Shtesë » Historia
Isa Halilaj: Qëndresë kundër masakrave serbe
E enjte, 07.11.2013, 08:39 PM
100-vjet
më parë:
TOPOJANI,
“BALLI I PËRGJAKUR I LUMËS”, NË LUFTË DHE QËNDRESË, KUNDËR MASAKRAVE SERBE
Nga: Isa Halilaj - studiues,“Mësues i merituar”
1.
Në dhjetëvjeçarin
e dytë, të shekullit XX, ndodhën ndryshime të mëdha në hartën e Ballkanit, kur
Lufta e Parë Ballkanike (1912), ndonëse Shqipëria ishte shpallur e pavarur,
coptoi me miratim të Fuqive të Mëdha, trojet shqiptare. Serbisë iu dhanë 19.000
km2, Malit të Zi një territor aq sa ishte vetë shteti malazez. Por
edhe Bullgarisë e Greqisë iu dhanë pjesë nga trojet shqiptare, me Çamërinë në krye.
Kjo
ndarje grabitqare pushtuese e trojeve shqiptare, pushtimi ushtarak serb deri në
Adriatik e Vjosë dhe mbajtja, pas vendimeve të Londrës, të rajonit strategjik prej serbëve, ku përfshihej Luma,
Dibra, Malësi e Gjakovës (Tropoja) dhe deri në thellësi, si dhe masakrimet e
vuajtjet, që u shkaktuan banorëve të këtyre
anëve, ishin të papranueshme. Pikërisht për këtë, plasi kryengritja e përgjithshme
shqiptare e shtatorit 1913. Në të u përfshinë
gjerësisht: Dibra, Tetova, Kumanova, Luma, Opoja dhe Malësia e Gjakovës, që i
sollën humbje të mëdha ushtrisë serbe, në të vrarë e territor.1)
Në këto
luftime u përfshinë edhe Luma, veçanërisht Kalaja e Dodës, Topojani, Gora dhe
Opoja, të ndihmuar edhe nga Rrafsha e Lumës, Tërthorja dhe Përdrinja e Hasi me
Malësi të Gjakovës. Atyre u prinin
trimat e njohur: Qazim Lika, Ahmet
Iljazi, Nail Dani, Ramadan Zaskoci, Miftar Sul Kurpali e Bajram Daklani,
gjithnjë sipas drejtimit nga Isa Boletini e Hasan Prishtina, me Bajram Currin.
Kjo
kryengritje tronditi rëndë Serbinë e Nikolla Pashiqit, e cila e nxitur dhe e ndihmuar nga Rusia, që akuzonte direkt Austro-Hungarinë dhe Bullgarinë, u përgatit
seriozisht për ta shtypur me hekur dhe zjarr qëndresën shqiptare. Pasi
mobilizoi 110.000 trupa, në një vijë frontale prej 100 km, sulmoi rrufeshëm në
drejtimin: Kumanovë- Strugë- Pogradec; Dibër- Peshkopi- Lumë dhe Gjakovë-Has,
me armatimin modern të kohës si dhe me artileri e armë mitralimi, kundër një
popullsie të pa armatosur dhe që ende lëngonte nga masakrimet e 1912-tës. Një armatë
e tërë 2) ushtroi dhunë e terror të paparë në territorin shqiptar,
Strugë- Tetovë (Maqedoninë Perëndimore),
ku u shkatërruan tërësisht 180 fshatra dhe me këto përmasa u goditën edhe Luma,
Opoja e Vrrini dhe Malësia e Gjakovës.
2.
Në këtë shkrim
do përqëndrohemi, këtë radhë, vetëm në përshkrimin e masakrave serbe, në zonën
e Topojanit të Lumës. Ajo është një krahinë e njohur, si një nga shtatë bajrakët
e saj, me vitalitetin e një populli të vyrtytshëm, punëtor e liridashës,
besnik i idealeve kombëtare. Shtrihet
nga Gryka e Vanave e në Kallabak, nga Teja e Bicaj, te
Banorët e
kësaj krahine, të njohur si “balli i përgjakur i Lumës”, për heroizmin dhe
sakrificat e mëdha për liri e pavarësi, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme me
gjakun e derdhur për trojet shqiptare, nga Prekupia e deri në
Topojanësit,
ndonëse nga gjiri i tyre nxorrën figura të shquara, si Sinan Pashën, disa herë
sadriazem i Perandorisë Osamne e pashallarët e tjerë, iu përgjigjën Rilindjes
dhe Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për në luftën kundër sundimit otoman. U përfshinë
besnikërisht në kryëngritjet shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
dhe deri në shpalljen e Pavarësisë, më 28 nëntor 1912. E njohur është pjesëmarria
e tyre në betejat kundër osmanëve në Kaçanik e Shtimje, në Duhle e Qaf-Zhuri, në
Vrri e Lumë, me prijës Ahmet Iljaz Qehajën,
Abdyl Myrtën, Jemin Alinë, Bilal e Islam Bashën e tjerë.
Por trimëria,
heroizmi dhe sakrifica sublime e topojanasve ,në luftën për trojet dhe lirinë e
pavarësinë e popullit shqiptar, kundër shovinizmit pushtues barbar serbo-sllav,
ka njohur permasat e nje atdhetarizmi të pa shoq. Ata u treguan atdhetarë, që u dhimbsej çdo pëllëmbë
e tokës amtare. Ndaj ata, kur e panë se Porta e Lartë Osmane i bëri plaçkë
tregu trojet shqiptare, me dobësimin e saj dhe ngjalljen e shtetit serb, u
ngritën si trup i vetëm në luftë kundër sulmit të ri pushtues dhe barbar sallavo-serb,
që solli Lufta Ballkanike e viteve 1912 e 1913.
Në përbërje
të 3000 lumjanëve dhe kosovarëve, gjatë viteve 1912-1913, topojanasit luftuan me vetëmohim kundër ushtrisë serbe, në
Shtimje – Caralevë dhe Duhle, të prirë nga trimat Ahmet Iljaz Qehja, Zaim Hamza
dhe Abdyl Mirtja. Në fushën e betejës mbetën
të vrarë 9 dëshmorë: Zaim Hamza, Mustaf
Bilali, Hamdi Aqifi, Halil Xhezahiri, Muharrem Allaraj, Dilë kamberi, Feriz
Ahmeti, Mustaf Tahiri, Sadik Dautllari. Aty mbetën edhe katër dëshmorë nga
Novosej: Xhelil Xheza , Kurtish Parllaku,
Sulejman Beqa e Mehdi Noka.4)
Në
vazhdim të qëndresës burrërore, gjatë shtatorit e në fillim të tetorit 1913,
pak para masakrës së Topojanit, kryengritësit e Topojanit, Opojës dhe Gorës,
luftuan kundër reparteve serbe në Vranisht e Rapçe, rreth Pikllimës, të
drejtuar nga Kadri Shahini, Qazim Lika e Nail Hysen Dani.5)
Në këto luftime janë vrarë 20 djem nga Topoja: Kadri
Shahini, Mustaf Çuni, Bajram Maliqi, Hafuz Allaraj, Mehmet Shpata, Ramadan
Allaraj, Sali Karanxha, si dhe nga Gora : Qerim Krasniqi, Murat
Murati, Daljan Basha e Vehib Beqiri. Pati dhe shumë të plagosur e nga serbët
mbetën mbi 30 të vrarë e të plagosur.6)
Forcat e
mëdha e të freskëta të ushtrisë sërbe, duke përdorur zjarr e mitralime, armë që
shqiptarët nuk i kishin, më në fund, bënë të mundur që ta thyenin kryengritjen e
shtatorit 1913. Ushtria e ardhur nga Dragashi, pasi dogji e shkatërroi veçanërisht
Opojën, mbuloi fshatrat e Topojanit me një terror e masakrim të padëgjuar. Në
Novosej therën dhe hodhën në zjarr nënën e Islam Bashës, me femijët dhe një
kunatë të saj.7) Pra, u zhvillua një luftë hakmarrëse e pashembullt. Ekspeditat
ndëshkimore armike mbuluan si korbat e zinj gjithë territorin, pa lënë asnjë
mundësi organizimi dhe qëndrese popullore. Në befasi, dogjën shtëpitë e lidhën
të gjithë burrat e djemtë dhe pushkatuan mbi 620 veta. Nga ata, në Topojan, në vendin e quajtur Rajme, u
vrane njëherësh 400 veta, të gjithë burrat e fshatit, në 2 deri 8 frymë për
familje, në mes të të cilëve 38 familje u shuan plotësisht. Në Brekij, aty në
Huca, ku janë varret, po edhe te Proska e Lecës, te arat e Xhelilit në Lama e në
Kingel të Dinës, janë vrarë e therur gjithësej mbi 120 veta. Ndërsa në Xhaferaj u vranë 40 burra dhe të
gjitha shtëpitë u dogjën. Novosejasit ndihmuan në varrimin e të vrarëve dhe morën
jetimët në familjet e tyre.
Masakrime
barbare u bënë edhe në Nimçë. Aty, te
Shpella e Ibrës, janë varrosur mbi 50 veta nimçianë, të fiseve Hoda, Koboçi e me pak Toshi. Në
Lojme, te vendi, që mori emrin Shtegu i Shehitëve, afer hidrocentraleve të
rinj, janë masakruar 95 veta, pa kursyer gratë e fëmijët, të fisit Krasniqi, Meqi e
Veizi. U eliminuan familjarisht Mahmut
Selmani e Rushit Rexhepi. Nazif
Manit ia vunë kokën e prerë mbi një hu, në mes të fshatit; masakruan Hate Shaqirin, familjarisht; ndërsa Zyme Bislimin e therën, duke i nxjerrë fëmijën
e palindur. Uvranë, në përleshje me serbët, Miftar
Qerimi, Hashim Veizi dhe Istref Saiti, në Lojme e Ramadan Alija, në Brekijë.
E njëjta
situatë, para dhe pas kryengritjes së shtatorit 1913, ndodhi në Opojë dhe Gorë. Në Restelicë u
masakruan 9 krerë popullorë, në Brod 5 krerë popullorë, ndërsa në Gllopoçice myftiu i Gores dhe Opojës,
kurse në Brrut të Opojës u pushkatuan
42 burra dhe u varrosën te Lugu i Brijës; 22 në Bresanë dhe 20 në
Bellograd. Djegie e masakra u bënë
edhe në Bresnë, Pllavë e Zgatar.
3.
Për Fshatrat
e Topojanit, studiuesi Naim Manaj, në
kontakt me dëshmitarë okularë të ngjarjeve, ka arritur të evidentojë një
pjesë të të masakruarëve me emra, në librin e tij, “Jehona e Topojanit”8). Aty jep listën jo të plotë të personave e
familjeve te masakruara të kësaj zone dhe konkretisht: Në Topojan 38 familje, në
Brekijë, 72 veta , në Xhaferraj 33, në Lojme 50 familje me 91 veta, në Nimçë 29
të pushkatuar dhe hulumtimi i emrave vazhdon. Veç këtyre, autori jep edhe listën
emërore të dëshmoreve të Topojanit, me 30 veta të shpallur, po mund të ketë dhe
të tjerë.
Gjithë ky
gjak i derdhur pa kursim, për “hatër te vatanit”, dokumentohet me varret, kujtimet
e pasardhësve dhe këngët e trimave. Është i dokumentuar e argumentuar në
kancelaritë dhe shtypin e kohës, në Ballkan, Europë dhe Amerikë. Revista “Spektër”( nr.89/2000) citon gazetën gjermane “
Kjo jehonë,
për masakrat serbe në Topojan, ka gjetur pasqyrim me argumente në veprat e studiueseve
tanë të mirëfilltë, si: Thoma Murzaku,
Xheladin Shala, Shefqet Hoxha , Shaban Braha, Tahir Kolgjini, Qemal Mataj,
Xhafer Kovaci, Naim Manaj, Vangje Kasapi, Akif Bajrami, Ramiz Fiqori, Muhamet
Pirraku etj.
Për jehonën
e këtyre ngajrjeve historike edhe vetë topojanasit e zona në fjalë kanë punuar
e mund të kishin punuar më shumë, për ruajtjen e këtyre vlerave e transmetimikn
e tyre te brezi i ri. Por rastet pozitive të kësaj përkujdesjeje, nuk kanë
munguar, si nga veteranët Xhemali Izet
Miftaraj e Hazir Sinan Aliaj, për varrezat dhe Naim Manaj, Agim Dafku, Avdi Noka etj., me shkrimet e tyre.
Domethënëse
është se, në Lapidarin- Flamur, në qendër
te Topojanit, shkruhet: “Me 15-20 tetor
1913, u masakruan barbarisht 620 djem të fshatrave Topojan, Brekijë e Xhaferaj,
të cilët luftuan për mbrojtjen e Atdheut, kundër shovinistëve serbë”. Pra, këto burime e monumente duhen ruajtur si
vetë historia dhe jeta e popullit tonë, pa të cilën nuk mund të sigurohet ardhja e brezave të rinj.
Literatura:
1.
“The Voice of truth”
June/Deci 2005. Shpalime historike: Kryengritja Shqiptare e vjeshtës së vitit
1913, nga Sheradin Berisha.
2.
D.Tucoviq, te “Serbia dhe
Shqipëria”, thekson: Kryengritja shqiptare e shtatorit, për shkak të së cilës
Serbia u shtërngua të mobilizojëj përsëri afër tre divizione, është një
shembull klasik, që tregon se si shkaktohen luftërat koloniale.
3.
Sh. Braha: “Beteja e Drinit
kundër agresionit serb”, Prizren, 2000.
4.
N. Manaj: “Jehona e
Topojanit”, 2003, fq. 46-52.
5.
Sh. Hoxha: “Luma në luftë për
Liri”, Tiranë,2000, fq.16, 171.
6.
N. Manaj: Vepra e cituar,
fq.80.
7.
Po aty, fq. 91.
8.
N. Manaj: Vepra e cituar, fq. 95-112.
9.
Revista “Spekter” Nr.85 (2000),
fq. 13, citon gazetën gjermane “Frankfurt Zeitung” për masakrënnë Lumë:”....fëmijët
u dogjën në kashtë, në sy të prindërve dhe më pas u masakruan prindërit me
batare pushkësh e me bajoneta”.
10. Sipas “Spektër”(fq.11), citohet libri “Akuzë, që ulërin” i Leon
Freudlih, hebre, i cili shkruan: “Ushtria dhe bandat çernike serbe bënë
barbarizma, që nuk kanë të përshkruar. Me qindra e mijëra burra të paarmatosur,
të therur... Me qindra fshatra dhe qytete, të djegurae të rrafshuara për tokë!”
Tiranë, tetor 2013