Mendime
Ibrahim Kelmendi: A është Islami fe fashistoide?
E merkure, 20.08.2014, 07:07 PM
A është Islami fe fashistoide?
Nga Ibrahim Kelmendi
Ka kohë që në rrjetin social FB kam nxit debat për agresivitetin e doktrinës së Kuranit dhe veprimtarisë së sajuesit të islamit (muhamedanizmit), duke paralajmëruar për rrezikshmërinë e islamit fashistoid. Rëndom, në debat janë paraqit demagogë dhe të pa informuar, të clët mbronin islamin si fe paqësore dhe sulmonin myslimanët ekstremistë, terroristë dhe kriminel.
Krimi barbar që përhapi xhihadisti muhamedan Lavdrim Muhaxheri nxiti debatet dhe irritimet akoma më shumë. Unë shfaqa mendimin se ai dhe qindra si ai, janë viktimë e ofensivës së islamit fashistoid, të nxitur e të financuar nga nacionalistët arabë, që duan të rikthejnë kalifatet e dikurshme muhamedane (arabe).
Për të argumentuar se islami nuk është fe paqësore, përkundrazi, është e dhunshme, agresive, fashistoide, kam përzgjedh disa ajete (versete) në mesin e 6.214 ajeteve që përmban Kur’ani.
Disa islamistë demagogë, për të kundërshtuar (ç)vlerësimin tim, paraqesin edha ata ajete me përcaktime paqësore. Në një rast përballjen me ta e formulova si vijon:
Harto kushtetutë edhe me dhjetëmijë nene (ajete) demokratike, paqësore, por nëse harton vetëm një nen me përcaktim: “ndalohen zgjedhjet e lira, pluraliste”, ose “ndalohet liria e shprehjes se mendimit”, ose “ndalohet liria e besimit fetar”, atëherë e gjithë kushtetuta diskualifikohet si jo demokratike.
Tashmë duhet të kemi parasysh se Lavdrim Muhaxheri është indoktrinuar nga ajetet e paraqitur në vazhdim, është frymëzuar nga veprimtaria xhihadiste (luftarake) e profetit të tij Muhamed (e viteve 624-632). Prandaj, njerëzit e arsyeshëm, duhet të angazhohen me demitizimin e hyjnores e paqësores së Kur’anit e Muhamedit, përndryshe kjo doktrinë do të prodhojë shumë lavdrim muhaxhera...
***
“Luftoni ata [idhujtarët/paganët] derisa të zhduket propagandimi i tyre dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All’llahun...” [sureja 2: ajeti 193]
“Vritni ata kudo që t’i hasni dhe dëboni...” [2:191]
“Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju...” [2:216]
“Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.” [2:218]
“Luftoni për hir të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.” [2:244]
“Përkujto [o i Dërguar] kur dole nga familja jote që t’ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë...” [3:121]
“A mos menduat ju se do të hyni në xhenet pa e ditur All-llahu [pa u vërtetuar në praktikë] se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.” [3:142]
“Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile [në ndarjen e plaçkës së luftës], ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar nga plaçka e luftës,, duke mos iu bërë e padrejtë.” [3:161]
“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” [3:169]
“O ju që besuat, rrini të përgatitur [të armatosur] dhe dilni [për në luftë] grup pas grupi apo të gjithë së bashku.” [4:71]
“Le të
luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën
tjetër.
“Ç’keni që nuk luftoni për All’llahun...?” [4:75]
“Ata që besuan, luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan, luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.” [4:76]
“Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Nxiti besimtarët [për luftë], All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pafeve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.” [4:84]
“Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejën [nuk luftuan] dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut...” [4:95]
“Dënimi i
atyre që luftojnë [kundërshtojnë] All-llahun dhe të dërguarin e Tij, nuk është
tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose [të gjymtohen], t’u priten
duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo
[masë ndëshkuese] është poshtërim për ta në këtë botë, dhe në botën tjetër ata
do të kenë dënim më të madh. [
“O ju që
besuat! Kini frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij
që të gjeni shpëtim.” [
“Të pyesin ty [Muhammed] për plaçkën [e fituar në luftë], thuaju: “Plaçka, [mënyra e ndarjes së saj] është çështje e All-llahut dhe të Dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun...” [8:1]
“Luftoni
ata derisa të mos mbetet idhujtari [besim poligam], e i tërë adhurimi të bëhet
vetëm për All-llahun.
All-llahu
është mbikëqyrës për atë që veprojnë.” [
“Ju
[besimtarë] ta dini se një e pesta e asaj që e fituat nga luftimet, i takon
All-llahut dhe të dërguarit të Tij...” [
“Respektojeni
All-llahun e të Dërguarin e Tij, mos u përçani mes vete, se dobësoheni dhe e
humbni fuqinë [luftarake]...” [
“
“E ju përgatituni sa të keni mundësi forcë [me mjete luftarake], me kuaj të caktuar për betejë kundër atyre [që tradhtojnë] e me të, [me përgatitje], ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini [se kush janë], e All-llahu i di ata. Çka do që të shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.” [8:60]
“O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm [trima të fuqishëm], do t’i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t’i mundni një mijë sish që nuk besojnë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë [pse luftojnë].” [8:65]
“Pra [është lejuar plaçka e luftës], hani atë që e fituat me luftë...” [8:69]
“E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni jobesimtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, zinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.” [9:5]
“Luftoni
ata, All-llahu i dënon dhe i mposhtë ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon
kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.” [
“Luftoni
ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar
[haram] atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e
vërtetë...” [
“…Luftoni
të gjithë idhujtarët, pa dallim...” [
“Dilni
[në luftë], le t’ju vijë [lufta] e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të
All-llahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj; kjo është gjëja më e dobishme
për ju, nëse e kuptoni.” [
“O Pejgamber, luftoi jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.” [9:73]
“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre...” [9:123]
“Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju [ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij]…” [22:78]
“
“
“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne...” [29:69]
“E ata ithtarët e librit [jehuditët], të cilët u ndihmuan paganëve, Ai [All-llahu] i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbyti, kurse tjetrin e robëroi.” [33:26]
“E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur...” [33:27]
“Nëse ti
e heton tradhtinë e një populli [ndaj marrëveshjes], atëherë edhe ti ua hidh
atyre [marrëveshjen] në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që
tradhtojnë [fshehurazi].” [
“Pra, kur t’i takoni në [luftë] ata që nuk besuan, meshonju në qafë [mbytni] derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë…” [47:4]
“Kur të
shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas do të thonë: “Na
lejoni edhe ne të vijmë me ju!” Ata duan të ndryshojnë vendimin e All-llahut!
Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë
All-llahu!” E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!”
“Edhe sikur ata që nuk besuan t’ju luftonin juve, ata do të munden dhe do të kthejnë prapa, pastaj nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës.” [48:22]
“Atë që All-llahu nga banorët e vendeve [jobesimtare] ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut dhe të Dërguarit…” [59:7]
“O ju që besuat, nëse keni dalë [prej vendlindjes] për hir të luftës për rrugën Time, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të Dërguarin dhe juve, sepse ju i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.” [60:1]
“All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar.” [61:4]
“T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.” [61:11]
“O ti Pejgamber, luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është xhehennemi që është një vend i shëmtuar!” [66:9]