E shtune, 27.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Donika Ibishi-Preqi: Engjëlli i rrejshëm

E premte, 18.07.2014, 07:45 PM


Donika Ibishi-Preqi

 

ENGJULLI  I RREJSHËM

 

I vetmuar në një kodër shkëmbi nëpërdukej

rri i vetëm në mjegullën e orëve të qeta,

nga qetësia iknin orët e pishnajës maje dielli

muzgu  pikon sytë e tij drejtuar nga qielli.

 

Në maje shkëmbi qëndron i ulur engjulli

etjen e thellë ia zbulojnë flakëzat e dhëmbjes,

e gjethet bien qetas në ujin e shpirtit rrëmbim

ndërsa flatrat i janë  thye në fluturim.

 

Udhëtarëve u vie  në mendje shumë pyetje,

si është e mundur të rrijë  engjulli i vetmuar,

edhe pse dikush ka ndaj tij shumë simpati

të tjerët u shikojnë vengër, apo me ironi.

 

Pse flatrat e tij të zeza nuk janë të bardha,

pse mendimet e t’ia ecin vërdallë,

askush nuk kujdeset të ia fshijë lotët

pse dikush më të, mundet me u tallë?...

 

Pse duket në këtë mënyrë i përjashtuar,

dhe për afër tij duken lulet pa shije e ngjyrë,

pse engjulli duket kështu i vetmuar

Ai, vetëm i shikon njerëzit në zemër i ndryer.

 

E ngjulli dikur dalngadal e fillon rrëfimin  e vet,

„Edhe unë isha njeri para disa qindra vjet,

jetoja i lumtur dhe nuk ndjeja vuajtje e pikëllim

i kisha gjitha të mirat dhe e pëlqeja jetën me gëzim.

 

Derisa e pash një vajzë shumë të bukur,

as vet nuk e besoja, se ma humbi mendjen

ah, thash o Atë, ti ma sjelle fatin tim në gushë

si u bë, që ma dhurove të bukur këtë engjullushë.

 

Sytë i kishte të kaltër, flokët e argjendt

zëri i saj tingëllonte aq  ëmbël buzëgaz,

sa herë fliste, si zonjë e lumtur ligjëronte

dhe kur ecën sikur pulëbardhë fluturonte.

 

Ajo ishte vetëm një engjëllushë e tokës,

kur e shikoje  dridhëshin  flokët e kokës,

dhe zemra rrahte me ritmet e shpeshta

e bardhë e kuqe sikur rrushi në vreshta.

 

Edhe ajo e kishte pasë dikur zemrën e thyer,

e heshtja e saj  edhe yjet i kishte nxituar

vërshimin e dhëmbjeve me afshet e akullta

të rrëfehet dashuria e saj e përmbytur.

 

Të tillë e kisha fatin e mbi të, udhëton dëshira

e më në fund edhe unë pësova fatin e saj,

nga vala në valë ende digjëshe dhe këndoje

është orë e vrazhdë, që i takon çdo kohe.

 

Dhe unë mendje lehtë të gjitha ia besova

sepse paraqitja e saj para meje ishte befasi,

por engjulli ishte pothuaj sikur nga akulli,

ndërsa unë ndjeja ftohje, e herë ngrohtësi.

 

Por, ajo në gjuhë kishte mallkimin e saj,

dhe askush nuk kishte guxim ta kundërshtonte,

u bë, siq u bë, askush nuk e besonte,

por vuajtja për të, ishte e domosdoshme.

 

Dhe unë si e pa mend, mundoja ta ndryshoj fatin

mendoja ta bëjë shkas, pse e shkel tokën e zotit,

dhe ajo do të besojë mendimin tonë njëherë

edhe pse u bë që mos ta shikoja pa ironi e fer.

 

Dikur pa pritmas u bë gadi që të ikte pa zë,

ah, nuk mund të harroja edhe diçka pa thënë,

as unë, as dhëmbja ime dha as frika e ndjekjes

nuk i frikësojnë minutat e fundit të vdekjes.

 

Luftën e vdekjes, nuk e menduam këtë fjali

edhe pse është deshtë më herët me e kuptuar,

shpeshherë ata  sjellin errësirë në këtë botë

engjujt e rrejshëm nuk bënë me i përqafuar.

 

Po të kthehëmi pranë vuajtejeve të mia

disa kohë isha e traumatizuaer në një mënyrë,

edhe bota u errësua nga ajo që ma muar zemrën,

vuajtjen time mund ta shikoje në çdo fytyrë.

 

Ju të tjerët çka mendoni, apo kjo ishte një shaka

apo nuk e keni vë në shënjestër të bëmat e saj,

e cila rrjedh  pjellë e trashigimi në kollë

që mund ta trashëgojnë fëmijët tanë të gjorë.

 

Më bëhët se shoh para meje, shumë lufta flijohen

dhe pas qindra vitesh vuajtjet përsëritën,

sepse luftat  janë vetëm sëmundje bërthamore

të atyre që nuk mendojnë largë të ardhmën njerëzore.

 

Si të mbushët toka dhe bote atentate e terrore,

athua zoti do të ndërhyjë dhe do të bëhët mirë,

duhet të largohet njëherë egoizmi nga zemrat njerëzore,

njeriu gjithmonë duhet të jetojë e të frymojë i lirë.

 

As të vëzhgohen  thash e thënmet e pa nevojshme

vetëm fjala e zotit të mbetët  në maje të gjuhës,

dhe dashuria njerëzore një  ushqim i shpirtit

dhe rreth vetës mos të shohim tym, as mjegull.

 

Apo, do të vie koha, atëherë njerëzit vetëm heshtin

sepse zoti e merr fjalën dhe vazhdon prapë ritmin e vet,

dhe bashkëpunon me njerëzit që ndjehën të pastër,

dhe vetja e tyre nuk u duket e rëndësishme nga tjerët.

 

Dhe përmes fjalës së zotit vepra e tyre të ndritë në qiell

njerëzit më vëmendje të qëndrojnë mbi shkëmb e rërë,

atëherë do të shkëlqejë buzëqeshja e tyre e mallëngjyer,

edhe pse vuajtjet nuk mund të ndalen ndonjëherë.

 

Sot njerëzit do të pyesin, o, Zot i madh pse hesht?

ndërsa ne, dukemi të kënaqur me  mënyrën tonë,

lojëra të pista lozin mbi këtë tokë magjitare

e cila në ferr, apo në parajsë na drejton.

 

Njeriu nuk mundet ta merr me vete hidhërimin e kësaj bote,

por edhe gëzimin më vete nuk mundet ta bëjë barrë,

por, heshtja nganjëherë fol më shumë se fjala e përdalë

vetëm zoti mund ta kuptojë heshtjen e fjalës tonë me zjarr.

 

atëherë kur thirrëmi  në banesën e përjetshme

ku sëcili do të qëndrojë mbi vuajtje, apo gëzime

në shoqërinë e engjujve të rrejshëm, apo të vërtetë

AJO që  përjetojmë është më idhëta dhe ëmbëla jetë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora