Shtesë » Historia
Ramiz Lushaj: Krajli i ri Gjukanoviç
E diele, 26.01.2014, 08:13 PM
KRAJLI I RI, KRYEMINISTRI GJUKANOVIÇ,
NGJALL NË KËTË JANAR, NË ULQININ SHQIPTAR,
KRAJL NIKOLLËN E VJETËR
NGA RAMIZ LUSHAJ
1.
Ky i katërti shekull kalendarik që nga Gjiri i Kotorrit, që nga Çetina, gjuajnë mbi Shqipërinë ballkanike me rrufe flakë e gjak edhe ditën për diell dy nga politikanët ma jetëgjatë në historinë e Malit të Zi: Krajl Nikolla I (i vjetri) i cili sundoi si princ (1860-1910) e si mbret (1910-1918) dhe pasuesi përngjasues i tij, i (vet)thirruni “krajl i ri”, Milo Gjukanoviç, i cili sundon prej vitit 1991 me një mandat presidencial (1998-2002) dhe shtatë mandate si kryeministër.
Gjukanoviçi,
kryeministër e kryetar i
Ky, njeriu ma i fuqishëm i Malit të Zi në tri dekadat e fundit, ridëshmoi në këtë miting ulqinak se në filozofinë e tij teorike e praktike kundërshqiptare është njësoj si krajl Nikolla I. Ndryshe nga partitë e tjera konkuruese (në pushtet apo opozitëë) në sfond e në ballë të sallës së madhe edhe me llozha duket ashiqare deviza elektorale e Gjukanoviçit: NAPRIJED – PËRPARA! e cila në realitetin historik, nacional, politik, prej nga shek. XIX, është një hymn e veprim malazez shoven kundërshqiptar.
Fakti është tepër tronditës, pasi kjo devizë thirrtore aksiometrike e krajlëve të vjetër e të rinj malazezë përcillet për herë të parë në mënyrë publike, zyrtare, mafioze në dy gjuhë: në Malazeze dhe në Shqip. Dhe, ma keqaz, akt-kryhet pikërisht në “komunën shqiptare” në Ulqin, ndër 22 komunat e Malit të Zi ma e madhja për nga numri (mbi 8.000) e për nga përqindja (mbi 70) e popullsisë etnike shqiptare.
2.
Krajl Nikolla I është djali i vojvodës Mirko Petroviç-Njegos i Çetinës, djalë i një krimineli të pafytyrë e të pashpirt, i cili kreu masakra çnjerëzore të pashembullta ndaj shqiptarëve etnikë si në Kuç, një prej fiseve të lashta shqiptare të Malësive të Veriut nga Ulqini deri në Rrafshin e Dukagjinit, Bosnjë-Hercegovinë, Fushë-Dardani, etj.
Në skej detit e mes malit, në një truall të tillë me urrejtje agresive gjakatare antishqiptare të jashtëzakonshme, u rrit Krajl Nikolla, i cili sikurse i ati ishte poet, biles libraria e vetme e Çetinës raftohej kryesisht me librat e të dyve – atë e bir (Mirko e Nikolla) apo ato të mikut të tij në vite të rinisë e të luftës, vojvodë Mark Milani, ushtarak prijtar në Luftën e Nokshiqit (Ultinës së Epërme të Limit) në dhjetor 1879- janar 1880.
Princi poet, Krajl Nikolla I (si edhe i ati) ishte i dhanun pas kangëve (kollo) saqë kishte krijue hymne për çdo fis jo vetëm të Gjinit të Kotorrit me rrethina, po edhe për Vasovejivçët, Palabardhët (Bjellopavliçët), Kuçët, etj., të cilat i këndonin masivisht në festa të tyre fetare, lokale e fisnore apo edhe në oda të kullave në pikapjekje vllaznie e miqasie. Jo rrallë kollot (kangët) e poetëve të derës princore të Petroviç-Njegos kanë përcjellë edhe pështjellime lamshore të historive të derisotme për prejardhjen, shtegtimet, degëzimet e ecurinë e fiseve të lashta shqiptare të (pa)asimilueme edhe nga bregdeti tivar-ulqinas, në brigjet e Zetës, Moraçës e Cemit, në lartësi alpine në Plavë-Guci, Beranë, Kolashin, Andrejavicë, Mojkovac, Zhabjak, Savnik, Bjello-Polje, Pljevlja e Rrozhajë.
Në vitin 1867, mbi një dekadë para Kongresit të Berlinit, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Luftës së Nokshiqit (Lufta e Ultinës së Epërme të Limit), Krajl Nikolla I, e krijoi një kangë hymn për principatën e tij të vogël, kangën “Përpara!” Në tetë strofa të saj flitet për hakmarrje shqiptare në emër të humbjes sllave në Fushë-Dardani (Fushë-Kosovë) pasi më 15 qershor 1389, ngrihet kult për Kishën Ortodokse të Deçanit (dikur kishë katolike shqiptare), synohet për të ngulë në Prizren kryeqytetin e principatës malazeze (tevona, mbretni, më 1910-1918), etj.
Mjaftojnë për shembëllim veç dy vargje të strofës së dytë të hymnit “Përpara, Përpara!”, e çdokush e sheh dhe e ndjen shovinizmin sllavo-ortodoks të Malit të Zi:
“... Përpara, përpara që të shoh Prizrenin,
Se është i imi, do shkoj në shtëpinë time...”
3.
Në pesëvjetorin e Hymnit malazez të Krajl Nikolla I, në vitin 1871 princi Dolgorukov (derë princore e shek. XV–Dukati i Madh i Moskës) shkoi në Çetinë me detyrë misionare nga Perandori autokrat i Rusisë, Aleksandri II i Romanovëve (1855-1881) i martuar me Katerina Dolgorukov. Ky princ rus kur kalonte rrugëve të Çetinës iu hidhte lekë në ajër e përtokë malazezëve të ekzaltuem në kulm tue këndue Hymnin e Krajl Nikollës, hymnin malazez “Përpara!”, që ishte kthye ma popullor se Hymni i njohur sllav, Shën Sava.
Një ditë
pas Serbisë, më 1 korrik 1876 edhe
Në koft se rrugët e qytetit të lashtë shqiptar të Ulqinit bregdetar e kanë harrue hymnin “Përpara, Përpara” të Krajl Nikollës në ditën e pushtimit më 19 janar 1878, atëherë, fatkeqësisht e triumfalisht, ua kujtoi plot 136 vjet ma vonë “krajli i ri” i Malit të Zi, kryeministri malazez, Milo Gjukanoviçi, me tubimin e 22 prillit 2014 në Ulqin.
Në Ulqin gjatë mitingut të mbyllur nuk u këndue Hymni i Krajl Nikollës, po ngadoqë Gjukanoviçi (i konvertuari i Nikshiqit) e kthente kokën në atë sallë, kur rrinte në rradhët e para apo doli në foltore, dukej deviza krajliane malazeze “NAPRIJED – PËRPARA!” e cila po e (ri)pushton Ulqinin komunar shqiptar edhe në shek. XXI.
4.
Hymni “Përpara!”(1867) me tekst të malazezit krajlit poet, Nikolla I (sipas gjasave, kompozitori çetinas me origjinë çeke, Franjo Vimer, u frymëzua nga muzika e kangës të luftëtarëve të shqiptaro-italianit Xhuzepe Garibaldi që çliroi e bashkoi Italinë) ka pothuaj një shekull e gjysmë që është mjaft popullor e aktiv, gjithnjë në veprim shoven kundër shqiptarëve.
Krajl Nikolla I tue ndejt kambulun në votren e vet në Çetinë, tue pi duhan me kamish e venë me gështenja të pjekuna, në prani të shoqes së tij, princeshës Milena apo të fëmijëve të vet, e këndonte këtë Hymn malazez, aqsa edhe familjarët e vet ia quanin tepri e utopi. Ky Hymn në vitet 1876-1880 ishte një kangë e përditshmërisë malazeze, si më 1877 kur i morën Hercegovinës Nikshiqin (vendlindjen e Milo Gjukanoviçit), në janar 1878 kur pushtuan trevat etnike shqiptare të Tivarit e Ulqinit, etj. Ky Hymn në ditët e Kongresit të Berlinit, kur u miratuan tetë nene (26-33) për aneksime të padrejta territoriale të tokave etnike shqiptare si kazaja e Plavë-Gucisë, etj. këndohej në ekzaltim gjatë ditës e netëve të vona, jo vetëm në kryeqëndren Çetinë, po edhe në qytete e fshatra të tjera, në çdo manastir e kishë ortodokse (në të cilat binin këmbanat pa ia nda,zhvilloheshin luftje fetare e tedeumet kishtare), duke kcye e këndue, duke lëshue batare pushkësh, etj. Ky Hymn këndohej ato ditë nga malazezët deri edhe në kufi me kazanë e Plavë-Gucisë (në “granicën” Maja e Vizitorit, Murinë, Maja e Mokrave), po edhe në treva të tjera etnike shqiptare, edhe në Ulqinin e sapo pushtuar atë vit nga malazezët.
Historia fjalaflet për qëndresën luftarake të Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës, Ulqinit e Tivarit në ato vite të pas Kongresit të Berlinit e të veprimit kombëtar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjersa në vitin 1882, me kërkesë të Krajl Nikollës dhe ndërhyrje të ndërkombëtarëve (sidomos Rusia, Franca, etj.) tek Porta e Lartë (Stamboll) iu dha Malit të Zi me koncesion për 100 vjet qyteti-port i Ulqinit. Ky mandat ka mbi tre dekada që i ka skadue afati, ndal organizma civile kombëtare si LSHN prej kohësh kërkojnë që si hap i parë qyteti i Ulqinit të jetë “Qytet i Lirë në mes Shqipërisë e Malit të Zi”.
Kjo është
një ndër ato arsyet që kryelideri malazez, Milo Gjukanoviçi, erdhi me devizën
“elektorale” politike shovene “Naprijed – Përpara!” në Ulqinin shqiptar, me
tokë e popullsi etnike shqiptare, në përvjetorin e 136-të të pushtimit të tij
të parë nga
Gjithësesi
më keqvjen që ministri i Jashtëm i Shqipërisë Londineze, paraqitur si pasardhës i dinastisë i
Bushatllinjëve të Shkodrës, me pesë degë krahëhapta dendur, gjen “kohë
absurde”(!) të vijnë për vizitë zyrtare në kryeqëndren e Malit të Zi, në
Podgoricë, më 23 janar 2014. E para, vizita e tij përkon me 136 vjetorin kur
5.
Ajo devizë krajliane shovene antishqiptare e Gjukanoviçit në Ulqin në mitingun elektoral të 22 janarit 2014 nuk është rastësi, po strategji rreth një shekull e gjysëm e shprehur në mendim e veprim tek Hymni malazez i Krajl Nikollës (“Përpara!”, 1867).
Jo vetëm malazezët e serbët, po edhe boshnjakët (komunitet ardhacak e një pjesë shqiptarë të asimiluem) në Mal të Zi një variant të Hymnit “Përpara” të krajl Nikollës e (për)kthyen në boshnjakisht në fillim të shek. XX dhe e kishin Hymn si kangë e veprim për të çlirue edhe Sanxhakun Shqiptar nga Hasburgët. Sa për dijeni, në shek. XXI, Sanxhaku Shqiptar (Tregu i Ri), tokë etnike shqiptare, gati sa Kosova e sotme, keqndahet në dy shtete: komunat Plavë-Guci, Rrozhaja, Plevlje, Bijello Polje, Berana, Petnjica në anën e shtetit të Malit të Zi dhe komunat Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh në anën e shtetit të Serbisë.
Ky Hymn është këndue nga pushtuesit e Malit të Zi në tetor 1912 kur sulmuan përgjakshëm jo vetëm Bregdetin Ulqinak, Ultinën e Podgoricës, po edhe në rrethimin e gjatë të Shkodrës e në Portin e Shëngjinit, si edhe Grupimi i Lindjes i serdar Janko Vukatiç (ish kryeministër i mbretërisë së Malit të Zi nga 8 maj 1913 deri 16 korrik 1915) që pasi pushtoi Majkovacin, Bijello-Poljen, Beranën, Plavë-Gucinë, Pejën dhe në fillim të dhjetorit 1912 hynë në Gjakovë po u detyruan me e nda në dy zona influence me serbët, biles serbët e Beogradit ua ndalën edhe turrin për me e pushtue Prizrenin e ëndrrës së tyne krajlnore për me e kthye në kryeqendër të Malit të Zi.
Deviza e Gjukanoviçit “Përpara”, në dukje elektorale, po gjithësesi devizë shovene ndaj shqiptarëve nga krajl të vjetër e të rinj malazezë të të gjitha kohërave historike e ngjyrave politike, nga Krajl Nikolla, nga tre mbretërit serbë të dinastitë të Karagjorgjeviçëve, nga J.B. Tito e, në tre dekadat e fundit, Milo Gjukanoviçi.
Në kohën e Titos, më 13 korrik 1946, Podgorica (Titogradi) u kthye zyrtarisht në kryeqënder të Republikës së Malit të Zi, çka edhe Gjukanoviçi, pas Referendumit të 21 majit 2006 për shpalljen shtet sovran i pavarur, me nenin 5 të Kushtetutës së re të 19 tetorit 2007 e sanksionoi Podgoricën si “qytet kryesor” (ku ndodhet selia e Kryeministrisë) dhe Çetinën si “qytet i Fronit” (ku ndodhet Presidenca e Kuvendi).
Natyrisht, “qyteti i Fronit”, Çetina, na kujton Krajl Nikolla I, autori i Hymnit “Përpara!”, i cili ia rriti me rreth 10.000 km2 sipërfaqe territorin principatës e mbretnisë së tij të Malit të Zi. Kurse “Qyteti kryesor”, Podgorica, është selia e “krajlit të ri”, Milo Gjukanoviçit, i cili e ka kryefjalë politike shovene Hymnin e Krajl Nikollës, siç duket faqe botës edhe në mitingun e para disa ditëve në Ulqin.
Nuk ka asnjë ndryshim në mes tyne: Krajl Nikolla I me politikat e tij të shumfishta ia mbrrini të pushtojë e aneksojë gjeo-politikisht territoret etnike shqiptare, ndërsa Gjukanoviçi ka të njëjtat politika: don t’i asimilojë shqiptarët etnikë nën Malin e Zi. Kjo duket në orvajtjen e prejkohshme edhe atë të 22 janarit 2014 në Ulqin për marrjen e këshillit komunal të Ulqinit. Kjo duket në hapat vendomor për ndamjen e Plavë-Gucisë në dy komuna në shkurtin e këtij viti. Kjo duket me lojën me statusin komunal të Tuzit nën Podgoricë. Kjo duket në çdo hap e fjalë, në çdo kohë e veprim të kryeministrit e kryesocialistit Milo Gjukanoviç.
Hymni krajlnikollian “Përpara!” është ende në veprim solid e aktiv nga politika malazeze gjukaniviçiane, është kryefjalë e kryehap i shovinizmit malazez ndaj shqiptarëve nën Mal të Zi e drejt Shkodrës të Shqipërisë Londineze, drejt Prizrenit në Kosovën euro-atlantike, drejt Tregut të Ri (Sanxhakut Shqiptar) në Serbinë e sotme.
Hymni krajnikollian “Përpara!” është sot Hymni i Partisë Popullore, ma e vjetra parti në Malin e Zi, e themelueme në vitin 1980 dhe e rindërtuar më 1990 e 1997, ish aleate e hershme e Gjukanoviçit, antare në ndonjë organizëm europian, përkrah Dinastinë Petroviç-Njegos të Krajl Nikollës, e konsiderojnë Malin e Zi shtet kombëtar serb, etj.
Jo ma larg se në vitin 2009 në Kampionatin Boëtror të Vaterpolit në Romë, në ndeshjen në mes Malit të Zi dhe Kinës tifozët malazezë e kënduan masivisht Hymnin krajlnikollian “Përpara!”.
Gjukanoviçi
e dinë