Kulturë
Selmani: Hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi
E premte, 01.08.2014, 07:41 PM
Në Uskanë, ku hyjnizohet fjala e
rizgjohet shqiptarizmi
Nga Namik Selmani
Asnjëherë
nuk e kisha menduar se një Takim poetësh nga të gjithë trevat amtare qoftë dhe
nga diaspora e largët, deri në Zelandën
e Re, do të na mblidhte simbolika e një miti.
Kisha
muaj që jetoja më kureshtjen e kësaj
festë poetësh. Padyshim deri në kufinjtë
e Misterit. E që para se të shkoja atje,
…
Para disa viteve, edhe pse nuk isha fizikisht i pranishëm, nga larg mora pjesë në një konkurs poetik të ideuar nga bashkia e Salaminës në Greqi ku kërkohej një poezi nga gjithë poetët e botës për Betejën e Salaminës atëherë kur njerëzimi ishte gati në kufinjtë e foshnjërisë së tij. E pra, Safeti, ky botues i revistës shumë të mirë më ngjyra dhe me një botim luksoz bashkëkohor amerikan “Ora shqiptare” fort po ma shtonte kureshtjen për këtë festë të re poetike ku do të isha unë dhe 60 poetë të tjerë. Natyrisht në këtë listë nuk ishte asnjë poet me kombësi maqedonase. Do të ishte mirë që dhe një nga ata të ishte dhe të pranonte këtë mit të lashtë atëherë kur të parët e kësaj toke, që quheshin ilirë, jetonin mes ëndrrave dhe dëshirave për jetë. Më jep një legjendë që të të them se çfarë lashtësie ke si komb!-thashë me vete Që para se të bëhesha pjesë e mistikës ose më saktë e lashtësisë së ndritur të kombit tim në këto troje shumë të begata jo vetëm për prodhimet e ugareve, po edhe për lidhjen me tokën me traditat patriotike. Më erdhi Miti i Kokave Njerëzore të derdhura na sa e sa telajo të piktorit kërçovar Omar Kaleshit. I lindur në këtë rrethinë, në një fshat me emrin shumë kuptimplotë Kastriot (ah, sa keq që nuk bëmë një vizitë në shtëpinë e tij!) që para 82 vitesh.
Ky piktor
me frymën stambollite, me fryëmën pariziene, me një stil tejet origjinal në
kokat e pikturuara ka mbetur më ilir se ilirët, më shqiptar se shqiptarët e
duket se në shumë ditë ai na shfaqej dhe na e shtonte krenarinë tonë të emrit
shqiptar që kishim brenda vetes. Si për
rastësi të bukur edhe Hoteli ki ishim sistemuar ishte një lloj Galerie arti .
Quherj “ SHTËPIA
Miti ishte i thjeshtë dhe i madhërishëm. Gratë ilire ngjisnin të përpjeten e vendit që ka dhe sot pas 2500 vitesh toponimin Guri i Hyjneshës Thanë me djepe në duar dhe me një urim, kërkesë të njëjtë në gojë e në zemrat e zhuritura nga halli që e kishin kur shihnin fëmijët e tyre belbanë. “Thanë, o Thanë, jepi gojë fëmjëve tanë!” Duket se ky rit, kjo lutje në një kohë e kaq të largët e zbuste dhe më shumë Hyjneshën dhe ia plotësonte kërkesën e këtyre nënave, të baballarëve, të motrave dhe vëllezërve më të mëdhenj. E ndërkohë që po përsërisja dhe unë më një zë të ulët me duket se dëgjoja sërish zërat e bashkëkombasve të mi, vetëm disa kilometra larg në Shkupi kur ata po gjakoseshi po vriteshin nga policia e shtetit maqedon vetëm se kërkonin të drejtat e tyre. “Jepi zë shtetit, jepi zë Evropës që të dëgjojnëë zërat e bashkëkombasve të mi” sikur lakohej nga çdo poet në këtë tryezë poetikë të Kërçovës. Sërish u ktheva pak pas vetëm para pak viteve ku kënga popullore e kishtye ngritur në një kult të paparë ëndrrën, dëshirën e madhe që Kërçova më në fund të drejtohej nga një shqiptar. E aso kohe lindi kënga “Amanet ty o more vëlla/në Kërçovë të pres me të pa/në muajin mars ju të votoni/varret dhe eshtrat të na i mbroni/të na i mbroni ju, o vëllazri/dëshira jonë të pushojë në qetësi/
Me këtë
shqiptarizëm në buzë e në shpirt ngjitëm që në orët e para të mëngjesit të
ditës së parë Shpatet e Qafës atij ku do
të kujtonim një mit tjetër të trimërisë shqiptare. Sulltana Qafa. Paskan dhe
shqiptarët Sulltanën e tyre, thashë me vete. Veç me një ndryshim të madh. Nëse
Sulltanët bënin plane dhe luftë për të bërë perandorinë, Sulltana e kombit tim
binte në moshën e vajzërisë 25 vjeç për të mbrojtur nderin e tokës së saj.
Një skulptor nga Gostivari e kishte përjetësuar atë vajzë madje dhe me shumë kundërshti nga shteti maqedonas që nuk lejonte himnizimin e kësaj trimërie. Në këto caste m’u kujta Masakra e Selanit në Greqi, në tokën e Çamërisë sime të pushtuar kur gati në të njëjtën kohë grekët vranë 72 burra të parisë së Çamërisë në një Përroin e Selanit me kondakë pushke, me bajoneta, me të gjithë mënyrat më të shëmtuara të një krimi kur toka çame ishte aneksuar padrejtësisht shtetit grek.Cicëroni Zyfer Rushaj do të na e bënte më të lehtë deshifrimin e kodeve të historisë së Uskanës të Zajazit të Sulltanës . Padyshimk miku im i mençur Vesel Xhaferri qe ishte emigrant prej shumë vitesh në Zvicër ishte një tjetwr portret i pashlyer i këtij KARVANI POETIK. Ishte piktor që kishte hapur disa ekspozita fotografike madje dhe në Komunitetin Bektashian të Tiranës. Ishte piktor ishte drejtues i një grupi cirku me artistë shqiptarë të Kërçovës që jepte shfaqje në Ballkan në Turqi, Zurih Gjenevë të Zvicrës e gjetkë. Madje në këtë takim menduam se do të jetë dhe një derë bashkëpunimi. Ai na dhe dhe një kopje dorëeshkrimi të dramës “ Shqiponja e Qafës“ kushtuar heroinës Sulltana Qafa.
Pak më vonë në Zajaz na priste një befasi e madhe. Një Varrezë monumentale me titull NËNA SHQIPTARE me një monument të skulpturuar nga Thoma Thomaj përkujtonte 300 shqiptarët e vrarë nga pushtuesi serb në vitin 1914. Një zgjidhje shumë e goditur nga ana artistike, urbanistike (ishte në buzë të rrugës kryesore) . Një kodër që e rrihte dielli gati tërë ditën. Asnjë nuk i mbante emocionet E kishim për herë të parë. Pranë tyre të gjithë donin të flisnin, të këndonin të recitonin. Të kujtonin lavdinë e dikurshme që është bërë gurrë për të ardhmen.Diku në rrethinat e qytetit Him Koça na tregon se këshilli komunal i Kërçovës po bën përpjkekje për të ringritur Bustin e Skënderbeut që ka qenë këtu para shumë vitesh. Diku pranë në një lulishte shumë koka skulpturash i shohim të rrëzuara në tokë. Janë koka të heronjve që kanë rënë për çlirimin e ish Jugosllavisë. Kërkonin fonde që të ringriheshin Ndoshta dhe mirëkuptim.. Ndërkohë që juria e Konkursit ka punë Është një test kontrolli me numra Asllan Qyqalla Fatmir Minguli e kanë të vështirë Dhe pastaj vijnë netët e gjata, netë të ngarkuara më poezi. Gati secili poept recitoi një libër të tij. Dhimitër Nica ka ardhur nga Selaniku Agim Bajrami dhe Nikollë Spathara nga Durrësi, Agim Xheka e Petrit Ruka nga Tirana, Farije Ramadani Zmijani nga Shkodra, Silva Tërnava nga Zelanda e re. Mina Çaushi nga mërgimi. Poezia duket si një buqetë e stërmadhe.
Na uron dhe vetë Fatmnir Dehari kryetari i Komunës. Gati 1200 poezi u recitua në ato netë që nisnin në orën 10 dhe mbaronion në orën 5 të mëngjesit. Pas ditës së katërt na u desh të ndaheshim jo vetëm me mallin e mikut të pare, po dhe me një lloj dhimbjeje të bukur për këtë miqësi që do të donim ta kishim dhe në vitet që vijnë. Kemi humbur shumë kohë. Ky ishte përfundimi i çdo bisede me fjalë dhe në heshtje. Pas kishim lënë hyjneshën Thanë që na kishte mençuruar më shumë fjalën dhe heshtjen. Kishim lënë heronj, pamje varresh kishim lënë një natyrë të mrekullueshme me vende turistike shumë të rralla që presin të paktën shqitarët për t;i vizituar para se të shikojnë bukuritë e botës dhe monumentet e panumërt të tyre. Ku janë pushtetarët e arsimit në tre shtetë që ta bëjnë këtë gjë qoftë dhe me ligj të paktën për nxënësit? Kuuu? E kjo do të paktën dashuri për trojet e tua, shumë dashuri. Poezia na ishte bërë më e ngrohtë. Na kishte bërë hyjni mbi tokë.