Shtesë » Historia
Dorian Koçi: Martirët e Otrantos dhe qendresa arbërore
E marte, 12.08.2014, 07:17 PM
Martirët e Otrantos dhe qendresa arbërore.
Nga Dorian Koçi
Pushtimet në mesjetë ishin aventura të guximshme që shfaqeshin papritur e papandehur në horizontet e qyteteve dhe shteteve, jo vetëm me qëllimin për t’i përfshirë brenda entitetit të vet politik por edhe thjesht për të pasur një ngjarje më tepër në marshimin e trupave. Logjika shpesh herë të shtyn të mendosh kur analizon ekspedita ushtarake që para se të pushtohej një vend tjetër duhej të paktën të administroje tokat që sapo kishe pushtuar ose të siguroje mirë edhe tokat e reja që do pushtoje. Në rastin e Italisë, afërsia me Arbërinë që osmanët nënshtruan pas marrjes së Krujës dhe Shkodrës në 1478-1479 rezultonte të ishte me fat sepse një pengesë natyrore si Adriatiku bënte të mundur që përpjekja osmane të mos ishte e lehtë dhe brigjet e Adriatikut Lindor ende nuk ishin qetësuar deri në atë fare mase sa osmanët të ndiheshin shumë të sigurtë për të ndërmarrë një aksion ushtarak drejt Italisë. Mirëpo jo gjithmonë planet e vështira braktisen. Otomanët mund të mos kishin shpirtin e aventurës për të zbuluar toka të rreja por si hordhi nomade që ishin kishin ndjesinë e pushtimit të hapësirave pafund. Ata nuk lodheshin për të shpenzuar energji drejt së panjohurës por çapiteshin pas zotërimeve të Sinjorisë së Vjetër-Venedikut.
Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej 128 anijeve nga të cilat 28 ishin galera mbërritën në afërsi të qytetit napolitan të Otrantos në rajonin e Pulias. Askush nuk dinte se nëse ishte një ekspeditë e organizuar kundër brigjeve italiane apo një kthim trupave që vinin nga rrethimi i Rodosit. Më 29 korrik garnizoni dhe qytetarët u tërhoqën në kala kështjellën e Otrantos për të bërë rezistencë.Mirëpo pavarësisht qendresës së tyre më 11 gusht fortesa u pushtua nga otomanët.
Sipas
historiografisë kristiane një bastisje dhe ndjekje u organizua për të mbledhur të gjithë
qytetarët meshkuj. Vdekja dhe terrori u mbollën ngado. Kryepeshkopi Stefano
Agricoli dhe të tjerët u vranë në katedralen, ndërsa Peshkopi Stefan Pendinelli
dhe komandanti i garnizonit, Konti Francesko Largo, u sharruan të
dy, të gjallë. Më 12 gusht, 800 qytetarë të cilët refuzuan
të konvertohen në Islam i morrën zvarrë deri në kodrën e Minervës dhe aty u prenë kokën pa mëshirë. Këto 813 viktima u
shpallën si shenjtorë të Kishës Katolike
pas më shumë se pesë shekujsh nga Papa Frencesku I, në 12 maj 2013. Disa
eshtra të 800 martirëve të
besimit ruhen sot në katedralen e
Otrantos dhe në kishën e Shën Katerinës Formiello në
Gjithsesi
ky version ka hasur kritika të forta
nga ana e historiografisë turke që
pretendon që eshtrat e gjetura dhe që ruhen në Katedrale janë të luftëtarëve të
rënë në luftë për mbrojtjen e Kështjellës dhe jo të atyre që u egzekutuan sepse
nuk pranuan të konvertohen në Islam. Nga ana tjetër studiuesit italianë,
konkludojnë se disa akte të terrorit janë kryer nga pushtuesit otomanë për të
mbjellur panik në mesin e popullsisë italianëve të Otrantos që deri atëherë vetëm sa
Në gusht,
70 anijet e flotës sulmuan qytetin e Vieste. Më 12 shtator, u sulmua Manastiri
i San Nicola di Casole, në të cilin gjendej një nga bibliotekat më të pasura të
Europës. Për fat të keq e gjithë kjo biblotekë placket dhe u shkatërrua. Në
tetor 1480, u sulmuan qytetet bregdetare të Tarantos, Leçes dhe Brindisit.
Mirëpo ekspedita shkatërrimtare dhe frikëndjellëse për fat të mire nuk vazhdoi
gjatë. Për shkak të mungesës së ushqimit, Gedik Ahmed Pasha, veziri i madh
vendosi për tu kthyer me shumicën e trupave të tij në Shqipëri, duke lënë një
garnizon prej 800 këmbësorësh dhe 500 trupa kalorësie këmbësorisë prapa për të
mbrojtur Otranton. Për të pasur një ide më tepër sesi vepronin osmanët kur
kryenin inkursione pushtimi në një vend mjafton të lexosh Kronikat e Tursun
Beut, një burim osman që në shumtën e rasteve komfirmon tablot retrospektive që
na kanë ardhur deri në ditët e sotme përmes frazeologjisë popullore shqiptare
të mbledhur e botuar nga Frang Bardhi,
se ku shkel “Turku nuk mbin bari” apo dhe veprave të humanistëve
europianë. Kronikat osmane të Tursun
Beut komfirmojnë sulmin e Gjedik Ahmet Pashës ndaj Puljes ku si rezultat në
mënyrë lakonike ai e mbyll përshkrimin duke thënë se “vendet e kultit të idhujve (krishtera) u
kthyen në xhami islame.” Besohej
gjerësisht se ai do të kthehej pas dimrit, por ylli i tij perëndoi ashtu si dhe
i zotit të tij Sulltan Mehmetit të dytë që vdiq në vitin 1481. Sulltani
pasardhës nuk i besoi më aftësive të Gedik Ahmet Pashës dhe e burgosi derisa
vdiq, ndërkohë në Himarë në brigjet shqiptare