E marte, 30.04.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Diskurset e politikave shqiptare

E marte, 02.09.2014, 07:11 PM


Diskurset e politikave shqiptare

Nga Florim Zeqa

Politikat shqiptare sot, pothuajse janë të njëjta si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo Luginë të Preshevës; të ç'akorduara, pa plan veprimi, pa strategji të qartë, gjithnjë konfuze dhe të pabalancuara në aspektin kombëtar.

Për dallim nga trojet kombëtare, konceptet kombëtare të mërgatës janë më të qarta dhe më shpresëdhënese, si për nga niveli i organizimit ashtu edhe për nga aspektet programore.

Pothuajse nuk ka shoqatë, klub apo organizatë tjetër që vepron në diasporë, që nuk e ka të përfshirë në programin e vet edhe idenë e bashkimit kombëtar.

Ideja e bashkimit kombëtar është ide dhe aspiratë e kahmotshme, do të thoja shekullore.

Ashtu sikurse ideja e bashkimit kombëtar, edhe ideja e krijimit të shtetit të Kosovës ka një histori të gjatë.

Për krijimin e shtetit të Kosovës është provuar në periudha të ndryshme historike, mirëpo deri të ky qëllim nuk u arrit deri në fillim dekadën e fundit të shekullit 20-të.

Në këtë moment historik shqiptarët e Kosovës arritën të bashkohen për herë të parë në historinë e tyre mijëvjeqare, rrethë një organizimi të fuqishëm politik (levizje popullore) me emrin LDK, nën derjtimin e njeriut të urtë dhe të menqur, paqësor dhe të guximshëm, profetit të kohës sonë, liderit shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës-presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ska dyshim se krijimi i shtetit të Kosovës është një hap shumë i madhë në drejtim të arritjes së aspiratave shekullore për bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

Shembullin e Kosovës, duhet ta ndjekin edhe shqiptarët në trojet tjera të robëruara si në; Maqedoni, Mal të Zi, Serbi (Luginë të Preshevës), Greqi,...të mos ndahen dhe përqahen për pak pushtet dhe privilegje që ju ofrojnë qeveritë pushtuese.

Si bie fjala, liderët shqiptarë të Maqedonisë për pak privilegje të pushtetit maqedon, pothuajse u shkëputën nga interesat e tyre kombëtare, u ndanë dhe përçanë siq është më së keqi. Në vend që të pozicionohen të gjithë së bashku kundër dënimit me burg të përjetshëm të 5 shqiptarëve të pafajshem nga ana e "drejtësië" së pushtueseve sllavo-maqedon,...janë versulur pamëshirshëm kundër njëri-tjetrit, siq ishte rasti ditë më parë në parlamentin maqedon, kur u rrahen mes vete me shqelma e grushta deri në gjakosje deputetët shqiptar, para syve të opinionit vendor dhe ndërkombëtar.

Hiq më mirë nuk qendrojnë as shqiptarët në Luginë të Preshevës. Uniteti i faktorit shqiptar atje është lëkundur tej mase. Si pasojë e asaj, në momentin kur  pushtuesit serb hoqën lapidarin e dëshmorëve të UCPMB-së, jo vetëm që liderët e tyre nuk u zgjuan nga gjumi, nuk u duk asnjë shqiptar i zgjuar mëngjesine e së dielës me 20 janar 2013-të.

Qetësinë "mortore" gjatë heqjës së lapidarit, policëve serb ua prishën vetëm disa lehje qenësh endacak  apo zëra korbash shtegtar.

Mirëpo qetësia nuk ju prish për asnjë moment as kryeministrit të Kosovës në bisedimet me Daçiqin në Bruksel.

Përdrisa në bisedimet e Brukselit Daçiqi mbronte dhe realizonte interesat e serbëve në Kosovë, kryeministri ynë jo vetëm që nuk që i zoti të mbrojë interesat e shqiptarëve të Kosovës, injoroi në tërësi ato të shqiptarëve të Luginës !

Nga ajo ditë e deri me sot asnjë përpjekje serioze e faktorit politik shqiptar për kthimin e lapidarit në vendin e vet, si dhe për avancimin e të drejtave kombëtare si; përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, gjuhës dhe arsimit shqip, të drejta këto të garantuara me konventat ndërkombëtare.

Lugina, tashmë e harruar nga dy qeveritë shqiptare (Kosovë e Shqipëri), ndodhet mes dy opsionesh; të hesht dhe të pranoj nënshtrimin ndaj pushtuesit serb apo të vetorganizohet për të marrë fatin e vendit në duart e veta.

Përderisa të drejtat dhe liritë kombëtare në shtetin e Malit të zi janë gjithnjë e në rënje, shkaku i harresës kombëtare nga ana e qeverive shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë.

Politika kosovare sot, në vend që të orjentohet kah integrimet kombëtare, vazhdon bisedimet për integrime europiane, me "fqiun" (pushtuesin) verior-Serbinë, duke e rrezikuar skajshmërisht të ardhmen e shtetit të Kosovës!

Ky është më tepër se diskurs politik dhe kombëtar!

Me politikat aktuale shqiptare, të ndara sipas ideologjive partiake dhe fetare, shqiptarët vetëm mund të vendnumërojnë, e asesi të shkojnë përpara.

Një gjendje nderë dhe e pashpresë e politikës shqiptare sot, kërkonë zgjim të ndërgjegjës kombëtare të shqiptarëve në të gjitha trojet etnike dhe diasporë.

Zavendësimi i idesë së bashkimit kombëtar me idenë e bashkimit europian, për shqiptarët e ndarë në disa shtete, e veqmas për shqiptarët nën pushtimin sllavo-ortodoks, jo vetëm që është një mashtrim i madhë, është ide vrastare e bashkimit kombëtar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora