Shtesë » Historia
Asllan Dibrani: Familja Namani dhe torturat çnjerëzore
E diele, 05.05.2013, 04:26 PM
Familja Namani nga Prapashtica dhe torturat me çnjerëzore të udbës serbo-sllave në kohën e Rankoviqit !
Nga
Asllan Dibrani
Fakte
dëshmi dhe dokumente mbi inskenimet e
UDBES në Kosovë!
Serbia
planin antishqiptar e kishte
shtrirë gjithandej , me represaliet dhe dhunën e pa parë
në rrethet e Sangjakut të
Novipazarin, të Nishit dhe në Toplicë. Deri në vitet 1878 ishte pothuajse popullatë
shumicë dhe autoktone në trojet e
veta në vendet e lartshënuara.
Në këto
krahina të shqiptarëve nga këto rrethe
,Serbia përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid
dhe bëri spastrim etnik mbi 700 vendbanime dhe mbi 450,000
shqiptarëve , të cilët asokohe jetonin në trojet e veta etnike, apo në një
hapësirë sa territori aktual i Kosovës qe ekziston sot.
Spastrimi
i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare nga
këto territore në mënyrë masive dhe të organizuar ndodhi pas Kongresit të Berlinit me rastin e copëtimit të Shqipërisë në vitin 1913 . Serbinë e përforcoj
akoma ma tepër qe ju liruan duart me shumë 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen
e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 e andej , ku
pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut ,Nishit dhe rajoni
i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Në tokat dhe pronat
legjitime të shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe malazezët besnikë ndaj
regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare u vendos kryesisht në
territorin e Kosovës së sotme dhe në një pjesë në territorin e Maqedonisë po
edhe Shqipëri dhe Turqi.
Merita më
të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të
zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptar!
Ky
projekt u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe të
krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova” me territore të
reja . Vet krerët e Serbisë cariste
u prononcuan me qëndrime
antishqiptare me publikimin e
shovinizmit të verbër me thirrjet
se "merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili
do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptar".
Sipas
disa të dhënave evidente të asaj
kohe flasin se rreth 70.000 shqiptarë u theren , u vranë dhe u pjekën në
zjarrin brenda shtëpive të tyre .Rreth
700 fshatra shqiptare u rrafshuara me
zjarr vetëm më 1877/1878. Këtë gjenocid asokohe, nuk ishte vërejtur ndonjë disponim i fuqive të mëdha për të parandaluar
Serbinë mbi shqiptarët . Kjo masakër e pa parë
ndikoj në përndjekjen shqiptarë dhe kush mundi fillimisht u
strehuan në drejtim të Gallapit pastaj
siç cekëm ma lart në Kosovë Maqedoni , Bullgari, Shqipëri dhe Turqi.
Viti 1878 ishte viti ma tragjik i atyre krahinave shqiptare qe pos
djegieve masakrës dhe vrasjeve masive nuk u mbeti tjetër rrugë pos të shpërngulen kush
kah mundi të ikë. Pësuan humbje
nga të ftohtit e atij dimri qe si
refugjat për rruge vdiqën me mijëra. Nga
të ftohtit dhe uria me qerre
të ngarkuar sa që pasojat dhe
viktimat u evidencuan të pa
parashikueshme . As pavarësia
e Shqipërisë nuk ndihmoj asgjë ketë pjesë qe
edhe në dy luftërat botërore shqiptaret i gjeti në
rezistence të vazhdueshme kundër
Serbisë. Pas spastrimit të atyre
rajoneve të Sanxhakut , Nishit dhe
Toplices nga shqiptarët ,shënjestër e
barbarisë serbe ishte
bërë
pjesa perëndimore e Kosovës së
sotshme që shtrihet në territorin e Gallapi ! Theks të veçantë në barbarinë dhe terrorin
serb ndaj këtyre fshatrave zënë edhe
fshati Prapashticë në vitin 1921.
Prapashtica
u pre u dogj, u masakrua u uzurpua dhe u kolonizua me banorë sllav të
Malit të zi nën petkun e aleancës se mbretërisë Serbo – Kroato – Sllovene.!
Ishte një
dimër i ftohtë dhe i jashtëzakonshëm. Në ato anë, gjithnjë kanë qenë dimra të
ashpër, po edhe ai dimër ishte po i ngjashëm, bile edhe ma i theksor nga një
acar hidhnak. Një erë e fortë thante nga
fërxëlleza, fishkëllyese qe i mbushte te gjitha zbrazëtitë e gropave, lugjeve
por edhe pullazet e shtëpive të mbuluara me kashtë ose rrasa guri. Forcat
çetnike me qëllim kinse të çarmatimit të popullsisë shqiptare dhe likuidimit të
kryengritjes shqiptare e sidomos ndaj reaksioneve antiserbe qe ishin në
fshatrat e “Gallapit në Dabishec dhe Prapashicë” dy fshatra qe ishin si vende
strategjike për Kosovën!.Kështu në gjysmën e dytë të vitit 1920, u bë
mobilizimi i tërësishëm i ushtrisë serbe, nën petkun e aleancës se mbretërisë
Serbo – Kroato – Sllovene. Kishte ardhur në përfundim qe ta zhvillonin një
ofensivë mbi popullatën shqiptare në viset, ma problematike siç i quante shtypi
dhe propaganda serbe fshatrat e lartpërmendura për rreth kufirit të tanishëm të
Serbisë me Kosovën. Kjo do të thoshte, shkatërrim i logjistikës së
kryengritësve, edhe shkatërrim i kryengritjes fshatare që synim kishin, mos të lëshojnë
këmbë sllave të futet në territorin e Kosovës. Kjo strategji çetnike ndihmonte
në hapjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për kolonizim më serb dhe malazez
ato zona të Kosovës qe u konsideronin pa banorë siç ishte rasti i Prapashticës që u boshatis me dhunë e zjarr.
Ekspedita
ndëshkuese serbe përbëhej nga një batalion i Armatës së III, qe komandohej nga
koloneli Radovan Radoviq. Njësitë e xhandarmërisë, të komanduara nga Bozhidar
Paunoviq i njohur në popullin e kësaj
ane si Bozhidar Ballovci,nga grupet paramilitare të Kostë Peqancit, si dhe nga
civilë të tjerë paramilitar. Kolonët e ardhshëm nga Mali i Zi, qe terrorin e
vet e përqendruan me ofensive shfarosëse në Prapashticë dhe depërtim i banorë
sllav të Malit të zi. Ajo ofensivë kolonizoj fshatin me qindra shtëpi serbo-malazeze i uzurpuan shtëpitë qe
shpëtuan nga flaka, por edhe
ndërtuan shtëpi të reja!
Në
vitin 1921 në Prapashticë brenda një dite u theren , u vranë dhe u dogjën 1020 burra ,gra
dhe fëmijë, ku një pjesë u ngulen edhe nëpër hunj!
Pleqtë
,fëmijët, as shtëpitë dhe pasuria tjetër nuk u kursyer nga zjarri, vrasjet dhe
terrori i paparë shfarosës në anët e Gallapit, por i veçantë ishte rasti i fshatit Prapashticë . Në Prapashticë
janë plaçkitur dhe djegur të gjitha shtëpitë dhe është zhdukur popullsia prej
1020 burrash ,grash dhe fëmijësh me çka pas disa ditësh e
shpallen fshatin të pa banor. Kolononizuesit malazez u vendosen dhe jetuan plot 25 vjet deri ne plasjen e luftës së dytë
botërore.
Kufomat e
zbuluara pas vrasjes se 1020 burrave, grave e fëmijëve në fshatin Prapashticë
dhe shpëtimi i foshnjës se vogël Selilm Salihut, që me frymëmarrjen e tij
përmbys e kishte shkrirë borën deri në tokë pas tri dite u gjet i gjallë qe i
shpëtoj breshërisë se pushkëve serbe në
vitin 1921. Kjo gjendje e tij zgjati tri ditë, deri sa u kthyen disa fshatarë,
që i kishin shpëtuar vdekjes së terrorit serb, e shpëtuan Selimin e vogël, që
të mbijetojë dhe të mbetet si një legjendë e kësaj ane!
Vitet e luftës
e zyrtarizuan kufirin shqiptaro- serb në zonat ku përkufizohej me Serbinë. Me
rastin e vendosjes së Ushtrisë shqiptare nëpër zonat kufitare që e ndante edhe Prapashticën me Serbinë i frikësoj kolonët serb dhe ikën gjatë luftës se dytë botërore. Në këtë
fshat dhe rajonin e Gallapit këto reprezalje e ndoqën edhe pas luftës së dytë botërore
si rast i veçanet ishte aksioni
in armëve , ai i hapjes se
shkollave shqipe që hasën në rezistencë , por edhe përndjekja e
njerëzve dhe familjeve të veçanta siç është rasti i
familjes Namani. Udbeja jugosllave beri një terror të pa parë kundër kësaj
familje gjëja se ishte
kryese e një vrasje të
Rrahman Gashit , rojtar i malit që humbi pa shenjë. Edhe sot e kësaj
dite është enigmë dhe rast i pa zbuluar
dhe i pa gjurmuar me qe kishin dorë
vet pushteti serbo- sllav!
Familja Namani nga Prapashtica dhe torturat me çnjerëzore të udbës serbo-sllave
në kohën e Rankoviqit !
Për ta
mbajtur gjendjen e nder në këtë fshat
pushtuesi përdorte metoda të
ndryshme mbi reprezaljet dhe
terrorin shtetëror ish jugosllav.
Nuk u ndalen as pas përfundimit të luftës së dytë botërore . Një fatkeqësi e ngjashme e goditi edhe familjen Namani nga Prapashtica. Kjo familje përjetoi burgosjen e të gjithë meshkujve mbi moshën 15
vjeçare. Shtëpia mbeti vetëm në
përkujdesje të gjinisë femërore nga nënë
Raza Namanit gruas se Ibrahimit .Edhe ashtu e thyer në shpirt se bashku me
kunatën Nazifen dhe renë Bahtijen vazhduan jetën duke u rropatur me punën fizike nën presionin psikik me
përplasjet e mëtutjeshme të"Udëbes
" jugosllave qe ishin në shënjestër
si familje në presionin e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesit.
Në vitin 1960 për këtë familje ishte një torturë e veçante edhe pas burgosjes
se gjithë meshkujve në pretekstin se u
zbuluan dorasit e vrasjes se rojtarit të
malit Rrahman Gashi që humbi pa shenjë .
Inskenim
i vrasjeve të improvizuara nga vet udbeja serbe të kësaj natyre kishte të llojeve të ndryshme . Veprimtaria e Udbës
serbe dhe bashkëpunëtoreve nuk ishin të
kënaqur me burgosjen dhe pas një mundi të nënës Raze me kunatën dhe renë qe e
punuan tokën sikur të ishin meshkujt në shtëpi. Prodhimet në
arat e kësaj familje ishin në rritje si gruri, misri, elbi, tërshëra dhe
kopshti qe i kishin punuar për mbajtjen e familjes gjallë me rendimentet
prodhuese të topkës.
Ky
fenomen ishte i pa dëgjuar ndonjëherë në
rajonet e Ballkanit, por edhe në
Evropë!
Një
ditë mëngjesi fushat dhe arat e punuara
u përdhunohen me prezencën e
shumë policëve .Një ditë qershori
kjo familje nën përkujdesjen e grave në mëngjes të hershem u trondit, kur
oborri i tyre u mbush me polici,agjente
dhe bashkëpunëtor lokal me disa fshatarë të fshatrave për rreth qe kishin sjell
sipas urdhrave të Udbës rreth 30 penë qe me plugje.
Qetë
ishin zgjedhur ma të mirët qe ishin në fshatrat për rreth për lëvrimin e tokës
se familjes Namani. Ky fenomen ishte i
pa dëgjuar ndonjëherë në rajonet e
Ballkanit, por edhe në Evropë. Një gjë e
jashtëzakonshme u veprua si
pretekst i zbulimit të armës
kinse më cilën ishte vrare roja e pyllit
i ndjeri Rrahman Gashi i zhdukur. Enigmë
misterioze është edhe sot e kësaj dite qe mendohet se inskenim i
përgatitur ishte nga vet
pushtuesi serb, me synim ,futjen
e vëllavrasjes dhe frikës në popull
e sidomos në ato familje qe ishin me zë si të pa dëgjueshme ndaj pushtetit serb siç ishte familja Namani!Për të burgosurit dhe të
arrestuarit nuk kishin lënë gjurmë as informata se ku gjendën Namani, Ibrahimi Ilazi dhe Kajtazi. Nuk ishte
e mundur as te merren informata se ku
janë ne cilin burg .Familja e
mbetur ne gjininë femërore ishte në
ankth duke pritur ndonjë detaj se paku
të mësojnë për meshkujt e vet se a
janë gjallë apo te vdekur?
Loke
Raza nuk kishte njohuri edhe se
kaloj një kohë qe nuk tregonin as se ku gjenden meshkujt e familjes
_Namani të burgosur. Pas një kohe të gjate të torturave me çnjerëzore në burg
mbaheshin i shoqi Ibrahimi , kunati Namani dhe 2 djemtë e saj,Ilazi dhe Kajtazi
. Pas një kohe përmes një letre
njoftuan nënën Razë, se ku gjendeshin njerëzit
e sajë. Menjëherë Loke Raza kërkoj të shkoj në vizitë në burgun e
Podujevës , qe e njoftuan se të
burgosurit janë në atë burg. Pas disa ditësh ju lejua që të bëjë një vizitë në burgun, por
edhe ajo vizitë ishte e planifikuar qe t'i thyej ndjenjat shpirtërore të nënës dhe
dinjitetin e saj si prind dhe grua .Ajo
nënë i përballoj sfidat ma të rënda të imponuara nga Udbëja serbe. Dita e vizitës ishte një
gëzim i madhe për këtë nënë, qe si
kishte parë njerëzit ma të dashur, një
kohë të gjatë . Nëna Razë shpesh i kishte
parë ëndërr se i kishin liruar dhe ishte çmall me ta! Duke shkuar rrugës këmbë nga Prapashtica për Keqekollë ,Ballaban,
Batllavë për Podujevë këmbë e stërlodhur nga rruga e gjatë mbi
Fshatari me keqardhjeje e priti rrëfimin e udhëtimit të lokes Razë. I rrodhen sytë lot nga
rrëfimet e lokes nga se , fshatari ishte i informuar mbi atë ngjarje shumë mirë
dhe me një zë të
ulët ju drejtua lokës.
Nuk e marr bukën qe e ke
bërë për djemtë
tu në burg . Ajo këmbënguli
dhe ju ndau ato
bukë pogaçe qe i kishte
nga katër njërën u
dha këtyre dhe ca kokrra vezë
djathë dhe krip . Përkundër insistimit Lokja
ju la bukën u përshëndet me ta
dhe u shtëngun për rrugën e mëtutjeshëm , atyre
maleve të bukura dhe të
thepisura drejt burgut për
Podujevë. Loke Raza e kishte në
qendër të vëmendjes Kajtazin e vogël pa i mbushur te 16 -tat u
prangos nga serbo-jugosllavë. Asaj nuk ju priste t'i shihte djemtë burrin dhe kunatin e vet Namanin. Në kokë
e paramendonte se si do të takohet . I shkonte mendje se e kanë rrejt
pushteti me letrën qe ju kishte
ardhë para disa dite.
Imagjinonte vdekjen e tyre ,të gjallët e tyre ,
vuajtjet e tyre në burg etj .Ajo
imagjinonte sikur ta lejojnë me i
pa si do te jete kjo vizite
e parë e saj. Asaj nuk i kishte
ndodh ma herët të përballej me aq
sfida të rënda qe i kishte mbetur e tërë familja në barrë me nuse të reja , fëmijët e tyre të vegjël
. Mbas një udhëtimi shumë orësh
qe kishte udhëtuar nëna Razë mbërrini
në portën e burgut në Podujevë. Në port e ndalen si rregull përshtatjesh të
vizitave me të burgosurit.
Ora
ishte e madhe duke pritur
një lajme për vizitën. Ata i dhanë informatë se
djali i vogël Kajtazi të ka
vdekur!
Kjo u
lajmërua se për kenë, kishte ardhur në
vizitë , po i ra të priste një orë deri sa erdhi një
gardian me një përgjegjës
tjetër të burgut ashtu shprehet, loke Raza.
Ora
ishte e madhe duke pritur
një lajme për vizitën
dhe takimin me te burgosurit. Ata i dhanë informatë se
djali i vogël Kajtazi të ka
vdekur në burg! Lokes ju soll njëherë
vërdalle në kokë Kajtazi dhe
pamjen e asaj dite te trishtueshme kur
u arrestuan.
Paraqitja
, praktikisht ishte me një arkivol në të
cilin faktikisht ishte Kajtazi brenda. Ai ishte
i torturuar me një shkallë
alivanosje në gjendje të pavetëdijshme qe i ngjasonte një të vdekuri, një
kufome në arkivol.
Nëna
Razës me këtë skenim provokues , pa e trembur syrin dhe pa e ndërruar çehren
edhe se nuk dinte gjë qe disa muaj për
njerëzit e saj, se a ishin gjallë a të vdekur? Provokatorët
me një udbash prezent u mundua ta
thyej moralisht, karterin dhe
qëndresën e femrës shqiptare të këtyre
anëve !
Edhe nëse
ma keni mbyt Kajtazin e vogël, unë i kam edhe 2 djem tjerë!
Kjo nënë
me një qëndrim stoike ju përballoj këtyre
torturave serbo-sllave dhe ju
përgjigj organeve të burgut! Citojmë:
Edhe nëse ma keni mbyt Kajtazin e vogël, unë i kam edhe dy
djem tjerë!Me një pamje të pamposhtur kjo e shikonte arkivolin
fare pranë. Ishte i shtrire Kajtazi ,qe
zemra e saj e dinte si e
përjetonte këtë çast aq trishtues për një nënë qe të dashurit e saj po i dergjen në burg me të vetmin motiv qe ishte një familje e pa përmirësueshme ndaj pushtetit jugosllav. Kjo nënë luajti,
qëndresën e nënës shqiptare në të gjitha kohërat, ruajti dinjitetin e saj
moralin e saj qëndrimin e saj . I mposhti komplotet e organizuara të
"UDBES" kundër familjeve dhe personaliteteve të caktuar, qe qëndruan
karshi pushtetit që inskenonte lojëra teatrale në dëmin e popullatës
shqiptare. Kësaj nëne ju kujtuan këto fytyra kriminale
brutale dhe shumë
barbare qe luanin me një
femër qe vet e kishin thirrur
në vizitë dhe e torturonin pranë portës me një fëmije 16 vjeçar siç ishte i burgosur, as vdekur as
i gjallë. Presionin
e dyfishtë qe e bënin në të burgosurin ishte gjeja se edhe në prezencën e nënës të bënin
presion për ta pranuar
veprën për vrasjen e të ndjerit Rrahman Gashit , rojtar pylli.
Nënë Raza
në ato çaste u shtang dhe mbeti pa
folë ma , pos i
tha të pastë nëna biri im , se burgu për burra është edhe se ke vdekë,
për marre ke vdekur !
Ajo nga se nuk kishte mundësi të reagoj ndryshe edhe se e dinte se Kajtazi ishte një
fëmijë i moshës së re akoma në
kohë adoleshente. Nënë Raza për
t'i dhënë kuraja Kajtazit i tha "
burgu është për burra " Nënë Lokës
ju kujtuar dita e arrestimit të tyre . Ju kujtuan torturat dhe presionet qe u bënë atë ditë të
keqe . Pjesëmarrës të arrestit ishte një
numër i madh i policisë
serbe në shtëpinë e tyre me prezencën
e disa bashkëpunëtorëve shqiptar .
Pastaj ju kujtuan edhe rasti
pas arrestimit të tyre qe një
ditë udbashit hynë në oborr dhe nga larg
urdhëruan qe ta lidhnin qenin e shtëpisë. Qeni ishte shumë agresiv ndaj tyre ku
i thanë për te siguruar. E urdhëruan qe ta thirrë në emër qenin. Loke Raza nga
mllefi dhe revoltën qe kishte ndaj
pushtetit , qenit i tha
(Enver hynë në kolibë) në emër të
udbashit Enver Hoxhës qe ishte
si këlysh i Serbisë dhe punonte në shërbimin e tyre. Ata
reaguan me kërcim si shprehesh ashtu ? Loke Raza u
shpreh unë për qejfin e juaj nuk mund
ti nderoj emrin qenit tonë Enverit.
Me çka e personifikoj Enver Hoxhën në praninë e shoqëruesve të policisë dhe disa
fshatarëve që u gjetën në ato momente aty pranë Pas këtyre kujtimeve prapë
nëna i kishte sytë
të i biri i vdekur apo i gjallë nuk e mësoj ende realitetin!?.
Pas një
akti dhe torture psikike dhe çnjerëzore qe përjetoi Nëna
Razë në ato momente i dhanë force Kajtazit dhe nga një alivanosja
aktuale lëshoi një zë, vjedhurazi me fjalët “nënë gjallë jam” dhe bëhu e fortë
se këta e kanë forcën me mbysin , me vrasin
më torturojnë po moralin , njerëzinë
dhe traditat e familjes tonë nuk
do ti cenojnë as nuk mund ti
vrasin!!! Po, me këtë rast
nënës Razë, i biri i dha forcë
qe karakterin e saj e përforcoj pranë në një shkallë edhe ma te lartë.
Nga ky epilog organet e
burgut reaguan dhe e ndërprenë vizitën në shenjë
revolte , pa i pare
dhe Ibrahimin, Namanin dhe Ilazin
që u dergjeshin po në
këtë burg famëkeq .
Nënë Raza u
kthye e shqetësuar nga vizita e burgut.
Në shtëpi shumë rëndë e përjetuan tëre anëtarët e familjes, këtë skenë të
turpshme të Udbës serbo-jugosllave , kundër një nëne heroinë që nuk u mposht pran këtyre
implikimeve të presioneve ndaj saj
.
Protagonistet
kryesor te kësaj ngjarje ishte Naman Namani,
i akuzuar si doras i rojës se pyllit Rrahman Gashit nga fshati
Mraor.
Politiken
e udbës serbo-jugsllave edhe në këtë rast nuk ishte vështirë te kuptoje
synimet e tyre në bazë te inskenimeve qe u krijonin për Kosovën
me qëllim të futjes se urrejtjes
dhe vëllavrasjes nder shqiptarët me termin
(Përçaj dhe sundo) .Inskenime të tilla krijonin paqartësi , huti dhe mjegulli
për të krijuar përkrahës siç ishin disa bashkëpunëtor të udbës
që e ndihmonin ndëshkimin e popullit, pos presionit fizik edhe në atë
psikik.
Protagonisti
kryesor i kësaj ngjarje ishte Naman Namani, vëlla i Ibrahimit të cilin e
akuzonin si doras kryesoer i rojës se pyllit Rrahman Gashit, i cili gjate
ndjekjes së procedurës ai përjetoi torturat me çnjerëzore qe nuk mund me
imagjino njeriu. Në këtë procedurë aktakuze udëbja i
ngarkonte secilin rënd e me rënd duke inskenuar vrasje në marrëveshje.
Gjatë hetuesisë shantazhet dhe kërcënimet imprrovizore dejtë presioneve fizike dhe psikike i përdornin si metodë të pranimit të veprës , duke
ju thënë herë njërit herë tjetrit
se Ibrahimi po thotë se e ka vra Namani, Ilazi dhe Kajtazi e kane pranu
vrasjen e Rrahmanit etj .
- Prano
edhe ti, shpëton ma lehtë ti kot e mohon se ata tret e
kanë pranuar . Presione të tilla dhe “argumente” të ngjashme
Namanit i sillnin çdo ditë të shoqëruara me tortura të renda , si elektro shok,
kërbaç, nuk je të thonjve me dana , improvizim varje, kërcenim vrasje me revole
ne fyt. Tortura të llojeve të ndryshme
vazhdonin si lëshimin e ujët të
valë dhe të kriposur me pika, pikje nga një enë e varur në tavan,i lidhur
këmbë e duar në një vend të caktuar.
Torturuesit nuk ishin të kënaqur me improvizimin e
pikave me ujë të kriposur mbi kokë në lartësi tri
metrash. Por për ta rënduar
torturën përgatitnin ene me ujë të valë dhe të kryposur duke ju hapur gojën me
lugë të këpucëve dhe duke ju hedhur ujë të vale me shumë krip në gojë sy dhe
hundë me çka ishte një torturë shumë e rëndë ku njeriu munde të ngulfatej!!!
Pas çdo torture të ngjashme dhe te shpeshta qe zgjatën mase tri vite atyre ju është dashur qe këto plagë
të këtyre torturave të shëroheshin disa jave për tu zvogëluar te ajurit, skuqja
dhe infektimi për tu kthyer ne rimëkëmbe shëndetësore për vazhdimin e torturës se re!
Naman Namani
një burrë nga një peshë
Të burgosurit e lartpërmendur shpeshherë ju
paraqisnin deklarata dhe nënshkrime të rrejshme për njeri tjetrin, gjeja se
vepra është kryer nga ju të gjithë e kanë pranuar , por ti je i fundit që duhet
ta nënshkruani dhe ta pranoni veprën.
Tortura ndaj tyre ishte e llojeve të ndryshme qe të lartpërmendurit i kanë përjetuar një si e veçantë ishte qe në
pranininë e njeri tjetrit përdornin elektro- shokun deri në pëlcitje të gjakut
që ju rridhte nga goja hunda me ç'rast
ishin tortura shumë të rënda me qëllim të thyerjes se moralit të tyre me
përdorim të torturave me çnjerëzore. Pastaj torturë në vete ishte mbajtja në
ujë të ftohtë, lëshuarjen e minjve,
qëndrimi në gjunjë mbi kokrra të mistritë etj.
Torturat
e tyre me akte çnjerëzore udbëja serbe vazhdonte edhe në stallën e kuajve të
policisë me metoda dhe tortura speciale. Vlen të ceket se Naman Namani ishte
një burrë i pashëm dhe i gjate rreth
Përjetimet
e Ilazit nder mësuesit e parë në Malësinë e Gallapit!
Ne këto
anë ma të zëshëm si zullumqar ne sherbimin e Udbës ishin sherbetorët: Enver Hoxha, Raif Spahiu,
Ramë Kabashi, Rexhep Musa dhe agjent tjerë lokal nën udhëheqjen e Bozha Sules,
të gjithë këta udbash të njohur për popullatën shqiptare të Kosovës të cilët
u angazhuan edhe ne skenarin e familjes Namani.
Enver
Hoxha nga Gjakova, Raif Spahia nga Peja dhe Rame Kabashi nga Prizereni ishin
udbashtë kryesor që deri në vitin 1960
vepruan në kufi me Shqipërinë të njohur si njerëzit ma enti shqiptar me shërbime të Serbisë. Përvojën e vet këta udbash e përcaktuan qe ta zbatonin prej vitit 1960 ne
kufijtë veri lindor të Kosovës, ne kufi
me Serbinë ku si rast i veçantë dhe
viktimë e tyre ra familja Namani nga
fshati Prapashtica.
Pasi që
përjetimet dhe vuajtjet e kësaj familjes
nuk mund të përmblidhen pa shkruar një vëllim veprash, po jap një pika të
shkurta të dhënat për Ilaz Namanin.
Në vitin
1960 Ilaz Namani, ishte me detyrë si , mësues në fshatin Gllogovicë.
Natën e kobshme të zhdukjes se rojës së pyllit, Ilazi ishte mysafir i ftuar
të Sahiti i Alise se Poturëve ne fshatin Gllogovicë. Arif
i Muharrem Kallpakut dhe një Rexhepi të
nxitur nga Udbeja luajtën rolin kryesor në burgosjen e Ilazit meqë rast
për ta përforcuar aktakuzën kundër Ilazit me qellim burgosje ia ofruan 500
banka të asaj kohe Sahit të Alise qe ta mohonte pranin e Ilazit qe ishte i
ftuar për darkë me shokët tjerë në shtëpinë e tij. Nga veprimet
djallëzore dhe denigruese nga deklarate e tij e rrejshme gjeja se nuk ka qene
Ilazi atë natë i pranishëm në shtëpinë e tij. Si shenje revolte te pranishmit e
asaj darke qe ishin me Ilazin dhe tërë
fshati Gllogovice u distancuan nga veprimi i imponuar nga udbëja me çka sahitin
u leqit nga fshataret e vet . Ilazi
ishte mësuesi i fshatit qe ishte
i pari i kësaj ane ta nxiste arsimimin
dhe vetëdijen, por ai
u burgos.! Ilazi burgoset dhe
maltertohet në mënyrën ma çnjerëzore të mundshme se bashku me Ibrahim Namanin, Naman Namanin dhe Kajtaz Namanin.
Enkas për
maltretimin e tyre montohet për herë të parë elektro-shoku ne burgun e
Podjevws.
Nga
elekto-shoku nuk është kursyer asnjeri nga ta . Nga torturat me metoda ma
barbare xha Namani e sollën para vdekjes.
Nga
torturat Ilazi sëmuret rënd, dhe pas shtrimit në spital nga agjentet e njohur
lokal paguhet mjeku për 600 banka të kohës duke e porositur vrasjen e tij me
injeksion.
Për fatin
e Ilazit komplotin e kupton mjeku i njohur shqiptar dr. Ali Sokoli i cili e
mbanë Ilazin në përkujdesje të tij dhe shokëve të tij mjeke të besueshëm.
Ilazi
lirohet me 1961 kurse tjerët lëshohen
nga burgu në vitin 1963 pas ndërhyrjes së Gjykatës Federative Jugosllave dhe
vërtetimin e komplotit nga Udbëja , ku federata dërgon nga Beogradi një gazetar
të revistës së ilustruar Duga për të përshkruar vuajtjet dhe torturat e
familjarëve. Artikulli botohet ne Duga 1963 gjë qe pati jehonë edhe ne
arenën e gjerë të publikut.
Ilazi
lëshohet nga burgu i dëmtuar mbi 75% i pa aftë për jetë. Pas lirimit me
përkrahje të shumë miqve fillon prapë punën si mësues deri sa pensionohet dhe
sot ka familjen e madhe djem vajza dhe nipër të shkolluar deri në magjistraturë.
Dibran
Musa djali I axhës së Ibrahimit dhe Namanit revoltën e vet ndaj torturave qe
ushtronte Udbja në familjaret tije deri në shkallën e lartë të gjykatës në
nivel federativ të shtetit jugosllav në Beograd.
Familja e
gjerë Namani këtë torturë të përjetuar në meshkujt e vet e shprehu një revolte të brendshme shpirtërore të
kërcënuar dhe pa të drejtën e reagimit edhe në aspektin juridike që për shqiptarët
ishin vetëm në letër. Dibran Musa kushëri i të
burgosurve mori iniciativën që revoltën e vet ta shprehë edhe
në gjykatën e larte federative të ish shtetit jugosllav të asaj kohe i
shoqëruar me Sadri Krasniqin nga Makoci, dhëndër i familjes Namani, burri
i Azizes, motrës se Ibrahimit dhe
Namanit qe mjerisht në luftën e fundit në Kosovë Sadriu dhe Azizja u vranë dhe
u dogjën në shtëpinë e tyre në maj të vitit 1999 në Mokoc. Ibrahimi Azizja dhe vllau i vogel Namani që
ne moshën fëmijërore mbeten jetim pas prerjes se babës se tyre Naman Bekes në
masakrën e njohur të Prapashtices se vitit 1921.
Dibran
Musa një burrë i pashëm dhe me karakter te veçantë burrërie dhe trimërie
vendosi që pakënaqësinë e vet ta paraqes në instancën ma të larte të ish shtetit
jugosllav. Një burrë me një veshë
karakteristike tradicionale të malësisë se Gallapit me plis të bardhe me
tjerqi dhe opinga. Dibran Musa nuk e njihte gjuhen serbe, por reagimin e vet e
shprehu në gjuhën shqipe ku thekson (jam ardhe me u ankua se pa të drejtë
mi keni burgos meshkujt dhe mi mbytet dru)!?…. Pas ankesës së Dibran Muses në
gjykatën federative i ndihmuar në përkthim për ta kuptuar nga Sadri Krasniqi
fjalët e tije e shtynë gjykatën federative qe të formoi komision të veçante për
ta shqyrtuar këtë lënde të rënde dhe diskriminuese ndaj kësaj familje! Gjykata
federale e asaj kohe e dërgoi një
komision të veçantë në përbërje me
njerëz ekspert për verifikimin e armës, njollave të gjakut dhe provave tjera
nga e cila rezultoi me fakte mbi pafajësinë e familjes Namani, ku pas një
torture tri vjeçare dhe përjetimi të
rënde familjare u liruan si të pafajshëm.
Rasti I
familjes Namani u publikua edhe në të gjitha mediat e shkruara në Kosovë, të
asaj kohe dhe në gazetën e ilustruar Duga , por dhe me gjerë.
Ky proces
gjyqësor dhe kjo vepër e inskenuar nga Udbëja
serbe qe në fund rezultoi me
pafajësinë e tyre preku shume qytetar të Kosovës dhe lider shqiptar të asaj
kohe e si rast i veçantë ishte edhe
Fadil Hoxha një funksionar i lartë shqiptar në atë kohë. Pas lirimit të këtyre
meshkujve të kësaj familje qe përjetuan torturat me çnjerëzore ne procedurën e
zhvillimit te hetuesisë, Fadil Hoxha në shenjë
për ta zbutur dhimbjen dhe pasojat e familjes Namani, e ftoi Naman
Namanin në bisedë me çka i përcolli rrëfimin e Namanit me vëmendje! Fadil
Hoxha nuk u përmbajt
pa u përlotur gjatë gjithë të dhënave rrëqethëse nga
torturat e përjetuara të Namanit. Me qe shqiptarët edhe se ishin në funksion
ishin hap pas hapi te përcjellur dhe nën kontrollin e rrepte te Udbes serbe. Të
vetmen gjë nga ky takim Fadil Hoxha Namanit ia ofroi një vend pune si roje
fabrike në prodhimet e mobileve “Napredak “ të
Prishtinës.
Rasti i
publikuar të familjes Namani në gazeten
Duga të Beogradit arriti që të prekte ndërgjegjeje e disa funksionarëve të
lartë federativ jo serb siç ishte rasti i reagimit të Eduard Kardelit politikan
slloven i cili protestoi në kuvendin federativ për torturat dhunën dhe
inskenimet e improvizuara ndaj fëmijëve grave dhe familjeve shqiptare në
Kosove.
Nga kjo
vlen të ceket se edhe pas luftës se dyte botërore aparatura serbe zhvilloi një
mori programesh të ndryshme ndaj
popullatës shqiptare. Qëllimi ishte
krijimi i frikës dhe terrorit të papare
që nga këto presione dhe tortura fizike dhe psikike një numër i konsiderueshëm
shqiptaresh u detyruan qe të shpërngulën në Turqi si marrëveshje me mes Serbisë dhe Turqisë por edhe
gjetiu!!!