Eltari (Lapi), "Pëllazët, krijuesit e qytetërimit botëror", Grand Prind, Tiranë 2008.

[22] Robert d`Angely, "Enigma- nga pellazgët te shqiptarët", Botmet Toena, Tiranë 1998.

[23] Aleksandër Stipçevic, "Ilirët-historia, jeta, kultura, simbolet e kultit", Botimet toena, Tiranë 2002.

[24] Eva Brinja, "Antikiteti-hellenët janë ilirë të zbritur në Egje", Ilar, Tiranë 2005.

[25] Dhimitër Pilika, "Pellazgët, origjimna e jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005.

[26] Aristidh Kola, "Avranitët dhe prejardhja e grekëve", Botomet Toena, Tiranë 2008.

[27] Arsim Spahiu, "Iliriciteti i maqedonëve dhe i epirotëve", Mësonjëtorja, Tiranë 2006.

[28] Luigi Luca Cavalli-Sforza, "Gjenet, popujt dhe gjuhët" Besa, Tiranë 2012

[29] Elena Kocaqi, "Albanët, pellazgo-ilirët-shqiptarët me famë botërore", Plejad, Tiranë 2008.

[30] Elena Kocaqi, "Roli i pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane", Plejad, Tiranë 2009. 

[31] Grup autorësh, "Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumenteve historike", Vëllimi i I, Tringa Design, Tetovë 2009.

[32] J.J.Norwich, vepra e përmendur, faqe 21.

[33] po aty, faqe 11.

[34] po aty, faqe 51

[35] Averil Camerun, "Bizantinët", Dituria", Tiranë 2008, faqe 228.

[36] Elsa Demo, "Gjuha shqiptare nuk është bijë e ilirishtes", Agjencioni Floripress, 16.10.2012. 

[37] Elena Kocaqit, "Roli i pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane", Emal, Tiranë  2009.

[38] Aref Mathieu, "Shqiptarët-historia dhe gjuha. Odiseada e një populli parahellen", Plejad, Tiranë 20007.

[39] Luigi Luca Cavalli-Sforza, "Gjenet, popujt dhe gjuhët", Besa, Tiranë 2012.

[40] Pro. Dr. Leonard Prifti, "Shqiptarët, grekët dhe serbët", Eugen, Tiranë 2010.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora