E diele, 28.04.2024, 12:00 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Mos ja fut kot o Besnik Prishtina!

E premte, 04.07.2008, 06:58 PM


Selim Hasanaj
MOS JA FUT KOT O BESNIK PRISHTINA!

Nga Selim Hasanaj

Para pak castesh lexova shkrimin e Besnik Prishtines " TENTATIVË PER RIGJENERIMIN E TITIZMIT NË KOSOVË " të shkruem me 27.06.2008 dhe të bahem i sinqertë ky shkrim jo vetem se nuk më inspirojë sikur bajnë zakonisht shkrimet e këtij njeriu , por perkundrazi më irritojë dhe per ta shpreh indinjaten time kunder kësaj shkarravine po e shkruej këtë shkrim kështu si artikull në vete e jo si koment në faqen e shkrimit, praktikë kjo e zakonshme.
Shoku Besnik Prishtina në fillim po të them se shumë nga shkrimet tua më kanë pelqye dhe i kamë lexue me andje, por pa dasht të jem modest po e pranojë se deri në këtë shkrim unë nuk e mora vesh se cili asht grazhdi që ti ushqen shpirtin dhe të falenderojë pse më zgjove nga amullia dhe tani të shkruej kështu haptas e publikisht nga prizmi im dhe njohunit e mija , me të cilat ti mund edhe të mos pajtohesh , por unë po ndjejë obligim moral dhe njerzor të ti them sepse ti mor shok në artikullin në fjalë ofendonë deri në akuzë banale  LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS - LDK -në që asht nji Levizje dhe Organizim Kombëtarë  që perplot 17 vite i priu proceseve të shteformimit dhe mvetsimit të Dardanisë dhe permbi të gjitha  ishte Levizja e parë në Evropen juglindore që fillojë shkatrrimin e themeleve të komunizmit. Kësaj Levizje me sukses të permasave biblike i priu i Pavdekshmi Dr. Ibrahim Rugova. LDK me Dr. Rugoven në krye u promovue si opozitë e LKK ( Lidhja e Komunistve të Kosovës) në krye të së ciles ishte formalisht Rrahman Morina sepse faktikisht ate e kishte në grusht Sllobodan Millosheviqi. Si duket ti ke kjen i ri dhe nuk i ke pa as perjetue këto ngjarje. Ti shkruen në këtë artikullin tand kryesishtë per Kuvendin e PSD-së - Partia Social Demokrate që u mbajt me 27.06.2008 dhe shigjetat tua i ke drejtue kunder liderit të ri të kësaj partie Agim Ceku. Unë mund të jem dakord me tye per shumëcka dhe per akuzat tua kunder Agim Cekut dhe shumë personave tjerë që ti i ke sulmue por jo me emen , ti ke lanë per tu kuptue se ku e ke gjuejt gurin. Ama kurr nuk mund pajtohem me sulmet tua banale të paskrupullta, të ndyta dhe antikombëtare që ti i banë kur shkruen sa vijon: " Pasi Millosheviqi e shoi autonominë e Kosovës , titistet shqiptarë u organizuen kryesishtë në LDK, por nji pjesë e tyre edhe në parti tjera dhe me politiken e vetë kapituluese e pacifiste ju bënë pengesë levizjes clirimtare duke e bë propaganden e armiqve ndaj kësaj levizje, duke kerkue dorzimin e armëve para se të lirohet vendi. Kerkonin nderprerjen e rezistences ndaj okupimit  duke bërë vazhdimishtë perpjekje per rikthimin e pushtetit të tyre autonomist ".
Në fillim unë pajtohem sepse ky asht nji fakt që dihet dhe asnjiherë nuk asht mbajtë sekret se në LDK si Levizje Kombëtare dyert janë të hapuna per të gjithë ata që dojnë të kontribojnë dhe angazhohen per shtetbamjen e Dardanisë, dhe normalisht në LDK kanë mund të futen elemente edhe titistesh dhe asi me orientim nostalgjik jugosllav, por ti shoku Besnik Prishtina ma thuej vetem nji cili ishte ai që ishte titist, ishte jugosllav shqipfolës dhe që nga LDK-ja dhe permes LDK-së arrijti të ngjitet në piramiden e saj apo ma vonë edhe at shtetnore. Jo asnji. Në LDK janë futë i mbarë populli shqiptarë i të gjitha trojeve shqiptare të okupueme nga serbosllavet në fillim por ma vonë shqiptaret formuen partitë e veta neper republikat tjera të ish Jugosllavisë ama të gjitha tue e pas dhe tue e marr si moster LDK-në dhe pikrisht per të deshmue këtë dhe per hirë të unitetit gjithkombëtarë edhe qe formue i ashtuquejtuni Këshil i partive politike që per lider kishte Dr. Ibrahim Rugoven. Ndersa ti shoku Besnik Prishtina ( emen ky i yti i rrejshem, tipike kjo per juve enverostalinistet që të perdorni nofka dhe emna perkdhelës) akuzon LDK-në se grumbullojë titistet në gjiun e vetë pasi Millosheviqi i shoi autoniminë Kosovë.  A nuk ishte Tito lider KOMUNIST  i permasave botnorE?! Andaj me cfarë logjike fletë ti kur shkruen per titistet?! Ti flet me logjiken e librit TITISTET të babait të juve revolucionarve që keni Albin Kurtin në krye po sikur Kuba që pat Ce Gevaren që i pat sjellë Fidel Kastron në pushtet popullit kubanez dhe që nga atëherë ai popull jeton jeten në izolim dhe mjerim në ishullin e vetë. Por mos të kalojë nga tema.
Ti quen politikë  kapitulluese dhe pacifiste ate që atë kohë bani LDK-ja dhe se kjo e paska pengue
LEVIZJEN CLIRIMTARE duke u bë propaganden anmiqve ndaj kësaj levizje. A do të bahesh i sinqertë dhe të shkruesh se per cfar levizje e ke fjalen. Per  disa sharllatan që si Muqa mas daive të shtyem nga rrethi ose aksidentalisht ndonjiherë kjen fut në kolonat e protestuesve popullor shqiptarë në protestat që mbaheshin pothuej perditë neper Dardani dhe tash ata shumëherë edhe të denoncuem nga vetë ata që i kishin manipullue dhe fut në kolona protestuesish ndiqeshin nga policia okupuese dhe per ketë fakt që i kerkon , i nxan, i burgos dhe i denon policia serbe ata qenkan heronjë ?! Sipas teje po, por sipas meje dhe sipas shqiptarve normal në krye ata ishin, janë dhe do të mbesin sharllatan , mjerana, njerz të sëmuet me narcisoizem të cilet sherbejnë  si material konsumues per realizimin e planeve mafioze të individve që nuk kanë ndjenja as per atdhe as per fe sikur thotë populli ynë  dhe këta mafioz andrrojnë tronin e pushtetin jo per popullin dhe per shtetin por per veti dhe xhepin. Kjo shoku B. Prishtina ndodhi pikrisht me liderin e juve Albin Kurtin i cili si revolucionar me tru të shperlam ideologjikisht si student dhe lider i tyne i priu protestave neper Dardani në vitet e 90 -ta të shek. të kaluem, këtu krijojë njifar emni dhe ai u fut në anen e klaneve mafioze shqipfolse që ishin të shperndame kryesisht neper diasporë por që kishin celulat e veta gjithandej neper Dardani dhe trojet tjera shqiptare. Këta mafioz shqipfolsa të shitun edhe tek sherbimet e ndryshme sekrete të shteteve tjera gjithmonë me shqiptarë dhe me masat e shkreta propagonin dhe flitnin fjalë të mëdhaja per LIRI  dhe ATDHE dhe kështu fitonin besimin e tyne dhe i realizonin aspiratat e veta karieriste mafioze që nuk janë asgjë tjeter pos klane të rrezikshme antikombëtare dhe antinderkombëtare. Pra Albin Kurti tue pas simpati per njeriun e matufosun dhe të konsumuem  Adem Demaqi ai qe fut si sekretar i zyres së baces Adem dhe unë publikisht e kamë thanë se po të kishin pas bythë ta hapin të ashtuquejtunen ZYRE E UCK-së në Prishtinë cilido nga mafiozet kurr at post nuk do ja afronin Adem Demaqit dhe Albin Kurtit. Kur duhej të shkohej në Rambuje nga hotel Dajti u lajmruen " TRIMAT"  dhe a nuk mbet Adem Demaqi rrugve ndersa Albini si njeri i manipuluem dhe jo i kyqun në punet e mëdhaja atë kohë u desht të martirizohet neper burgjet serbe. Andaj per këso levizjesh flet ti shoku Besnik Prishtina dhe e akuzon poshtersishtë LDK-në ?! Jo or shok. Nese dojmë të flasim sinqerisht dhe me dorë në zemer sikur thotë populli atëherë duhet të thuhet se ishin keto klane mafioze marksiste lenino  staliniste që sado që kishte vite që baba i tyne Enver Hoxha kishte vdek ata donin ta mbajnë gjallë frymen e tij dhe  po sikur ai dikur edhe keta luftonin per ta marr lidershipin e udhëheqjes popullore shqiptare në ish Jugosllavi  dhe këta ishin ata që i shpallen luftë LDK-së dhe partive tjera politike shqiptare neper Dardani së pari tue i infiltrue njerzit e vet në LDK per ta marr kalanë nga mbrenda. Rasti i Hydajet Hysenit, Ramë Bujes, Jakup Krasniqit, Basri Musmuratit,  Mehmet Hajrizit , perpjekja e madhe e Hashim Thaqit per tu ba lider i rinis së LDK-së per Drenicë etj etj. Dhe së dyti tue marr veprime dhe aksione të pakontrollueme si me tentim atentate në polic dhe posta policore, me atentate, me provokime të ndryshme  të cilat të vetmin efekt e kanë pas se kanë provokue pushtuesin dhe ky me forcat e veta ushtarako-policore ka ba masakra neper fshatrat dhe vendet ku incidenti ka ndodhë. Dhe derisa populli asht torturue dhe vra e masakrue ata trima që kishin ba ekscesin rrinin diku të strukun neper malet e aferta ndersa ideologet e tyne i shfryenin k... neper hotelet e ndryshme me dashnoret e veta ose me aso të bleme me parat e mbledhuna nga diaspora në emen të fondit Vendlidja thërret dhe 3 %. Andaj shoku Besnik Prishtina per këso  levizjesh flet ti dhe akuzon LEVIZJEN KOMBËTARE  në Krye me Shejtin Dr. Ibrahim Rugova , i cili veq se kishte punë të teperta në planin diplomatik , ai palodhshem punojë edhe në planin ushtarak , por ai as LDK nuk kanë fajë nese ty  dhe shumicës së trushperlamsve si ti ju duket se  punet kanë shkue ngadalë. Unë jamë fshatar dhe dijë se misri nuk mihet ( prashitet) kur bjen shi. Shejti Rugova si lider i LDK-së ja pritke ajamin dhe ai per të mih me bereqet pat dergue djem në krye me Adem Jasharin , Sali Cekaj, Zahir Pajazitin  e të tjer që të formojnë konturat e ushtrisë së Dardanisë në Shqipni. Ai punonte në afrimin dhe aktivizimin e eprorve profesionist shqiptarë dhe dy herë pat formue ministrinë e mbrojtjes. Atë të paren në krye me Prof. Hajzer Hajzerin e dekonspiruen dhe per mendjen time nuk dyshojë fare se dekonspirimi ka ardhë nga ata njerëz të Levizjes që ti e simpatizon dhe që ishin fut në strukturat udhëheqëse të LDK-së dhe atë botë policia serbe pat arrestue komplet Shtabin e Ministris së Mbrojtjes në krye me Ministrin Prof. Hajzer Hajzeraj. Heren e dytë pas shumë mundimesh Dr. Rugova urdhnon si kryetar i Dardanisë i zgjedhun me mbi 98% të votave të popullit të Dardanisë që të formohet edhe njiherë Ministria e Mbrojtjes së Dardanisë dhe këtë herë Minister i kësaj ministrie zgjidhet eprori profesionist Kolonel Ahmet Krasniqi ( past ndjesë dhe ZOTI E BEKOFTË ). A nuk e vranë pikrisht njerzit e kësaj levizje që simpatizon ti edhe Ahmet Krasniqin ?! Andaj si ti nxan goja ato fjalë aq banale , teper fyese dhe teper antikombëtare per LDK-në shoku Besnik Prishtina. Po ta perkujtojë se LDK me Shejtin Dr. Ibrahim Rugova në krye kanë qenë vertetë të shejtë sepse këta kanë ba luftë të pakompromis me nji pushtues barbar dhe të poshter c'far ishin serbet dhe këtu ja kanë dalë pa psue pothuej edhe asnji viktimë të korrin fitore. Thamë kështu sepse ishte kjo politikë dhe kjo strategji që arrijti që nji miqësi qindra vjecare të Serbisë me Francen  dhe Anglinë e besa edhe me disa shtete tjera ta këthej në disfavor të Serbisë per mos me thanë se e bani anmike të sajë. Por fatkeqësishtë LDK-ja dhe Lideri shqiptarë Dr. Ibrahim Rugova ishin me duer të lidhuna që ta fitojnë bindshem edhe nji luftë tjeter që e kishin hap per interse klanesh , per callma dhe tarafe mafiozet e levizjes që ti Besnik Prishtina e lavdon dhe atë luftë dhimbshem shumë dhimbshem LDK-ja dhe Rugova per mos me shkaktue vëllavrasje banë kompromis. Dhe kompromisi i kushtojë me Vrasjet e krenve të LDk-së që filojë me Kolonel Ahmet Krasniqin, në Shqipni ( pershkak të prokosovarizmit të tij) Azem Hajdari, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Sabri Hamiti ( shpetojë me disa plumba në gjoks), Shaban Mani, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi, Smail Hajdaraj, Besim Dajaku, Bekim Kastrati, Kosovë Zeqiraj dhe kusherini i tij , Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe nipin Hasanin, dhe dhjetra tjerë që per momentin kah po shkruej nuk po më kujtohen. Andaj shoku Besnik Prishtina  pse ti ashtu ashper pa ofrue edhe asnji argument shanë dhe akuzon Levizjen Kombëtare të Dr. Rugoves?!
Sot kur vetem pasi edhe fizikisht e hoqen qafet Dr. Ibrahim Rugoven dhe ai prehet i qet atje në token e shejtë dardane në Velani klani mafioz i idolve tu shoku B. Prishtina arrijti të merr pushtetin dhe tani unë mund të jem dakord me mendimet tua dhe të liderit tand  Albin Kurtit se pushtetaret e Dardanisë janë hajna, janë mafioz, janë njerz korruptiv, janë e cka nuk janë, por pse po harron si ti si Albin Kurti se këta pushtetarë të sotshem janë njerzit e levizjes suaj të djeshme. Pse juve në krye me shokun revolucionar si Ce Guevara Albin Kurtin sulmoni institucionet e hueja si UNMIK dhe KFOR. Juve shani në adresë të gabueme. Adresa asht pikrisht Levizja e dikurshme që ti dhe Kurti po e kujtoni me nostalgji fëmiu , pra të vetquejtunit Drejtor të UCK-së, të vetquejtunit Komandant të UCK-së, të vetgraduemit Gjeneral të UCK-së etj , etj të cilet kanë ulë bythet neper karrikat e Kryeministrit, Kryetarit , Kryeparlamentarit , ministrave dhe deputetve të Parlamentit. Këta ish idol të juv janë ata që dikur kur qe pjek rrushi e hangren vet ndersa mundin ja pat ba tjeter kush. Ata që e lanë Adem Demaqin rrugve dhe e quen Albin Kurtin në burg. Pra kthjellnu juve të VETVENDOSJES  dhe mos sulmoni LDK-në sepse ajo per as nji gram as milimeter per asgja nuk ka fajë. Faji asht i mafiozve të Levizjes Popullore të Kosovës që sot fatkeqësishtë kanë hyp në kokë të popullit të vetë dhe po e shkerdhejnë atë në palcë të shpirtit. Andaj mos ja fut kot Besnik Prishtina.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora