Shtesë » Historia
Brahim Avdyli: Armiqtë më të rrezikshëm (6)
E shtune, 30.03.2013, 05:44 PM
ARMIQTË
MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE (VI)
- Në
shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
"FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA" (VASO PASHË SHKODRANI)
Nga Brahim AVDYLI
Kështu, besimi i gjyshëve tanë të parë lidhet me Epirin e stërlashtë dhe me Zotin,
të cilët, përmes bijëve të tyre ilirë
e kanë shpërdarë në të gjithë popujt e qytetëruar. Ne po kthehem prapë te Perandoria
Bizantine, sepse ajo është tema e jonë. Këtë perandori e kanë udhëhequr iliro-shqiptarët.
Në të vërtetë, nuk besoj se ka vend në botë, që emërtimi i popullit, i
vëndit, i gjuhës, i simbolit të flamurit, të ketë vetëm një përfaqësues, siç
është rasti i kombit shqiptar. Në
histori, besim, folklor, etnografi, arkeologji, monedhat e lashta, zbukurime
armësh, djepi dhe veglat muzikore, etj. që atëherë e deri në ditë tona, e ka
këtë përfaqësues të vetëm dallues: SHQIPONJËN.[1]
Aristoteli i lashtë i vendos "graikot" në rrethinat e
Dodonës pellazge, që është vetë pellazg nga Stragjira e Maqedonisë. Kjo është
në rajonet e sipërme të Pindit dhe Akelout, që është lumi i Epirit. Rreth
Dodonës dhe Akeout ishin fisi pellazgo-ilir i sellëve[2].
Shqiptarët e vjetër harruan emrin arbër,
albanë, në ndërkohë që të huajtë na
quanin me emrat e vjetër arbanë ose albanë, si të vetmit trashëgimtarë të
pandryshur të racës së bardhë argase, arbane, e ariane.
Janë këta të gjithë trashëgimtarë e
pellazgëve të vjetër.[3]
"Arbërit
jo vetëm kanë përbërë shumicën e popullsisë ballkanike, jo vetëm se kanë lidhje
të shumëfishta origjine dhe historike me popullsinë e përtej Adriatikut (të Italisë),
por kanë qenë element aktiv emancipues në historinë evropiane të shumë mbretërive,
në Ballkan, në Azinë e Afërt dhe në Afrikën Veriore. Shtetet moderne të
Egjyptit, Turqisë, Italisë, Rumanisë, Greqisë, Francës, etj. janë disa nga
shembuj të veprimtarisë së figurave të shquara arbërore".[4] Emrat "arbër-shqiptar-albanez" janë
të shpjeguara nëpërmjet të miteve dhe kjo është rruga më e drejtë e shpjegimit
të tyre.
Ne po kthehemi te Mesjeta e vonë. Kjo është lënë me
padrejtësi kombëtare në periudhat e më vonshme, si Rilindja. Nga kjo periudhë e
Rilindjes sikur "bëhet
historia". Pra, mesjeta e vonë, dihet mirëfilli se mbetet "e
studiuar" nga armiqtë tanë të njohur serbo-sllavo-grekë apo
greko-sllavo-serbë, si periudhë e adoptuar me pa të drejtë nga ata, apo si një
periudhë ende "e pastudiuar" sa duhet. Zëri ynë ndihet me vonesa të
mëdha kohore, atje ku grekët kanë thënë se janë "greke", përmes
gjuhës artificiale të tyre. Gjërat janë thënë me qëllim të kundërt, saqë syrin,
veshin dhe trurin e topitur shqiptar e detyrojnë të thotë se "nuk kanë eksistuar ilirët",
se "nuk ka fakte të qenies së
tyre", se "nuk eksistojnë
dëshmi të trasformimit në të ashtuquajturit shqiptarë", se "nuk ka fakte se shqiptarët kanë
eksistuar që më parë", se "Kosova
është krijuar në shekullin XX apo fillimin e shekullit XXI", etj. dhe
qudi tjera peudoshkecore. Në historiografinë botërore dhe greke gjëjmë figura
të tëra që identifikohen si "grekë",
vetëm pse e flitshin gjuhën e vjetër greke, që nuk është e njëjta me greqishten
e re, kur është bërë i njohur "kombi grek" në bazë të
"përkatësisë fetare ortodokse". Të gjithë këtyre figurave, nga
Rilindja Kombëtare Shqiptare u anashkalohet në radhë të parë etnia/kombi. Sado që fshehet, përkatësinë
kombëtare të tyre e zbulon qartësisht vetëm objekti i vepritarisë. "Kombi grek" është një
"komb" artificial, me të
gjitha trevat autoktone shqiptare dhe personaliteteve që e përbëjnë atë. Epiri
jugor, pjesa e dytë e Epirit, që ishte dikur zona më fortë shqiptare, ka mbetur
padrejtësisht nën Greqinë nga Anglia dhe fuqitë e mëdha, me gjithë genocidin e
madh shumëvjeqar anti-shqiptar, në gjysmën e dytë shekullit XIX. Pra, Greqia
ishte një sajesë e fuqive të mëdha evropiane. Në fakt, ajo nuk
eksistonte në asnjë hartë ballkanike, deri në shekullin e XIX. Greqia dhe
Serbia përmes fesë ortodokse janë shndërruar në "kombe" artificiale. Ato
deshën t`i sundojnë, në radhë të parë shqiptarët, t`i terrorizojnë, t`i vrasin
e t`ua marrin gjithçka që kishin. Deshën t`i përvetësojnë e të bëhen i njëjtë
me ta; t`i shpopullojnë nga trojet e veta apo t`i bëjnë për vete përmes fese
ortodokse.
Sa herë që flasin për "përkatësisnë
shtetërore", grekët e kanë përkatësinë fetare dhe jo etnike, sepse etnia kombëtare atyre nuk u
intereson, pasi janë të varur nga deklarimi fetar. Vetëdeklarimi ka qenë një element kyq për t`ua vjedhur popullsinë
shqiptarëve dhe vazhdon të jetë ende kështu.[5]
Kishat ortodokse greko-serbe, në të vërtetë i urren mirëfilli shqiptarët, kur nuk duan të shndërrohen
në "grekë"
dhe në "serbë". Në krye të lëvizjeve antishqiptare ka qenë
në të vëtetë priftërinjët ortodoksë, që në radhë të parë kanë qenë frymëzuesit
shpirtëror të nacionalizmit greko-serbë dhe të masakrave të tyre të
tmerrshme kundër shqiptarëve. Kjo gjë tregon se është i përzier kryesisht me
politikën. Dhe, në vend se të jetë kisha paqësore, ajo ka qenë kryesist
antihumane.
Procesi i helenizimit nis me bërjen ortodoks dhe mësimin e gjuhës greke.[6]
Kishat Ortodokse kanë luajtur rol të ashpër në zhvillimin e politikave
nacionaliste antishqiptare në Ballkan.
Avranitët e quanin Greqinë e mesjetës Arbëri (Peloponezi dhe Atika). Faktet e vetme historike që vijnë nga
mesjeta dëshmojnë se nën Greqinë kanë banuar vetëm shqiptarët, të cilët e
quanin veten e tyre avranitë, por Përëndimi
i quante ata grekë ose qytetarë me ndërgjegje greke.[7]
Në librin "Stariotët" të
autorit Paulo Petës, sipas veprës së Elena Kocaqi-Levanti, thotë se avranitasit,
pra stariotët, vetëshpallen kështu me termin e njohur për shqiptarët, edhe pse
vinin nga kishat kishat ortodokse greke. Ata nuk dilnin si fraksion ortodoks i
bashkësisë shqiptare në Venedik, por si fraksion avranitas i bashkësisë greke.[8]
Thuhet se asnjë shqiptar i Argosit nuk ka
ditur të flasë greqisht. Për një gjë të tillë na rrëfejnë mjaft shqiptarë
nga Athina. Fushat dhe rrethi i Atikës, Eubesë jugore, Megarës, Argosit dhe të
Korintit janë edhe sot të banuara tërësisht nga shqiptarët.[9]
Përsa i takon popullsisë së Epirit malor, dihet mirëfilli se grekët
nuk arritën kurrë ta shkombëtarizojnë[10].
Shqiptarët, në përgjithësi, do t`i quajnë helenë. Gratë shqiptare,
në viset e pakëta të Atikës, kur dalin në
rrugë flasin greqisht, sepse mendojnë se të huajt po i vërejnë. Në ishujt e
Hidrës, Specias dhe Salaminës e tërë rinia di greqisht[11].
Kjo gjë dëshmon qartë se banorët e Atikës dhe Peloponezit kanë qenë shqiptarë. Helenizmi i avranitasve ka
qenë tërësisht artificial, kryesisht i keqkuptuar apo edhe i detyruar për tu
bërë "grekë".
Duhet të vëmë në dukje se fanariotët,
që ishin frymëzuesit e parë të Kishës Ekumene të Kostandinopojës nuk
kanë qenë "greke", por kanë qenë një shtresë e intelektualëve
nga etnitë e tjera, që flitshin zyrtarisht greqisht, sepse kjo ishte
saksionuar. Intelektualët nga viset e ndryshme të Ballkanit përdornin gjuhën e
Kishës Ortodokse për arsimin e tyre, pasi ata ishin të krishterë ortodoksë. Kjo
gjë u bë një bërthamë e fortë ideologjike e helenizmit që do të asimilonte më
pas etnitë që banonin në të ashtuquajturën Greqi.[12]
Me idenë se "helenë është ai që do
të bëhet i tillë", greqia e shikonte qartë pastërtinë nacionale të
lidhur ngushtë me pastërtinë fetare. Kështu u arrit me dhunë që të bëheshin të
tilla të gjitha etnitë, duke shtuar kështu në mënyrë artificiale numrin e
popullsisë dhe territorin që e absorbonin.[13]
Kultura e vjetër
antike u vidhej gjyshëve të lashtë të shqiptarëve. Atyre, jo vetëm që u kanë vjedhur tokat dhe popullsinë, por edhe meritat
që kishin në kulturën dhe historinë botërore, që është një veti e ultë e dinake
greke. Sipas kësaj ideologjie, helen është një person që ndanë idealet e
kulturës antike të epokës klasike. Pa marrë parasysh se i cilës etni
është, i badhë apo i zi, mund të jetë helen, në qoftë se i pëlqen kultura
filoheleniste. Termi "helen"
përdoret për të gjithë ata që e refuzojnë etninë e tyre dhe marrin false etninë
helene. Kështu mund të thuhet lirisht se grekët modernë kanë braktisur realitetin dhe jetojnë pore në botën e tyre ideale.[14]
Që një njeri të bëhet helen
duhet të ketë dëshirë në rend të parë të jetë i tillë. Ky është thelbi i thuktë
i ideologjisë greke.[15]
Të jesh helen duhet të jesh ortodoks. Feja
është tipari kryesor dhe i padiskutueshëm i
helenizmit.[16]
Që të jesh helen duhet të mësosh dhe gjuhën e ashtuquajtur greke. Gjuha e
vjetër greke nuk mund të kuptohet nga folësist e gjuhës së re greke, e cila
është lënda më e vështirë në shkollë. Gjuha e re quhet gjuha diometiki.[17]
Por, le të shohim edhe njëherë sipas internetit italian se çka do të thotë
termi "perandoria bizantine".
Shprehja "perandoria bizantine" iu referohet në mënyrë preçize
"etnisë
politike", e cila, një kohë, ka dominuar botën e mesdheut.[18]
Këtë e quajnë me pa të drejtë si bazë të kolonisë greke, pa i
kushtuar rëndësi të ashtuquajturës "kulturë
greke", që është në të vërtetë një kulturë shqiptare me petka
gjuhësore greke.
Grekët pretendojnë se janë trashëgimtarët e trashëgimisë bizatine, edhe pse
ajo quhej Perandoria Romake e Lindjes me qendër në Kostandinopojë, sepse ajo e
ka pasur si gjuhë zyrtare greqishten e vjetër, që edhe sot e flasin rëndë helenët aritificial, duke e marrë gjuhën
zyrtare të Bizantit dhe duke anashkaluar
popullin iliro-shqiptarë. Një shtet i krijuar më pas, në gjysmën e dytë të
shekullit XIX, përvetëson gjuhën e një perandorie që ka ekzistuar para tij, dhe
kjo është një rrenë e kulluar grekofile.
Kemi parë se Bizanti ishte një armik i madh i helenizmit. Filozofët e
lashtë helen dhe mrekullitë e artit të lashtë u zhduken me fanatizëm nga
priftërinjt dhe murgjit bizantinë. Kjo kulturë kishte domethënie pagane. Greqia
e ditëve të vona nuk ka lidhje me Bizantin, por shqiptarët, që themeluan dhe e
rritën.[19]
Pra, kultura e vjetër e territorit të
Greqisë ishte e kulturës pagane.
Ne po marrim një shembull nga kjo kulturë. Në Mesjetën e vonë (shekujt
14-15), nëpërmjet 21 emrave të njohur të Evropës, ndër të cilët ishin në
radhë të parë Giordano Bruno, Tomaso Moro, Erazmo Rotterdam, Martin Lutero, Françesko
Bacone, Schales de Bovelles, etj. vie emri i Giorgio Gemisto Pletone, që
do të thotë shqip: Gjegj Xhemisht
Pletoni (1355-1452). Mbiemrin e kishte Xhemishti, por supermbiemrin apo mbiemrin artificial e mori "Pletoni", pas studimit tërësor
të librave të Platonit, sikur të jetë "një
Platon i dytë", sado që kualifikohet si "filosof grek" nga studiusit e jetës dhe veprës së tij,
edhe pse ishte i lindur në qytetin e Konstantinopojës.[20]
Për te, nuk jepet përkatësia etnike,
sikurse ndodhë për shumë figura të shquara para tij, të perandorisë Bizantine,
ku kombësia e humbë vlerën e vetë dhe identifikohet kryesisht me fetë. Këta
njerëz të mëdhenj të artit, kulturës, shkencës, mendimit dhe filozofisë emërohen
si "bizantinë", si "grekë", ndërkohë që
përkatësia ilire, shqiptare dhe arbërore kaloheshin
anash, pra nuk përmendeshin.
Pletoni ishte njohës i mirë i trashëgimisë shkencore, filosofiko-fetare të
pellazgëve, i historisë dhe teologjisë së fesë katolike, ortodokse dhe
islamike. Ai jetoi në përiudhën e çthurjes së plotë të shtetit bizantin dhe
veprimtarisë së shumtë dogmatiste të feve të reja që po krijoheshin atëbotë.[21]
Ai vërtetoi se "Fetë, në një farë
mënyre përfaqësojnë degët e një peme, ezoterizmi është trungu, dhe shkenca e
lashtë janë rrënjët e tij; sa më shumë zgjaten të parat nga trungu, aq më shumë
ato janë larguar nga e vërteta".[22]
Pletoni nuk ishte ateist, por ngulte
këmbë në një besim, atë burimor dhe ezoterik, që ishte një besim pellazg, pra ilirë,
që do të thotë shqiptar. Dalja e
besimeve të tjera, atyre katolike, ortodokse dhe islame, i kishte sjellur njerëzimit
vetëm një gjë: konflikte të vazhdueshme. Pletoni zotëronte një
paqe univesale. Në këtë periudhë kisha ishte bërë pushtet paralel me
sundimtarët dhe këto bënin një rrezik për tërë jetën dhe veprën e Pletonit.[23]
Reformat e veta politiko-fetare, "Traktati
mbi ligjet" e shkroi dhe e ruajti në fshehtësi.
Me mendimin e tij lidhej tradita e mendimit filozofik, duke e filluar nga
Minosi, Numa, Likurgu, Priftërinjtë e Dodonës, Shtatë të Diturit, Parmenida,
Plutarku, Timeo, Magjistarët, etj. e deri te Brahmanët, duke e bërë analizën e
mendimit filozofik të lashtësisë e deri te Aristoteli, i cili, në botën
intelektuale përëndimore zgjonte polemika të shumta, ku nuk përputhej me
mendimet platonike pararendëse, të cilat i ringjallte Pletoni.
Ky filosof i botës së atëherëshme i pasuroi ato me zbulimet e reja, të
cilat i njohu gradualisht përëndimi evropian. Ai ua bëri të njohur edhe "Geografinë" e Strabonit, që
nuk njihej në atë kohë. Veprimtaria e Pletonit kishte për qëllim që ti
shërbenin një qëllimi praktik, sidomos për bashkëkombasit. Ndër veprat e shumta
të tij, është "Manuali i
astonomisë", "Orakujt
magjikë të dishepujt e Zarathustrës", të dy "Komentet", "Lutja
ndaj Zotit Një", "Dëshmi
natyrale të Zotit", "Historia e Islamit nga vdekja e Muhamedit deri
në pushti-min e Kretës 827-828", "Mbi historinë e Asirëve dhe
Medëve", "Mbi fushatën e Aleksandit të Madh", "Mbretërimi
maqedonas dhe përshkrimi i Thesalisë", "Korigjimi i disa gabimeve të
Strabonit", "Përgjigje Skolarios", "Traktati mbi
muzikën", "Përmbledhje e doktrinave të Zarathrustës dhe
Platonit", "Traktati i Ligjeve", "Traktati i
Virtytit", "Përshkrimi i Peloponezit", "Përmbledhje e disa
elementeve të retorikës", "Traktati mbi Homerin", etj. etj. [24]
Dishepullin e Zarathustrës në gjuhën italiane e thonë tekstualisht kështu "dottrina
di Zoroastro (Zarathrustra)"[25].
Fjala Astro, do të thotë Stern[26],
ndërsa në shqip, do të thotë "Ylli". Ndërsa, fjala "Zoro"
do të thotë në shqip "Agimi, mëgjesi", pra "Ylli
i mëgjesit". Fjalën "Zarathrustra" e kuptojmë
më mirë në shqipen letrare "Ylli i mëgjesit", se sa
në greqishten e vjetër.
Gjergj Xhemishti-Pletoni ka sjellë një dëshmi të rëndësishme për origjinën
e tij. Duke shkruar një përkujtim për perandorin ilir/arbër Emanuelin e II, Paleolog, ai bën një "leksion" të historisë:
"Ne, mbi të
cilët ju sundoni e keni pushtet, jemi
helenë nga raca (arbër të besimit pagan, thënie nga Fatbardha Demi), siç
është dëshmuar nga gjuha jonë dhe shkollimi ynë stërgjyshor... Në këtë tokë del
se hellenët kanë jetuar gjithmonë,
aq sa mund të kujtojë kujtesa njerëzore; asnjë
njeri nuk ka jetuar para tyre... vetë hellenët, duket se kanë qenë zotëruesit
e saj dhe nuk e kanë braktisur kurrë".[27]
Atëherë, hellenët kanë qenë pellazgë paganë, pra ilirë apo arbër. Gjuha
e vjetër greke e shkruar dhe kthyer në gjuhë tregëtare, sikurse gjuha e sotme
tregëtare e ka marrë të njëtin përdorim.
Kjo është arësyeja që kjo periudhë dhe hapësirë është quajtur "bota
helenistike".[28]
Hulumtimi i historisë nuk duhet të fillojë nga Greqia dhe Roma e lashtë, por
duhet të fillojë nga ata që kanë lidhje me qytetërimet e tjera.
Ato nuk guxojnë të quhen gjëra "të
kapërcyera" apo "të
panjohura".[29]
Greqia që sot bërtet e gërvishtet se "zhvilloi
artet e bukura, poezinë, dramën, prozën, skulpturën, filozofinë" i
takonin Helladës së vjetër. Hellada, në fakt, nuk mundi asnjëherë të formojë
një shtet të plotë, qoftë në formën e Mbretërisë apo të Federatës.[30]
Të kësaj kohe do të marrim tri mbretëritë dhe kryesoret të Ilirisë së Jugut:
a) Mbretëria Dardane;
b) Mbretëria Molose apo Lidhja Molose, që u zëvendësua me emrin Epir;
c) Mbretëria e ilirëve të mirëfilltë. [31]
Nga jeta dhe vepra e Pletonit na dëshmohet e vërteta që del nga e kaluara
pellazge e "Greqisë" së sotme. Nën ndikimin e Pletonit, figuara më e
shquar e Rilindjes italiane, Kozimo de
Mediçi (Cosimo de` Medici) e hapi në Firencë Akademinë për studimin e
Platonit (Accademia Platonica a Firenze), që u vijua nga Roma, Napoli,
etj.[32]
Pra, Gjergj Pletoni ka shënuar një kthesë në mendimin filozofik dhe ndikoi
fuqimisht në eliten evropiane.
Por, nuk është i vetëm ai që ndriçon në dijen e rruzullit tokësor. Siç
thotë Fatbardha Demi, kur sundon përëndia pellazge Sellena, kurrë një yll i vetëm nuk mundë që t`a ndritë qiellin e
errët të natës. Titullin "Konsull i
fillozofëve", ia ka dhënë për shembull Universiteti i Konstandinopojës
Mikel Konstandin Psellit (1018-1878),
duke përfshirë probleme të astronomisë, mjekësisë, fizikës, matematikës,
etikës, teologjisë, alkimisë, topografisë, muzikës, etj.[33]
Zyrtarisht, në këtë periudhë, banorët e Perandorisë Bizantine të Lindjes emërtoheshin
si "romei", që nënkuptonte
lidhjen e hershme me qytetërinë romake të lindjes, dhe jo
përkatësinë etnike. Perandoria Bizantine quhej në fakt Perandoria
Romake e Lindjes. Ka plotë dijetarë që nuk janë studiuar sa duhet dhe nuk dihet
se cilit komb i përkisnin.
Duke përdorur gjuhën greke si gjuhë të dytë zyrtare dhe duke e ndërruar
këtë gjuhë në një gjuhë të vetme zyrtare, Perandoria Bizantine filloi të quhej
me pa të drejtë "Perandoria Greke". Kur thuhet "bizantin", nënkuptohet "greqia", e cila, kryesisht,
ka qenë kryesisht dy gjuhëshe, shqip dhe greqisht, por shikuar historikisht, ajo
nuk njihet në atë kohë si e tillë. Këto abuzime janë abuzime të viteve të
mëvonshme, kryesisht fetare, jo etnike.
Perandoria Bizantine e la këtë "provë"
përmes gjuhës së vjetër greke, me të cilën, kohët e fundit bënë zhurmë të madhe
Greqia, e ngriti zërin e saj nga një "komb"
i pa qenë në një komb i fesë otodokse. Me këtë e zhytë deri në
pafundësi kombin shqiptar, sikur nuk
ka ekzistuar më pare; e injoron tërësisht, ndonëse nuk ka zbritur prej qiellit,
por ka ardhur prej ilirëve dhe ka mbetur gjallë përmes errësirës pesë
shekullore të perandorisë osmane.
çka nuk e bënë dot
greku e bëjnë pa pritesë serbo-sllavët, dhe anasjelltas, çka nuk e bëjnë serbo-sllavët
e bën me dorën e tyre të pabesë e artificiale Greqia. Grekët nuk kanë rrjedhur
nga hellenët, sepse hellenët e vjetër ishin paganë. Pastaj, hellenët nuk ishin "komb", sepse ishin një pakicë në gjithë territorin që sot quhet "Greqi" dhe nuk
kishin mundësi të shpallnin atëherë "një
mbretëri", as kur ishin kthyer me dredhi në fenë ortodokse.
Kështu u "konvertuan" në Grekë hellenët e avranitasit dhe u masakruan,
u vranë, u eliminuan me tradhëti të pa parë shqiptarët, dhe u shpopulluan nëpër
botë duke shpikur se janë "turq", të pabesë, tradhëtarë, etj. ata që
ka qenë një popull i shenjtë shqiptar i Epirotëve. Ata qenë heret të edukuar
nga përënditë e Dodonës antike pellazgo-iliro-shqiptare që të shtrijnë dorën e
tyre për ta ndihmuar e jo për ta vrarë, në kohën kur
ardhacakët, që vinin brez pas brezi nga Libia
e Afrikës, si korbi të zi, siç thotë
mendimi popullor i shqiptarëve, duke u përzier me shumicën e popullit autoktonë
të asaj treve e duke adoptuar me dhunë të dhënat e shumta të gjenealogjisë, të
krijimit, të gjuhës, të mendimit e filosofisë dhe shkencës, të arteve dhe të
letërsisë.
Shqiptarët, u masakruan dhe u diskriminuan barbarisht, sepse ata nuk e
mësuan greqishten e tyre artificiale. Helenizimi
grekofil është i shpifur.
Vrapimi i tyre për të kooptuar shqiptarët më tutje përmes fesë ortodoke, e
cila tashmë është shndërruar në një "komb",
ka dalur nga ngjyra e vet.
Këtë, do ta shohim në vijimet e mëvonshme...
[1] Fatbardha Demi, "Tre emrat e gjuhës dhe kombit tonë:
arbëresh-alban, mishërojnë historinë zanafillore të Evropës", publikuar
te http://dituria.se, 14 Maj 2012.
[2] shiko më gjërë në veprën e Besnik Imerit, "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", Tiranë 2012, faqe 82.
[3] shiko, po aty, faqe 83.
[4] Fatbardha Demi, në letërpërgjgjen e datës 19 Shkurt 2013.
[5] Shiko librin e Elena Kocaqi-Levanti, "Planet për zhdukjen e shqiptarëve", Email, Tiranë 2010, faqe 9.
[6] po aty, faqe 10.
[7] po aty, faqe 29.
[8] Petta Paulo, "Stariotët, ushtarët shqiptarë në Itali", Tiranë 2006, faqe 31.
[9] Luis Beonlew, "Greqia
përpara grekëve", Plejad, Tiranë 2008, faqe 54.
[10] po aty, faqe 51.
[11] po aty, faqe 55.
[12] Elena Kocaqi-Levanti, po aty, faqe
74.
[13] po aty, faqe 75.
[14] po aty, faqe 80.
[15] po aty, faqe 83.
[16] po aty,
faqe 84.
[17] po aty, faqe 86.
[18] shiko faqen e internetit,
http://tradizione.oodegr./tradizione_index/storia/ternbizant.htm, spas Clinton
R. Fox.
[19] vepra e përmendur e Kocaqit-Levantit, faqe
88-89.
[20] shiko thënien direkte të Marsilio
Fiçinos, në http://filosofico.net/pletone.htm
[21] Fatbardha Demi, "Racizmi historik, dëshmi e mendësisë ideologjike dhe polemike e
së kaluarës dhe nxitës konfliktesh në të ardhmen", të dërguar me postë
elektronike te autori, ose nga publikimi në http://revistadrini.com, me 10.02.2013.
[22] Moreno Neri, "Pletone tratto delle virtu", Bonpiani Testi a Fronte,
Milano 2010, faqe 12, cituar sipas artikullit të cekur të Fatbardha Demit.
[23] artikulli i përmendur, po aty.
[24] artikulli i përmendur i Fatbardha Demit.
[25] shiko faqen elektronike http://filosofico.net/pletone.htm.
[26] shiko p.sh. Taschenbuch, Italienisch Wörterbuch, Sonderausgabe, Taschenbuch, München 1998, faqe 19.
[27] Romilly Jenkins, "Bizanti
dhe Bizanntizmi", Plejad, Tiranë 2001, faqe 21 e 61, cituar sipas
Fabardha Demit.
[28] Eva Brinja, "Antikiteti, hellenët janë ilirë të zbritur në Egje", Ilar, Tiranë 2005, faqe 197.
[29] po aty, faqe 200.
[30] po aty, 2004.
[31] po aty, faqe 205.
[32] Giogio Gemisto Pletone,
http://filosofico.net/pletone.htm.
[33] http://wikipedia.org/wiki/Michele_Psello