E diele, 28.04.2024, 09:25 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Bisedimet me Serbinë, rruga e sehirit

E premte, 04.07.2008, 07:50 PM


Skender Korça
Bisedimet me Serbinë, rruga e sehirit

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Një mori temash për të biseuar me Serbinë i preferohen nga përfaqësuesit ndërkombëtar të OKB-së, Kosovës e cila tash më po druan se do futet në bisedime “statusore me Beogradin”. Kjo është një dilemë për qytetarin e Kosovës për të mësuar se çfarë pavarsie paskemi shpallur?
Na kujtohen deklarimet e atëherëshme, kur gojën e kishim vetëm pavarsi, kur politikanët e Kosovës thonin se tash më e di edhe komuniteti ndërkombëtar se kur do shpallim pavarsinë e Kosovës. Vendorët si atëheër nuk “dinin” asgjë , sikur tash nuk po dijnë së kush po kërkon dhe kush po pranon këto lloj bisedimesh me Serbinë.
Në referencë të shkrimeve të  mia të ditëve të kaluara kam shkruar: Kujt i duhen këto bisedime dhe kush po i propozon këto për Kosovën. Një tjëtër ishte për propozimet Rusi dhe Qipro. Një shkrim tjetër për të u detyruar të pranohet pavarsia e Republikës së Kosovës nga Serbia etj, etj.
Të gjitha këto shkrime i dedikohen atyre që janë në pozitë të vendosjes për  apo kundër bisedimeve më Serbinë. Mjerë popolli në Kosovë se kur thuhet bisedime, paraqiten një varg shqetësimesh: vlera e politike në Kosovë, figurat e saja, kohëzgjatja e bisedimve që propozohen dhe shkrryerrja e fondeve të popullit për bisedime te reja.
Në një artikull kur Kosovën e kam krahasuar me Birmaninë që i tha jo OKB, me rastin e dërgesës së  ndihmave që kishte shumë nevojë për ato pas katastrofës humanitare ku humbën jetën mbi 65000 banorë, fuqizova një shtet që rolin e tij para çdo gjëje nuk e humbë edhe kur është i tëri në rrezik. Në Kosovë është një lloj tjetër katastrofe është ajo e tipit politiko individual dhe është shumë më shumë se katasftrofa birmaneze natyrore.
Një përkujtim për të mos harruar kurrë esencën e propozimit. Bisedimet që po propozohen të bëhen dhe të ndodhin në mes të Prishtinës dhe Beogradit, këto do duhet të deshifrohen nga ata që e dijnë se në çfarë rruge po ecën Kosova. Do ishte shumë me rëndësi që tash të i thuhet qytetarëve të saj a do ketë apo nuk do ketë nevojë të zhvillohen këto tash më?
Ndoshta sehirgjinjët e politikës së Kosovës i kanë në agjendë këto lloje bisedime dhe ata e dijnë mirë se kur do nisen dhe kur do mbarohen këto lloj strese qytetarësh.
Të kuptohet mirë se Kosova do duhet të mendojë mirë tash më për emrin e ambasadorit të saj në Serbi. Kjo jo vetëm që nuk po ndodh por kjo po jep rolin që vetë qytetarët e saj të mendojnë më shumë se sa politikanë për rrugën sehire se kah po na shpijnë këta njerzë që kurrë nuk thanë Jo, në emër të Kosovës, në emër të popullit që ja morrën votën dhe kurrë nuk do thonë jo...kur e kanë emrin Serbi edhe në vazhdimësinë e bisedimeve.
Kur shkruhet se do flitet se qështje teknike, teknike është edhe njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia, e pastaj të mbetej teknike biseda me te. Kur thuhet bisedime teknike, teknike është edhe ndriqimi i fatit të të zhdukurve shqiptarët nga Serbia . Teknike është edhe kthimi i pikave të kufirit në punë ne veri të Kosovës pas sjelljës barabre të serbëve në këtë zonë. Teknikie është që Kosova të ngrehë zërin se nuk e ka kodin e vet ndërkombëtar. Këtë natyrë e kanë edhe shumë qështje që janë propozuar përfhsirë të gjitha ata, si policia, dogana, drejtësia, transporti por që për Kosovë nuk janë më teknike por janë më shumë se politike sepse jo që nuk jemi njohur nga Serbia si shtet, por po kundërshtohemi kudo në botë nga lobet e saja.
Këtu qëndron qështja se në Kosovë gjërat rrjedhin në stihi kohe që nuk i dirogjon askush , sepse nuk ka politikanë që duhet ngulur këmbë njeherë për vendin e vet.
Tash për këtë nismë bisedimesh do jetë barrë e deputetëvë që të mendojnë se a do duhet të lënë në fushëbetejë ndonjë nga shqiptarët të hyjnë në bisedime më Serbinë edhe pse PSSP i Ban Ki Mun Zanieri, do fillojë teknikisht këto nismë për të promovuar më nxhetë misionin e tij në Kosovë.
Nëse deputetët gabojnë kur do ngrisin dorën për të vazhduar në biseda të reja me Serbinë, më mirë do ishte të pranohet se me 17 shkurt kanë ikur në një seancë private për të “plotësuar” diktaturën dhe “pajtushmërinë” sehire të ca individëvë në Kosovë se sa që kanë bërë shtetin.
Kur gjërat ikin në këtë skaj, në shumë shtete të botës për të u rujatur korniza e shtetit dhe funksionit të saj bëhen misionet ushatarake ose regjime ushtarake me aparatin e fortë –ushtrinë, e në Kosovë kjo nuk mundet më ndodhë që për këto gabime në poltikë të përzihet ushtria sepse ate e ka zhveshur deri në skaj politika qorre e saj. Në Kosovë ka popull që di të marrë situatën në kontrollë, gjë që e sjellë Kosovën në anarkinë vepruese, anarki kjo që e nxjerrë nga gjumi politikën në Kosovë dhe bllokon sehirin bashkë më mitin “ se e di dikush rruëgn e ecjes së Kosovës” sehir ky politik që po shfrytëzohet si model më dekada në Kosovë.
Andaj kujdesi për shtetin nuk është diçka e veçantë por kjo është instikti i vet qytetarit sepse me një shtet të brishtë si ky që kemi, me një frikë si kjo që imponohet nga verbëria e politikës në Kosovë, gjërat nuk ndodhin me asnjë skenar politik por politika në Kosovë është stadiumi i të provuarit e pastaj pasojat janë dalja dhe rebelimi i qytetarit të saj në rrugë për të protestuar verbërinë.
Kujdesi është diçka që duhet përcjellë njeriun, sepse po nuk e përcolli ate të përcjellë rreziku i të qenurit njeri....SK



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora