Shtesë » Historia
Ismet Azizi: Referendumi për autonominë e Sanxhakut
E enjte, 14.11.2013, 06:00 PM
22 vite
nga referendumi për autonominë e Sanxhakut
Nga Ismet Azizi
Një nga
veprimet më të rëndësishme që ka bërë në vitet e para të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Muslimanëve të Sanxhakut
ishte referendumi për autonomi për Sanxhakun. Referendumi u zhvillua gjat
periudhës prej 25 në 27 në tetor 1991. Nga
gjithsej 264.156 votues në referendum morën pjesë 187 473 ose 70,19 përqind e elektoratit ,
prej të cilëve 183.302 votues ( ose 98,90 për qind të votusëve ) votuan për
autonominë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejtë bashkimi me njëren nga republkat e ish Repulikës Socialiste Federativë të Jugosllavisë
( RSFJ) .
Bazuar në
rezultatet e referendumit Kuvendi i Këshillit Kombëtar i Myslimanëve të Sanxhakut
, më 11 janar të vitin 1992 miratoi vendosjen e një statusi të veçantë për Sanxhakun , si
një zgjidhje optimale për popullin boshnjak në këtë hapësirë. Në bazë të zgjidhjeve të tilla , dhe në përputhje me rekomandimet
e Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavisë, Këshillit Kombëtar i Boshnjakëve
të Sanxhakut ( BNVS ) , pak më vonë, më 6
qershor të vitit 1993 , u miratuar në Novi Pazar , memorandumi për
themelimin e një statusi të veçantë për Sanxhakun. Në Memorandum posaqërisht u nënvizua rëndësia e
një zgjidhje të drejtë dhe paqësore të statusit të popullësisë Boshnjake të Sanxhakut, duke kontribuar në vendosjen e
paqes së qëndrueshme dhe të sigurisë në këtë pjesë të Evropës , si dhe të kontribuojë
në demokratizimin e përgjithshëm të pjesës së mabetur të Jugosllavisë , e që ishte si një nga kushtet për njohjen e RFJ-së dhe
heqjen e sanksioneve , kështu Sanxhaku u bë një faktor i rëndësishëm i paqes
dhe stabilitetit në rajon. Memorandumi parashihte autonomi për Sanxhakun në ish
Republikën Federale të Jugosllavisë gjegjësisht të Serbisë dhe Malit të Zi .
Qëndrimi
për krijimin e një statusi të veçantë për Sanxhakun ishte bazë për negociatat mes KKB (BNVS) me
ko- presidentët e Konferencës së Paqes mbi Jugosllavinë , Sajrus Vens
dhe Dejvid Ouen , dhe kryetarin e Grupit
për pakicat Gert Arens dhe Presidentin e
Grupit për Sanxhakut Gert Arensin pran
konferences së Gjenevës Marcel
Reyo, si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar .
Burimi : Monografia
"Boshnjakët e Sanxhakut")