E enjte, 01.05.2025, 05:20 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: I keq për vëlla e i mirë për shka

E enjte, 03.07.2008, 08:33 PM


Selim Hasanaj
I KEQ PËR VËLLA E I MIRË PËR SHKA

Nga Selim Hasanaj

Më kujtohet se kur isha adoleshent dhe besa derisa nuk u bana prind në moshen 25 vjec kur ndegjoja se ka vdek nji 50 vjecarë e ma teper disi nuk ndjeja fort keqardhje dhe thoja, më vjen   keq, por paska kjen i vjeter dhe e paska jetue jeten. Tani kur vet i mbushi këto ditë 53 vite jetë më duket se kam lind dje dhe se jeta ka shkue shumë shpejtë dhe deshrojë të jetojë edhe kaq. Por kur meditojë dhe këthej kujtesen mbrapa neper kohnat e kalueme që nga mbamendja e deri sot më duket se kam lind para 5 shekujsh e jo para 5 dekadash. Dhe të them sinqerisht ndjej nji nostalgji per të kaluemen sado që jetoja jetë në skamje ekstreme, sado që pjesen ma të madhe si fëmijë u rrita pa babë sepse ai në femininë time të hershme sa e lëshonin nga burgu e merrnin prap, e kur kjo perfundojë ai iku në Sloveni per të gjetë punë dhe mue si ma i madhi  fëmijë më mbeti obligim kujdestaria e familjes. Si 12 vjecar më ra shtëpia krye sikur thotë populli ynë. Mbaj mendë se ka pas raste kur trupi im i njom dhe i ri asht lodhë shumë, nga kjo lodhje fizike shumë herë kam ndje lodhje psiqike dhe dhimbje shpirtnore sa e urreja jeten dhe fatin tim, por megjithate gjithmonë shifja nji dritë në tunel dhe nuk jipesha, nuk thyehesha sado që kisha veshtirsi. Tani nga pozita e ime e jetes dhe kushteve që kamë bajë analizë se cka ishte ajo që më bante të fortë, të pathyeshem dhe nuk jipesha, nuk dorzohesha e as deshprohesha, por e doja jeten, i doja vëllaznit dhe motren i doja prindet dhe mbar farefisin, i doja fqinjet e mijë dhe të njofshmit, kisha nji kulturë të kohes që unë jamë krenar se e jetova. Unë dhe brezi im si rini kishim dicka të veqant që në krahasim me brezat që erdhen pas e veqanrisht me këtë që asht tani ishte per lakmi. Neve ishim origjinal, ishim të sinqertë, dinim të dojmë dhe të urrejmë kur ishte nevoja, ndjenim obligim moral të jemi të drejtë dhe të respektojmë të tjeret dhe at rreth miqesh që e krijonim ai ishte rreth i miqve të vertetë dhe shumë herë këta miq kishin ma shumë vlerë se sa vëllau.
Sot miqsi nuk ka, ka vetem njoftësi per interes.
Sot sinqeritet nuk ka, ka vetem rrena , mashtrime dhe tradhti.
Sot urtësi dhe humanizem nuk ka , ka vetem inati, mëni, zili, smirë, xhelozi dhe krejtë këto qojnë në urrejtje dhe fatkeqësi personale e disa herë edhe kolektive.
Dikur shoqnia e shtetit kishte udhëheqësit e vetë, dhe per neve shqiptaret këta udhëheqës gjithmonë ishin të huej dhe ishim të detyruem ti pranojmë. Por ata sado që ishin lider pushtues të shtetit dhe sistemit pushtues, megjithate ata banin punen e tyne dhe neper mandatet e tyne të udhëheqjes aty ku ata kishin pushtetin dhe pergjegjësinë dicka shifej , dicka ndertohej, dicka rregullohej dhe sado pushtues ai sistem ashtu cfar ishte funkiononte dhe qytetari i thjeshtë jetonte jeten e vetë nga djersa e vetë dhe besa disa jetonin mesatarisht mirë.
Sot në Dardani ,sado që u mbushen 9 vite që jemi të lirë dhe që kemi pushtetaret tanë, të gjakut tanë, shqiptarë po sikur neve vetë, sado që edhe bota e perparueme dhe e zhvillueme na ndihmonë dhe perkrah megjithate Dardania per ditë e ma teper po zhytet në mjerim, në skamje, anarki. Per ditë e ma shumë po krijohen ndasi klasash dhe klasa e pushtetarve po pasunohet mbrenda nate ndersa qytetari, taksapaguesi, shtresat e mesme dhe të varfëna të shoqnisë po varfnohen perditë e ma teper. Pse?!
Bajë krahasimin e kohës së pas perfundimit të LDB-së ( Lufta e Dytë Botnore) më 1945 dhe Luftës së NATO-s dhe UCK-s në vitin 1999 në Dardani. Nese u besohet prindve tanë dhe shkrimeve të kohës, menjiherë pas shumjes së Revolucionit kombëtarë të Luftës në Drenicë i prim nga Patrioti Shaban Palluzha sado që populli shqiptarë kishte perjetue nji masaker të paparë deri atëherë, posa perfundojë lufta u formuen institucionet e shtetit dhe ato me pushtetin e vetë filluen të ndertojnë dhe rindertojnë atë që ishte shkatrrue gjatë luftës. Me ato kushte , në atë kohë vetem mbrenda dy tri viteve u vun konturat e nji shteti funksional, konturat e nji industrie dhe të zhvillimit të bujqësisë.
Sot jemi deshmitarë të luftes së 1999-tës  dhe sado që shkuen gadi 10 vite , pos se u zgjidh njifar andrre per statusin politik të Dardanisë e cila per mue ka edhe nuk ka status të mvetsishem shteti, ka edhe nuk ka sovranitet shteti si dhe ka edhe nuk ka integritet shteti  asgja tjeter  pozitive nuk u ba. Them nuk ka  pozitive sepse mendojë per Dardaninë shtet, per popullin e saj dhe nuk mendojë per lideret e Dardanisë të dalun dhe të kalitun neper vujtje dhe robni të pushtimit shekullor, por veqanrishtë të pushtimit të fundit fashist të Serbisë së Millosheviqit, në lideret të dalun nga lufta e fundit e UCK-së të cilet sot janë lider me voten dhe djersen e popullit, me gjakun e derdhun të deshmorve ndersa këta zotnijë kanë harrue se shteti nuk asht monopol i tyne dhe pronë partish as pronë personale, kanë harrue se shteti ua cmon kontributin e dhanë në luftë , por nuk ua banë hallall kurr pse këta luftuen per ti largue nji pushtues dhe  kur kjo u arrijtë me ndihmen e NATO-s ata e kanë okupue vet mizorisht , sepse pa fije turpi po sikur hijenat e urituna që shyejnë viktimen sot lideret shqiptarë po e shqyejnë shtetin dhe shtetet e veta dhe popullin e vetë, vetem e vetem per karrika dhe fotele nga të cilat pastaj do të ken mundësinë të bajnë per veti dhe familjet e veta pasuni prrallore. Edhe ato pak objekte industriale që na i pat ndertue shteti dhe pushteti pushtues i ish Jugosllavisë ku prindet tanë punonin dhe fitonin e me ato para të tyne që fitonin neve u shkolluem dhe pregatitem brezin e fëmijve tanë per të realizue finalen e mvetsisë së Dardanisë sot.
Mirpo a mos vallë prindet tanë , na mësuen se poqese vijmë në pushtet duhet ti nxjerrim shpirtin shtetit dhe popullit. Jo ata nuk na mësuen kurr kështu, por asht nji dreq sikur thotë populli që shqiptari nuk donë shtet , nuk donë ATDHE dhe që shqiptari asht anmik per vëllaun e i mirë per shkaun.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norway
 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx