E diele, 13.10.2024, 05:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ilmi Veliu: Varret kosovare te viteve 1914-18

E marte, 17.12.2013, 08:36 PM


VARRET KOSOVARE TË VITEVE 1914-18 NË ZAJAZ DO TË MBETEN TË MBULUARA NËN KEMBËT E NËNËS SHQIPTARE

Nga Dr,sc, Ilmi VELIU,

Historian dhe drejtor i Muzeut regjional të MP-Kërçovë

EDHE PSE UNË REAGOVA ASHPËR DHE KËRKOVA QË VARRET E MBULUARA TË KOSOVARËVE TË VRARË GJATË VITEVE 1914-18 NGA BULLGARËT TË ZBULOHEN DHE VEHET NJË MBISHKRIM I PËRBASHKËT, KRYETARI I ZAJAZIT MUSLI MUSLIU DHE ORTAKU I TIJ QAMIL VELIU KËRKOJNË NGA UNË EMRAT E KOSOVARËVE TË VRARË, SI KUSHT QË ATA PASTAJ TI ZBOLOJNË VARRET; KURSE  HISTORIANËT KOSOVARË DHE AMBASADORI I KOSOVËS NË SHKUP NUK JAN TË INTERESUAR DHE NUK BESOJ TË KENË NJOHURI NËSE KA VARRE KOSOVARËSH NË RRETHINAT E KËRÇOVËS TË VRARË MË 1914-1918, SEPSE ATA ENDE NUK I KAN  GJETUR DHE EVIDENTUAR EMRAT E  TË MASAKRUARËVE NË VITIN 1998.

Që kryetari i ,,Këshillit për ndërtimin e memorialit ,,Nëna Shqiptare,, në Zajaz,, Musli Musliu dhe antarët e këtij këshilli me të cilët unë kamë debatuar rreth këti problemi, Qamil Veliu, Adem Xheladini, Burim Sejdini dhe Xhelal Ademi, ta kuptojnë dhe të binden se unë kam qenë shumë i interesuar dhe kam  hulumtuar vite me rradhë për ti lokalizuar ,,varret kosovare,, të viteve 1914-18 në rrethinat e Kërçovës, nga të cilat zbulime kamë berë dy filma dokumentarë, (Allsat dhe MTV2),dhe materijale të botuara në faqe të internetit, e ribotojmë shkrimin me gjithë komentet e kosovarëve që e lexuan shkrimin që edhe zotërinjëtë e lartëpërmendur ta lexojnë.Kengetari i mirënjohur në këta anë Demir Krasniqi thuri edhe nje kenge per ngjarjen në fjalë….

Shkrim i botuar në “Zemrashqiptare”

| E Enjte, 10.06.2010,|

ZBULOVA DHE LOKALIZOVA VARRE TË KOSOVARËVE NË RRETHINAT E KERÇOVËS NGA VITI 1914-1918

Nga Dr.sc.Ilmi VELIU

Në vitin 1970 isha musafir në fshatin LLoçan, komuna e Deçanit-Kosovë, te familja Stojkaj. Në konakun e burrave, plaku mustaqegjatë  e që rrinte kembkryq rreth oxhakut, pasi i tregova se isha nga Kerçova, me tha: “….paj shumë  burra  na i ka ngrenë Kërçova”.  Duke mos kuptuar se per çka ishte fjala, pyeta i hutuar: “Si pasaka ndodhur ajo pune mixha Binak, si i paska hanger Kërçova e Sefer Zajazit  burrat e Kosovës së  Isë Boletinit e Shote Galicës  ”.

Ishte koha e bugarit biro, dhe shumë burra nga Kosova i zunë rob, i derguan në Kërçovë dhe pak-kush ose askush nuk  u këthye i gjalle. Dihet se mbeten në Kërçovë por askush nuk ua din varret.

Une, në ate kohë, i moshes 16 vjet, sa kisha filluar shkollën e Mesme në Prishtinë dhe e kisha veshtirë ta kuptoja plakun, po edhe disi i frigohesha pamjes kreshnike të tij, dhe nuk i bena pyetje tjera që ai të më skjaronte për fatin e atyre burrave        që eshtrat u treteshin në rrethinat e Kërçovës.

Një vit më vonë u ndodha musafir në fshatrat Bajicë e Damanek të Komunës së Gllogovcit (Drenicë). Edhe Haxhi Hamza nga Bajica mu ankua dhe ma tregoi  te njetin muhabet, se në Kërçovë u kishin mbetur eshtart shumë kosovarëve.

Pas kthimit në Kerçovë, e takova Emin Çelikun e Izer Dogën  nga Cervica, Ali Ramë Deden nga Llagjet, Dan  Ilazin nga Llapkidolli, Lez Beshku e Beqir Tufka nga Zajazi, pleqë    mbi 100-tat  dhe ua parashtrova problemin e kosovarëve që i kishte ngrenë Kërçova. Si kishte ndodhur kjo punë, a kishin pasur këtu  gisht kërçovarët dhe në cilën kohë kishte  ndodhur tragjedia.

Pyetjet qe unë  i beja vetes ishin se përse dikush eshtë dashur ti zinte robër kosovarët dhe ti sillte deri në Kerçovë  per ti zhdukur, pasiqë  ata kanë  mundur ti ekzekutonin edhe aty në vendin e vet.  Përse  në kujtesën e shqiptarëve të Kosovës  emri i Kërçovës ishte rrënjosur si sinonim  i së keqes dhe nje kujtim kaq i hidhur. Përse, përse, përse…

 

 

 

 

Plaku Izer Doga nga Cervica skjaronte se në kohën e Bugarit askeri (ushtarët) ua kanë marrë miellin, drithin, bukën dhe gjithçka që kanë pasur për të ngrenë dhe numër i madh njerëzish kan vdekur nga uria edhe nga shqiptarët vendas edhepse nuk janë llogaritur si robër lufte.Vetëm kosovarët  llogariteshin  si robër lufte, të cilët punonin në ndërtimin e hekurudhës ku disa i vritnin e disa vdisnin nga uria, lodhja e semundja e tifos. Ka varre kosovarësh gjithandej ku kalon hekurudha e vjetër, më tha xha Izeri.

Ali Ramë Dedja  që në atë  kohë ka pasur mulli, tregonte se aty vazhdimisht ka pasur rojtar nga ushtria bullgare dhe ka qenë e pa mundur që dikush ta sillte drithin dhe ta bluante në mulli. Keshtu që popullata që ka pasur drithë  në shtepi ka qenë e detyruar ta hante pa e bluar, duke e zier misrin në zjarr ose edhe duke e bluar me ,,gurë bunguri,,  ne menyrë  primitive. Babai i tij -Mulla Ramë Dedja, hoxha i fshatit Llagje i kishte treguar se në kohën e bugarit të  parë (1914-1918) shumë kosovarë që kishin qenë të sjellur si robër lufte për të punuar te hekurudha në Bukoqë (Bukovik) kishin mbetur të vrarë nga ushtarët bullgarë sepse nga uria lodhja dhe semundja nuk kishin mundur që të punonin, kishin vdekur nga uria dhe tifoja ose ashtu të alivanosur  i kishin varrosur edhe të gjall. Ata që kishin qenë të semurë nga tifoja edhe i kishin djegur në zjarr.

Gjatë hulumtimeve të mia për  ,,Historinë e Kërçovës,, në Arhivin e Beogradit, Stambollit e Sofjes, dhe sidomos të Sofjes, nuk hasa në ndonjë dokument arhival ku do të mund të shihej numri i kosovarëve të vrarë dhe vendëvarrimi i tyre. Kamë gjetur të dhena të përgjithëshme se bullagrët nuk  janë sjellur keq  vetëm ndaj shqiptarëve por edhe kundër populatës sllavomaqedone në tokat shqiptare të Maqedonisë së sotme.

Në maj të vitit 2010, zyrtarët e komunës shqiptare ,,Osllome,, më lajmëruan se te fshati Jagoll, dikush duke dashur ta rrafshonte një tokë të veten kishte hasur në disa varre shumë të vjetra. E vizitova terrenin dhe u vërtetova se bëhej fjalë për një varrezë tumulare e kohës së vonë ilire, kohë kjo kur ilirët kanë qenë nën sundimin romak.

Duke biseduar me plakun 90 vjeçar të fshatit Jagoll, Haxhi Ademin dhe duke i skjaruar se për çka behet fjalë, më pyeti nese do te doja të shkonim  te ,,Varret Kosovare,, aty mbi fshat.

Ky lajm më erdhi si rrufe nga qielli, sepse mua vazhdonin të më tingëllonin në vesh  fjalët e plakut Binak Stojkaj nga Lloçani i Deçanit dhe të Haxhi Hamzës nga Bajica e Gllogovcit se ,,…..shumë burrat na i ka ngrenë Kerçova,,.  Shkuam dhe e vizituam vendin që popullata vendase e quante ,,Varret Kosovare,, ku pamë se varret ishin të vjetra dhe të mbuluara me therra, drunjë e lisa.

Kontaktova edhe me  kolegun dhe shokun tim, Profesorin e anglishtes Afmet Mora i cili është i lindur dhe rritur në ketë fshat, e që më tragoi ate që e kishte degjuar nga gjyshja Rabie Mora, te ciles burrin ia kishin vrare komitët  bullagrë në vitin 1913.  Ka qenë koha e vjeshtës dhe ajo me kerrin e  kieve kishte sjellur disa kunguj nga ara e sajë. Për  rruge një kungull i kishte renë nga kerri dhe ishte ndare në dy copa. Nga friga, ajo nuk ishte ndalur për ta mere  kungullin e thyer. Në një moment kishin ngarendur dy kosovarë që kishin qenë duke punuar te hekurudha, i kishin marrë copat e kungullit, i kishin ngrenë  pa pjekur, dhe me të shpejte kishin ikur qe të mos i shihte roja që i kishte pasur nen kontrollë.

Unë do tu kisha dhenë edhe ndonjë kungull tjetër, kishte thenë plaka, por as ata guxonin që të ndaleshin më tepër e as unë guxova që tu afrohem, nga friga se do të na shihnin bullgarët dhe do te na vrisnin që të gjithëve, bile edhe fshatin do ta kishin kallur.

Po sa shumë paskan qene keto kosovaret, thash me vedi. Sa shumë varre kanë lenë, anëembanë  tokave  shqiptare, duke filluar nga Kryengritja kunder Tanzimatit, lufta e udhehequr nga Lidhja e Prizrenit, Kryengritjet e 1909-1910-1911-1912, Masakrat serbe te vitit 1913, dy lufterat Ballkanike, Lufta e I Boterore, Levizja Kaçake në mes të dy luftërave, Lufta e II Botërore, lufta kundër Rankoviqit, lufta kundër Millosheviqit. Po sa i madh dhe sa i fort paska qenë  ky popull. Të  lejshë varre në të katër anët  e vendit dhe persëri të arrishë ti bejsh ballë një Serbie gjakatare, vite me rradhë.

Historia i pranon edhe burimet gojore të mbëledhura në terren nëse mungojnë ata arhivale. E si të mos mungojnë arhivalet, kur asnjë pushtues nuk ka evidentuar sa shqiptarë ka vrarë dhe sa varreza massive ka mbushur me shqiptarë. Plani ka qenë që të zhdukeshte kjo racë që eshtë më e vjetra në Ballkan dhe nuk kishte nevoj që dikush ti shënonte dhe evidentonte, që ne të kishim dokumente arhivale.

Pasi u ketheva nga Jagolli shkova në Zajaz dhe takova  pleqtë më të vjetër të kësajë ane.  Xheza i Dautit Liles, Beqir Tufka, Zyli i Bajram Metës, Lez Beshku, poashtu me treguan dhe ishen të një fjale se hekurudhën e vjetër në Bukoçë e kanë berë  shqiptarët e zenë rob nga Kosova dhe se një pjesë ka vdekur nga uria e madhe qe ka mbretëruar atëherë, një pjesë kanë vdekur nga semundja e tifos, sepse kanë punuar dhe banuar në kushte  shumë  të vështira higjenike dhe pjesa tjetër janë vrarë  nga ushtarët bullgarë në momentin kur nuk kanë mundur të ecnin nga lodhja ose semundja. Shumica e kosovarëve nuk janë varrosur , thane  ata, por  janë grumbulluar në grumbuj dhe janë kallur si turra drunjësh. Por  ka pasur edhe asish që janë varrosur nga vendasit dhe varre  kosovare   ka brënda mëhallëas Tufkaj,(Tufkallarë), ke vorret e Babunecit dhe te vorret e vjetra të Drogomishtit Vogël, më thane një zeri pleqtë e Zajazit.

Në lidhje me ketë problem konsulltova edhe hoxhën e fshatit Drogomisht i Vogël- Ali Ademi, të cilit babai i tij po edhe plaku shumë i njohur i fshatit, Idriz Rrushi i kishin thenë se te vendi ku janë disa varreza të vjetra e quajtur ,,Juria,, ka edhe varre kosovare të kohës së bugarit.

Në vazhdim inçizuam një film dokumentarë  me aktorin Dritro Ame të televizionin Allsat dhe një film tjetër dokumentar me regjisorin e mirënjohur Afet Jashari të MTV2 .

Filmat dokumentar i kishte përcjellur edhe nena Xife Arif Dalja nga Llapkidolli i Kerçovës të cilës burrin ia kishin zhdukur pa nam e nishan ne vitin 1950. Me lot ne sy me tha; “Biro, edhe unë nuk ja di varrin burrit tim dhe ajo më ka brengosur dhe renduar terë jetën. Bile të  dija se ku i dergjen eshtrat, që unë dhe femitë ta vizitonim herë pas here.

Edhe nenat e atyre kosovarëve, grave e femive të tyre u eshtë djegur zamra që sëpaku të dinin se ku i kanë varret të dashurit e tyre, po ta kishin ditur se ata qenkan në vendin tonë do të kishin ardhur ti shihnin ose edhe ti bartënin eshtrat në vendin e tyre.

Nëna Xife  më tregoi se edhe gjatë ekzodit Kosovarë të vitit 1998, numer i madh kosovarësh u vendosën nepër shtëpitë e kerçovarëve, dhe brënda asajë kohe nderruan jetë një nënë plakë dhe një person tjetër që i kan varrosur te varret e fshatit ku ata kan qenë të vendosur.

Popullata e ketij fshati i kishte percjellur dhe varrosur me nderime te medha. Këta pra janë varre më të reja kosovare që  janë ende ketu ose ndoshta më vonë janë xhvarrosur dhe bartur ne vendlindjen e tyre, thote nena Xife.

Une propozoj që te “Varret e Kosovarëve” ne Jagoll, Tuhin, Drogomisht  e Zajaz, të vendosen nga një pllakë përkujtiomore nga ku gjeneratat e sotme do të dinë se si dhe pse kosovarët kan  mbetur të varrosur në këto troje dhe familjet e pasardhësit e tyre do të mund tu bënin homazhe në të ardhmen.

Sdo mend se edhe keto troje janë shqiptare, tha nana Xife që tash i ka mbi 90 vjet por dëshira e fundit e secilit eshtë që eshtrat ti dergjen në vendin ku eshte lindur, tha ajo. Këtyre kosovarëve që kanë mbetur të varrosur ketu, si edhe burrit tim me shokë, kjo deshire u ka mbetur e pa plotesuar, sepse eshtrat e tyre nuk dergjen në tokën  ku u ka renë koka.

===================================================================================

Komente:

1.Qazim Rrushaj-USA

[ Friday, 11.06.2010, 02:22 PM ]

Vorret e kosovarëve

I ndershmi Ilmi,

Në lidhje me vorret e kosovarëve duhet shtuar se pse ata i kishin prue aty. Ata dhe të tjerë i kishin sjell apo zënë gjoja si robë lufte gjatë Luftës së Parë Botënore. Atë botë Bullgaria ishte aleat i Gjermanisë; kjo e fundit ishte në luftë në Greqi, dhe për t'iu lehtësuar transportimit të armëve ose mjeteve të luftës, ingjinjerët bullgar dhe Gjermanë kishin trasuar planin e ndërtimit të Hekurudhës së trenit që nga Kërcova deri në Ohër; dhe ajo u krye, por edhe Lufta e Parë mbaroi. Kosovarë dhe të tjerë vdiqën në Bukojqë te pushkatuar ose nga tifoja, njëkohësisht edhe nga uria ose ushqimi i dobët, ku Zajazasit detyroheshin nga qeveria bullgare për të ushqyer të burgosurit. Mustafa Limanhoxha dikur kallzonte se ushqimin që ua kam dërguar, me sytë e mi i kam pa se rojet bullgare u jepnin një sasi të vogël të ushqimit, dhe tjetrat ua grabitnin nga duarët. Një herë kur një shqiptar po hante bukën, roja ia mori nga dora; i mjeri duke e kundërshtuar, roja e vrau aty për aty. Aty janë vramë e kanë vdekur në kushte jashtëzakonishtë të këqija.

2. Qazim Namani

[ Friday, 11.06.2010, 08:24 PM ]

Vrasje me qekiq ne koke

I nderuari Ilmi nga te dhenat, qe une i posedoi nga njw kusheri i gjyshit tim i cili ka qene me kosovaret tjerw ne Kerçovë gjate luftes se pare boterore; kane shpetuar vetem një pakicë që kan pasur LIRA-DUKAT me vete me ju dhane ushtareve bullgar. Ai ka treguar se bullgaret i kan rreshtuar dhe ju kan thene ,,AKO IMASH LIRU IMASH MAJKU,,. Ata pakë kosovarë qe kane pasur lira kan shpetuar nga vdekja por te rrahur dhe të sakatuar, ndersa ata qe nuk kane pasur, kane kaluar ne mes te 2 radheve te ushtareve bullgar duke u goditur me objekte te forta madje edhe me qekiq ne koke.

3. Qazim Namani-Kosve

[ Saturday, 12.06.2010, 03:24 PM ]

Falenderim

I nderuari z. Ilmi, te falenderoj për respektin e treguar ne shkrimin tuaj shumë interesant dhe shumë me rëndësi per ne kosovarët . Per ti plotesuar te dhenat për kit ngjarje  e ndiej obligim qe te ju jap emerin e kusheririt te gjyshit tim babi I te cilit ka qene ne atë kohe ne Kerçovë dhe ka shpetuar I gjallë. Ai eshte Rexhepi i Bilallit nga lagjeja e Balajve ne fshatin Prapashtice, komuna e Prishtines, malesia e Gallapit. Do te ishte shum mire qe çdo kosovar qe ka te dhena per kete ngjarje te ju ofroj te dhena per kosovarët. Te uroj shendet dhe suksese ne pune.

4.Skënder Krasniqi, Bellaçevc i Madh

[ Friday, 12.06.2010, 10:24 PM ]

Falënderim.

Pershendetje z. Ilmi. Ka shumë kosovarë të vrarë atje, ku janë edhe eshtrat e stërgjyshit tim. Do te vite ti vizitoj ato vende. Kjo pune e jotja eshte nje permendore per ato te ngratë që kanë vdekur me mendjen drejt Kosoves nenë.

5.Xhemal Hoxha, Budakovë,

[ Friday, 12.06.2010, 11:20 PM ]

Lëvdatë

I nderuar zotëri Ilmi….Shyqyr Zotit që dikush qenka kujtuar të hulumtoi dhe shkruaj ne lidhje me ata të  ngartë që eshtrat u kanë mbetur atje. Vendosni  nje shenje përkujtimore  ku ne do te mundemi të orjentohemi dhe të  mundemi ti vizitojmë. Vërtetë kjo eshtë punë shumë e madhe dhe për tu lëvduar.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora