Kulturë
Begzad Baliu: Gjuha dhe Krishterimi
E merkure, 02.07.2008, 06:50 PM
GJUHA DHE KRISHTERIMI
Begzad Baliu
Shkruan: Begzad Baliu
Me rastin e 2000 vjetorit të krishterimit në Shqipëri, shtepia botëuese Argeta LMG botoj librin Krishterizmi në Shqipëri të autorit Dhori Qiriazi. Ndonëse edhe në të kaluaren nuk munguan përpjekjet qe të bëhen studime të veçanta mbi përhapjen dhe zhvillimin e krishterizmit ndër shqipëtar, ku duhet veçuar edhe librin e profesorit tim të nderuar Zef Mirditës Krishterizmi ndër shqipëtar, megjithatë studimi monografik i Dhori Qiriazit është një kontribut i çmuar mbi ndriçimin e krishterizmit ndër shqipëtarë nëpër periudha historike e cila shpeshëherë ka qënë shtrembëruar, falsifikuar por edhe mohuar nga pseudoshkënctarët e ndryshëm. Duke ju rrekur trajtimit të kësaj problematike mjaftë të gjërë në pikëpamje kohore autori përpiqet të na jap një pasqyrë të gjithëanshme mbi zhvillimin e krishterizmit në trevat shqipëtare duke përfshirë raportet dhe rrethanat historike qe ndikuan në pikëpamjën dhe zhvillimin e këtij re! ligjioni tek shqipëtaret. Një gjë e tillë pasqyrohet që në nënndarjen e parë të monografisë e qe gjithësejt janë 13, të titulluar Fillet e Krishterimit në Shqipëri ku krishterimi ndër shqipëtar na paraqitet si apostolik d.m.th. i marrë nga goja e apostujve dhe jo përmes popujsh të tjerë. Kjo vertetohet edhe nga letra e apostullit Pal mbi romaket e vitit 57 ku thekson: “Kështu prej Jerusalemit e përqark dhe gjërë në Iliri kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, qe të mos ndërtoj mbi të themelin e tjetrit”. Qendrat e para të krishtëra në Shqipëri ishin në qytete si Durrësi, Butrinti, Vlora, Apolonia, Shkodra etj, theksonte historiani K. Jeriçek. Sidoqoftë është fakt se krishterimi në Shqipëri u strehua ilegalisht nëpër këto qytete dhe ngrehinat e tyre sepse krishterimi u përndoq nga shteti romak.
Duke e trajtuar krishterimin e hershëm në Shqipëri në nënndarjen e dytë autori shpreh mendimin se Shqipëria ruan shumë gjurmë të krishterimit të hershëm. Materialet e shumta qe flasin për një krishtërim të hershëm të vendasve në Shqipëri kanë dhënë disa varreza, si psh. të Kukësit, Matit, Mirditës, Krujës, Lezhës etj. Në bazë të dokumentacionit të shfrytëzuar sipas autorit krishterimi ishte apostolik jo vetëm brenda territorit të sotëm të Shqipërisë por edhe në Kosovë e Maqedoni ku qe herët përmendet Peshkopata e Ulpianës. Fillimisht nënndarja e tretë e titulluar: Dy etapa tjera të krishtërimit në Shqipëri pasqyron faktin se me ardhjen e sllaveve në Ballkan ata gjetën një popullsi kompakte të formuar shpirtërisht në pjesën ma të madhe. Nga pikëpamja kishtare Arbëreshet kanë qënë të pavarur nga sllavet, për arsyje se edhe me ardhjen e tyre ruhen peshkopatat e ngritura me parë. Kisha e krishtërë e Lindjës u n! da përfundi¬misht nga ajo e Përendimit në vitin 1054 për arsyje politike. Vlen për tu theksuar se në trevat e Arbërisë dallimet nuk ishin të mënjëhershme dhe nuk u kuptua për shumë kohë një dukuri e tillë.
Duke trajtuar organizimin e kishës se krishtërë në Shqipëri deri në shekujt XII-XIII autori thekson se qendra kryesore e kishës se krishtërë në Iliri ishte vendosur qe në kohën e Konstantinit të Madh në Sirmium - Mitrovica e Savës. Edhe kur Iliria lindore u bashkua administrativisht me Konstantinoplin në vitin 379, kisha mbeti nën administrimin e kryepeshkopatës se Romës deri në vitin 732 kur Leoni i tretë i Saurit i ndau provincat lindore nga Roma dhe i bashkoi me Konstantinopolin. Në shpjegimin për dioqezat e Ilirikut dhe Patrikatin e Romës autori kryesisht ndalet në përpjekjet e Papatit qe edhe pas vitit 1054 t’i zgjeroj dioqezat në favor të saj, duke synuar bregdetin lindor të Adriatikut.
Nënndarja mbi ndërhyrjet ushtarake në lindje ndër të tjera potencon rolin e madh në stabilizimin e katolicizmit në Shqipëri qe ka luajtur Kryepeshkopata e Tivarit, e cila u theme¬lua nga Papa Grigori i shtatë 1073-1080, ndersa nënndarja mbi Justinianën e parë dhe Patrikanën e Ohrit ku autori thekson se Justi¬niana e parë u themelua nga Justiniani 527-565, nderkaq Ohri e ka patur Peshkopatën e vet qe në shekullin e IV. Rol të veçantë autori i kushton nënndarjës mbi kishën e krishtërë në Shqipëri nën sundimin Osman e qe ketyre konvertimëve u jep ngjyrë politike duke i apo¬stro¬fuar bindjet fetare islame. Si shkaqe autori paraqet ruajtjën e pronës, pushtetit lokal kurse mënyrë për ti kthyer të krishtëret në fenë islame ka qënë edhe diskriminimi politik i tyre. Edhe kisha e krishtërë orthodokse në jug të vendit nuk shpetonte dot nga ato procese qe solli muslimanizmi i një pjese të popullsisë dhe sidomos prej vjeljeve të ryshfet! eve nga ana e bejlereve dhe pashallarve të vendit. Në rrethana të tilla të veshtira u praktikua në popull kriptokristianizimi qe autori e shtjellon në nënndarjen në vijim. Kriptokristianizimi ishte një mënyrë mbijetese ku duke nderruar emrat nga të krishtërë në mysliman, eleme¬ntet paraqitëshin si mysliman në mardhënjet me shtetin osman dhe si të krishtërë në marëdhenjet me familjen e tyre dhe kishën ku kryenin ritet kishtare dhe mbanin një emër sekret të krishtërë.
Autori doemos në nënndarjen në vijim apo të dhjetën do të trajtoj edhe përpjekjet për autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Shqipëri, e drejtë e cila i takonte qe nga shpallja e pavarsisë se Shqipërisë. Ngjarja me e madhe për kishën ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e kongresit gjithëshqiptar në Berat me 10 shtator të vitit 1922, ku u shpall autoqefalia e kishës ortodokse të Shqipërisë.
Gjendja e kishës Katolike në Shqipëri pas vitit 1945 ishte preokupim i nënndarjes në vazhdim të kësaj monografie.
Pushteti komunist e vuri në shënjestër Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si qerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye qe në fillim Kishës Katolike Shqiptare ju kërkua qe të bënte një sakriligj kanonik: të shpallte autoqefalinë e saj gjë kjo e padëgjuar për Kishën Katolike kudo në botë. Pasi qe një gjë e tillë nuk u pranua nga kleri katolik ju nënshtrua dhunës fizike, burgosjeve, interrnimëve dhe likujdimit fizik.
Në këtë studim dhe pikërisht në nënndarjen e para fundit autori nuk e anashkalon as Kishën e Krishtërë Ungjillore në Shqipëri duke dhënë një pasqyrë të historiatit të saj. Në nënndarjen e fundit të kësaj monografie gjithsësi me interes autori trajton vitet e ringjalljës se Kishës se Krishtërë në Shqipëri qe filloj pas vitit 1990.
Libri Krishterizmi në Shqipëri i konceptuar si një pasqyrë e historisë se krishterizmit të popullit shqipëtar gjatë shekujve na deshmon se krishterizmi ka qënë jo vetëm përkrahes i kulturës autentike të secilit popull, por edhe aleat natyror i lirisë se tij politike dhe kulturore. Libri trajton zhvillimin e krishterizmit nder shqipëtar qe nga fillimi deri në ditët e sotme si pjesë përbërese në historinë kombetare shqipëtare qe nga fillet e tij e deri me sot. Natyrisht si në qdo punim tjetër edhe ky libër ka mangësi qe mund të jenë mbase të natyrës objektive apo teknike , mirëpo në këtë recension të shkurtër nuk kamë pasur për qellim të bëjë një analizë të gjërë të veprës se Dhori Qiriazit por me tepër kam pasur për qellim të vë në pah rëndësinë e kësaj vepre qe ka objekt trajtimi krishterizmin në Shqipëri.
Duke përfunduar këtë vështrim, e shohim të udhës të potencojmë edhe një herë faktin se autori duke trajtuar këtë problematikë është ballafaquar edhe me një detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi të madhe. Mirëpo përpjekjet dhe angazhimi i tij bënë që detyra të realizohet me sukses.