E diele, 28.04.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Fretërit Franceskan gjatë historisë - Historia shqiptare

E shtune, 05.07.2008, 10:43 PM


Pater Anton Harapi ne gjyqin komunist
FRETËRIT FRANCESKAN GJATË HISTORISË - HISTORIA SHQIPTARE

Nga Selim Hasanaj

"Në qoftë se asht krim ti sherbesh atdheut me tanë zemren dhe me qellime të pastra; në qoftë se asht gja e keqe të punosh per gjuhen shqipe dhe të depertosh në thellsinë e sajë; në qoftë se quhet faj të edukosh rininë në frymen e idealeve ma të nalta shqiptare; në qoftë se vuan per popullin dhe me popullin sepse e perqeshin dhe e fyejnë; në qoftë se konsiderohet tradhti të flijosh jeten per mvetsinë e Shqipnisë, - atëherë unë dhe të gjithë franceskanet shqiptarë jemi fajtorë, jemi kriminelë, jemi të këqij, jemi tradhtar të popullit tonë. Nuk do ishte i rand c'do denim që do të më jepej. Vdekja do të ishte pak."

Me këto fjalë të shqiptueme ballëhapun dhe me sy të shkelqyem, martiri i kombit, At Anton Harapi ju pergjigj atyne që e kishin akuzue se kishte punue kunder interesave popullore dhe e denuen me vdekje.
Mbrojtja e këtij franceskani modest asht pasqyrë e  vertetë e veprimtarisë  së franceskanve shqiptarë. Do të duhej shkrue shumë, ndoshta me ditë dhe netë të tana per disa vite per ti shkrue meritat e bijve të këtij urdhni në dobi të popullit shqiptarë. Andaj unë nuk mund të ndalem gjatë rreth kësaj teme sepse besa pranojë se më mungon edhe njohunia, por do të shkruej shkurtimisht per aq sa dij per franceskanet shqiptarë  vetem sa per ta perkujtue kujtimin per ta.
Miku i Shqipnisë Dr. Gr. Uhler , nga Vjena shkruen: " Historia e popullit shqiptarë, historia e luftës kunder turqve, e cila ka zgjatë qinda vjet, historia e rilindjes kombëtare  nuk mund të ndahet nga veprimtaria e fretërve dhe klerit të Shqipnisë". Derisa fletë per këtë temë  ky shkrimtar i njohun thotë sa vijon: " Franceskanet ishin udhëheqes të palodhun, të gatshem per tu flijue, të frymzuem nga lufta e shqiptarve per atdhe dhe fe ".

Nese i hedhim nji sy historisë sonë kombëtare , sidomos asaj të pashkrueme do shofim se nuk ka pas levizje kombëtare në Shqipni qoftë me penë apo me armë , ku fretërit të mos ken marr pjesë aktive. Andaj mendojë se asht koha të shkruhet historia  objektive, pa paragjykime, por me ndjenjë dhe zemër dhe do shofim se veprimtaria kombëtare e franceskanve do të dal në pah në ngjyrat ma të ndritshme.

Të shkojë pak në kohen e Gjergj Kastriotit. Kjo ishte padyshim koha e lulzimit ma të madhë të races shqiptare sikur e quen miku i madh i Shqipnisë Dr. Milan Shuflaj në vepren e tij " SERBET DHE SHQIPTARET", fq.195, perkthye në shqip nga Karl Gurakuqi dhe Zef Pekeqi. Shuflaj thotë se franceskanet e kanë nda të keqen dhe të miren me popullin shqiptar.
Po të hapim faqet e cilesdo histori që e shkruen jeten dhe vepren e kryeheroit  tonë, do të shofim se fretërit kanë luejt rrol të rendsishem në të gjitha aksionet dhe veprimet e heroit të madh.
Fabijanic, në librin e tij " Storia Dei Frati minori in Dalmazia e Bossina" kap. IX , fq, 204, shkruen se Gjergj Kastrioti , pas ramjes së  Svetigradit në duer të turqve ( 31. 07. 1449) dhe kur pau se ushtria anmike theu frontin dhe me forca të mëdha ishte nisun drejtë Shqipnisë, dergoi te Papa Nikolla V, fratin Andrea , peshkop i atëhershem i Tivarit që ta njoftonte Papen se nuk ishte në gjendje ta ngrinte popullin në kryengritje per shkak të mungesës së parave. Po ky frat së bashku me Pal  Engjëllin , peshkop në Drisht dhe me Arianitin ndermjetsuen per të pajtue Kastriotin me Dukagjinin (Fan Noli  " Historia e Skenderbeut" 1921, fq. 194.)

Po kaloj tash në kohen ma të re. Edhe kjo kohë fletë mjaftë qartë per veprimtarinë e franceskanve shqiptarë në zgjimin e vetdijes kombëtare per bashkimin e gjithë shqiptarve pa dallim besimi, feje dhe krahine, per nji ideal, per clirimin dhe mvetsinë e Shqipnisë. Po fillojë së pari me veprimtarinë kombëtare të bajraktarve të Malësisë së Madhe dhe luften e tyne kunder Turgut Pashes, me 1910 dhe 1911. Kjo veprimtari ishte  e inspirueme nga këta bij të Shen Franceskut. Heroi  i maleve Dedë Gjon Luli, plaku nga Traboina që me 06.prill ngriti flamurin e Kastriotit në Decic së bashku me bashkluftetaret e vet; Mirash Luca, Tomë Nikolla, Mirash Pali , Mehmet Shpendi e qinda të tjerë luftëtarë që i dhanë grushtin e fundit Perandorisë  anadollake në Evropë, kishin si këshilltarë dhe bashkpuntorë famullitaret nga malet, të cilet ndan me ta vuajtjet e luftës. Dhe Homeri shqiptar At Gjergj Fishta këto vuejtje i quan LOT GJAKU.

Kryengritja e Malësisë së Madhe pati jehonë të madhe dhe inspirojë edhe kryengritjet tjera. Vlen të permendim atë të malësorve të Krahinës së Matit sepse edhe aty shofim gishtin e franceskanve. Rubiku u ba strehë e patriotve. Epror i franceskanve ishte martiri i kohëve tona At Pal Doda nga Kosova. At Pal Doda me të drejt mund të quhet  SPIRITUS MOVENS sepse ishte udhëheqës i të gjitha aksioneve dhe ndermjetës midis qendrave kryengritëse. Në Rubik ishte perqendrimi i nacionalistve të Shkodres, Dursit e Tiranes. Aty bahej furnizimi , me armë dhe ushqim, aty strehoheshin të plagosunit dhe aty u ba edhe varrimi i trimit Llesh Nikë Dodës të cilin At Gjergj Fishta e perjetësoi me liriken e pashoqe " Në diten e të vdekunve" që u botue per herë të parë në " HYLLI I DRITËS" në nandor 1913.

Të shkoj tutje. Me 07.03.1913 ushtria malazeze shkeli teritorin shqiptarë dhe me bajoneta vrau At Luigj Paliqin, sepse donte nji Shqipni të lirë. Me 13. tetor 1929 u vra tradhëtisht nga pushteti serboslav në Prizren At Shtjefen Gjecovi. Dhe kush nuk do të dij se kush ishte At Gjecovi. Falë tij u rujt dhe e kemi thesarin e madh  kombëtar, KANUNIN E LEKË DUKAGJINIT.  Per Kanunin Prof. Von Scheerin ka thanë: "Do të ishte me mjaftë vlerë sikur Evropa ta dinte se cfar i solli populli i vogël shqiptarë zhvillimit të kultures".

Sa ma shumë i afrohem kohes sonë, aq ma shumë duken meritat e franceskanve, si në fushen patriotike ashtu edhe në veprimtarinë per bashkimin e popullit shqiptarë. Kur u mvetsue Shqipnia më 1913 ata nxoren revisten HYLLI I DRITES, revistë kjo të cilen e lavdon Prof. Antonio Baldaci.
Me 1916 franceskanet sollen në Shkodër nji shtypshkronjë të madhe dhe moderne per kohen ku u botuen qindra libra shqip. Per ketë shtypshkronje  At Fulvio Cordignano në vepren e tij " EPOPEJA KOMBËTARE E POPULLIT SHQIPTAR" në fq.107, thotë: " Me këto botime dhe levizje në literaturen shqiptare mund të konstatohet pa kurfar dyshimi se urdhni franceskan në Shkoder krijojë vatrat e para të kultures shqiptare. Në ketë shtypshkronjë u botue per dy vjet pa nderpremje gazeta e njohun "POSTA E SHQIPNISË" me të cilen bashkpunuen shkrimtaret tanë ma të mëdhej.

Franceskanet mbajten dhe persosen mësimin në shkollen fillore, të cilen e kishte formue rinia shkodrane që nga 1855 e në të cilen mesohej shqipja që në vitin 1902 kur shkollen e udhëhiqte At Gjergj Fishta. Bashk me at shkollë franceskanet formuen edhe liceun ILLYRIKUM nga doli nji numer i madhë intelektualesh që edhe janë krenaria e atdheut. Franceskanet i kushtuen kujdes edhe edukimit të grues shqiptare dhe u besuen mesimin motrave të ndershme stigmatine, të cilat edukuen nanat të denja per emnin e shqiptares , neper foshnjore, shkollat fillore dhe gjimnazet.

Pra per mos me e zgjat , per perfundim po them se vlen të perkujtohen me pietet frati i rapsodisë Bernardin Palaj, frati i penes së zjarrtë Gjon Shllaku, mikpritsi zemerbardhë Mati Prenushi, zemra e trimit nga malet At Klement Miraj, frati fjalë ambel Arqipeshkvi Vincenc Prenushi  dhe mbi të gjithë dhe ma i pari Homeri shqiptarë, baba i alfabetit ma i madhi nder të pavdekshmit At Gjergj Fishta.
Historia kombëtare shqiptare asht e pandashme me historinë e franceskanve dhe dhasht zoti që historianet e ardheshem të mos e ndajnë njanen nga tjetra.

Selim Hasnaj
Sarpsborg
Norway



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora